QENDRA JUSUF GËRVALLA – VAZHDOJMË ME TË PAVËRTETAT E SHOKËVE TË KADRI ZERKËS (10)

Në 41 vjetorin e vrasjes

QENDRA JUSUF GËRVALLA – VAZHDOJMË ME TË PAVËRTETAT E SHOKËVE TË KADRI ZERKËS (10)

Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 12 shkurt 2023

9-5. Gënjeshtrat e Berat Luzhës dhe gazeta për të cilën e kanë dhënë jetën Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Jusuf Gërvalla: “Në këtë mes, më duhet të pranoj se, nga ana e atyre shokëve, qenka bërë një lojë e pahijshme me personin tim. Nuk di me se e kam merituar një gjë të tillë.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 274)

Brat Berat Luzha: “Në vitin 1980 në Zvicër filloi të dilte edhe një gazetë tjetër, organi “Liria” nga Kadri Zeka me shokë, të cilën Jusufi e Bardhoshi e përfaqësojnë (nëse është gabim shtypi mund të themi se e përqafojnë pasi Jusufi as nuk ka pas kurrë leje e as nuk i ka dhënë vetes të drejtë të përfaqësojë gazeta e organizata në të cilat nuk ka qenë anëtarë-shën ynë) si të veten. Kjo u bë edhe rast për t’u njohur, për të vënë kontakte edhe për të vendosur bashkëpunim të ngushtë.  Jusufi ndërpret botimin e ‘Lajmëtarit të lirisë’, ndikon edhe për ndërprerjen e ‘Bashkimit’, me qëllim që ‘Liria’ të mbahej një artikullues i fuqishëm atdhetarie, sepse sipas tij ‘Kosova nuk kishte nevojë për disa zëra të mekur, por për një zë të vetëm dhe të fuqishëm’. (Si u krijua Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, ‘Zëri’, 18 janar 1992, Prishtinë)

Në foto: lartë Berat Luzha, poshtë në rend të parë, 20 janar 1982, Untergrupenbach: Saime Isufi, Taip Zeka, Suzana Gërvalla, gruaja e Bardhosh Gërvallës dhe Faridin Tafallari

Brat Berat Luzha: “Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi u vranë natën e 17 janarit 1982 në një fshat afër Shtutgartit, ku ata ishin në krye të detyrës së madhe për t’i bashkuar dhe organizuar mërgimtarët tanë dhe emigracionin politik që atëherë rritej me të madhe. Armiku kishte llogaritur se me vrasjen e tre veprimtarëve se jo vetëm do ta dëmtonte kreun e emigracionit politik, por do ta pengonte edhe bashkimin e grupeve dhe të organizatave politike në Kosovë dhe jashtë, por për fat ata punën e kishin kryer, bashkimi i grupeve u shpall vetëm pak ditë pas vrasjes së tyre.” (Si u krijua Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, ‘Zëri’, 18 janar 1992, Prishtinë).

Berat Luzha: “Shpërthimi i demonstratave në Kosovë dhe organizimi i demonstratave në mërgatë gjatë mars-prillit 1981 kanë bërë që të shpejtohet procesi i njohjes, i afrimit dhe i bashkimit të organizatave ilegale. Me propozimin e Jusuf Gërvallës ishte ndërprerë botimi i gazetës “Lajmëtari i lirisë”, në mënyrë që të dilte vetëm një organ i përbashkët i OMLK-së dhe i LNÇKVSHJ-së, gazeta “Liria”. (Lëvizja; Themelimi i Lëvizjes dhe heronjtë e janarit 1982, Prishtinë 17 shkurt 2017, f.234)

Berat Luzha: ”Edhe pse Jusufi e Kadriu ishin në lidhje të vazhdueshme dhe në pajtueshmëri të plotë me tezat dhe me bashkimin e dy organizatave, Jusufit i duhej të merrte edhe mendimin dhe pëlqimin e Sabri Novosellës, lider i organizatës, i cili gjithashtu ishte arratisur nga Kosova dhe jetonte në Stamboll. Kështu u morën vesh që në Stamboll, për t’u takuar me Sabriun, në tetor të vitit 1981, të udhëtonin Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Në takimin e mbajtur, nuk u arrit pëlqimi për bashkim, sepse Sabriu nuk pajtohej që brenda Frontit të funksiononte edhe një bërthamë e brendshme me premisa ideologjike.

Për t’u njoftuar me përfundimet e takimit të Stambollit, Komiteti Drejtues i OMLK-së, në tetor të vitit 1981, dërgoi në Zvicër te Kadri Zeka, Berat Luzhën. Kadriu e njoftoi detajisht Beratin për takimin dhe bisedën në Stamboll, posaçërisht për mosarritjen e pëlqimit për bashkimin e organizatave. Kadriu e njoftoi edhe për qëndrimet personale të Jusuf Gërvallës, duke pohuar se me Jusufin nuk kishin asnjë kundërshtim për Tezat dhe as për bashkimin e organizatave. Madje, Kadriu ka thënë se me Jusufin tashmë janë të angazhuar edhe në një celulë të OMLK-së. Gjithashtu, ai ka thënë se pavarësisht qëndrimeve të shfaqura në takimin e Stambollit, Jusufi i kishte premtuar Kadriut se bashkimi i organizatave nuk do të ndërpritej, por do të vazhdojë deri në fund.” (Lëvizja; Themelimi i Lëvizjes dhe heronjtë e janarit 1982, Prishtinë 17 shkurt 2017, f.237-238)

Suzana Gërvalla: “Tash unë më nuk e shof as ORGANIN TONË, GAZETËN (Zëri i Kosovës-shën i Xh.D.) PËR TË CILËN E KA DHËNË JETËN BURRI DHE KUNATI IM e të cilën e punova unë me këto duar pse ska kush me ma que prej atjehit.” (Letër nga Tirana për Faridin Tafallarin, 22 shkurt 1983; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 77)

 Jusuf Gërvalla: “Në këtë mes, më duhet të pranoj se, nga ana e atyre shokëve, qenka bërë një lojë e pahijshme me personin tim. Nuk di me se e kam merituar një gjë të tillë.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 274)

Berat Luzha: ”Megjithatë, Kadri Zeka, anëtar i Komitetit Drejtues, vazhdonte punën me ngulm në mërgatë, bashkë edhe me Saime Isufin, Hasan Malën e të tjerë. Pas një ndërprerje të kontakteve mes Kadri Zekës e Jusuf Gërvallës, që zgjati dy-tre muaj, Kadriu dhe Jusufi arritën t’i tejkalojnë keqkuptimet që u erdhën nga jashtë dhe vendosën të vazhdojnë veprimet në drejtim të bashkimit të grupeve. Kështu, më 17 janar 1982, në banesën e Jusuf Gërvallës në Untergrupenbah, afër Shtutgartit, Jusuf Gërvalla në emër të LNÇKVSHJ-së, Kadri Zeka në emër të OMKL-së dhe Ibrahim Kelmendi, në emër të Frontit të Kuq Popullor, shpallën bashkimin e organizatave. … (Lëvizja; Themelimi i Lëvizjes dhe heronjtë e janarit 1982, Prishtinë 17 shkurt 2017, f.239-240)

Jusuf Gërvalla: “Po e panë ata të udhës, le të përpiqen të arrijnë “bashkime” me hope e boshllëqe, duke pasur cak të fundit jo grumbullimin optimal të forcave tona revolucionare në frontin e rreptë të luftës, por MEGALOMANINË e arrivistëve të revolucionit, ndjenjën e epërsisë boshe mbi të tjerët dhe TENDENCËN PËR DOMINIM ME ÇDO KUSHT MBI TË TJERËT.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 274)

Berat Luzha: ”Mirëpo, dy nga protagonistët e këtij bashkimi të organizatave, Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla, u vranë nga sigurimi i shtetit jugosllav po atë ditë dhe kështu çështja ngeli në pikën zero. Pas vrasjes së Kadri Zekës e të vëllezërve Gërvalla, anëtarësia në mërgatë, e dëmtuar rëndë, po vazhdonte përpjekjet për riorganizim dhe bashkim të Lëvizjes Kombëtare.

Në kryeqytetin turk, Ankara, më 17 shkurt 1982, takohen përfaqësuesit e dy organizatave të deriatëhershme, LNÇKVSHJ-së dhe PKLMSHJ-së, të kryesuara nga udhëheqësit e tyre, Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica. Në këtë takim u shtrua, u miratua dhe u shpall bashkimi i këtyre organizatave ilegale në një organizatë, me emrin ”Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi” (LRSSHJ).

Në një takim, më 15 maj 1982, në qytetin Biel-Biene të Zvicrës, ku merrnin prej Xhafer Shatri e Hasan Malaj nga OMLK-ja dhe Osman Osmani e Xhafer Durmishi, nga LRSSHJ, u bë bashkimi (i tretë) i këtyre dy organizatave, apo si thotë Osman Osmani, OMLK-ja u bashkua pa kushte në LRSSHJ.” (Lëvizja; Themelimi i Lëvizjes dhe heronjtë e janarit 1982, Prishtinë 17 shkurt 2017, f.240)

Jusuf Gërvalla: “Paska qenë e logjikshme nga ana juaj që të ndruheni se mos unë ia kam kthyer shpinën ose kam ndër mend t’ia kthejë Lëvizjes, duke kaluar në taborin e ndonjë organizate tjetër. Kjo nuk do të ndodhë KURRË”.

   Berati vuan vetëm për Lirinë.

   Mirani vuan vetëm për Bashkimin.     

   Mirjana vuan vetëm për Sllobodën.

  Abdullah Prapashtica, një ish-UDBash, nuk është cicijash sikur Berati, Mirani dhe Mirjana. Pse ky ish-UDBash nuk është cicijash? Sepse Inferioriteti i tij vandal e fatal është kolosal.

 Jusuf Gërvalla: “Të paça vëlla – vazhdoi Troshi pa vullnet. – S’po priten më lum Keta… janë bërë kafshë të prapta. I pret në arë, i gjen te gardhi, te trarët e kullës. Eja t’u paftë hairi, NË QOFSH GJALLË, e dilu zot shtëpisë sate e mallit tënd…” (Rrotull, Tiranë 1983, faqe 95).

Jusuf Gërvalla: “Shtypi revolucionar zë një vend me rëndësi në veprimtarinë e çdo organizate revolucionare. Ne tani mund të themi se kemi shtypin tonë.” (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982)

Faridin Tafallari: “Jusufi: Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.” (Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)

Jusuf Gërvalla: “Tash për tash mund të të them se kjo gjë nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar. Do të dalë në shesh se kush është duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të e duke luftuar kundër tij… Përkundër të gjithave, ne s’e kemi humbur as e humbim dot shpresën e bashkimit. Veçse kemi konstatuar se një mision i tillë aq të nevojshëm e aq të shenjtë për ne, do ta bëjnë kur të vijë koha, njerëzit e vërtetë të punëve të vërteta.” (Letër Ibrahim Kelmendit, më 15 janar 1982)

Deri në çastin e vdekjes

Suzana Gërvalla: “Ai ishte gjithashtu anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të vitit 1981, ai zhvillon aktivitet të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ “Zëri i Kosovës”, detyrë të cilën e kreu deri në çastin e vdekjes.” (Biografi e Jusuf Gërvallës)

9-6. Gënjeshtrat e Mehmet Hajrizit dhe gazeta për të cilën e kanë dhënë jetën  Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Agron Bajrami: “Në njëfarë mënyre të çuditshme ndoshta edhe atentati i kontrubuoi qëllimit që e patë Jusufi, sepse më duket se Lëvizja deri në një masë u unifikua pas vrasjes në Untergruppenbach.”

Donika Gërvalla: “Ashtu është. Gjatë kohës që, para atentatit pati përpjekje për bashkimin e mekanizmave të ndryshëm. Ato nuk patën sukses gjatë kohës sa jetoi babi.” (Intervistë në KOHA-TV, 18 maj 2012, koha në videofilm 8.50-9.22)

Faridin Tafallari: “Jusufi: Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.” (Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)

Jusuf Gërvalla: “Tash për tash mund të të them se kjo gjë nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar. Do të dalë në shesh se kush është duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të e duke luftuar kundër tij…

Përkundër të gjithave, ne s’e kemi humbur as e humbim dot shpresën e bashkimit. Veçse kemi konstatuar se një mision i tillë aq të nevojshëm e aq të shenjtë për ne, do ta bëjnë kur të vijë koha, njerëzit e vërtetë të punëve të vërteta.” (Letër Ibrahim Kelmendit, më 15 janar 1982)

Mehmet Hajrizi: “Siç e thashë, bashkimi i të gjitha organizatave ilegale të asaj kohe ka qenë fusha kryesore e veprimtarisë së Kadriut. Ai i ka hyrë kësaj pune me të gjitha forcat dhe pasionin e tij. E ka bërë dendur këtë punë, sidomos me Jusuf Gërvallën, me të cilin më në fund, kanë arritur marrëveshjen e bashkimit të organizatave dhe të dy organeve të shtypit. Po për fat të keq, ata u vranë fill pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, prandaj bashkimi u vonua, por u arrit më vonë.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, Tiranë 2009, f. 183)

 Suzana Gërvalla: “Tash unë më nuk e shof as ORGANIN TONË, GAZETËN (Zëri i Kosovës-shën i Xh.D.) PËR TË CILËN E KA DHËNË JETËN BURRI DHE KUNATI IM e të cilën e punova unë me këto duar pse ska kush me ma que prej atjehit.” (Letër nga Tirana për Faridin Tafallarin, 22 shkurt 1983; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 77)

Agron Bajrami: “Në njëfarë mënyre të çuditshme ndoshta edhe atentati i kontrubuoi qëllimit që e patë Jusufi, sepse më duket se Lëvizja deri në një masë u unifikua pas vrasjes në Untergruppenbach.”

Donika Gërvalla: “Ashtu është. Gjatë kohës që, para atentatit pati përpjekje për bashkimin e mekanizmave të ndryshëm. Ato nuk patën sukses gjatë kohës sa jetoi babi.” (Intervistë në KOHA-TV, 18 maj 2012, koha në videofilm 8.50-9.22)

Jusuf Gërvalla: “Paska qenë e logjikshme nga ana juaj që të ndruheni se mos unë ia kam kthyer shpinën ose kam ndër mend t’ia kthejë Lëvizjes, duke kaluar në taborin e ndonjë organizate tjetër. Kjo nuk do të ndodhë KURRË.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981)

Ibrahim Kelmendi: ” Mirani… e vuante përgjegjësinë për botim të Bashkimit, meqë vlerësonte vetën se nuk ishte kompetent për t’i dalë zot asaj përgjegjësie.” (Atentatet, Prishtinë 2007, faqe 288)

Shkolla e UDB-së Serbe: “Jusuf Gërvalla ishte një kolos i pazëvendësueshëm i çështjes kombëtare. Prandaj, përpjekja për zëvendësimin e tij ishte një gabim fatal, që i kushtoi shumë shtrenjtë gjithë çështjes kombëtare shqiptare, e veçmas organizatave politike që vepronin në atë kohë!” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.150)

   Mehmeti vuan vetëm për Lirinë.

   Mirani vuan vetëm për Bashkimin.

   Mirjana vuan vetëm për Sllobodën.

   Abdullah Prapashtica, një ish-UDBash, nuk është cicijash sikur Mehmeti, Mirani dhe Mirjana. Pse ky ish-UDBash nuk është cicijash? Sepse Inferioriteti i tij vandal e fatal është kolosal.

Jusuf Gërvalla: “Shtypi revolucionar zë një vend me rëndësi në veprimtarinë e çdo organizate revolucionare. Ne tani mund të themi se kemi shtypin tonë.” (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982)

Faridin Tafallari: “Jusufi: Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.” (Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)

Deri në çastin e vdekjes

Suzana Gërvalla: “Ai ishte gjithashtu anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të vitit 1981, ai zhvillon aktivitet të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ “Zëri i Kosovës”, detyrë të cilën e kreu deri në çastin e vdekjes.” (Biografi e Jusuf Gërvallës)

9-7. Tri gënjeshtra të Mehmet Hajrizit për natën e 17 janarit 1982

Xhafer Shatri: ”Një parantezë. Në prag të vrasjes tragjike të shokëve tanë Jusufit e Bardhoshit (kanë qenë siç dihet anëtarë të ish Lëvizjes nacionalçlirimtare…) dhe Zeqës (anëtar i ish-Organizatës Marksiste-Leniniste…) janë zhvilluar bisedime për bashkim. Bisedimet kanë qenë të suksesshme dhe sipas të gjitha gjasave natën e vrasjes (pra jo mëngjesin nga ora 03.00-05.00 siç thotë dëshmitari i Mehmet Hajrizit-shën i Xh. D.) ka ardhur gjer te bashkimi.” (Letër në emër të Redaksisë së Zërit të Kosovës, 1983)

Jusuf Gërvalla: “Në këtë mes, më duhet të pranoj se, nga ana e atyre shokëve, qenka bërë një lojë e pahijshme me personin tim. Nuk di me se e kam merituar një gjë të tillë.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 274)

Mehmet Hajrizi: “Në natën e 17 janarit 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë, kanë ndodhur tri ngjarje historike për Kosovën: në bazë të Tezave të Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, u arrit marrëveshja e tri organizatave çlirimtare shqiptare, u vranë tre sendërtuesit e atij bashkimi dhe pushoi së vepruari OMLK….” (Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f.11)

Suzana Gërvalla: “Tash unë më nuk e shof as ORGANIN TONË, GAZETËN (Zëri i Kosovës-shën i Xh.D.) PËR TË CILËN E KA DHËNË JETËN BURRI DHE KUNATI IM e të cilën e punova unë me këto duar pse ska kush me ma que prej atjehit.” (Letër nga Tirana për Faridin Tafallarin, 22 shkurt 1983; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 77)

Agron Bajrami: “Në njëfarë mënyre të çuditshme ndoshta edhe atentati i kontrubuoi qëllimit që e patë Jusufi, sepse më duket se Lëvizja deri në një masë u unifikua pas vrasjes në Untergruppenbach.

Donika Gërvalla: “Ashtu është. Gjatë kohës që, para atentatit pati përpjekje për bashkimin e mekanizmave të ndryshëm. Ato nuk patën sukses gjatë kohës sa jetoi babi.” (Intervistë në KOHA-TV, 18 maj 2012, koha në videofilm 8.50-9.22)

Jusuf Gërvalla: “Tash për tash mund të të them se kjo gjë nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar. Do të dalë në shesh se kush është duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të e duke luftuar kundër tij… Përkundër të gjithave, ne s’e kemi humbur as e humbim dot shpresën e bashkimit. Veçse kemi konstatuar se një mision i tillë aq të nevojshëm e aq të shenjtë për ne, do ta bëjnë kur të vijë koha, njerëzit e vërtetë të punëve të vërteta.” (Letër Ibrahim Kelmendit, më 15 janar 1982)

Faridin Tafallari: “Jusufi: Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.” (Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)

Bedri Islami: “Nëse nuk do të ishin fillesat e vitit 1980 dhe puna e Kadriut, Jusufit dhe Bardhit, si dhe organizatës së krijuar prej tyre më 17 janar 1982, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, nuk do të kishim pasur një diasporë si ajo që u shfaq madhërishëm në luftën e Kosovës”. (Marrë nga Mehmet Hajrizi, Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008 f. 293)

 Jusuf Gërvalla: “Tash për tash mund të të them se kjo gjë nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar. Do të dalë në shesh se kush është duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të e duke luftuar kundër tij… Përkundër të gjithave, ne s’e kemi humbur as e humbim dot shpresën e bashkimit. Veçse kemi konstatuar se një mision i tillë aq të nevojshëm e aq të shenjtë për ne, do ta bëjnë kur të vijë koha, njerëzit e vërtetë të punëve të vërteta. (Letër Ibrahim Kelmendit, më 15 janar 1982)

Faridin Tafallari: “Jusufi: Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.” (Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)

Deri në çastin e vdekjes

Suzana Gërvalla: “Ai ishte gjithashtu anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të vitit 1981, ai zhvillon aktivitet të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ “Zëri i Kosovës”, detyrë të cilën e kreu deri në çastin e vdekjes.” (Biografi e Jusuf Gërvallës)

9-8. SIPAS DËSHMISË SË BASHKËVEPRIMTARIT TË TYRE

Mehmet Hajrizi: “Më 1982, nga udhëheqja e saj, Organizata kishte të lirë vetëm Kadri Zekën, të cilit i binte barra e riorganizimit të radhëve dhe e realizimit të projektit të Frontit të bashkuar. Në krye të kësaj detyre, Kadri Zeka është vra bashkë me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën, më 17 janar 1982, pasi (sipas dëshmisë së bashkëveprimtarit të tyre, Ibrahim Kelmendit) kishin arritur marrëveshjen e bashkimit. Ata u vranë me qëllim që të dështonte bashkimi i radhëve të Lëvizjes.” (Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008 f. 307)

 Jusuf Gërvalla: “Tash për tash mund të të them se kjo gjë nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar. Do të dalë në shesh se kush është duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të e duke luftuar kundër tij…. Përkundër të gjithave, ne s’e kemi humbur as e humbim dot shpresën e bashkimit. Veçse kemi konstatuar se një mision i tillë aq të nevojshëm e aq të shenjtë për ne, do ta bëjnë kur të vijë koha, njerëzit e vërtetë të punëve të vërteta.” (Letër dërguar shokut të Organizatës së Kadri Zekës, bashkëveprimtarit të Kadri Zekës, Ibrahim Kelmendit, 15 janar 1982)

Faridin Tafallari: “Jusufi: Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.” (Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)

***

Cilat janë ato materiale që Jusufi pak i ka shpërnda tek shokët, e me të cilat bodrumi është plot. Fjala është për “Zëri i Kosovës”, Nr.2 janar 1982.

Në galerinë e rrenave e falsifikimeve të shembura e shkatërruara nga Jusufi, kemi disa mospërputhje kardinale ashtu siç është rendi çdo herë kur kemi të bëjmë me gënjeshtra e rikonstruktime.

Taip Zeka flet vetëm për bashkim gazetash dhe për ‘Lirinë’.

Saime Isufi nuk flet as për gazeta e as për organizata, por mjaftohet vetëm me thënien se “ai (Kadriu) është bashkuar me Vëllezërit Gërvalla”.

Bedri Islami thotë krejt diçka tjetër. Ai nuk përmend as gazeta (për shkak se i din vuajtjet e I. Kelmendit për gazetën Bashkimi) dhe as organizata. Sipas tij, më 17 janar 1982, në shtëpinë historike të Jusufit është bërë bashkimi e shkrirja e të gjitha organizatave politike (por nuk lodhet me e përmend asnjë me emër, sigurisht për arsye se ato janë aq shumë sa është vështirë me i numërua të gjitha me emër).

Hydajet Hyseni nuk përmend fare organizata, por vetëm bashkimin e gazetave dhe “kërkesën e Jusufit që të mbetet Liria”.

Brat Berat Luzha, apo lulja e kurora e gazetarisë së Kosovës, flet vetëm për Lirinë dhe bashkimin e grupeve pa e bërë as përcaktimin më të vogël, se për cilat është fjala.

Xhafer Shatri mendon se “sipas të gjitha gjasave” bashkimi është bërë vetëm në mes LNÇKVSHJ dhe OMLK-së, d.m.th. pa Frontin e krijuar nga UDB-a. Konkretizimi i tij shtrihet edhe më tej. Ai mendon se ky bashkim është bërë në mbrëmje, pa Ibrahim Kelmendin.

Siç do të ndalemi më gjatë I. Kelmendi, harron se çka ka shkrua me dorën e vetë në vitet 1983-1984, dhe thotë se bashkimi është bërë në mes tri organizatave-organizimeve (dhe jo dy) dhe jo në mbrëmje por në mëngjesin e orët e para të 17 janarit. Për mbrëmje ka mbetur të bëhet vetëm formulimi i vendimit me shkrim, të cilin I. Kelmendi nuk ka mundur ta pres sepse i kanë dalë punë më të rëndësishme.

Mehmet Hajrizi, në librin për Kadri Zekën të Apostol Dukës, flet për bashkimin e dy gazetave, e të organizatave, ndërsa në librin e vetë të cituar më lart, flet për bashkim të tri organizatave, pa i përmendur me asnjë fjalë se cilat ishin ato dhe si u quajt organizata që doli nga bashkimi. Pse vepron historiani Mehmet, i cili për garant të vërtetës së historisë se vetë e ka zgjedhur as më pak e as më shumë se vet Ciceronin. Këtë ai e bënë vetëm e vetëm sepse është një ideolog i thellë, zhiva enciklopedi, që i kupton gjërat në tërë kompleksitetin e vetë, dhe në fund të fundit është shumë i vetëdijshëm se kur nuk ke asgjë konkrete nuk mund të përdorësh emra konkret. Kur t’ia shtosh gjithë kësaj se ai përveç Ciceronit si dëshmitarë kryesor për fundin apo finalen e të vërtetës së Organizatës së vetë e ka zgjedhë edhe Ibrahim Kelmendin, atëherë na sqarohet e gjithë tablloja dhe ne e kuptojmë se këtu me të vërtetë kemi të bëjmë me një person e me një bimë tepër të rrallë që ka bi në bokrrinat e Strofcit, i cili të gjitha problemet i kupton me themel në tërë kompleksitetin e vetë dhe na i servon shumë të qarta e të thjeshta në formën e dokrrave.

Për mbylljen e këtij kapitulli nuk kam gjetë fjalë më të mira se ato të Jusufit nga romani Rrotull.

Jusuf Gërvalla: “Të paça vëlla – vazhdoi Troshi pa vullnet – S’po priten më lum Këta… janë bërë kafshë të prapta. I pret në arë, i gjen te gardhi, te trarët e kullës. Eja t’u paftë hairi, NË QOFSH GJALLË, e dilu zot shtëpisë sate e mallit tënd…” (Rrotull, Tiranë 1983, faqe 95).

(VIJON …)

_______________

Në 41 vjetorin e vrasjes

QENDRA JUSUF GËRVALLA – TË PAVËRTETAT E SHOKËVE TË KADRI ZERKËS (9)

Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 10 shkurt 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura