REAGIM I KMDLNj-së: PËRBUZJA DHE SHPËRFILLJA E INSTITUCIONEVE VENDORE NGA NDËRKOMBËTARËT!
Kosova është në një situatë jo të mirë, politike dhe ekonomike. Politikisht, institucionet dhe udhëheqësit më të lartë të vendit; kryeministri, kryefolësi i Kuvendit dhe presidentja po iu nënshtrohen një presioni jo të drejtë ndërkombëtar që e ka edhe formën e shantazhimit klasik për t’i detyruar ta pranojnë themelimin e Asociacionit – Zajednicës, me një procedurë të veprimit prioritet mbi të gjitha prioritetet pa dhënë asnjë garancion të shkruar se Asociacioni – Zajednica nuk do të ushtrojë funksion të pushtetit të tretë apo se do të bëhet si Republika Srpska. “Garancionet“ janë kryesisht të natyrës verbale e që nuk përbëjnë asnjë siguri që garanton integritetin territorial të Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit brenda këtij integriteti në të ardhmën apo se Asociacioni – Zajednica do të formohet në përputhje me ligjet dhe vërejtjet e Kushtetutës së Kosovës. Nëse ky Asociacion – Zajednicë do të formohet sipa vendimeve të Kushtetutës së Kosovës atëherë nuk duhet humbur kohë dhe duhet të formohet menjëherë. Këmbëngulja e ndërkombëtarëve se Kosova duhet ta propozojë draft – statutin e Asociacionit – Zajednicën është vetëm hapi i parë i trysnisë aq më parë që serbët e Kosovës, përkatësisht Serbia as që duan të dëgjojnë për rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e lëre më për një letër të Federika Mogerinit. Serbia e do Asociacionin – Zajednicën me kompetenca ekzekutive, këtë e duan në mënyrë të heshtur edhe Brukseli dhe Washingtoni prandaj edhe po bëhet aq shumë presion. Kushtëzimet se me formimin e Asociacionit – Zajednicës krijohen mundësi që 5 shtetet mosnjohëse të lëvizin nga qëndrimet kundër njohjes së Kosovës nuk paraqesin asnjë garancion se ashtu do të ndodhë. Kushtëzimet se pa formimin e Asociacionit – Zajednicës nuk mund të realizohet asnjë marrëveshje janë kushtëzime në të njëjtat valë të Serbisë dhe të ndërkombëtarëve. Pohimet se serbët e Kosovës do t’i realizojnë të drejtat e tyre përmes Asociacionit – Zajednicës janë sinjale se ata këto të drejta nuk duan t’i realizojnë përmes strukturës ligjore të Republikës së Kosovës, sikur të gjithë shtetasit – qytetarët e tjerë të Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike, racës, bindjeve fetare, moshës, gjinisë, bindjeve politike etj. Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në pjesën veriore të Kosovës ishin improvizim i ndërkombëtarëve dhe realizim i keq i vendorëve.
KMDLNj -ë ishte kundër këtyre zgjedhjeve sepse nuk kishte as kushte elementare për mbajtje të tyre e as garantim të funksionimit të institucioneve që kanë dalur nga këto zgjedhje.
Për KMDLNj-ë është joserioze, qesharake dhe fyese që kryetarët e komunave të zgjidhen me 200 apo 300 vota dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin e 98 përqind të votuesve. Ngushëllimi ishte se këto zgjedhje janë në përputhje me Ligjin për Zgjedhje që nuk e përcakton pragun e përqindjes kur ato zgjedhje do të pranohen apo refuzohen ; edhe nëse në zgjedhje dalin 0.5 % e votuesve, zgjedhjet konsiderohen si të rregullta dhe në përputhje me Ligjin për Zgjedhje. Tash, pikërisht ndërkombëtarët që i futën vendorët në; “mal, pa sakicë“, skajshmërisht po i shpërfillin kandidatët dhe institucionet që kanë dalur nga këto zgjedhje; thonë se janë të përkohshme e jo në përputhje me mandatin kushtetues kohorë, duhet të kryejnë detyra teknike dhe jo politike, se betimin inagurues nuk do të thotë ta bëjnë në objektet komunale po mund ta bëjnë në ndonjë odë, çajtore apo nën hije të një bliri dhe shpërfillje tjera që një politikan me integritet nuk do t’i duronte e as nuk do t’i pranonte. Pas kësaj mund të dalin me propozim që shërbimet për votues – qytetarë, pasi janë më së shumti 360 votues për komunë mund t’i ofrojnë në një vend të përshtatshëm për ata votues.
Inflacioni i lartë dhe shtrenjtimi i madh i shumë artikujve të domosdoshëm për përmbushjen e nevojave elementare për pjesën më të madhe të qytetarëve të Kosovës ka ndikuar që të përballen me probleme të mbijetesës prandaj edhe numri i atyre që po largohen nga Kosova po rritet dita – ditës dhe është më i larti që nga përfundimi i luftës. Me liberalizimin e vizave, ky numër do të ketë përmasa alarmuese dhe do ta lë Kosovën vetëm me ata që nuk kanë mundësi, për shkak të moshës apo shëndetit, të ikin jashtë vendit.
Për KMDLNj-ë është shqetësues fakti se shumica e të rinjve dhe ekspertëve, fatin e tyre nuk po e lidhin me Kosovën por të gjitha planet i ndërtojnë për një të ardhme jashtë Kosovës. Pensionet dhe “mëshira“ sociale, jo që nuk janë rritur as edhe për një cent të vetëm por janë zhvleftësuar nga inflacioni i lartë dhe ngritja e çmimeve. Sikur edhe shumica e pagave përjashtuar ata që i takojnë botës politike. Po në këtë situatë tmerrësisht të rëndë për pensionistët, “përfituesit e mëshirës sociale“, të papunët, ata me rrogë minimale, të punësuarit në sektorin privatë dhe të tjerët, Kuvendi i Kosovës, me një Rregullore të re, në mënyrën më të paskrupulltë të mundshme, në vend që t’i penalizojë përfituesit që e kanë bllokuar punën e Kuvendit, i shpërblenë duke thuaja ua dyfishuar pagat dhe të ardhurat e tjera. Këto përfitime, të pamerituara janë në kundërshtim me çdo logjikë normale dhe në kundërshtim edhe me një standard minimal moral dhe paraqet paturpësi, që nga përfituesi kryesor, Kryefolësi i Kuvendit të Kosovës e deri te përfituesi i fundit nëse si kriter merret gjendja e përgjithshme ekonomike e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe puna që e bëjnë këta përfitues të padenjë për postet që i mbajnë. Pastaj, të njëjtit flasin për të drejtat e njeriut!
Në çdo vend normal reagimi qytetarë do të ishte i fuqishëm kundër këtyre përfituesve të pamerituar, në Kosovë këtë e zhvendosin në terren politik. E pabesueshme!
Shërbimi për Informim i KMDLNJ-së
Prishtinë 19 maj 2023
HEU, PËRBUZJA, SHPËRFILLJA E INSTITUCIONEVE VENDORE NGA NDËRKOMBË-
TARËT!” EU, GERRMUSJA, FERRTRILLJA E INSTITUCIONEVE RENDËHORE A TERË
KOBËTARËT OH, KORBËTARËT; SI KOBI OR KORBI TË NA QARROJË DY SYTË AUH,
VARROJË PËR SË GJALLI Q’NA KALLI, TIM E FLAKË, KRIME ËËËH, OJ TI SHTRIGA
PLAKË, DUKE SHURDHUAR DY VESHËT DHE DUKE NA TRULLOSUR TRURIN NDËR
NARKOZA-HELMIME RËNË DIAGNOZA TERBIME O NËNSHKRIME E NËNSHTRIME
DUKE SHNDËRRUAR UDHËHEQJEN NË NIVELIN E TRADHTISË, Q’NA NGELIN ZËR
TRAGJEDISË, DUKE SHKELUR OR NGELUR DHE MBI BETIMIN E UÇK-SË TË ADEM
KRYLEGJENDARIT, HIMNIN MBI FLAMUR TRIMNIN PRI PRAGUR QË THOTË: NËSE
HEZITOJ T’ÇLIROJË ÇDO PËLLËMBË, KËMBË TERË TROJET MARRË SHQIPTARE,
ATËHERË PRANOJ DENOHËM PLUMB KOKËS PËR TRADHTI MBARË SHQIPTARE!.
NËSE PRANOHEJ “ZAJEDNICA-ASOCIOACIONI E STATUTI KISHAVE ORTODOKSE
DHE SERBIA TË RIKTHEHËT PRAPË N’KOSOVË SHPËRBEHËT SI HORRPROVË ËH,
SHTETËSIA, LIRIA, PAVARËSIA, DEMOKRACIA; ATËHERË DO NA MALLKOJË E DO
T’NA SHKALLMOJË GJAKU, PRAGU DESHMORËVE, KRESHMORËVE, MARTIRËVE,
I VARREVE MASIVE, MARREVE MARRËZIVE, GJERË HOLOKAUSTE GJENOCIDALE
OUH, NGA FASHIZMI, KANIBALIZMI, SATANIZMI OUH, RUSO SERBO JUGOSLLAVE
HEEEJ, PUSO VERBO TUGOSHKAVE! PO NA THËRRASIN E NA PËLCASIN VARRET
MASIVE, ZJARRET AKTIVE, NGA BREZE QIELLI DHE RREZE DIELLI E GJENE TOKË
OJ NËNË LOKË: O, A KA MBETUR NDONJË SHQIPTARË GJALLË, A KA SHKREPUR
DRONJË SHKRIPZARË KALLË HEEEJ, SA TË MALLKUAR HORE, SHKALLMUAR ËH,
AS TË GJALLË AS TË VDEKUR, AS PËR MALL AS PREKUR; KU JEMI, SHQIPTARË?!
MANI USA