XHEVAT BISLIMI: KË DHE ÇFARË PROMOVOI KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS HASHIM THAҪI NË VITI

Viti, 02. 10. 2013 – Kryeministri i Republikës sonë, sot, në Viti edhe publikisht promovoi korrupcionin, krimin, nëntokën e Vitisë e më gjerë, ryshfetin, trafikimin e pronës dhe të parasë publike, shpërdorimin, shkeljen dhe dhunimin e ligjeve të kësaj Republike, shkeljen dhe dhunimin sistematik të lirive dhe të të drejtave të njeriut, pabesinë, ligësinë, spiunimin, denoncimin, paditjen dhe ndjekjen e drejtuesve të Degës së PDK-së dhe të anëtarëve të saj. Çuditërsiht, askush në Viti nuk u habit nga ky promovim!
Që nga dita kur kandidati për kryetar komune u kontrabandua dhe trafikua me ndihmën dhe pjesëmarrjen edhe të KQZ-së, në kundërshtim me Statutin dhe vendimet e partisë, në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe në kundërshtim me çfarëdolloj morali, të gjithë e dinimë se një ditë edhe publikisht do të promovohet njeriu që ka vite që është bërë sinonim i fenomeneve dhe dukurive që përmenda më lartë e që shkurtë mund t’i përmbledhim me emrin: Nexhmedin dhe me mbiemrin Arifi.

Hashimi dhe Nexhmedini i kontrabanduar për kryetar të Vitisë!

Në sallën që për herë të parë, qysh se vjen Hashimi në Viti, nuk ishte mbushur, kishin ardhur kryesisht qytetarë dhe të rinj që vec me PDK-në nuk kishin asnjë lidhje organizative e politike. Në fund të fundit vet kandidati, N. Arifi, nuk është anëtar i PDK-së, pastaj “shefi” i shtabit personal të N. Arifit nuk është anëtar i PDK-së, etj. Edhe ndonjë anëtarë apo simpatizantë i PDK-së që kishte shkuar për “hatër” të Hashimit kur u gjendën në atë mjedis anti PDK u ngritën dhe ikën. Pati edhe nga ata që mbetën nga marrja që kishin akoma nga Hashimi. Takim më pa emocion, më pa entuziazëm dhe më të lodhur (si të ishte tubim komemorativ) nuk ka përjetuar Hashim Thaçi gjatë karrierës së tij në krye të PDK-së. Mua personalisht, dhe besoj edhe qytetarëve të tjerë, u ka ardhur keq për Kryeministrin e Republikës, ndërsa Hashimi kështu e kërkoi, kështu e gjeti.
Ҫ’është e vërteta, qytetarët e Vitisë ka vite që e presin Kryeministrin me ardh dhe me e përuru “urën e shenjtë” në Viti, pastaj për përurimin e digës-pendës fantome të N. Arifit, përurimin e qendrës së qytetit, etj. Vitia ka vite që kërkon dhe pret që Kryeministri t’i mirëmbajë dhe t’i rindërtojë rrugët më të shkatërruara në Republikën tonë: Viti – Gërlicë dhe Viti – Kllokot. Por, më kot! Prit me muaj, e prit me vjet…, këndonte rapsodi popullor. Nuk kënaqet Vitia me nga një darkë që komuna ua paguan arsimtarëve saherë vjen Hashimi me para të taksapaguesve.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura