Ballkani dhe shqiptarët
Nga Ejup AJDINI, Tetovë, 1 korrik 2023
Botës së qytetëruar që moti i ka lënë përshtypje fenomeni: Ballkani i pa zhvilluar, albanofobia ballkanike, urrejtja greke ndaj Maqedonisë, urrejtja serbe ndaj shqiptarëve, cinizmi ballkanik, sëmundjet ballkanike, Ballkani i egër etj. Tani më çdo gjë është e qartë, sepse, çdo njëri nga vendet ballkanike ka “çmendurinë” e vete specifike. Vetëm Bullgaria dhe Rumania kanë pak dallime, pasi më me lehtësi i tejkaluan problemet e mbetura nga ish sistemi socialist, dhe me pluralizmin politik më shpejt kaluan në strukturat Euro-Atlantike. Veçmas dallohet bullgaria, pasi ecën para me të drejtat e njeriut, që, në kohën e socializmit ishin katandisur shumë keq. Sa i përket Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përveç problemeve politike, ato rëndë tangohen edhe me probleme të theksuara ekonomike, po aq edhe nga idetë konspirative, që, po ashtu radhiten me forma tjera të “çmendurisë” ballkanike, siç është rasti me Kosovën, një shtet i ri dhe me shumë halle, që posa ka dalë nga plagët e luftës, atje korrupsioni llogaritet më i madh në Evropë. Sido që ta analizosh këtë, nuk ka koment.
Më e keqja politikë duket në Greqi, e cila shumë herët ishte pranuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, përsëri u bë një mollë sherri jo vetëm për shtetet e Ballkanit dhe të Evropës, por edhe për vetveten. Edhe pse ishte nga shtetet më të privilegjuara të Evropës, e ndihmuar me qindra miliarda dollarë, por assesi të gjej rrugëdalje dhe me dekada rin pranë dyerve të greminës edhe pse shpesh i falin me dhjetëra miliaeda dollarë dhe përsëri asgjë, stagnimi vazhdon, politika konspirative merë udhë të gjatë, vijnë në dilemë shitja e ujdhesaave që shtetit të dalë nga kriza, e nga ana tjetër nuk ndërpret garat e armatimit dhe vazhdimisht merret me shtetet fqinje nën optikën e politikës joparimore.
E keqja nuk qëndron pse ka qenë aq e privilegjuar, por, po t’u ishte dhënë ndihmë shteteve tjera ballkanike sa një e treta e saj shume që ka përvetësuar Greqia, me siguri se shumë probleme në Ballkan do ishin zgjidhur. Kjo tregon se Greqia tallet me veten dhe me Evropën. Pse kështu, kush e di!?…Nuk merret me mend se sa të shëmtuara duken shprehjet e ushtrisë greke kur në “këngët” e tyre kërkojnë lëkurën e shqiptarëve dhe të turqve për të bërë opinga, që nënkuptohet një primitivizëm i pariparueshëm dhe krijon bindjen se këta nuk kanë të bëjnë me kulturën e lashtë greke. Kjo dëshmon se politika greke albanofobinë e ka në gjak.
E njëjta ndodh edhe me sjelljen e keqe që tregon ndaj Maqedonisë, si fqinj të parë, që me dekada e pengon që të mos depërtoj në strukturat euro-atlantike… Për këtë, s’do mentë se edhe Bashkimi Evropian mban përgjegjësi morale me mëkatet e veta, pasi dihet mirëfilli veprimi i Greqisë ndaj fqinjëve. Dihet mirëfilli gjenocidi grek ndaj çamëve pas Luftës së Dytë Botërore, mohimi i të drejtave të popullatës shqiptare, maqedonase dhe asaj turke etj., atëherë pse e pranuan të parën në Unionin Evropian dhe në NATO pa i kërkuar asnjë llogari…
Serbia, tani më e njohur për mbarë opinionin botëror se është kujdestari kryesor i krizave dhe luftërave të pakuptimta në Ballkan e më gjerë. Ajo, pas tragjedive që bëri me republikat ish jugosllave, por edhe pas konfliktit me NATO-n, përsëri politika serbe e ka vështirë që të demokratizohet, pasi elitat politike të Serbisë në vazhdimësi janë nxitëse dhe sikur kënaqen me të keqen e rajonit, vetëm duke parë vuajtje dhe mjerim ballkanik në tërësi. Jo s’e nuk ka pasur edhe intelektual të ngritur nga populli serb, që asaj politike ia kanë tërhequr vërejtjen që moti, siç ishe Dimitrie Tuceviq etj, por assesi të ndikojnë për një frymë të re dhe për një standard të ri të fqinjësisë së mirë, veçmas me shqiptarët. Më i freskët është rasti me përmendoren e UÇPMB-së, që ndodhi para ca kohe në Preshevë, që ua shkulën me ekskavator përmendoren shqiptarëve të Luginës, të cilën shqiptarët vendor e kishin katarsis shpirtëror për heronjtë dhe historinë e tyre, sa krenare, po aq edhe të lavdishme.
Pra, kjo është e vetmja politikë jonjerëzore që prek edhe në katarsisin shpirtëror të një populli. U pengon edhe respekti i një populli tjetër që ua bën dëshmorëve të vet. Kjo shtrigëri mund të ndodh vetëm te politikat më të pa civilizuara të njerëzimit. Më e keqja është se kjo politikë makabre ndjenë katarsis jo normal kur përdor dhunën mbi popujt tjerë, në vend se të pendohet, të mos ushqehet me të keqen dhe t’u kërkoj falje popujve për rreth për krimet e bëra, veçmas ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve, përkundrazi, ajo kërkon justifikime të pajustifikueshme. Çdo gjë është e qartë. Nuk do dihej numri i viktimave po të mos ishte intervenimi i NATO-s. Pra, duket qartë se kjo politikë prekën dhe shpërthen aty ku gjen dobët, e jo aty ku mund të ketë arsye shpërthimi i ndonjë konflikti të mundshëm.
Veçmas në Greqi, pos mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, edhe pse shqiptarët e atjeshëm dhanë kontribut të çmuar në çlirimin e Greqisë, tragjedia ndaj shqiptarëve kaloi deri në gjenocid, saqë sot është e qartë, jo vetëm për botën shqiptare, por edhe më gjerë. Për këtë, dilemat janë pa fund dhe marrëdhëniet me shqiptarët kanë qenë gjithmonë në gjendje lufte… Edhe pse shqiptarët janë populli që më së shumti bënë për të tjerët dhe bamirësitë iu kthyen bumerang. Edhe Serbia nuk është larg kësaj politike, kur dihet mirëfilli se lufta antifashiste ishte e përbashkët, ata në momentet e fundit kur afrohej kapitullimi i Gjermanisë, gjatë asaj lufte partizanët shqiptar u tradhtuan dhe i vranë pikërisht nga ata që bashkërisht luftuan, siç dihet rasti i Sremit dhe helmimi e të rinjve partizan shqiptarë në Dubrovnik. Marrë logjikisht, a mundet ndonjë studiues i kalibrave më të mëdhenj botëror t’i jap ndonjë sqarim tjetër, përveçse urrejtjes patologjike që kanë ndaj shqiptarëve dhe kësisoj prodhuan një albanofobi, të çuditshme e të pakuptimtë.
Një politikë ekstreme duket edhe me politikën maqedonase, e cila do jetë frustruar negativisht nga ajo sllave dhe greke, e cila, me dashje apo pa dashje, krijoi një ç’thurje politike me shqiptarët. Themi kështu pasi maqedonasit, bashkë me shqiptarët, kanë pasur të njëjtin fat të keq, qoftë nën sundimin osman, e deri në Luftën e Dytë Botërore. Si për çudi, në vend që t’i relaksojnë marrëdhëniet dhe t’i harmonizoj qëndrimet bashkë me shqiptarët, popullatë e cila është komuniteti i dytë me numër më të madh të banorëve në Maqedoninë e Vderiut, përkundrazi, ata i shkatërruan edhe ato pak vlera bashkëjetese që mezi ishin ruajtur nga historia dhe e prunë punën deri te konflikti i armatosur midis shqiptarëve dhe qeverisë së Maqedonisë më 2001. Kjo erdhi si rezultat i terrorit politik, fizik dhe kulturor që ushtrohej ndaj shqiptarëve. Për mendimin tonë, fare nuk pati nevojë për ngjarjet makabre, me vrasje të popullatës shqiptare, si ato në Ladorishtë, Bit Pazar, Reçicë e Vogël dhe Gostivar, ngjarje të cilat do të ruhen si kujtimet më të hidhura në kujtesën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut e më gjerë, sepse erdhi jo vetëm si një albanofobi e hapur, por edhe si programim gjenocidal, kurdisur nga politika sllavo-maqedonase.
Pikërisht ky ishte edhe shkasi kryesor që erdhi deri te konflikti i armatosur midis UÇK-së dhe forcave policore e ushtarake të vetë Republikës së Maqedonisë Veriore. Kjo erdhi si rezultat i albanofobisë, që ishte ushqyer për 50 vitet në ish sistemit socialist jugosllav, që, sipas një logjike të mendimit të moderuar, nuk pati fare nevojë që politika maqedonase të zgjedh rrugën e një logjike të ekstremit primitiv, sepse ka pasur rrugë më të lehta dhe më të suksesshme e plotë modernitet, siç janë modelet e shteteve skandinave, Zvicra etj., e që do i tejkalonte të gjitha problemet pa dhimbje, por edhe më shpejt do kishte ecur drejtë një ngritje të lakmueshme politike dhe ekonomike e që do çonte drejtë organizmave euro-atlantike.
Maqedonasit nuk shikojnë hallin e tyre rreth identitet të tyre kombëtar tejet të brishtë, të penguar dhe të kontestuar nga grekët, bullgarët dhe serbët, por tentojnë të krijojnë skenarë të hidhur me shqiptarët, të cilët janë pa pikën e fajit. Bullgaria fqinje nuk e njeh as njërën e as tjetrën, bile as gjuhën maqedonase, të cilën e llogaritën si një dialekt të vetin bullgar. Për këtë populli jonë thotë se, mos ia bën varrin kojshisë se hyjsh vet në te. Ky elementi i brishtë etnik i tyre shtrëngon dhe nxit gjendjen aktuale për radikalizëm nacionalist të partive maqedonase. Këta duke mos pasur fuqi që tu bëjnë ballë forcave antimaqedonase në Ballkan, kanë krijuar ndjenjën e inferioritetit dhe krijojnë skena komike-tragjike me shqiptarët, sa për të thënë se edhe ne jemi një lloj faktori në rajon. Kjo gjendje i detyron partitë shqiptare në këtë republikë të bien në pozita të palakmueshme mbrojtëse, shkaku i këtij lloj inferioriteti të pajustifikueshëm…
Më e keqja qëndron se edhe pas 20 viteve ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ekonomike, veçmas ato ndëretnike, për të cilën dëshmojnë rastet kur fëmijët shqiptar rreheshin pa pikë faji atë me format më brutale. Digjeshin dyqanet e shqiptarëve në Shkup e manastir sikur nuk ka ligj e shtet, pasi për ta nuk merren masa siç munden të merren për ndonjë delikt nëse e bëjnë shqiptarët. Për këtë albanofobi qartë dëshmojnë edhe frustrimi i të rinjve maqedonas, të cilët, në shumë ndeshje të futbollit, kur Maqedonia luan me ndonjë shtet tjetër, ata pa asnjë kuptim logjik shajnë shqiptarët me fyerjet më barbare, djegin flamurin kombëtar shqiptar edhe pse ndeshjet s’kanë të bëjnë fare me shqiptarët. Hajde mere veshtë! kush mundet ta kuptoj këtë! Për këtë, TOBA BETA do tëthoshte: është e vërtetë se askush nuk është mbi ligjin, por pushteti mund të bëjë dikë të padukshëm.
Ky Nacionalizëm ballkanik u keqkuptua me të vërtetë dhe u ngatërrua me shovinizmin dhe e prishën konceptin e nacionalizmit real. Në emër të nacionalizmit primitiv, ata kaluan në politikë shoviniste dhe krijuan albanofobinë. Ky lloj nacionalizmi nëpër shekuj mbeti një interpretim i keq, një keqpërdorim spekulativ, i cili ka sjellë lindjen dhe thellimin e albanofobisë ballkanike. Pastaj, kjo politikë antishqiptare krijoi dorën e gjatë një shekullore, e cila, sot ka detyruar politikën zyrtare të shtetit shqiptar dhe kryeministrin Z. Sali Berisha që botërisht të reagoj kundër politikës aktuale antishqiptare ballkanase dhe ka kërkuar që të heqin dorë nga ky antishqiptarizëm, sepse përmes kësaj albanofobie rrezikohet paqja në rajon edhe ashtu tejet e brishtë. Më e keqja në Shqipëri sot është se këto forca të egra e primitive e kanë bërë për vehte edhe kryeministrin e Shqipërisë Rdi Ramën, i cili haptas vepron në kundërshtim me interesat shqiptare…në vend se të bëje përpjekje që Shqipëria të eci më shpejt drejt Bashkimit Eurpian, ai lidhën kumbari me Presidentin e serbisë dhe formon {Ballkanin e Hapur, për ta penguar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Pastaj më e keqej është se nëpër takimet e liderëve evropian e mbron Serbinë dhe shanë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, i cili drejton shtetin e ri të Kosovë me plot halle e të cilit ende plagët e luftës i kullojnë gjak… E kjo paraqet kulmin e ironisë së një lideri të fëlliqur deri në kulm.
Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi, jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete ballkanike, por më e keqja është se kjo ndarje, jo vetëm që solli dobësimin e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, por depërtuan edhe politika dhe interesa të ndryshme, që çuan drejtë lodhjes së madhe shekullore, sepse shqiptarët mbetën të panënshtruar edhe pse hoqën të zinjtë e ullirit. Shtetet fqinje ndikuan negativisht sipas ndikimit që patën nëpër qendrat vendimmarrëse. Ata bënë edhe elaborate për zhdukjen e popullit më të vjetër të Ballkanit. Kjo solli që politika shqiptare të ndikohej nga shtetet e ndryshme, vetëm e vetëm për t’i përballuar kësaj politike ugërzezë. Këtë albanofobi, pjesërisht e depërtuan edhe brenda në Shqipëri dhe arritën që një pjesë të politikës shqiptare ta ushqejnë me fetishizëm, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë sociale, politike e fetare. Ata edhe kanë paguar fshehtas, herë-herë edhe haptas për ta dobësuar shtetin shqiptarë për X interesa të tyre. A ka arsye tjetër që të mendosh ndryshe, kur në Shqipëri pozita socialiste shanë dhe kritikon edhe veprat e rëndësishme kombëtare, siç është ndërtimi i autostradës Durrës- Kukës – Morinë, që lidh kombin shqiptar andej e këndej kufirit; pengon depërtimin e shtetit të vet në strukturat evropiane; ambasadori i vet shtetit shqiptarë shkruan letra për të mos e marrë çmimin NOBEL z.
Edhe udhëheqjet shqiptare, kudo qofshin ato, pa edhe politika e jonë në tërësi ka qenë e rënduar nga teori konspirative. Jo t’i zgjidhin punët shkurt e shqip, sipas situatës dhe momenteve të caktuar kohore edhe historike, por ajo veproi shpesh e mbështjellë me politika parciale. Pulitka shqiptare nuk ka pasur një qëndrim konstant dhe të konsoliduar mbarëkombëtar. Ajo, herë ka qenë e orientuar nga lindja, e herë nga perëndimi, që ka ndikuar negativisht në përparimin politik dhe zhvillimin ekonomik kombëtar. Për fat të mirë, në këtë shekull të ri, politika shqiptare ka marrë të mbarën, ka orientimin më të mirë të mundshëm, një orientim properëndimor, por pa prishur punë dhe pa hapur hendeqe me lindjen. Nuk thuhet rastësisht se ky shekull duhet të jetë i shqiptarëve, sepse politika shqiptare në tërësi do të konsolidohet dhe do të veproje si një organizëm i përbashkët, si kurë më parë dhe më e rëndësishmja është se, politika botërore po e kupton çdo ditë e më tepër këtë modernitet politik tonin dhe realitetin historik të popullit shqiptar, bashkë me vuajtjet e tmerrshme që përjetoi në shekullin e kaluar nga rrethi tragjik i albanofobisë ballkanike, veçmas asaj serbe e asaj greke.