IBRAHIM KELMENDI: HISTORIKU I NJË FOTOGRAFIE – (LLAPJANËT NUK E DUAN HASHIM THAҪIN DHE BASHKËPUNËTORËT E TIJ KOMPLOTIST (TË UCK’Së)! KOMANDA E ‘ZOD’ KA MARRË VENDIM PËR ARRESTIMIN E XHAVIT HALITIT!)

Pashtriku.org, 23. 03. 2015 – Në korrik 1999 UÇK-ja e Zonës së Llapit organizoi një manifestim festiv në Podujevë. Sabri Kiçmari dhe Komandant Remi më ftuan të isha mysafir. Kur arrita në Podujevë u informova për një ndodhi, do ta quaja ekcesive. Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme, Z. Hashim Thaqi, ishte në rrugëtim për në Podujevë me kordonin e tij shoqërues. Bashkudhëtar ishte edhe Z. Xhavit Haliti. Policia ushtarake e ZOD-it (Zona Operative e Drenicës – sh.b) ndalon atë kordon dhe komunikon ndalesën për Xhavit Halitin. Kot përpiqet Z. Thaçi të bind policinë ushtarake, e cila komunikon: “Z. Xhavit Haliti e ka të ndaluar të marrë pjesë në manifestime të UÇK-së në ZOD, përderisa nuk është ndriçuar vrasje e Komandant Iliri Konushevcit – Mërgimit!” Më në fund Z. Haliti detyrohet të kthehet. Kordoni i Kryeministrit Thaçi vazhdon rrugëtimin.
Në stadion ishin mbledhur dhjetëra mijë qytetarë. Atmosferë tepër festive. Flasin me radhë personalitetet Çeku, Kiçmari, Mustafa. Gjithë kohën buçisnin thirrje të fuqishme: UÇK, UÇK, UÇK.
Prezantohet për të marrë fjalën përshëndetëse edhe Kryeministri Thaqi. Sapo zuri të paraqes fjalën e tij Z. Thaçi, të pranishmit zunë të thërrasin: “Rugova, Rugova, Rugova”…
Meqë isha i ulur në rreshtin e parë po shiqoja ata që kisha pranë dhe po flisnim përshpirtshëm me Agim Çekun, çfarë po ndodhte. Që të dy ngelem pa tekst, siç thuhet.
Më pastaj e analizuam atë dukuri. Dominoi mendimi se llapjanët nuk e duan Hashim Thaçin dhe bashkëveprimtarët e tij komplotist…
***
Një manifestim akoma më festiv, – edhe me parada ushtarake, – qe organizuar edhe në Skenderaj. Atje qe marrë vendimi për të arrestuar Xhavit Halitin. U deshën intervenime tepër serioze që të bindet Komanda e ZOD-it për të lejuar pjesëmarrjen e Z. Haliti. Edhe në atë zonë ai e kishte të ndaluar të merrte pjesë në manifestime të UÇK-së..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura