“PATRIOTËT” E 3 MARSIT TË BULLGARISË RUSOMADHE NË TETOVËN SHQIPTARE DHE MAQEDONINË VERIORE

Nga Prof.dr. Abdulla Mehmeti

Skandal i madh politik antikombëtar, apo mercenarizëm permanent i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë Veriore?!

Nga kujtesa historike e fjetur e shqiptarëve përfitojnë vetëm mercenarët në skenën politike të këtij shteti.

Ua përkujtoj publikisht, të gjithë liderëve të partive politike të shqiptarëve, në pushtet dhe opozitë, si dhe të gjithë intelektualëve shqiptarë, sidomos historianëve në Maqedoninë Veriore dhe jo vetëm, që mbajnë tituj shkencorë, se ua kanë borxh shqiptarëve të deklarohen publikisht sa të jetë e mundur më parë, çfarë kanë të përbashkët interesat kombëtare të shqiptarëve me 3 Marsin e Bullgarisë së Madhe të krijuar nga Rusia më 1878, aq më tepër, çfarë interesi kanë sot shqiptarët t’i festojnë datat e pushtuesve të trojeve etnike shqiptare nga e kaluara?!

A e dinë shqiptarët se, e vetmja komunë dhe i vetmi qytet në gjithë hapësirat ballkanike, që e shënon çdo vit si festë të Komunës dhe qytetit për mbi 3 dekada me radhë, pavarësisht se cila parti e shqiptarëve vjen në pushtet, 3 Marsin e krijimit të Bullgarisë së Madhe, sipas marrëveshjes së Shën Stefanit (Jeshil Kojit në Stamboll), e lidhur mes Perandorisë Osmane si humbëse e luftës dhe Rusisë Cariste si fituese e saj, në vitin 1878, marrëveshje e cila u revidua pas disa muajve nga Kongresi i Berlinit.

A e dinë shqiptarët, që i përkrahin dhe votojnë drejtuesit e këtyre partive politike të shqiptarëve për tri dekada me radhë, se ata nuk janë të aftë ta ndryshojnë një datë të vetme poshtëruese për shqiptarët, edhe në kohën kur Parlamenti i Bullgarisë nuk e pranon si festë të veten 3 Marsin dhe ka iniciuar procedurë për ndryshimin e kësaj date si festë shtetërore, edhe përkundër disa forcave politike në Sofje, të cilat vazhdojnë t’i përkrahin dhe realizojnë interesat ekspansioniste rusomëdha në Bullgari dhe shtetet tjera ballkanike, si në Maqedoninë Veriore!

(Tetovë, 20. XI. 2023)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura