PELLAZGËT DHE PUSHTUESIT HELEN
Nga Dr. Mathieu Aref, Paris, 2 Shkurt 2024
Për të gjithë ata që ende nuk janë të bindur se Pellazgët janë paraardhësit tanë të vërtetë dhe se qytetërimi i tyre u uzurpua, u rimor dhe u përvetësua nga pushtuesit helenë në shekullin e VIII para erës sonë: unë pohoj pa u mburrur, këtu, solemnisht, pa u gabuar, se askush deri tani në gjithë botën (e kam kontrolluar me kujdes) nuk ka vënë më të voglin dyshim ndaj qytetërimit helen, të ashtuquajturin grek, siç kam bërë unë prej mbi 50 vjetësh… deri më sot, 28 janar 2024.
Për t’u hapur sytë atyre që nuk kanë kuptuar ose nuk duan të kuptojnë dhe atyre që kanë kuptuar por duan të dinë gjithnjë e më shumë e më saktë… ja një pasqyrë koncize e elementeve kryesore të tezës sime ose më mirë të Historisë së vërtetë të paraardhësve tanë të vetëm “Pellazgët”. E bëj tani sepse pesha e pleqërisë ka filluar të më sulmojë dhe në fund më kërcënon të më shkurtoje jetën, e cila nuk është e përjetshme.
«Për sa i përket origjinës së Historisë së qytetërimit helen (të quajtur padrejtësisht greke nga autorë të huaj) nuk gjejmë ndër autorët e parë të Antikitetit ekzistencën e një “Historie” globale, të ngjeshur, homogjene dhe të formimit të një “Historie” të qartë, të saktë ose “entitet” të padefektshëm. Këtu hyn në lojë puna e një shkencëtari, studiuesi apo historiani me një kulturë multidisiplinare dhe i aftë për të ndarë bykun nga gruri. Aq më tepër që kjo është një histori komplekse dhe e ndërlikuar, e cila u shtrembërua, manipulua dhe u modifikua për t’i shërbyer interesave të pushtuesve të parë Helen.
Prandaj e fillova punën time nga një përmbledhje informacionesh të ndryshme, të përmbledhura, të shpërndara, herë të qarta dhe herë të pa qarta, herë të nënkuptuara ose të thëna me gjysmë fjalë ose të shpërthyera mes rreshtave nga të gjithë autorët e Antikitetit…ku duhen njohur, kuptuar, renditur, mbledhur, deshifruar, studiuar, analizuar, krahasuar dhe ballafaquar të gjitha tekstet e lashtë me njëri-tjetrin për të nxjerrë kuintesencën e tyre për të rindërtuar një histori pak a shumë homogjene, koherente dhe më afër të Vërtetës. Është kjo lloj pune që më ka marrë më shumë se pesëdhjetë vjet nga jeta ime dhe vazhdon ende… dhe ky tekst i tanishëm e dëshmon këtë.
Pas kësaj paraprake le të shohim pse unë vë në dyshim të ashtuquajturin qytetërim grek. Prandaj, pikërisht në këtë magmë informacioni të lashtë, më duhej të filloja hetimin tim duke studiuar me përpikëri tekstet e autorëve antikë, duke kërkuar detajet më të vogla, gabimet, konfuzionet, paqartësitë, të pavërtetat, gënjeshtrat, fantazitë apo manipulimet për t’i studiuar, analizuar, përballuar, krahasuar… për të ndarë të vërtetën nga e rreme, të qartën nga e errëta, të drejtën nga e shtrembëruara, etj.
Ja këtu disa elementë provash, të zbuluar në Iliadë, të mbetur pa u vënë re ose të errësuara nga “autorët modernë” të cilët unë i konsideroj përgjegjës për errësimin e mëtejshëm të Historisë së Greqisë, siç na paraqitet edhe sot:
ZEUS-i nuk është grek por “pellazg dhe dodonas sipas Iliadës, kënga XVI, 233/236: “Zeu Mbret, Dodonas, Zot i largët, Pellazgjik, që mbretëron mbi Dodonën, në këtë vend të ashpër të Selëve, profetët e tu me këmbë asnjëherë të larë, të shtrirë në tokë! Nuk ke refuzuar të më dëgjosh më parë dhe të pushtosh akejtë për të më nderuar.”…
PELASGOS = NJERIU i parë, i biri i Zeusit dhe Niobës (Diodorus i Siçilisë – libri IV, LXXII, 1 – Pausanias, X, 28.1 deri në 8). Ja çfarë tha poeti Asios, shekulli VII ose VI para Krishtit (raportuar nga Pausanias): “Në majën e një shkëmbi që kërcënon qiejt Pellazgos erdhi në jetë, një hero si perënditë. Njerëzit përreth, me një humor mercenary në marrjen e ligjeve të tij gjetën pagën e tyre.”
Sipas studimeve dhe analizave të mia unë mendoj se Pellazgos-i ishte vetë Zeusi “i hyjnizuar gjatë jetës së tij”. Kjo është arsyeja pse në Iliadë përkufizohet qartë “Zeusi, mbret, dodonas, pellazg…”
ILIADA & ODISEJA, poezi të traditës gojore pellazge: shumica e antroponimeve, toponimeve, oronimeve, eponimeve, teonimeve etj., shpjegohen nga gegërishtja shqiptare. Për më tepër, Iliada, është më shumë se një poemë epike, është gjithashtu një burim i pashtershëm informacioni historik, kultural dhe kulturor duke përfshirë zbulimin e origjinës së Zeusit, organizimin e panteonit të Olimpit (si në një mbretëri të vërtetë tokësore) dhe faktin se aty nuk përmenden Helenët, Dorianët dhe Ilirët, gjë që dëshmon se ata ishin më të vonshëm se Iliada.
GJUHA: në Iliadë (I, 401, 406; II, 59, 811 deri në 815) ekziston një gjuhë e perëndive (nënkuptohet ajo e Pellazgëve sepse rrjedhnin nga Zeusi) dhe një gjuhë e njerëzve (nënkuptohet ajo e Helenëve).
ZOTAT e Olimpit, dymbëdhjetë emrat shpjegohen nga pellazgo-shqipja. Dionisi është i vetmi perëndi olimpik i lindur nga një nënë e vdekshme: djali i Zeusit dhe Semelës (Ζεμελώ / Zemelố, “toka” një perëndeshë e lashtë e Tokës), e bija e mbretit fenikian të Tebës Kadmus dhe Harmonisë: Herodoti (v, 58) pohon se Kadmus ishte Fenikian. Kjo origjinë e huaj prek edhe Poseidonin, Herakliun, Perseun, Spartanët (Herodoti, VIII, 44, 53 – VII, 141 – II, 28, 43, 44, 91, 104, 152, 165, 172, 177, 204 – I, 139, 171 / Diodorus i Sicilisë – Biblioteka Historike, I, 28, 29, etj.) / Pausanias (IX, 27) / Flavius Josephus, Antikitetet hebraike, libri XII IV,) … mund të shtojmë Solon-in dhe Pisistratin dhe më shumë të tjerë.
MIKENËT = qytetërim parahelen, pra pellazgjik… meqenëse Pellazgët janë të vetmit paraardhës të Helenëve (jo stërgjyshërit e tyre) të renditur si të tillë nga “të gjithë autorët e lashtë”. Asnjë autor helen nuk njihte të ashtuquajturin “qytetërim miken” … Këta autorë dinin vetëm “emrin” e “qytetit” të Mikenës në Argolis.
LINEAR B, alfabet miken = dmth pellazgjik.
ALFABETI i quajtur FENIKIAN nga Herodoti (V, 58) dhe “SHKRONJAT PELAZGE” nga Diodori i Siçilisë (V, 74; III, 67).
ATHINË: Herodoti (Herodoti, I, 57- VIII, 44) pohon se banorët e parë të Athinës ishin Pellazgët dhe se ata ishin një popull “barbar” (në atë kohë kjo do të thoshte “nuk flisnin greqishtën”).
MBRETËRIT E PARË TË ATHINËS, ishin Egjiptianë sipas Herodotit (I, 56, 139, 171; V, 65; VII, 204).
ETRUSKËT ashtu quhen nga Romakët, ndërsa Helenët i quanin “Tirren, Tursanë” emër që rrjedh nga fjala “thur, thurës” që do të thotë në pellazgoshqipën “rrethoj, gardhoj, rrethim, gardhim: Pellazgo-Etruskët dhe Ciklopët ishin ndërtues të mureve gjigande të rrethimit. Ata ishin vëllezër gjaku të Pellazgëve. Ata emigruan në Itali për të gjetur vëllezërit e tyre të gjakut të vendosur tashmë në Itali… (Tukididi – I, 94; Hellanikos i Lesbosit – D. H., I, 28 = FGrH 4 F), Herodoti (I, 94) … Në studimet e mia gjuhësore kam deshifruar
rreth 260 fjalë etruske falë gjuhës shqipe, etj…
LUFTA E TROJËS, kjo luftë e përshkruar në Iliadë nuk është ajo që ne besojmë edhe që kemi mësuar deri tani nëpër librat shkollore dhe universitare për disa arsye të zhvilluara në tezën time. Sipas arkeologëve, në vendin e qytetit antik të Trojës gjenden disa shtresa, më të rëndësishmet prej tyre janë ato të fundit: TROJA VI (-1750-1300), VII a, (-1300-1180), VIII (-950-85), IX (-85 deri më sot). Ajo që ka të bëjë me Luftën (hipotetike) e Trojës sipas arkeologëve të bazuar nga Eratosthenes do të zinte shtresën VII a.
Përllogaritja e Eratosthenes dhe e arkeologëve janë vetëm llogaritje hipotetike. Prandaj, ne nuk kemi asnjë shkrim historik që na jep një datë të saktë dhe të gjitha llogaritjet e arkeologëve “modern” devijojnë dhe rrotullohen rreth asaj të astronomit, matematikanit dhe gjeografit helen Eratosthenes (-276-194) që nuk është veçse, është një llogaritje probabiliteti që nuk ka bazë shkencore.
Prandaj gjithçka sillet rreth datës së këtij të fundit (-1193-1194). Por në nivel historik nuk gjejmë asnjë gjurmë të helenëve në këtë interval kohor, sepse fillimet e vërteta të shfaqjes së pushtuesve helenë ndodhen pas -800 para erës sonë. Aq më tepër që pas datës së dhënë nga Eratosthenes ka pasur një periudhë të heshtur prej “katër shekujsh të ashtuquajtur të errët (-1200-800)” ku nuk ka asnjë gjurmë që vërtetojnë ekzistencën e helenëve. Këta të fundit, gjatë pushtimit të Trojës (në fund të shek. të VIII), e quajtën qytetin antik të Trojës “Ilion” dhe në të njëjtën kohë e quajtën «Iliada» poemën epike të lashtë i titulluar “Zemërimi i Akilit”.
Kjo periudhë e “Ilionit” është “shtresa e tetë” e arkeologëve, ajo e pushtimit (-700-680) nga pushtuesit Helenë të Azisë së Vogël perëndimore. Ata transpozuan një luftë të lashtë trojane të rrëfyer në Iliadë në luftën e tyre të pushtimit të Azisë së Vogël perëndimore, atë të «Ilionit».
Vetëm këta pak elemente (nuk mund t’i citoj të gjithë këtu) vërtetojnë qartë se Helenët nuk ishin një popull autokton, por “të huaj” (në të njëjtën kohë ishin Egjiptianë, Fenikas dhe Asirianë); se Zeusi ishte pellazg; se poemat epike ishin të traditës gojore pellazgjike: këtu, themë edhe një herë, nuk ka asgjë helene! Ja përse po kundërshtoj shumë ashpër autorët modernë dhe adhuruesit e tyre servilë: anëtarët e Akademisë së Tiranës.
Për të qenë në gjendje të shoh qartë në këtë histori komplekse, të errët dhe të manipuluar, kam marrë këtu vetëm disa shembuj të dukshëm, të cilëve, natyrisht, duhet t’u shtojmë edhe një mori elementësh të tjerë që tronditin të gjithë “mekanikën historike” të ndërtuar deri më tani (sidomos nga historianët modernë dhe vetë Helenët) për të na bërë të besojmë se Helenët janë autoktonë, se «Zeusi» është grek, se poemat epike janë me origjinë helene, se mikenasit janë helenë, se «Lineari mikenas B» është helen («greqishtja e lashtë» na thonë gjuhëtarët ?!), se kozmogonia është helene, etj.
Ndërsa e gjithë kjo është e rreme dhe tregon qartë se Historia e Helenëve është manipuluar. Nëse vë në pikëpyetje qytetërimin grek, kjo ndodh sepse, në studimet dhe kërkimet e mia, kam zbuluar disa elemente provash dhe kam ofruar argumente bindëse, analiza të thella dhe referenca të verifikueshme (teza ime mban më shumë se 900 referenca).
Së fundi (ky është një problem tjetër kolateral) unë vë në dyshim edhe gjuhësinë moderne dhe veçanërisht ideologjinë “indo-evropianiste” të gjuhëtarëve të parë të shekullit të 19-të, të cilët, në mungesë të gjetjes së një “gjuhe amtare” për Evropën, shpikën një “gjuhë virtuale” mbështetur në baza të gabuara, ndërkohë që kishin në dorë “gjuhën shqipe” të konsideruar si gjuhë më vete…prandaj u fut në dollap.
Historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët modernë i kanë konsideruar “Pellazgët si një popull parahelen që u zhduk pa lënë gjurmë”, ndërsa të vetmet gjurmë të prekshme që ekzistojnë sot (pasi gjurmët e tjera tashmë ishin eliminuar ose përvetësuar nga pushtuesit Helenë) janë gjuha shqipe dhe populli aktual shqiptar, pasardhësi i fundit i Pellazgëve.
Për më tepër, midis Pellazgëve dhe gjuhës shqipe nuk është vendosur asnjë lidhje farefisnore. Dy pjesë të tëra (Pellazgët dhe gjuha shqipe) e qytetërimit evropian janë errësuar dhe vënë në raft … për të mirën e Helenëve! Për më tepër, nuk është vendosur asnjë marrëdhënie midis Etruskëve, Shqiptarëve dhe Gjuhës shqipe.
Morali: «Çdo gjë që i shqetësonte pushtuesit helen është eliminuar».
© Pashtriku.org
____________
BIOGRAFIA IME