PROF.DR.LUFTULLA PEZA & PROF.DR.LILJANA PEZA: PAUSANIA, GJEOGRAFI I MADH LIDIAN I LASHTËSISË (110-180 era jonë)

Pragë, 24 janar 2019: Pausania ka qenë gjeografi i parë, që është marrë me përshkrime gjeogafike. Ai ka jetuar në vitet 110 deri 180 të erës sonë. Pausania ka qenë nga Lidia, shtet në veri perëndim të Anadollit të lashtë. Pausania ka udhëtuar në shumë vende në rajonin e Mesdheut dhe ka shkruajtur mbi vështrimet e tij geografike në këto vende. Ai ka udhëtuar nëpër Anadoll dhe ka njohur mirë vendet e këtij rajoni, ku dhe ka lindur. Udhëtime të tjera Pausania ka bërë në Egjipt, Libi, Palestinë, Itali dhe në vende të tjera mesdhetare. Për një kohë të gjatë ai ka vizituar Provincën e Ilirisë, siç quhej atëhere gadishulli i Ballkanit dhe këtij rajoni i kushtoi veprën e tij kryesore.
Vepra kryesore, që ka lënë Pausania dhe që e trashëgojmë sot është “Ã¡Â¼â„¢λλάδος Περιήγησις, Hellados Periegesis” ose sipas origjinalit GAYSANIOY ELLADOS PERIIHGHSOS.
Përshkrimi i Elladës nga Pausania është në dhjetë volume, ku seicili prej tyre bën fjalë për një rajon të caktuar. P.sh. vëllimi i parë i kësaj vepre të madhe përshkruan rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina.
Autori nuk merret vetëm me gjeografinë e rajonit, por kudo ai përshkruan edhe veprat kulturore arkeologjike, të kultit fetar, si Akropolin, faltoren e Delfit, faltoren e Zeusit Pellazg në Elis, Peloponez etj.
Populli i Lidisë e ka pasur shkruar gjuhën e tij. Duke u mbështetur në studimin tonë të kryer vitin e fundit (Peza et Peza 2018, Gjuhët e lashta..) gjuha lide, sipas dokumenteve, është shumë e afërt me gjuhën shqipe dhe e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge. Fjalët e gjuhës lide ruhen pa ndryshime në gjuhën e sotme shqipe. Prandaj edhe veprën e tij Pausania duhet ta ketë shkruara në gjuhën e Lidisë me alfabetin e saj, të afërt me alfabetin pellazg, sepse prej tij është trashëguar.
Jo vetëm Pausania, por nga raca pellazge/shqiptare ka edhe shumë dijetarë të tjerë nga lashtësia, që kanë bërë emër në avancimin e dijeve gjatë kohëve të lashta. Njeri prej tyre është edhe Herodoti, babai i historisë, i cili ka qenë nga Karia, ku gjuha e vendit ka qenë shkruar dhe përfaqëson një dialekt të lashtë të gjuhës pellazge/shqipe. Ka edhe mjaft dijetarë të tjerë të lashtësisë, që duhet ti kërkojmë dhe ti bëjmë të ditur për publikun. Gjer tani këta dijetarë njihen si grekë, sepse falsifikatorët kanë vite që e kanë filluar punën e tyre. Ne punojmë pak ne këtë drejtim dhe keto dijetarë kanë mbetur në harresë.

Faqe e parë e Gjeografisë së Pausania

Falsifikimi i Pausanias
Falsifikimi me Pausanian fillon me atë, që disa autorë të sotëm e quajnë “grek”, “të lindur në një familje greke”, siç vepron në librin e tij Howard, M. C (2012). Transnationalism in Ancient and Medieval Societies: The Role of Cross-Border Trade and Travel. McFarland. Ky është një falsifikim i pastër, që duhet të na alarmojë, për ta kundërshtuar dhe për të thënë të vërtetën. Pausania ka qenë nga Lidia, shtet i lashtë në Anadoll dhe ka folur gjuhën lidiane.
Në shekullin e dytë të erës sonë, kur ka jetuar dhe punuar Pausania, Ballkani quhej Provinca Ilire ose gadishulli Ilir dhe bënte pjesë në Perandorine Bizantine. Një pjesë e mirë e perandorëve Bizantinë kanë qenë me origjinë ilire si Konstandini, Justiniani etj. Edhe popullsia e perandorisë e gjitha, ajo e Ballkanit dhe e Anadollit, siç del nga studimi ynë, përmednur më sipër, kanë folur dialekte të ardhura nga gjuha pellazge. Si në Ballkan (ilirët, epirotët, maqedonët, thrakët, dakët e paeonët) edhe në Anadoll (hititët, luvianët, lidët, likët, karianët frigët) kanë folur dialekte të afërt me njeri tjetrin dhe të afërt me gjuhën shqipe gjithashtu, sepse e kanë origjinën tek gjuha pellazge.
Provinca Ilire ka ekzistuar deri në vitin 1453, kur turqit pushtuan Konstantinopojën dhe Perandoria Bizantine ra dhe Ballkani u pushtua nga osmanët. Këta bënë riorganizimin e ndarjes së Ballkanit. Gjatë gjithë kohës në Perandorin e Bizantit është folur gjuha ilire, sepse kuptohej nga populli i perandorisë dhe nga zyrtarët. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur as Greqi dhe as grekë të njohur në Ballkan dhe Egje.
Fisi grek pa emër dhe pa kulturë për herë të parë e mori emrin nga romakët “graeki”, gjatë shekullit të parë p.e.s., kur romakët e kishin pushtuar Ballkanin. Nuk dihet se nga erdhën, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument, por edhe në vendin e ri nuk sollën asnjë të tillë.
Grekët gjatë gjithë historisë nuk janë ndierë fare. Në Ballkan kanë qenë ngritur disa mbretëri si e Maqedonisë, gjatë shekullit 7 p.e.s., që ishte e para dhe më pas Iliria, Thraka, Epiri, Dardania, Paeonia dhe Dakia ngritën mbretëritë e tyre. Pjesa jugore e Ballkanit, sipas Pausanias Ellada ishte e pushtuar për disa kohë nga Persia dhe mbeti prapa në zhvillim në krahasim me pjesën tjetër të Ballkamit, por banohej nga akejt dhe nga fise të tjerë, nga të cilët sot rrjedhin arvanitët. Në vitin 1821 plasi kryengritja arvanite, e mbështetur nga Ali Pasha dhe qeveritë e Europës perëndimore dhe pas fitores më 1832 u shpall mbrtetëria e Greqisë. Kështu grekët e ngritën mbetërinë e tyre në sajë të luftës së arvanitëve, rreth 2 mijë vjet pas ilirëve, thrakëve, epirotëve etj.
Kjo është historia e shkruar mbi bazën e fakteve dhe jo mbi bazën e legjendave dhe miteve. Kjo nuk ka lidhje me nacionalizmin apo kreanarinë kombëtare.
E dyta e falsifikimit të Pausanias bëhet me përkthimin e veprës së tij. Vepra e Pausania u përkthye në anglisht në vitin 1918, paraqitur këtu: Description of Greece with an English Translation by W.H.S. Jones, Litt.D., and H.A. Ormerod, M.A., in 4 Volumes. Cambridge, MA, Harvard University Press; London, William Heinemann Ltd. 1918. Por këta përkthyes nuk e di sa e kanë kutpuar gjuhën, por kanë falsifikuar emrat e vendeve: Elladën e kanë bërë Greqi, hellenët i kanë bërë grekë etj. Këtu poshtë po japim pak rrjeshta nga vepra e Pausanias, për të pare se si janë falsifikuar emrat.

Në rrjeshtin e fundit të tekstit të Pausanias përmenden “Ellesi”, që përkthyesi e ka transformuar në “Greeks”. Kështu janë transformuar të gjithë emrat në veprën e Pausanias. Kjo është bërë me qëllim që të paraqiten grekët më të vjetër se sa janë në fakt. Duke bërë këto falsifikime më pas edhe vetë Pausania, nga një gjeograf i lashtë i Lidisë, që ka folur gjuhën lidiane shumë të afërt me gjuhën shqipe, është kthyer në grek. Kështu janë falsifikuar të gjithë autorët antikë, prandaj duhet të kemi kujdes kur i përdorim ata në punimet tona, të mos bëhemi pjesë e falsifikimit të tyre.
Kjo i sjell dëm të madh kulturës sonë, prandaj duhet të mos e pranojmë.
Pragë, më 24 janar 2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura