SI U XHIRUAN FËMIJËT E MBIJETUAR TË FAMILJES JASHARI, NË MARS 1998 (VIDEO)

Nuhi Bytyçi: Si gazetarë, kemi xhiruar fëmijët e mbijetuar të familjes Jashari (VIDEO)

Nuhi Bytyçi, gazetari që punoi në vatrat e luftës së fundit në Kosovë, rrëfen për emisionin Info Magazine në Klan Kosova se ka qenë e vështirë të punohej në ato rrethana sepse duhej akreditim dhe se atë nuk e kishin.

“Kemi shkuar në të gjitha zonat e luftës dhe kemi rrezikuar shume duke kaluar nëpër shumë punkte policore e duke mos treguar që jemi gazetarë, por kemi arritur që ta kryejmë me sukses misionin tonë”, kujton Bytyçi.

Pas 5 marsit, ai shprehet se dokumentarin e parë e realizoi në rrethana shumë të vështira duke bërë përpjekje që të afrohet së bashku me kolegun tjetër gazetar në lagjen Jashari në Prekaz të Ulët, mirëpo ishte e pamundur sepse forcat policore serbe ishin në fabrikën e atëhershme të municionit dhe nga Prekazi i Epërm kanë arritur të marrim disa imazhe me një kamerë shumë të thjeshtë.

“Ishte e pamundur që të depërtohej në lagjen Jashari dhe se aty nuk ishte askush, nuk jetonte askush. Familja Jashari jetonte në familjen e komandantit të UÇK-së Rahman Ramës dhe atje kemi shkuar dhe e kemi xhiruar familjen që i kishte mbijetuar sulmit me 5,6 dhe 7 mars. I kemi xhiruar fëmijët e familjes Jashari: Shqipen, Besartën dhe fëmijët tjerë. Kemi bërë edhe intervistë me ta në atë periudhë”, shprehet gazetari Bytyçi.

Ai tutje deklaroi se si e gjithë familja Jashari ishte shumë e vendosur dhe optimiste se liria e Kosovës do të vijë, se sakrifica e familjes Jashari ndikoi që UÇK-ja të masivizohej dhe atë ta mbështesin shqiptarët anembanë dhe se me ndihmën e shteteve aleate të arrihej liria.

___________

Bytyçi: Si gazetarë, kemi filmuar fëmijët e familjes Jashari

https://www.youtube.com/watch?v=sEMybeo4hbo

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura