BESNIK RRENC DINARI

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Nga dashi viking, në hiçgjë Kosovar

Albin Kurti në mandatin e dytë qeverisës e bëri një kabinet qeveritar që, pa asnjë dyshim garën kryesore dhe të vetme do ta bënte se kush do të zgjidhej mister apo mis i jokompetencës e asessi se bëhej fjalë për garë në cilësi. Prandaj, në mungesë të alternativës cilësore u përcaktua që kësaj grixhe analfabetësh politikë dhe intelektualë t’i prijë një ” dash ” me koeficient të lartë të intelegjencës, asnjëherë e matur por vet e deklaruar, Besnik Bislimi, anemik përkah dukja dhe impotent në testin e mbrojtjes së parimeve të deklaruara.

Që në kohët e lashta vikingët dhe fiset tjera barbare e kishin një trung druri të fortë për t’i thyer dyert e fortifikuara të kështjellave që e quanin dash. Edhe sot policia, në të gjitha vendet e botës kur duan t’i hapin dyert e blinduara apo ndonjë hapësirë të përforcuar, e përdorin “dashin viking”, të metalit , natyrisht. Besnik Bislimi e ka pranuar këtë rol duke u ndjerë intelektual në mesin e analfabetëve funksionalë , trim në mesin e tutsanave , vigan në mesin e pigmejve , vendimmarrës në mesin e oportunistëve , kryedinak në mesin e dinakëve pak më të vegjël, supermashtrues në mesin e mashtruesve të certifikuar, kryerrenc në shumësinë e rrencve institucionalë, kryeurryes i UÇK -së në mesin e urryesve patologjikë të UÇK-së. Besnik Bislimi u emërua nga Albin Kurti z.kryeministër i parë jo se vlerësohej nga KM Kurti por se natyra i kishte dhuruar një përparësi anatomike që shumë çmohet nga politikanët, sidomos në Ballkan , mungesën e shtyllës kurrizore dhe fytyrën e Janusit. Në këtë aspekt në personalitetin e Besnik Bislimit bashkëjetojnë dy fenomene, anatomia (mungesa e shtyllës kurrizore) dhe mitoligjia e Janusit (dyfytyrësia). Nuk ka premtim publik që e ka dhënë ky Janusi kosovar e që nuk e ka shkelur! Tinëzar e frikacak sikur në rastin e sulmit ndaj Mërgim Lushtakut ku , pas një sulmi sikur që dikur e bënte kalorësi i arratisur i Mançës , Don Kishoti , si strehë kërkonte fundet e ministreshave . Nuk ka përçarës më të madh në Luginën e Preshevës ku rrogëtarllëkun ndaj tij e pagoi me fonde të Buxhetit të Kosovës kryesisht nepotiste në aspektin familjar dhe politik sikur që këtë përçarje e shpërfaqi gjatë vizitës pengjeve që po mbahen si rob lufte në Burgun e Hagës duke u sjellur si “shkulan ” , cilësim ky i një mendimtari të shquar të filozofisë politike dhe strategu të madh ushtarak nga Drenica , jo i imi.

Dashi si Kurban

Kur KM Kurti e pati emëruar këtë qenie njerëzore për zëvendës , pata shkruar se po e pregatit për Kurban kur të përfundojnë bisedimet me Serbinë duke e adresuar tërë përgjegjësinë për dështimet e pashmangahme pikërisht në personalitetin , pa shtyllë kurrizore pasi e caktoi kryesorin për bisedime me Serbinë. Merreni me mend ; një person pa të kaluar kombëtare dhe politike t’i besohet një punë me aq përgjegjësi ! Hajgarexhi i madh është Albin Kurti ndërkaq figura tragjikomike del të jet ” gjeniu i vogël “, Don Besnik Kishoti nga Mança e Gjylekares ! Përpos qëndrimeve prej qyqari që nga fillimi i karrierës së ” negociatorit pa krye “, është shquar si rrenc dhe mashtrues i madh , mohues i së kaluarës për të cilën nuk ka kontribuar asgjê dhe zhvatës i sotit , pa menduar fare për të ardhmën duke shërbyer si carta bianca e mashtrimeve qeveritare. Qytetarët e Kosovës nuk janë mallëkuar aq rëndë dhe nuk kanë bërë mëkate aq të mëdha që për përfaqësues të tyre ta kenë Besnik Bislimin , që moti është pajtuar me fytyrën prandaj tash , si Janusi , i ka dy. Besnik Kishoti nga Mança e Gjylekares do ta ketë një fund , të ndershëm dhe të lavdishëm në asnjë mënyrë. Po çka janë nderi dhr lavdia për të? Ekuacion me shumë të panjohura. Shqiptarët e Kosovës , sidomos pas luftës së dytë botërore kanë humbur shumë figura “patriotike” dhe “kombëtare” si Ali Shukrinë , Sinan Hasanin , Kolë Shirokën , Fadil Hoxhën , Rrahman Morinën et. por , për datin tonë të mirë , Azem Vllasi ende është gjallë sikur edhe Besnik Bislimi që në të ardhmën do t’i bashkohej kësaj plejade të keqbërësve politikë dhe dhunuesve të litisë dhe të drejtave kombëtare shqiptare.Besnik Rrenc Dinari është gjenetika më besnike dhe origjinale e mashtrimit që për shekuj ka përcjellur shqiptarët që , shpresën e kanë kërkuar aty ku janë vendosur dhe vepruar vrasësit e saj.

Pas kthimit të Besnik Rrenc Dinarit nga Brukseli, le të gjejë prehje te shokët trupmëdhenj dhe koçevogël , në partinë e jugosllavëve të ringjallur , në një pushim midis seksit dhe bixhozit ilegal.

Mjeranët marshojnë me hapa të breshkës , heronjtë e Kombit me shpejtësi të dritës. Sikur Bacë Adem Demaçi dhe Komandanti Legjendar, Adem Jashari!

19 mars 2024 Prishtinë – Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura