Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023
POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (2)
Nga Sheradin Berisha, Prill 2024
Sheradin Berisha
I nderuari Osman Osmani
Së fundi kur diskutuam këtu kishim për qëllim të prezentonim gjithanshëm themelimin dhe aktivitetin e “Komitetit Vëllezërit Gërvalla – KVG” si organizëm i parë strukturor i Lëvizjes (i themeluar më 26 shkurt 1982) pas bashkimit (LNÇKVSHJ – PKMLSHJ) dhe themelimit të LRSHJ-së, më 17 shkurt 1982 në Turqi.
Por diskutimi ynë nuk u zhvillua në këtë drejtim deri në fund, sepse ju sollët një shkresë (letër) të Bacit Nuhi Sylejmani (Luanit) për të cilën thash se kërkohet një diskutim, pasi ta kishim shterruar diskutimin për KVG-në.
Sidoqoftë, tani mund të diskutojmë për letrën e Bacit Nuhi, të shkruar më 21 qershor 1983 me pseudonimin “Luani”, drejtuar Xhafer Durmishit me pseudonimin “Skenderi”.
Meqë tashmë e kemi edhe Bacin Nuhi Sylejmani në mesin tonë (këtu në facebook) mund diskutojmë bashkarisht.
Historiani i shquar gjerman, Johann G.B.Droysen (1808-1884) thotë: “Thelbi i metodës në shkencën e historisë është të kuptosh duke kërkuar faktet”.
Me këtë rast përmes kësaj letre po përpiqemi të kuptojmë faktet, të cilat na mundësojnë të nxjerrim përfundime të sakta për rrugëtimin e LRSHJ-së, pas bashkimit të 17 shkurtit 1982 (LNÇKVSHJ – PKMLSHJ), formimit të KVG (më 26 shkurt 1982), bashkimit të OMLK-së në LRSHJ (më 15 maj 1982), zhvillimet tjera të karakterit veprues, si botimi i ZiK-ut, organizimi i demonstratave në Bon, Vjenë, Bern dhe në Gjenevë, (gjatë vitit 1982) dhe ato të karakterit strukturor të LRSHJ-së gjatë vitit 1983 e tutje…
***
Në letër Baci Nuhi Sylejmani shkruan:
Skender (Xhafer Durmishi)
Për shkak të mos ardhjes në takimin i cili u organizua me iniciativën e puntorve – antarve të LRSSHJ për tu sqarue gjërat në KVG (Komiteti Vëllezërit Gërvalla) rreth shpërthimit të përqarjeve iniciator i të cilave ishe ti me dy – tre veta për shkak të cilave unë u largova nga ju që të evitoj qërimin e esapeve sipas planit armikut i cili na i vrau edhe shokët. Tani po ti shkruj disa rreshta.
Mosardhja e jote në takim asht ikje nga përgjegjsija për gabimet e shumta të pa tolerueshme që i ke bër. Unë erdha pikrisht në odë për të nxjerrur në shesh të vërtetën para klasës puntore e cila ju fshehët dhe që para syve tu ti them veprimet tuja me prapavij të keqe sepse pas shpinës nuk ia bëj askujt atë që ma bët ju mue.
Akuzat e rrejshme, shpifjet, intrigat, sharjet janë jetëshkurta kurdoher, kurse të vërtetës kurr nuk i bëhet vonë.
Kësaj rradhe nuk erdhe në ballafaqim por përgjegjësijes nuk mund ti ikësh. Rasti yt do të ndriqohet para KD të LRSSHJ dhe para Klasës punëtore sepse LRSSHJ-ja nuk mund të toleron gjëra të tilla.
21. Qershor 1983 – Luani (Nuhi Sylejmani)
(Në foto faksimili i letrës:)
………
Të nderuar Osman Osmani – Nuhi Sylejmani
Me këtë rast nga kjo letër mund t’i nxjerri katër çështje, të cilat sqarojnë problemet që janë ngritur aty.
***
E para: në pjesën e parë të fjalisë fillestare thuhet: “Për shkak të mos ardhjes në takimin i cili u organizua me iniciativën e puntorve – antarve të LRSSHJ ….”, dhe në fjalinë pasuese “Mosardhja e jote në takim asht ikje nga përgjegjsija…” tregon se kjo letër është shkruar pas mbajtjes së këtij takimi.
Në këtë drejtim rrjedhimisht: 1. a e ka njoftuar baci Nuhi paraprakisht Skenderin (Xhafer Durmishin) për takimin që do të mbahej, dhe 2. kjo letër e shkruar pas mbajtjes së këtij takimi (meqë Skënderi nuk ka qenë në takim) a i është dërguar atij (a i ka ra në dorë) për t’u njoftuar lidhur me takimin dhe qëllimin e takimit?
***
E dyta: që në fillim të letrës kuptohet se është mbajtur një takim i organizuar nga punëtorët – anëtarë të LRSHJ-së për t’i sqaruar përqarjet në KVG, të cilat i ka shkaktuar Skenderi bashkë me dy – tre veta, dhe për pasojë baci Nuhi është larguar nga KVG.
– Baci Nuhi kur është larguar saktësisht (data, muaji, viti) nga KVG (Komiteti Vëllezërit Gërvalla), dhe a ishte funksionale KVG, në qershor 1983, në kohën ku është mbajtur ky takim i LRSHJ-së?
***
E treta: në vijim në letër thuhet: “Unë erdha pikrisht në odë për të nxjerrur në shesh të vërtetën para klasës puntore…”
– Ky takim si duket është mbajtur në një odë, a ju kujtohet në odën e kujt prej shokëve të LRSSHJ-së është mbajtur ky takim?
***
E katërta: dhe krejt në fund thuhet: “Kësaj rradhe nuk erdhe në ballafaqim por përgjegjësijes nuk mund ti ikësh. Rasti yt do të ndriqohet para KD të LRSSHJ dhe para Klasës punëtore sepse LRSSHJ-ja nuk mund të toleron gjëra të tilla.”
– Siç dihet KD (Komiteti Drejtues) i LRSSHJ-së, pas KVG-së, duhet të jetë njëri nga organet më të larta (por jo i vetmi) të LRSSHJ-së që u formua në Perëndim pas mbledhjes themeluese të Bashkimit të dy organízatave politike (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ) në LRSSHJ, më 17 shkurt 1982 dhe bashkimit të OMLK-së në LRSSHJ më 15 maj 1982.
A ju kujtohet kur është themeluar (data, muaji, viti) KD i LRSSHJ-së, sa anëtarë kishte dhe kush ishin anëtarët e këtij komiteti, a ishte KD strukturë unike e LRSSHJ, apo i takonte vetëm njërit krah që mori pjesë në bashkimin e 17 shkurtit 1982?
Ju faleminderit🤝
***
Sheradin Berisha
Të nderuar Osman Osmani dhe Nuhi Sylejmani
Këto ditë derisa po prisja përgjigjet tuaja lidhur me letrën e Bacit Nuhi, prej të cilës i ngrita katër çështje bazike për diskutim, po i shfletoja dy libra: librin e Dr.Nexhat Çoçaj: Petriti i shkrepave – Remzi Ademaj, Hero i Kombit (Monografi I, Durrës 2011) dhe librin e Bacit NYSRET HAJDARI: KUJTIME TË NDRITURA TË KOHËVE TË ERRËTA, VËLLIMI I PARË (VITET 1940 – 1989), Shtëpia Botuese„PROINTEGRA“, Zürich, 2020.
Duke i lexuar disa pjesë të këtyre librave ku trajtohen aktivitetet e LRSHJ-së (LRSSHJ-së) kryesisht në vitet 1982 – 1984 në Gjermani dhe jo vetëm, i gjeta edhe përgjigjjet bazike, të cilat i kërkoja prej juve lidhur me tri (nga katër) çështjet që i veçova nga letra Luanit (Nuhi Sylejmanit), e shkruar më 21 qershor 1983 për Skenderin (Xhafer Durmishin).
Sa i përketë çështjes së parë për pyetjen se, baci Nuhi, a e kishte njoftuar paraprakisht Skenderin (Xhafer Durmishin) për takimin që u organizua “me iniciativën e puntorve – antarve të LRSSHJ”, dhe mosshkuarjen e tij në takim si “ikje nga përgjegjsija”, si dhe se kjo letër e shkruar nga Luani pas mbajtjes së këtij takimi (meqë Skënderi nuk ka qenë në takim) a i është dërguar atij për t’u njoftuar lidhur me takimin dhe qëllimin e takimit(?), përgjigjjen tashmë e kam marrë prej vetë Skenderit (Xhafer Durmishit).
Në një komunikim me Xhafer Durmishin, më tregon se, kjo letër (e Luanit) më ra në dorë për herë të parë më 24 shkurt 2023, (pas publikimit të letrës nga Osman Osmani këtu në Facebook). Rrjedhimisht Ai thotë se nuk e ka ditur që Luani i ka shkruar një letër të tillë më 21 qershor 1983. Sa i përket “ikjes nga pjesëmarrja në takim” ai më thotë se: “Xhafer Durmishi nuk i ka ikur kurrë në jetë asnjë takimi të organizuar nga shokët e Shtutgartit, nuk i ka ikur asnjë takimi prej klasës punëtore. Shokët e Shtutgartit kanë emra e mbiemra dhe nuk mund të maskohen me shprehjen Klasa Punëtore. Është Abdullah Prapashtica dhe Osman Osmani që u kanë ikë takimeve (në këtë kohë …) edhe kur shokët tregonin gatishmëri me i bërë edhe nga 5000 km rrugë për një takim.”
***
Çështja e dytë kishte të bënte me takimin e organizuar nga anëtarët e LRSHJ-së për t’i sqaruar përqarjet në KVG, të cilat i paska shkaktuar Skenderi bashkë me dy – tre veta, dhe për pasojë baci Nuhi është larguar nga KVG (Komiteti Vëllezërit Gërvalla).
Dhe mbi këtë bazë nga Baci Nuhi kërkova të saktësoj kur është larguar nga KVG, dhe a ishte funksionale KVG-ja, deri më 21 qershor 1983?
Por deri me tani nuk mora përgjigjie!
Duke u bazuar në dokumentet arkivore të LR(S)SHJ-së, struktura e parë organizatave e saj në perëndim (pas bashkimit të 17 shkurtit 1982 në Turqi) ishte Komiteti i degës së LRSHJ ”Vëllezërit Gërvalla” (KVG) për Evropën Perëndimore, i themeluar më 26 shkurt 1982. Dhe sipas procesverbalit të mbledhjes themeluese, Kryesia e KVG kishte këtë përbërje:
1. Shpendi (Xhafer Durmishi) kryetar,
2. Drita (Suzana Gërvalla) sekretare (pas shkuarjes së Suzana Gërvallës me tre fëmijtë në Shqipëri, më 28 mars 1982, detyrën e sekretarit e ka marrë Halimi – Osman Osmani)
3. Agimi (Nuhi Sylejmani) arkatar (pas Nuhiut detyrën e arkatarit e ka ushtruar Faridin Tafallari)
4. Agroni (Faridin Tafallari) anëtar
5. Halimi (Osman Osmani) anëtar
6. Halili (Hafiz Gagica) anëtar
7. Guximi (Haxhi Berisha) anëtar
8. Arsimi (Naim Haradinaj) përgjegjës për rininë.
________
- Ilustrimi: në foto anëtarët e Komitetit Vëllezërit Gërvalla (KVG) për Europën Perëndimore…
***
Osman Osmani
I nderuar Sheradin, per mua, ky eshte nje transmetim i shpjegimeve te pjesshme e te njeanshme te Xhafer Durmishit, qe nuk i pergjigjen te vertetes se plote.
1. Duhet publikuar Dokumentin e proçesverbalin e Bashkimit ne LRSSHJ, te cilit e posedojne Sabri Novosella e Xhafer Durmishi, pastaj edhe
2. e gjithe korronspodenca, e jo vetem disa nga letrat qe u hyjne ne pune Sabriut e Xhaferit. Sabriu e Xhaferi nese duan deabet publik per kete pjese te veprimtarise se LRSSHJ, duhet te publikojne fillimisht te gjitha shkresat e materialet qe kane te bejne me perpjekjet e bisedimet per bashkim, te cilave ata po ju shmangen si dhe te japin nje shpjegim perse hoqen dore nga programi dhe kerkesat e LNCKVSHJ dhe u bashkuan pa asnje kusht ne platformen e ish PKMLSHJ per Republike.
3. Me pastaj te gjithe protagonistet e kohes duhet te perpiqemi te plotesojme e kompletojme mozaikun e ngjarjeve te para me se 40 viteve.
Une do te shpjegoje pjesen time ne momentin e duhur.
Kushdo qe do te mund ta moderoje kete perpjekje per kompletim te mozaikut, ka mbeshtejen time.
Shpresoj qe edhe protagonistet e tjere te jene te gatshem ta bejne kete. Ketu e kam fjalen fillimisht per pjesemarresit (te 17 shkurtit dhe 15 majit 1982) ne bisedimet per bashkim.
Po e theksoi edhe njehere se ketu nuk e kam ndermend te reagoje ne gjuhen etiketuese e dengruese si dhe insinuatat mbi 40 vjeçare te Sabriut e Xhaferit.
***
Abdullah Prapashtica
Historia Kombëtare nuk shkruhet me interpretime të sëmuarve mental, por në bazë të dokumetve dhe deshmive origjinale! Historia është shkencë e saktë që nuk duron pa saktësi e të paverteta dhe as heshtjen e të vertetave as njollosjen e deformimine tyre! Në këto 40 vitet e kalura Beogradi gjithmon e ka provuar të njejtën takitikë, që përmes të veglave të veta që i kanë në dorë dhe përmes të veglave qorre të tyre, në momentet kritke për fatin e Kosovës, me na vjedhur kohën duke na detyruatr me u marr me vetëveten ose me ata, me intrigat më të ulta e më të poshtra shizofrenike që mundet me shpikur kuzhina e luftës sepeciale primitive të UDB-es Jugoserbe! Dhe kjo as njëherë nuk ju ka funksionuar as në të kaluarën, as tani kjo nuk funksionin dhe as në të ardhem nuk ka me ju funksionuar! Lufta është si vërshimi! Mbeturinat dalin në spierfaqe dhe uji i hedh jashtë në breg! Disa gjera me vlere e pa vlere vazhdojn notimin! Ndërsa Gurët e Mëdhenjë nuk ka ujë që mundet me i lëkund prej vendit!
***
Fahredin Shala
Abdullah Prapashtica – Është shumë e vërtet, për ate që keni shkruar! Në ngjarjët e 81-të, disa po mundohen të i shpekulojnë,e disa po i zmadhojnë se kush ishte organizatorë,për të fituar primate politike.Një gjë dihet: krahas një zhvillimi të alternativës,të mvetësisë ,e një zhvillimi të një kërkese për republikë dhe reaksuoni sllavë,kundër kërkesës së popullit shumicë,në Kosovë.Reaksioni i Serbisë ishte brutal,por edhe më intriga,në të cilën,këto zhvillime erdhën deri në qershor 1999.Nga ngjarjët erdhi “Pavarsia e Kosovës,17 shkurt 2008.
***
Abdullah Prapashtica
Fahredin Shala KENI PLOTËSISHT TË DREJTË!
***
Sheradin Berisha
Të nderuar Osman Osmani, Abdullah Prapashtica dhe Nuhi Sylejmani
Të gjithë anëtarët e KVG-së për Europën Perëndimore kanë qenë bartës të aktiviteteve të shumta gjatë muajve mars – korrik 1982. Mbi të gjitha janë zhvilluar këto aktivitete: Në muajin mars, puna e parë e përkushtuar dhe intenzive ishte botimi i numrit 3 i gazetës “Zëri i Kosovës”, si vazhdim i numrit të parë dhe të dytë që i kishte nxjerrë Jusuf Gërvalla. Numri 3 i ZiK-ut, me propozimin e Halimit (Osman Osmanit) doli si organ i LNÇKVSHJ-së (jo si organ i LRSHJ-së). Në përgatitjen e shkrimeve, redaktimin dhe daktilografimin e tyre punuan me përkushtim: Skenderi – Xhafer Durmishi, Drita – Suzana Gërvalla dhe Halimi – Osman Osmani. Gjatë muajit mars anëtarët e KVG-së u morën aktivisht me shpërndarejn e ZiK-ut, u përkujdesën për varret e tre dëshmorëve: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka të varrosur më 5 shkurt 1982 në varrezat e Bad Canstadit në Shtutgart; u angazhuan për tërheqjen e Xhafer Shatrit nga një kamp i refugjatëve në Itali edhe pse më në fund shokët e Zvicrës e kryen këtë punë; i vunë kontaktet me ambasadën shqiptare në Vjenë për ta përcjellur zyrtarisht në fund të marsit 1982, familjen e Jusuf Gërvallës (Suzanën me tre fëmijët) për në Shqipëri, e përcollën familjen e Bardhosh Gërvallës për Kosovë… Në fund të marsit të gjithë anëtarët e KVG-së u angazhuan për shpërndarjen e Komunikatës (Njoftimit prej dy faqesh) për organizimin demonstratës në Bon më 3 prill 1982. Njëkohësisht ishte përgatitur për shpërndarje në demonstratën e Bonit edhe Komunikata e bashkimit të dy organizatave politike: LNÇKVSHJ – PKMLSHJ në një organizatë me emërtimin “Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi – LRSHJ” (jo LRSSHJ siç përmendet më vonë në ZiK, Punëtorët etj.) më 17 shkurt 1982 në Ankara të Turqisë. Por me insistimin tuaj, Osman Osmani – është ndalur shpërndarja e kësaj komunikate. Dhe kjo komunikatë nuk është publikuar asnjëherë as në ZiK…
Komunikatën (si DOKUMENT) e kishin sjellur nga Turqia në Gjermani, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani më 22 shkurt 1982, pas arritjes së marrëveshjes për bashkim. Komunikata (DOKUMENTI) ishte përshkruar nga origjinali (me dorë në tri faqe) nga Osman Osmani, meqë komunikatën orgjinale e ka mbajtur Sabri Novosella, ndërsa një kopje i është dhënë përfaqësuesit të ambasadës shqiptare në Turqi, Bujar Hoxha.
- Ilustrim nga arkivi i pashtrikut: DOKUMENTI i bashkimit të 17 shkurtit 1982 e arritur në Turqi, midis LNÇKVSHJ-së dhe PKMLSHJ-së me emërtimin Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ) pa socialiste ….
***
Osman Osmani
I nderuar Sheradin, të lutem mos nxirr perfundime në baze të pretendimeve të Xhafer Durmishit, i cili gënjejnë kur thotë se me insistimin tim është ndaluar shpërndarja e kësaj komunikate. Kujt mund t’ua mbushin mendjen Sabriu e Xhaferi se unë kam mund të insistoi të ndaloi diçka. Unë kam mund të propozoi diçka, sikur kam bërë edhe për nxjerrjen edhe të nje numri të “Zërit të Kosovës” si organ i LNCKVSHJ dhe e kam arsyetuar propozimin tim, me të cilin janë pajtuar ata, por nuk është e vertetë se kam insistuar. Nuk kam pasur pse te insistoj ne diç të tillë dhe edhe nuk kam qenë gjendje e në pozitë për ti imponuar asgje Xhaferit apo Sabriut. E kundërta vertetohet në gjithë sjelljen dhe shkresat e Sabriut dhe Xhaferit, ende të pa publikuara. Xhaferi do te bënte mire nese do te ipte edhe letren që ka gjetur Hysen Spahiu e në të cilën Sabriu e udhezon Xhafer Durmishin që të “shtype shokët” (e ka pasur fjalen per mua e Fatonin), ndersa Hyseni ka menduar se letra përpos Xahfer Durmishit na është dedikuar edhe neve (mua e Fatonit, si anëtare të organit drejtues të LRSSHJ) për të “shtypur shokët” tjerë të kohës në atë rreth. Të jam shumë mirënjohës dhe të falendeeroi shumë për publikimin e DOKUMENTIT të BASHKIMIT në LRSHJ! Me shumë respekt e dashamirësi!
***
Abdullah Prapashtica
Kisha me sygjeruar qe te behet nje diferencim mes materialeve e diskutimeve qe duhet diskutuar publikishtn dhe atyre qe publiku nuk ka nevoj per to dhe ato munden te diskutohen edhe ne rruge interne!
VIJON …
© Pashtriku.org