(Prishtinë, 08. 03. 2013) – Ka kohë që nuk i shikoj programet televizive apo debatet ku të ftuar janë njerëzit e qeverisë apo qeveritarët, vetëm për një arsye të thjesht, se ata vetëm i tregojnë të arriturat e qeverisë dhe se ato janë të njohura për opinionin.Nuk ka asgjë të panjohura. Të gjitha janë të tejdukshme (transparente po i thonë tash kësaj fjale). Dhe nëse ngapak i rrisin dhe i zbukurojnë ani,nuk bëhet kijameti,se vetë i kanë meritat për ato suksese.
Kështu ndodhi edhe me emisionin “Rubikon” të KTV-së në të cilin ishte i ftuar ministri i FSK-së z.Agim Çeku. E kam pa kalimthi emisionin por nuk u ndala në te që ta shikoj dhe ndëgjoj.Por të nesërmen u pendova pse nuk e kisha shikua atë emision. Me iu thënë të drejtën më bëri shumë nervoz deputeti i VV Rexhep Selimi i cili kishte kërkua dorëheqjen e ministrit Agim Çeku.Dhe arsyeja e kërkimit të dorëheqjes ishte se ai (pra ministri Çeku) paska deklaruar se Kosova nuk ka nevojë që të ketë ushtri dhe se FSK-ja nuk është e domosdoshme që në të ardhmen të shndërrohet në ushtri të Kosovës.U çudita se pse Rexhep Selimit ti mbetet hatri për këto fjalë të ministrit Çeku.Fundja këto punë i din shumë më mire ministri Çeku sesa Rexhepi sepse ai vetë (pra ministri Çeku) është ushtarak karriere dhe kush duhet ti din punët ushtarake më mire se ai. Po të kishte thënë ashtu ndonjë politikan edhe mund ti shihej për të madhe por ushtarakut kurrsesi. Dhe vetë ai(pra ministri Çeku)ka marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë,dhe para saj në luftën e Kroacisë. Ai e din se tashmë koha e luftërave ka kalua dhe se mosmarrëveshjet eventuale tani e tutje do të zgjidhen me bisedime.Bile sa na përket neve edhe lufta e fundit e vitit 1997-99 nuk do të ndodhte fare por do të mirreshim vesh me bisedime(sikur që patën filluar) por qe,Sërbia nuk shprehu gatishmërin, dhe për hirë të saj u dasht që pak të përgjakemi. Dhe ja ndodhi që rastësisht u nisë lufta.
SHIKONI TË PLOTË INTERVISTËN E MINISTRIT ҪEKU:
http://www.kohavision.net/video/rubikon/5491/
_____________________
Ndodhi çfarë ndodhi dhe tani ka ndryshua situate. Sërbia u demokratizua. Tani ministri i ynë e din që më nuk kemi armiqë dhe shtete armike pranë dhe rreth nesh. Me Sërbinë po i normalizojmë marrëdhënjet. Greqia është pak larg nesh.Me Maqedoninë dhe Malin e Zi nuk kemi patur kurrë probleme.Pra të gjitha shtetet që i kemi në fqinjësi i kemi mike dhe nuk rrezikohemi prej tyre.Për Shqipërinë jemi të sigurt që nuk ka pretendime teritoriale ndaj nesh.Nëse,rastësisht,ua qorron zoti sytë dhe donë me na sulmua Amerika ,Rusia,Anglia apo Gjermania në atë rast do të na ndihmojnë shtetet fqinje mike tonat si Sërbia,Maqedonia apo Mali i Zi të cilat i kanë ushtritë e tyre të fotra.Pra pse ne të hargjojmë para kot për ushtri dhe armatim kur i kemi fqinjët miq të sigurt. Edhe Greqia do të na ndihmonte,pa dyshim,por e kemi Shqipërinë në mes sa për sherr tonin. Mbasi e përgojuam Shqipërinë m’u kujtua ajo e gjora(pra Shqipëria) kur në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar kishte formuar ushtri të forte(thojshin) dhe me armatim të bollshëm,bile, edhe për Kosovën me e furnizua me armë në rast nevoje.Gjithë ato miliarda dollarë të hargjuara për blerje të pajisjeve ushtarake dhe armatim bashkëkohor dhe pa u pëdorë kurr.Edhe tani janë në telashe me ata tendera për shitjen ose eliminimin e armatimit të bollshëm të asaj kohe.E ne pse të mos marrim mësim nga gabimet e të tjerëve. Pra me rastin e Shqipërisë.Pse të hargjojmë para të majme për ushtri dhe armatim kur ato para mund t’i orientojmë tjetërkah?Pse t’i lodhim njerëzit tanë me trajnime e stërvitje kur i kemi miqët tanë përrreth që na dalin në ndihmë në rast nevoje?E kemi NATO-në e cila e ka për detyrim të na ndihmoj sepse edhe na i kemi ndihmua asaj kur ajo pati konflik me Sërbinë. I kemi shërbye ne NATO-së,atëherë,UÇK-ja si ushtri tokësore ose si këmbësori se po mos të ishim ne nuk e di si do të ndahej ajo me Sëbinë. Mu thaftë goja që e përmenda emrin e UÇK-së.Tani ,për hater të Sërbisë mike,nuk është mirë që të përmendet emri i UÇK-së sepse qoftë e shkuar dhe e harruar ajo episodë e UÇK-së e cila deshi të na armiqësoj me Sërbinë.
Ne duhet të marrim mësim edhe nga një gabim tjetër që e pati bërë Shqipëria në kohën sa ishte kryeministër Adil Çarçani.Ishte viti 1982.Kosova kallej flake në të gjitha anët.Gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë.Pritej të destabilizohej krejt rajoni I Ballkanit.Jugosllavia ishte superfuçi ushtarake në rajon.Greqia dhe Italia ishin në paktin NATO. Bullgaria në paktin e Varshavës.Shqipëria ishte e vetmuar.Pra nuk kishte lidhje të mirëfillta me asnjë traktat ushtarak.Befasisht kryeministri i atëhershëm grek(më duket Papandreu plak) i dërgon një shkresë Adil Çarçanit me të cilën i kërkon Adilit që të shqyrtoj mundësinë për demilitarizimin (ç’armatosjen) e shteteve të Ballkanit. Atëherë flitej se ideja ishte e Jugosllavisë por e lansuar tinëzisht nga Greqia.Më duket se dy javë iu vonua përgjegjja në shkresën e Papandreut.Sigurisht të gjitha instancat e Partisë-shtet e kanë analizua atë shkresë.Strukturat partiake dhe ushtarake e kanë përimtue holl e holl dhe pastaj u deklaruan publikisht.dhe me transparencë(siqë po thuhet tani). Dhe deklarata e kryeministrit Çarçani, përafësisht, e kishte këtë përmbajtje “Shkresën e juaj e morrëm dhe e analizuam.Ideja e juaj është shum e mire dhe e qëlluar.Edhe ne jemi për ç’armatosjen e rajonit tone, pra të Ballkanit.Ne mundemi tani,menjëherë, ta vejmë firmën për demilitarizim.Kemi frikën se shtetet e tjera të rajonit ,e duke ju përfshi edhe juve(pra Greqinë) nuk do të jeni në gjendje ta firmosni pa i pyetur qendrat e juaja të vendosjes.Këtu ka qenë fjala për Greqinë dhe Italinë të cilat është dashtë të marrin leje nga pakti NATO,Bullgaria nga traktati I Varshavës kurse Jugosllavia nga të dyja bashkë.Dhe pas këtyre shkresave qështja u hesht.Tani kam përshtypjen se atëherë Shqipëria u frikësua nga të gjithë fqinët që të ç’armatosej.
Çuditem edhe sot me frikën e tepruar të Shqipërisë të asaj kohe!
Por ne tani nuk kemi pse të frikësohemi në këtë kohë të demokracisë së mirëfillt në rajonin tonë paqësor.Shtetet përrreth nesh le të armatosen dhe le t’i bëjnë ushtritë e tyre sado të forta.Neve aq na bëjnë.Ne nuk do të hargjojmë para në armata .Ne do ta zhvillojmë ekonominë me të gjitha degët e saja.Ne nuk na pengon mospasja e ushtrisë që të anëtarësohemi në NATO dhe në strukturat euroatllantike!
Prandaj gabim e ke Rexhep Selimi që kërkon dorëheqjen e ministrit tonë largëpamës.Nuk do të sillemi në këtë shekull me mendësinë e shekullit të kaluar.Idetë gjeniale duhet të shpërblehen.Bile edhe me disa mandate të ministrit ose,pse jo ,edhe ndonjë mandat të kryeministrit.E kemi provua ne, këtë ushtarak, edhe sa ishte kryeministër.Më 10 shkurt të vitit 2007 zëdhënsja e tij pati deklarua se ndaj demostratave” u përdorë forca në mënyrë proporcionale.”pra sikur në ato ngjarje të ishin vrarë dy polic dhe dy demonstrues!Dhe kështu u tha ,sigurisht ,edhe me pëlqimin e kryeministrit.
Policinë e kemi për të mbrojtë organet e shtetit nga populli.FSK-në e kemi si zjarrëfikëse.Prandaj ushtria s’ka pse të hy në këtë mes të pastër ekologjik.
Po të ishte gjallë poeti ynë Ali Asllani do t’ia gjente një vend ministrit tanë tek “Hanko Halla “ose po të ishte Çajupi do ta vente krah me Dr.Adhamudhi, kurse Nonda Bulka do t’ia jepte një rrol tek “njëqind flamuj pa një” e për Fan Nolin nuk di ku do ta sistemonte ministrin tonë. Ndoshta diku bri “Salep Sulltanit”.
Prandaj ministri i ynë nuk është për dorëheqje.Larg qoftë.Ndoshta është duke iu pregatit ndonji mirënjohje apo ndonjë çmim për paqë nga institucionet e Europës.Ndëgjova që ishte në themelim e sipër çmimi “Gjeneral-Paqësori”.E kur don zoti e na bije hise neve të parëve ky çmim.
– Autori është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.