TI

TI

Nga Prof. Argjira Ukimeri, Prizren – tetor 2024

TI

Parajsë Hyjnore e frym’zimit

Qi l’edhaton vitet e mia

N’pritjet t’mia t’mallëngjmit

TI

N’agoni fort t’lumnueme

Përshpërit si flladi verës

Mu njaty si kohë e gzueme

TI

Zani yt porsi bilbili

Tuj zotnue fushë e malë

Porsi erë trandafili

TI

Drita ime e pashueme

Po vezullon çdo gja n’mue

Bota ime e shenjt’nueme

TI

Menueshëm vjen n’andrra t’mia

Troket pa dashje me plotë dashni

T’shikoi ty njajtë si vetmia

TI

Nata ime e pashterueme

Qi kallxon çdo gja për ty

Sikur Ajo e padish’rueme

TI

Parandjenja jeme e mrekullueme

Za kanarine e ambëlsueme

Qet’sisht hirplot’ë e krijueme

TI

Fjala ime e padëgjume

Buz’qeshje e imja e përmallueme

Za dallëndysheje ambël këndueme

TI

Kur t’zen malli ty për mue

Kur filloi zemra me k’ja

Ftyrën tande du me pa

TI

Fort amël emnin ma thrret

N’mue çdo gja e mirë kur troket

N’jetën tande unë ndihem mbret

TI

A m’menon si t’kam menue

Njajtë n’ty unë tuj shpresue

N’sytë e mia s’du me t’largue

TI

A m’beson si t’kam besue

Apo n’ujërat e jetës unë jam rrzue

N’frymë jetësore pa u diktue

DASHURI TË DUA TY!

SEPSE EDHE TII MË DO MUA!

Prof. Argjira Ukimeri

………………………………….

JERONIM DE RADA, GJENIU I RILINDJES KOMBËTARE

https://pashtriku.org/jeronim-de-rada-gjeniu-i-rilindjes-kombetare/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura