TЁ MЁRKURЁN NЁ FERIZAJ PROMOVOHEN DY LIBRA TЁ PROF.NUSRET PLLANЁS

TЁ MЁRKURЁN NЁ FERIZAJ PROMOVOHEN DY LIBRA TЁ PROF.NUSRET PLLANЁS

Miq, dashamirë të librit dhe bibliotekës,

Me datë 11.06.2025, e mërkurë,në ora 12:00, në hapësirën para Bibliotekës Komunale “Sadik Tafarshiku”, mbahet promovimi i dy librave të autorit prof. Nusret Pllana,: “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” dhe “Intervenimi i NATO-s në Kosovë”. Po ashtu do hapet ekspozitë me fotografi lufte “Rikujtesë-ata janë liria vetë”.

Ju ftojmë të ndani kohë dhe të vini për ta nderuar librin, kujtesën historike, autorin z. Nusret Pllana që me zërin e tij  dhe kontributin e tij në luftë i thërriste lirisë: “Ju flet Kosova e lirë”.

Ju mirëpresim!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

XHA JORGO

XHA JORGO Skicë Me të gdhirë dita merrte shishen me raki, pinte gëllënk pas gëllënke me stomakun bosh.…