BISHZ NË ZVICËR E NDIHMOJ BOTIMIN E LIBRIT: BEKIM FEHMIU – ODISEU I KOSOVËS, ME AUTOR FAHRI MUSLIU

BISHZ NË ZVICËR E NDIHMOJ BOTIMIN E LIBRIT: BEKIM FEHMIU – ODISEU I KOSOVËS, ME AUTOR FAHRI MUSLIU

BISHZ nga Zvicra falënderon ata që ndihmuan për botimin e librit : BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës, nga autori Fahri Musliu

Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare. (Horace Mann) & Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. (Ciceroni)

BISHZ-FONDI PËR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

FALËNDERON

Të gjithë anëtarët që kanë paguar anëtarësin për vitin 2021 dhe të gjithë të tjerët të cilët kanë ndihmuar Fondin e në veçanti tani për botimin e librit:BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës, nga autori Fahri Musliu dhe një falënderim e mirënjohje e veçantë i takon Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë“ në Luzern të Zvicrës e cila ka ndimuar me 1000 Fr, dhe në vijim publikon këtë:

LAJMËRIM

FONDI ARKIVOR BEKIM FEHMIU

Fahri Musliu · 2021-11-22

Të dashur miq dhe anëtar të Grupit,

po ju njoftojë se doli nga shtypi (21.11.2021) Botimi i Dytë i plotësuar i monografisë “BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës” botuar nga Shtëpia botuese “Altera” , Prizren.

Libri është me përgatitje luksoze në kolor, me 739 faqe, mbi 160 tekste të autorëve nga gjuhë të ndryshme, me rreth 300 fotografi, pllakata filmi e kopje tjera.

Libri është botuar falë sponsoruesit kryesor, pronarit të Kompanisë farmaceutike SANTEFARM, në Prishtinë, mr. Milaim Abdullahu, dhe

Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Zvicërr (BISHZ), me kryetar Abas Fejzullahi.

Për shkaqe teknike kemi bërë një zgjidhje tjetër të kopertinës në raport me zgjidhjen e parë.

Të interesuarit për të siguruar kopjet e librit mund të kontaktojnë me autorin në messenger.

Secili anëtar që ka paguar anëtarësinë për vitin 2021 dhe të gjithë të tjerët që kanë ndihmuar

botimin e librit në fjalë e kanë të siguruar librin për bibleotekën e tyre, po sa të gjindet mënyra e sjelljes së librit nga Kosova në Zvicër.

Nga Abas Fejzullahi

Solothurn – CH 2021-11-22

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura