STRATEGJIA KOMBЁTARE E POPULLIT SHQIPTAR (6)
Nga Sulejman Abazi NESHAJ – Tiranë, nëntor 2021
PJESA E TRETË
KAPITULLI – 5
(18). Çështja Çame, akti i parafundit i zgjidhjes së çështjes shqiptare
Kreu 66 – Mbrojtja e të drejtave të popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe denoncimi juridik i gjenocidit të shtetit grek mbi popullsinë e pafajshme, është interes strategjik. Situata kushtëzon unifikimin e veprimit politik të shteteve shqiptare, veprimit patriotik drejt koalicionit të fuqishëm akademik dhe atdhetar mbi qëndrimet, pikpamjet, kërkesat e programeve shkencore kundër politikave të gjenoncidit, aneksimit dhe diskriminimit etnik.
Në kushtet e zhvillimeve pozitive kombëtare, zgjidhja e Çështjes Çame do të jetë akti i parafundit i zgjidhjes së çëshjtes kombëtare dhe si akt juridik i takon institucioneve të larta politike (Parlamentit) në Republikën e Shqipërisë. Në planin kombëtar ajo ushqehet shpirtërisht nga produkti i dobishëm edukativ, organizativ dhe akademik, duke e trajtuar atë veçanërisht në fazën e fundit të mundshme të strategjisë së zgjidhjes së çështjes shqiptare.
Askush nuk ka monopolin politik në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në këtë kontekst, Strategjia Kombëtare përveç bazës filozofike, përcakton planifikime afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjata.
Kushtëzimi konceptual dhe praktik e përjashton Çështjen Çame në trajtimin e Strategjisë Kombëtare, sipas metodologjisë shkencore të pranuar për drejtimet e tjera ku shtrihet kombi shqiptar, duke i rezervuar këtij interesi kombëtar madhor një këndvështrim të veçantë dhe të ri.
Mbi Çështjen Çame strategjia nuk do të planifikojë dhe veprojë në vizionin afatgjatë të saj. Ajo do të ndjekë objektivat strategjikë në kushte të favorshme, për ta zgjidhur Çështjen Çame në favor të plotësimit të interesave afatgjatë të kombit shqiptar.
Kjo arsye madhore dhe e rëndësishme me vlera fundamentale, e përcakton dhe vlerëson zgjidhjen e Çështjes Çame si Aktin e Parafundit të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan. Rrugëzgjidhja e saj është e sigurtë, vetëm duke ekspozuar dhe denoncuar problemet për të cilat politika shqiptare dhe ajo greke frikësohen pa rrugëdalje.
Kreu 67 – Në trajtimin e Strategjisë Kombëtare mbi interesat e popullit shqiptar, Çështja Çame është interes specifik. Ajo nuk mund të trajtohet e lidhur me çështjen e Kosovës apo të drejtimeve të tjera ku jeton popullsia shqiptare. Parrullat patriotike sot nuk vlejnë për ta zgjidhur problemin.
Çështja Çame është çështje e integruar me dinamikën e politikës shqiptare. Ajo me mospranimin e saj, ka kompromentuar institucionet qëndrore të politikës së Jashtme, të Mbrojtjes, Ekonomisë dhe të tjera me problematikën e përballjes me shtetin grek, për të harruar të vërtetat historike kundër saj.
Çështja Çame është një çështje më vete për disa arsye, të cilat duhet të merren në vlerësime të dobishme. Në periudhën shekullore nga viti 1913, kjo hapësirë asnjëherë nuk ka qenë territor brenda shtetit shqiptar, përfshi në periudhën e Mbretërisë Shqiptare. Pasoja e këtij fakti, i heq të drejtën juridike shtetit shqiptar që ta kërkojë atë si territorin e tij.

Në territorin e Çamërisë për një shekull ka munguar faktori shqiptar, i cili mbeti i përfaqësuar nga popullsia shqiptare çame e besimit ortodoks, e integruar në jetën greke. Brenda një shekulli në këtë krahinë u krye shkëmbimi i popullsive muslimane me ato ortodokse mes Greqisë dhe Turqisë, (120 mijë), duke i dhënë goditje fatale faktorit shqiptar në krahinë. Marrëveshja e Varkizës si çështje historike, kalon tërësisht në hije.
Kreu 68 – Çështja Çame duhet të trajtohet në këndvështrimin e Emigracionit Çam drejt Shqipërisë përmes represionit, gjenocidit, detyrimit, vrasjeve, plaçkitjeve, diegies dhe shkatërrimit të pasurisë. Këtu fillon problem i trajtimit të Strategjisë Kombëtare, për të cilin shteti dhe politika greke shfaq frikën e saj duke deklaruar “Çështjen Çame inekzistente dhe të mbyllur”.
Ndaj popullsisë Çame është realizuar gjenocid. Shteti grek përmes provave të pakundërshtueshme duhet të pranojë që në drejtim të Shqipërisë në vitet 44 – 48 ka detyruar dhe shpërngulur me forcën e armëve nga trojet amtare një pjese të popullsisë në krahinën e Çamërisë, me shtetesi greke dhe etni shqiptare, duke ushtruar gjenocid ndaj saj.
Në formatin dhe vendimin politik dhe juridik të shtetit shqiptar, dosja e plotë e këtij largimi të dhunshëm duhet të denoncohet dhe dërgohet në Gjykatën e Hagës.
Çështja Çame ka të bëje më “ligjin e luftës” që Greqia mban në fuqi kundër Republikës së Shqipërisë. Ligji është akti i justifikimit të politikës greke ndaj të vërtetës historike mbi Çështjen Çame. Paradigma politike greke është e gabuar dhe fatale, nëse ata mendojnë se me këtë mënyrë do ta largojnë me tej ndërkombëtarizimin e Çështjes Çame. Kjo çështje edhe për këtë arsye do të kërkohet pambarim.
Politika greke ende justifikon shpopullimin e Çamërisë sipas pretendimeve se, “popullsia çame, me gra e fëmijë, pleq e plaka, burra dhe të rinj bashkëpunuan me pushtuesin gjerman”!! Kjo është një gënjeshtër e turpshme dhe në këtë çështje janë kushtet që të kërkohet ndihma e arkivave gjermane të luftës. Ndihma për zbardhjen e të vërtetës mund t’i kërkohet arkivave të Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat kanë pasur rolin e tyre në konfliktet brenda territorit të Çamërisë. Kryebanditi Napoleon Zerva ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të fashizmit gjerman në Greqi.
Çështja Çame është alarmante, është e turpshme pë ata që e realizuan. Historiku i saj, kushtet dhe rrethanat në të cilat ajo u shkaktua dhe rrugëzgjidhjet janë krejt ndryshe nga drejtimet e tjera të çështjes kombëtare. Ajo nuk mund të jetë aneks i çështjeve të tjera ku shtrihen interesat shqiptare. Është detyrimi kombëtar i Strategjisë Kombëtare, Kuvendit Kombëtar dhe Shoqatës Politike Atdhetare “Çamëria”, që ta trajtojnë Çështjen Çame si problem të veçantë, me fuqinë e mjaftueshme për ta ndërkombëtarizuar dhe orientuar atë në rrugët e zgjidhjes.
Ta rikthejmë Çështjen Çame në pikën kur nuk kishim gabuar
Kreu 69 – Problemi themelor:
- Si ta rikthejmë Çështjen Çame në mënyrë shumëdimensionale, brenda dhe jashtë vendit;
- Si të ndërgjegjësojmë faktorët e brendshëm patriotik, i cilët ndihet i lodhur duke u marrë me këtë çështje pa rrugëzgjidhje;
- Si të rizgjojmë ndërgjejen kombëtare tek njerëzit që sot nuk kanë dëshirë të merren me këtë çështje, duke menduar se më shumë mund të prishin punë sesa të bëjnë diçka të mirë;
- Si të planifikojmë masa adekuate kundër kompromentimit politik të figurave patriotike, politike dhe akademike, të cilët sot heshtin;
- Si ta nxjerrim Çështjen Çame të asfiksuar nga gjendja e reanimacionit, për ta sjellë në mënyrë të studiuar dhe të programuar në vendin që i takon brenda interesave kombëtare të popullit shqiptar.
Fatkeqësisht nuk ka pasur rrugë të sigurta për të shkuar tek e vërteta, përveç pikës kulmore të saj në vitin 2004, kur me vullnet dhe organizim, Shoqata Politike Atdhetare “Çamëria” arriti të fus në programin e Parlamentit Shqiptar Projekt – Rezolutën për Çështjen Çame.
Në rrëzimin e kësaj Projekt – Rezolute dhanë kontributin e tyre antishqiptar 4 figura kryesore të politikës shqiptare, (S.B, F.N, J. T, S. P.). Me këtë rast u zbulua tërë sekreti që nxori në dritë miqtë dhe armiqtë e vërtetë të Çështjes Çame. Deri më sot nga figura qëndrore të politikës janë mbajtur qëndrime kundër kësaj çështje.
Politika shqiptare nuk ka ecur hap pas hapi në këtë rrugë. Detyra e korrigjimit i takon inteligjencës patriote dhe akademike Çame. Çështja Çame nuk është çështje e politikës së brendshme të shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij. Kjo nuk do të thotë që ato të mos merren me rrugëzgjidhjet e saj, por ky program duhet të përfshihet në programet e partive politike që drejtojnë jetën e vendit. Popullsia Çame nuk ka nevojë për parti, por për një shoqatë të fuqishme, e cila të jetë zëri i përbashkët i saj. Potencialet e inteligjencës dhe të votuesve çamë duhet të ushtrohen brenda partive të mëdha, të cilat mbajnë peshën kryesore të diplomacisë shqiptare.
Ndoshta është momenti që të gjithë sëbashku të bëjmë një hap prapa, për të përjashtuar me kurajo nga planifikimi i së ardhmes së Çështjes Çame ato gabime të rënda që janë bërë në trajtimin e saj. Gabimet duhen të denoncohen dhe çështja të rikthehet në pikënisjen e saj të vitit 1990 – 2004. Kemi detyrimin patriotik dhe studimor të planifikojmë rrugë të sigurta shkencore e pragmatiste, për t’i imponuar institucioneve ligjore shqiptare (Parlamentit, Presidencës dhe Qeverisë) të mbajnë qëndrim në mbrojtje të interesave të popullit shqiptar.
Do të duhet të bëjmë një hap prapa për t’u rikthyer në atë periudhë dhe kohë, kur nuk kishim gabuar në trajtimin e Çështjes Çame. Për shkak të vullnetit të popullsisë Çame të organizuar në shoqatën më të madhe patriotike të vendeve ish – komuniste, Shoqatën Politike Atdhetare “Çamëria”, Çështja Çame u fut në rrugë të drejtë duke i qëndruar të vërtetës mbi Çamërinë dhe popullin e saj.
Të kemi kurajon njerëzore dhe politike të pranojmë gabimet dhe ta shpëtojmë Çështjen Çame. Nuk mund të pretendohet nëse para saj mbahet si prioritet biznesi, interesi politik për të përfituar nga torta e pushtetit në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë që pretendojnë se janë në shërbim të Çështjes Çame, e kanë vendin e tyre në Shoqatë dhe brenda forcave politike shqiptare, për të ushtruar vullnetin politik në interes të saj. Deputetët, politikanët, biznesmenët, patriotët Çam e kanë vendin dhe nderin e tyre në Shoqatën Politike Atdhetare “Çamëria”. Ata që goditën dhe shkatërruar fuqinë e kësaj shoqate, kanë kryer aktin e tyre kriminal mbi interesat kombëtare të popullit shqiptar.
Kreu 70 – Strategjia Kombëtare duhet të inkurajojë Shoqatën Patriotike Atdhetare “Çameria”, të ngrihet në nivelin e përgjegjësive të saj kombëtare, të ringrihet nga bataku ku e zhytën partitë politike, të dalë në ballë të programit politik të planifikimeve për ta futur Çështjen Çame në rrugën e zgjidhjes. I takon kësaj shoqate të grumbullojë provat e gjenocidit si strukturë kriminale. Është detyrim i shoqatës “Çameria” të evidentojë popullsinë refugjate çame drejt Shqipërisë. Është detyrimi i saj të nxis përgatitjen e praktikës juridike të dorëzimit të shtetësisë shqiptare të popullsisë çame në Republikën e Shqipërisë, e cila iu dha asaj në kushte emergjence nga shteti shqiptar.
Partitë që pretendojnë se janë përfaqësuese dhe ndjekëse të zgjjdhjes së Çështjes Çame (PDIU), janë thika pas shpine që kanë sabotuar deri tani këtë çështje, duke e përdorur si marketing politik për të qenë pjesë e pushtetit politik në Republikën e Shqipërisë.
Dalja në skenë e partisë politike Çame, ishte frika që përfshiu politikën greke në Athinë dhe atë filogreke në Republikën e Shqipërisë, për rolin e padiskutueshëm të Shoqatës Politike Atdhetare “Çamëria”, e cila arriti ta çonte Projekt – Rezolutën për çështjen Çame deri në Kuvendin e Shqipërisë. Partitë politike kompromentuan pas vitit 2004 vendin dhe rolin e shtetit shqiptar në këtë çështje, duke ia lidhur duart patriotizmit për ta çuar Çështjen Çame deri në mohimin e saj.
Fuqia morale dhe politike e shoqatës Politike Atdhetare “Çamëria”, vullneti i njerëzve që e duan dhe e mbështesin me shpirt dhe ndërgjegje kombëtare Çështjen Çame, duhet të çojë në shkrirjen e partisë politike, për t’i dhënë asaj frymëmarrjen e munguar deri më sot. Qytetarët çamë në Republikën e Shqipërisë duhet të përfaqësojnë vullnetin e tyre elektoral brenda forcave politike, për të rritur vetëdijën kombëtare të tyre, atje ku politika ka fuqi vendimmarrëse në jetën shqiptare.
Kundër konceptit të “minoritetit shqiptar në Çamëri”
Kreu 71 – Për hatër të marrëdhënieve të mira me Greqinë, kulltukofagët shqiptare vazhdojnë të punojnë kundër saj, duke asfiksuar çdo nisëm politike apo atdhetare që ka tentuar të çojë Çështjen Çame në rrugën e saj të vërtetë. Gjitashtu, emigracioni shqiptar në Greqi (sot më shumë se 1.2 milion banorë), nuk është shfrytëzuar si urë lidhëse, për të zhvilluar politika normale bashkëpunimi me shtetin grek. Shpesh ky faktor është përdorur si kërcënim mbi shtetin shqiptar, kundër pretendimeve të tij.
Çështja Çame është masakruar nga politika për rrezikshmërinë që gjoja paraqet popullsia Çame, “nëse ajo do të rikthehej në pronat e saj në Greqi”. Ky qëndrim nuk e ka burimin tek politika greke, por tek politika që ka marrë përsipër ta përfaqësojë Çështjen Çame. PDIU ka dhënë imazhin në opinion sikur, “të gjitha nismat ekstremiste të veprimtarëve çamë janë qëndrime të politikës zyrtare shqiptare”. Kjo nuk është e vërtetë. Politika shqiptare ka kërkuar “të drejtën e minoritetit Çam”, kur në fakt ndaj kësaj popullsie është kryer gjenocid, si akti i fundit që çon në pretendime deri në ndërprerjen e marrëdhënieve ndërshtetërore.
Ky pretendim dhe kompromentim i qëllimshëm, e ka çuar politikën shqiptare në mohimin e Çështjes Çame, duke ngritur pengesa artificiale, që popullsia Çame të mos ketë mundësi asnjëherë të rikthehet në pronat e saj në Çamëri (deri në grisjen e pasaportave në kufi). Klima antiçame është produkt i qëndrimit të klasës politike shqiptare.
Duke shkuar më tej në këtë trajtim, për arsyet e mësipërme Greqia është vënë para faktit që, nëse do të pranonte rikthimin e popullsisë çame në Çamëri, do të pranonte djallëzisht lindjen e çështjes së minoritetit ndaj saj, kur në fakt kjo lëvizje ka legjitimitetin e saj si lëvizje e lirë brenda standardeve të shtetit të qytetarit të BE. Një lëvizje e tillë nuk ka lidhje me minoritetet.
Kreu 72 – Në planin politiko – juridik përparësi e Strategjisë Kombëtare është zgjidhja e problemit të pronave të popullsisë çame në Çamëri dhe territoret e tjera shqiptare në Greqi. Programimi juridik do të çojë hap pas hapi në rikthimin e tyre dhe të drejtën e lëvizjes së lirë të popullsisë në trojet e të parëve. Ky është problemi më delikat politik për shtetin e Greqisë, i nxjerrë nga kadastrat dhe i shtruar në rrugë juridike e demokratike jashtë tensioneve nacionaliste, konflikteve politike, duke respektuar ligjërisht të drejtën ndërkombëtare mbi pronën. Drejtësia ndërkombëtare le të bëjë punën e saj.
Për Çështjen Çame duhet të luftohet për rikthimin e popullsisë në pronat e tyre dhe kjo nuk ka lidhje me pretendimet territoriale të Republikës së Shqipërisë ndaj Greqisë. Jemi shumë herët për të folur për këtë problem.
Asnëjherë shteti shqiptar nuk ndërmori nismën për të orientuar qytetarët Çamë të kërkonin rikthimin në pronat e tyre brenda ligjeve greke, që respektojnë pretendimin e pronarëve të ligjshëm mbi pronat e tyre. Kjo mund të ishte rruga e shmangies së tensioneve politike mes dy shteteve. Politikat ekstremiste dhe angazhimet në emër të partiotizmit pa patriotizëm, nxitën politikën greke të mbahte qëndrim të prerë kundërshtues ndaj kësaj çështje. Kjo situatë është nxitur qëllimisht nga armiqtë e kombit shqiptar.
Jashtë trajtimit politiko – etnik dhe sipas interesit qytetar, pronarët Çame duhet të shkojnë në pronat e tyre si shtetas grek.
Problemi shtrohet i qartë: brenda të drejtave që ka shteti grek, akteve normative të standardeve të BE, qytetarët Çamë duhet të kërkojnë të drejtën e pronës dhe të rikthimit. E drejta e pronës nuk mund të tjetërsohet as në rastin absurd vetëm pse qytetari Çam është me etni shqipare. Ai është pronari i ligjshëm i tokës së tij.
Në mbështetje të angazhimeve politike për zgjidhjen e Çështjes Çame, Strategjisë do t’i duhet të përcaktojnë alternativa të tjera, sepse koha imponon shfuqizimin e “ligjit të luftës” nga parlamenti grek, njohjen e Çështjes Çame, ngrirjen e ligjit të përdorimit të pronave të popullsisë shqiptare, deri në zgjidhjen ndërkombëtare të çështjes. Situata duhet të argumentohet në mënyrë shkencore me fakte historike.
Në përpjekjet e saj popullsia Çame ndihet e braktisur nga politika dhe shteti shqiptar. Popullsia Çame meriton lëvizjen e lirë drejt pronave, marrjen e shtetësisë greke, ndërtimin e jetës dhe të zhvillimit ekonomik në Çamëri, duke ringjallur faktorin shqiptar të dhunuar dhe përgjumur në këtë krahinë epiriote të Shqipërisë.
Mendësia antishqiptare e “dëmshpërblimit” të popullsisë shqiptare të Çamërisë mbi pronat është krim politik në përmasa kombëtare, është shitja e interesave kombëtare, është akti më i shëmtuar i dhunimit të gjenezës, traditës, varreve të të parëve, është akti i tradhëtisë kombëtare, i cili tenton që Çështjes Çame “t’i vihet përfundimisht kapak floriri” dhe të kalohet në harresë. Ende mungon vullneti politik për t’i bërë “rrethimin e plotë demokratik” politikës greke.
Kreu 73 – Çështja Çame si dosje e arkivuar në Senatin dhe Kongresin Amerikan, duhet të jetë “dosja e nxehtë politike” që kërkon zgjidhje në interes të së ardhmes së vetë Europës. Kërkesat politike drejt Parlamentit Europian duhet të mbështeten në vlera juridike nga institucionet politike të shtetit shqiptar, organizimet akademike dhe patriotike, Shoaqta Politike Atdhetare “Çamëria”, me autoritetin e tyre të përfaqësimit të interesave të popullit shqiptar, në të kundërt si deri tani, ato do të bien në vesh të shurdhër.
Rrëzimi i Rezolutës për Çështjen Çame në Kuvendin e Shqipërisë, është akti i lartë i braktisjes dhe tradhëtisë ndaj popullsisë së masakruar të Çamërisë. Strategjia dhe Kuvendi Kombëtar duhet të denoncojnë ndërkombëtarisht gjenocidin grek mbi popullsinë e pafajshme Çame, duke miratuar Rezolutën për Çamërinë dhe duke ia deleguar atë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për miratim. Akti i tradhëtisë së vitit 2004 duhet të rrëzohet.
Kreu 74 – Në trajtimin e Çështjes Çame duhet të çlirohemi nga frazeologjia patriotike folklorike, e cila nuk çon në rrugëzgjidhje. Patriotizmi formal mbi këtë çështje është i rrezikshëm. Ai deformon realitetin dhe mbyll rrugët për të mos realizuar asgjë. Ai është një ilaç gjumi, i cili po e çon këtë çështje në eleminimin e saj.
Është fakt që në Republikën e Shqipërisë ka një popullsi Çame, e cila sot ka kaluar shifrën 240 mijë njerëz. Kjo popullsi ekziston, ka aspiratën e saj të rikthimit në trojet amtare. Ky është fakti dhe denoncimi më i fortë që duhet t’i bëhet politikës greke ndaj qëndrimit të saj mohues. Pse heshtet për këtë, kur në kushte dhe rrethana të tjera kjo popullsi mund të dorëzojë pasaportat shqiptare dhe të kërkojë ndërkombëtarisht të rikthehet në trojet e saj?
Çështja Çame duhet të orientohet me mençuri politike drejt marrëdhënieve të mirëkuptuara me shtetin grek. Politika greke duhet ta shkulë nga mentaliteti i vet se, “Çështja Çame nuk ekziston”. Qëndrimet ndaj pasaportave shqiptare në kufi të njerëzve që kanë lidhje me Çamërinë janë skandale për një shtet që pretendon se respekton demokracinë dhe të drejtat njerëzore.
Strategjia Kombëtare nuk mund ta përshpejtojë trajtimin e Çështjes Çame në të njetën kohë që vëmendja kryesore duhet të përqëndrohet në territoret ku popullsia shqiptare është faktor në kërkesat për zgjidhje.
Qëndrimi i ekuilibruar larg patriotizmit folklorik, do të bëjë që të mos ulen vlerat e kërkesave që kanë mundësitë të shtrohen për zgjidhje brenda fazës së parë dhe të dytë të rrugës drejt bashkimit kombëtar.
Djegia e etapave të veprimit do të dëmtonte çështjen shqiptare dhe vetë Çështjen Çame. Armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar do ta dëshironin që Strategjia Kombëtare t’i globalizonte të gjithë faktorët përbërës të çështjes shqiptare për të mos zgjidhur asgjë.
Kuvendi Pançam, ura lidhëse kombëtare dhe ndërkombëtare për zgjidhjen e Çështjes Çame
Kreu 75 – Çështja Çame nuk ka ecur në shtratin e saj të planifikimit të zgjidhjeve shqiptare. Ajo është ngatërruar politikisht, duke e kaluar në gjendje konfuzioni, kundër qëllimit të saj të drejtë. Për hir të së vërtetës, Çështja Çame ka qenë më e qartë në kohën e shtetit komunist, më e qartë në kohën kur Kosova u çlirua dhe fitoi pavarësinë, më e qartë nën trajtimin e saj nga Shoqata “Çamëria”.
Shprehja e idealizmit për Çështjen Çame reflektonte vetëm tek fuqia dhe aktiviteti në rritje i shoqatës me mbështetjen e shoqatave të tjera patriotike. Ky idealizëm sot vazhdon të nxitet vetëm nga gabimet e politikës shqiptare, të zyrtarëve buroktatë, të cilët vazhdojnë të përfitojnë nga ekzistenca e partisë Çame (PDIU), duke synuar përfitime nga pushteti dhe braktisjen e Çështjes Çame. Partia Çame në Republikën e Shqipërisë duhet të shkrihet. Ajo është ura e kalimit mes qëndrimit të politikës ndërshtetërore për ta penguar Çështjen Çame në rrugën e saj të zgjidhjes.
Forca reale e zgjidhjes së Çështjes Çame duhet të kalojë përmes ringjritjes fuqishëm të Shoqatës Politike Atdhetare “Çamëria” dhe nën kujdesin e saj, tek organizimi i Kuvendit Pançam. Çështja Çame nuk është vetëm çështje e shtetit shqiptar, por është dhe çështje e Greqisë, Turqisë dhe e popullsisë Çame kudo ku jeton në Botë.
Çështja duhet të trajtohet në dimension më të gjerë. Emigracioni i dhunshëm mbi popullsinë e Çamërisë nuk është nxitur vetëm në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Ai është kryer edhe në shkëmbimin e popullsive mes Greqisë dhe Turqisë sipas marrëveshjes së Varkizës. Kjo çështje nuk është Çështja Çame por Çështja e Çamëve kudo në botë. Kujdesi i Kuvendit Pançam duhet të rishikojë historinë e popullsisë çame, si një popullsi e martirizuar, për të dalluar brenda Historisë së Popullit Shqiptar specifikën historike të kësaj popullsie. Edhe për popullsinë Çame atdheu mëmë është Shqipëria, por sot ata janë të shpërndarë anekënd botës, vetëm në Çamëri jo.
Kuvendi Pançam duhet të godasë fortë në ndërgjegjen kombëtare, përmes mirëorganizimit, për të rrëzuar poshtë këtë periudhë të errët 20 vjeçare të goditjes rëndë të Çështjes së Çamëve nga brenda dhe jashtë saj. Ky kuvend si ide, organizim, financim mund të zhvillohet në Vlorë ose në Sarandë, por mund të zhvillohet dhe në Turqi, duke u mbështetur tek lobistët patriotë të Çështjes Çame dhe të çështjes shqiptare. Njerëzit që janë dëshmuar dështakë dhe kompromentues të Çështjes Çame, nuk duhet të jenë pjesë e Kuvendit Pançam. Pak njerëz janë në Shqipëri që mund të jenë përfaqësues të denjë të popullsisë çerëkmilionshe çame.
Kreu 76 – Në organizimin e procesit nuk vlen nostalgjia folklorike mbi këtë çështje, por duhet ideologu i Çështjes Pançame, një Avdyl Frashër i Ri i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili të mos ketë lidhje me çështjen e pronave, por me idealizmin e vlerësimit të saj, duke iu përmbajtur metodologjisë pragmatiste të zgjidhjes hap pas hapi të problemeve që parashtron Çështja Pançame. Çështja e programit shkencor të organizimit dhe futjes së saj në rrugën e zgjidhjes, është çështje konceptuale themelore strategjike.
Detyrë parësore e Kuvendit Kombëtar është nxitja dhe përgatitja e kushteve gjithpërfshirëse për organizimin e Kuvendit Pançam në mbështetje të zgjidhjes së Çështjes Çame. Ky duhet të jetë vetë thelbi i një Rezolute mbi Çështjen Pançame.
- Kuvendi Pançam është një zgjidhje e dobishme, i mundshëm të realizohet pas Kuvendit Kombëtar;
- Kuvendi Pançam mund të organizojë degët e tij në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Greqi, vende të ndryshme të BE, SHBA, Turqi, Australi;
- Mbledhja themeluese e Kuvendit Pançam mund të realizohet në shtetin amë, Republikën e Shqipërisë (Tiranë);
- Në drejtimin e Kuvendit Pançam mund të zgjidhen personalitete të shquara (çamë dhe joçamë) atdhetare, politike dhe shkencore;
- Politikanët e angazhuar në jetën politike në Republikën e Shqipërisë, të cilët nuk kanë dëshmuar përgjegjësi ndaj Çështjes Çame, mund të ftohen (ose jo, për të mos ulur vlerat e kuvendit), por të mos përfshihen në organet e drejtimit të Kuvendit Pançam;
- Në Kuvendin Pançam të afrohen personalitete çame që kanë aktivitet në vendet e BE dhe në lobin Euroatlantik;
- Kuvendi Kombëtar dhe Kuvendi Pançam duhet të marrin nisma për botimin e dokumentave në plotësimin e Dosjes së Çamërisë, të gatëshme për ta depozituar në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocid mbi popullsinë çame;
- Në kuadrin e ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare, Kuvendi Pançam mund të nxisë paraqitjen në Kongresin Amerikan dhe Parlamentin Evropian të Rezolutës për Çështjen Çame, si akt i denoncimit për krime kundër njerëzimit mbi një popullsi të pafajshme. Ky akt mund të arrihet përmes kontakteve me ambasadat e SHBA, Senatorë, Kongresmenë dhe njerëz përfaqësues të lobit Euroatlantik me lidhje të fuqishme pranë tyre.
Mospërshirja e Çështjes Çame në planifikimin strategjik të zhgjidhjes së çështjes shqiptare, ka të bëjë me faktin që, Kuvendi Pançam duhet të jetë i vetmi institucion që duhet të merret me këtë çështje, jashtë interesave të politikave shtetërore, duke ndjekur të drejtat juridike ndërkombëtare mbi emigracionin e dhunshëm, gjenocidin, të drejtën e pronës, të drejtën e shtetësisë për ta futur çështjen Çame në rrugën e zgjidhjes. Askush më mirë sesa Kuvendi Pançam nuk mund ta ndërkombëtarizojë këtë çështje në bashkërendim me mbështetjen e aleatëve strategjikë të kombit shqiptar.
Ideja themelore ka të bëjë me faktin që, Çështja Çame të mos jetë vetëm çështja e Çamëve në Republikën e Shqipërisë, por e çamëve kudo ku jetojnë në botë, madje një çështje e rizgjimit të popullsisë ortodokse Çame që sot jeton në Çamëri. Ky problem duhet të trajtohet me kuarajo për një popullsi mbi 120 mijë vetë, që nuk mund ta harrojnë prejardhjen e tyre shqiptare.
Është goditur djallëzisht ecuria normale, përballë zhurmës propogandistike shkatërruese, duke e barazuar atë në një plan me drejtimet e tjera ku duhet të veprojë Strategjia Kombëtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Në Çamëri aktualisht mungon faktori shqiptar dhe ky është një problem delikat që kërkon zgjidhje afatgjatë. Kjo është arsye bindëese që zgjidhja e Çështjes Çame vlerësohet si akti i parafundit i dramës kombëtare të popullit shqiptar në rrugën e tij të bashkimit.
PJESA E KATËRT
Rrugët e realizimit të aktit juridik të bashkimit kombëtar
KAPITULLI I – 6
Kuvendi Kombëtar, institucion legjitim i çështjes shqiptare
Kreu 77 – Popullit shqiptar i mungon filozofia kombëtare dhe filozofia shtetëtore me frymë kombëtare. Jemi përfshirë nga folklorizmi kombëtar, duke harruar se armiqtë tradicional luftojnë kundër kombit tonë me strategji dhe mbështetje shtetërore e fetare.
Ende nuk po shfaqet diçka e re, e cila të kalojë nga idetë tek praktika, nga dashuria për atdheun dhe kombin, tek lufta me çdo çmim për ta bërë atdheun dhe shtetin – komb. Vetëm fryma e veprimit nxit popullin shqiptar të ndihet krenar për gjenezën e tij.
Këtë kanë bërë popujt që vuajnë të njejtat pasoja si heberejtë dhe kurdët, të cilët i janë përkushtuar me të gjitha mundësitë çështjes së tyre kombëtare.
Problemet janë të shumta, të mbartura, penguese, ndonjëherë dhe shkatërruese. Kjo nuk duhet pranuar sado modhore të jenë shkaqet që sjellin situatën deri këtu. Të japim shembullin duke kontribuar me dinjitet në pastrimin e fytyrës politike të kombit nga përbaltja e kohës, të ushqejmë shpresat e 24 milion shqiptarëve në troje dhe në botë, duke u bërë pjesë e zgjidhjes së problemit të mbështetur në mesazhin e fuqishëm:
- Përpara bindjeve politico – idelogjike dhe interesave partiake, janë Shqipëria dhe Kosova, janë Interesat Kombëtare të Popullit Shqiptar kudo ku ai jeton.
- Kuvendi Kombëtar është shprehja e vullnetit të veprimit të njerëzve të lirë, të cilët kanë për ideal dhe flamur çështjen e bashkimit të kombit në një shtet – komb.
- Ai ka për mision të përcjellë frymën e bashkimit kudo ku jeton populli shqiptar, frymën e atdhedashurisë, zhdukjen e kufijve të mentalitetit ndarës brenda vetëdijes kombëtare.
- Kuvendi dhe Strategjia Kombëtare janë prurja e dobishme e mentalitetit dhe psikologjisë së kombit, të organizuara në shkallën më të lartë, mbështetura në traditën historike, janë koncepti politik dhe tradicional udhëheqës për të orientuar me vullnetin e lirë Popullin Shqiptar të kërkojë të drejtën e tij historike dhe juridike, për të jetuar në një hapësirë të përbashkët, në shtetin – komb me emrin Shqipëri.
Synimet
Kreu 78 – Kuvendi Kombëtar duhet të realizojë në organizimin dhe vijueshmërinë e tij 6 (gjashtë) synime madhore strategjike:
- Përmes autoritetit të deleguar dhe të legjitimuar nga shqiptarët kudo në Botë, të realizojë ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe idenë e bashkimit kombëtar;
- Të ndërtojë Projekt Strategjinë Kombëtare, si elementin jetësor të mbijetesës dhe të rregullimit të raporteve kushtetuese ligjore me faktorin ndërkombëtar, midis politikës dhe popullit, për mbrojtjen e Interesave Kombëtare të Popullit Shqiptar;
- Të miratojë Rezolutën Informuese, e cilat do të përcjellë dhe normojë qëndrimin e vullnetit të Popullit Shqiptar në raport me faktorin vendimmarrës ndërkombëtar dhe jetën e popullit në trojet etnike;
- Të nxis nismën për organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit Pançam, për ta futur këtë çështje në rrugën e zgjidhjes;
- Të mbështes fuqimisht me të gjitha mjetet subjektet politike me frymë patriotike për të përmirësuar raportet social – politike mes popullit dhe politikës në interes të zhvillimit kombëtar;
- Të funksionojë me anë të Kryesisë së tij në mënyrë të përhershme, për të ushqyer shpresat e shqiptarëve kudo në Botë, si përfaqësues legjitim dhe bashkëpunues për mbrojtjen e Interesave Kombëtare të Popullit Shqiptar.
Kuvendi metodikisht është i mundshëm për t’u realizuar, me vullnetin e lirë të patriotizmit, politikës dhe të shqiptarëve kudo në botë, me interesimin, pjesëmarrjen dhe kontributin e institucioneve të pavarura dhe Shoqërisë Civile, duke e bërë atë çështje të ditës dhe të perspektivës për popullin shqiptar.
Ai duhet të synojë ndërtimin e projektit të Strategjisë Kombëtare (në mungesë të vullnetit shtetëror), e cila duhet të jetë baza mbështetëse patriotike, politike, juridike dhe organizative për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës.
Mbi bazën e interesave strategjike mund të përgatitet projekt – platforma e realizimit të aktit të bashkimit kombëtar, objektivat, planifikimin e programitë të veprimit strategjik të politikës drejt rrugëve dhe mundësive të brendshme juridike të shkrirjes së elementëve jetikë, që çojnë në rrugë demokratike drejt integrimit gjithëshqiptar dhe bashkimit të popullit shqiptar në shtetin – komb.
Kundër gabimeve të së kaluarës
Kreu 79 – Mosnjohja e parimeve bazë të filozofisë së bashkimit kombëtar, shënon pamundësinë e njohjes së thellë të problemeve të kombit, kontradiktave brenda tyre dhe të ndërtimit të Strategjisë Kombëtare, e cila përballet me rryma politike e shoqërore, që i kundërvihen këtij procesi.
Jemi përballë dy bindjeve dhe qëndrimeve: së pari, të radikalizmit të përfaqësuar nga njerëzit e luftës, i cili përkrah realizimin e bashkimit me organizimin ushtarak dhe përdorimin e forcës; dhe së dyti, të zgjidhjes së çështjes shqiptare përmes politikës dhe organizimit patriotik, mbështetur në mundësitë e brendshme dhe në të drejtën juridike ndërkombëtare. Në kushte dhe rrethana të caktuara të gjeopolitikave rajonale e globale, asnjë nga dy alternativat nuk mund të përjashtohet.
Kombi shqiptar ka mbetur i coptuar si më parë. Pas përfundimit të luftës në trojet shqiptare 1997 – 2001, marrëveshjet ndërkombëtare dhe kontrolli mbi politikën shqiptare, krijuan hapësira për fikjen e gjeneratorëve të lëvizjes për bashkimin kombëtar. Rrjedhojat e historisë mbajnë peng kombin dhe shtetet shqiptare, duke pranuar coptimin e padrejtë politiko – gjeografik.
Sfida strategjike përballë Kuvendit Kombëtar: Ndikimet e fuqishme agjenturore, lufta hibride kundër interesave të kombit shqiptar dhe mosnjohja e kontekstit gjeopolitik dhe gjeostrategjik prej politikës shqiptare, mungesa e qasjeve shumëdisiplinore të programeve shkencore me disa faza dhe nivele kohore zbatimi, mungesa e vlerësimit harmonik të vizionit dhe objektivave mbi burimet e dobishme strategjike, si dhe ndërhyrjet që shkaktojnë krizat politike dhe destabilizimi, mbajnë peng çështjen kombëtare shqiptare.
Problemi themelor:
Kemi përgjegjësi për njeri-tjetrin dhe për Shqipërinë tonë, kundër psikologjisë që na ndau padrejtësisht, drejt filozofisë së unitetit dhe të pajtimit kombëtar për ta bërë fakt me çdo çmim bashkimin e popullit shqiptar në shtetin – komb.
Në mungesë të Strategjisë Kombëtare, politika në drejtimin e shteteve dhe shoqërisë shqiptare ka grumbulluar forcën e pushtetit në duart e saj, duke e keqpërdorur dhe penguar zhvillimin strategjik shtetëror dhe kombëtar. Ajo është kthyer në gjahtare e kapaciteteve pasurore strategjike, duke i përdorur dhe orientuar ato sipas interesave klanore të diktuara nga jashtë.
Kritika historike i drejtohet mungesës së autoritetit përfaqësues legjitim për mbrojtjen e interesave kombëtare, si guri i themelit të strategjisë kombëtare në rrugën drejt shtetit – komb, kombit – shtet.
Kritika historike i drejtohet indiferencës së faktorit politik ndërkombëtar në çështjet e sigurisë. Çështja shqiptare mbetet “çelsi” i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan. Vullneti i popullit shqiptar nuk mund të anashkalohet me një tog ligjesh dhe kufizimesh të diktuara, ku zgjidhjet mungojnë
Kritika historike i drejtohet politikës shqiptare, si përgjegjëse dhe varrëmihëse e vlerave kombëtare dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për bashkim. Mungesa e alternativës në zhvillimin kombëtar dhe dhuna mbi interesat kombëtare, ka pasivizuar politikën, duke e nxjerrë politikëbërjen jashtë realitetit.
Kritika historike i drejtohet zbehjes së rolit të shtetit amë, Republikës së Shqipërisë dhe përgjegjësive të saj kombëtare. Ajo sot nuk përfaqëson realisht vlerat universale të pranimit dhe zhvillimit të koncepteve dhe rrugëve drejt bashkimit kombëtar, duke abuzuar me qëndrimin e faktorit politik ndërkombëtar.
Kritika historike i drejtohet paaftësisë së faktorit patriotik në organizimin e energjive kombëtare, duke sjellë dështimin e lëvizjeve “Tetova – 1,2”, Takimit të Stambollit, Lëvizjeve për Shqipërinë e Bashkuar etj.
Kritika historike denoncon mungesën e patriotizmit tek politika, e cila ka zbehur forcën zbatuese të parimeve të së drejtës së popullit në ballafaqim me faktorin ndërkombëtar, për të mbështetur aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar.
Kritika historike denoncon mungesën e frymës së bashkëpunimit të politikës shqiptare në të dy anët e Drinit, për përfaqësimin në marrëdhëniet diplomatike të zërit të bashkuar të popullit shqiptar për mbrojtjen e interesave të tij kudo në botë brenda vizionit euroatlantik.
Kritika historike i drejtohet politikave të institucioneve shtetërore, kundër lëshimeve në goditjen e vlerave të identitetit kombëtar, të gjuhës shqipe, simboleve, figurave të shquara kombëtare, traditës historike, kulturës, duke lënë hapësira të deformimit të Historisë së Popullit Shqiptar.
Kritika historike i drejtohet mungesës së bashkëveprimit 20 vjeçar të qeverive shqiptare për evidentimin e popullisisë shqiptare me ndërgjegje kombëtare kudo në botë, për ndërtimin e databazës qëndrore të popullit shqiptar. Shteti shqiptar në mënyrë kushtetuese, të ofrojë shqiptarëve pavarësisht vendbanimeve apo shtetësisë që mbajnë, të drejtën e marrjes së pasaportës shqiptare.
Kritika historike denoncon paaftësinë e klasës politike për dështimin e reformave të trasformimit demokratik të shoqërisë dhe zvarritjen e qëllimshme të mosmbylljes së periudhës së tranzicionit.
Kritika historike denoncon deformimin dhe shkatërrimin e drejtësisë shqiptare, si dështimi më i madh për vlerësimin e të ardhmes, e cila po i kushton shtrenjtë popullit dhe kombit. Çdo mëshirë dhe tolerancë pa kuptim kundër padrejtësisë dhe akteve të tradhëtisë ndaj interesave kombëtare, do të çojë në vetëshkatërrimin e jetës tonë.
Kritika historike denoncon mungesën eaktit të vetëdijësimin “për ata dhe kundër atyre”, të cilët kanë shkaktuar fatkeqësi të rënda mbi kombin shqiptar, duke e detyruar atë të përfshihet në luftra të përgjakëshme për ekzistencë.
Kritika historike i drejtohet patriotizmit shqiptar, të mos përsëris të kaluarën e përkuljes dhe të dorëzimit përballë çdo doktrine apo detyrimi që dhunon interesat kombëtare dhe vë në diskutim ekzistencën e kombit shqiptar.
Kritika historike i drejtohet nevojës së dënimit me forcën e ligjeve shqiptare dhe vetëdijes kombëtare të çdo lloj mashtrimi dhe kundërvënie që mbjell farën e keqe të përçarjes dhe prishjes së unitetit kombëtar. Politika dhe çdo individ të ndërgjegjësohen në mbrojtjen në bllok të interesave kombëtare të popullit shqiptar.
Kritika historike i drejtohet politikës, duke denoncuar korrupsionin dhe mungesën e vullnetit për krijimin e Bankës mbështetëse financiare të veprimtarisë kombëtare, të përfaqësuar në aksionet financiare të biznesit dhe shqiptarëve kudo në botë.
Kritika historike i drejtohet abuzimit 30 vjeçar me sistemin mediatik dhe të propagandës, të cilat sistematikisht janë kthyer në zëdhënëse të politikave antishqiptare, mungesën e vullnetit të Shoqërisë Civile në krijimin dhe funksionimin e rrjetit të sistemit mediatik radiofonik dhe radio – televiziv të pavarur, të përfaqësuar nga AlpoRTV – Gjirokastër, RTV – London Albanian Radio, Rtv – ILIRIA – Detroit, Rtv – Diaspora – Suedi dhe media të tjera, që pranojnë programet në interes të politikave të edukimit patriotik dhe bashkimit kombëtar.
Kritika historike denoncon me forcë konceptet makiaveliste të drejtimit politik autokrat të shteteve shqiptare, sipas mendësive imorale, sunduese, grabitëse, të nënshtrimit dhe kapitullimit përballë detyrimeve të tyre për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Kritika historike i drejtohet vullnetit të faktorit patriotik për të dënuar me forcë rrymat politiko – ideologjike dhe fetare që nxisin separatizmin brenda kombit shqiptar. İdeologjia përçarëse dhe pasiguria po nxisin ikjen masive të rinisë shqiptare dhe braktisjen e vendit, duke tronditur dhe vrarë idealet kombëtare.
Nuk janë gjetur çdo herë njerëzit e nevojshëm që mund të pasqyronin dhe përcillnin frymën e shqiptarizmës tek njerëzit, për t’i orientuar drejt patriotizmit dhe organizimin patriotik të popullit shqiptar. Në këtë përzgjedhje duhet të spikatin njerëzit idealistë me integritet moral, që i kanë shërbyer çështjes shqiptare pa shpërblim, pa dallime fetare, krahinore dhe ideologjike. Kemi përvojë të hidhur përballë përpjekjeve të dobishme, duke u përballur me paragjykimet, akuzat, shpifjet, inskenimet me nxitje agjenturore, të cilat nuk dëshirojnë funksionimin e lëvizjes shqiptare.
Brenda lëvizjes patriotike nuk janë ndërtuar raporte të drejta fetare në strukturat organizative dhe drejtuese. Koncensusi duhet të jetë jo mbi bazën e përqindjes së përfaqësimit të besimeve fetare në trojet shqiptare, por vetëm mbi bazën e aftësive për të përçuar frymën kombëtare.
Ka munguar mbështetja financiare me kontribute gjithpërfshirëse. Shpesh financat janë adresuar tek njerëzit e gabuar dhe në vende të gabuara. Mbështetja duhet të jetë institucionale, strukturore financiare dhe e kontrolluar. Strukturat e zgjedhura të Kuvendit duhet të raportojnë me trasparencë përdorimin e mjeteve financiare. Ato duhet të jenë efektive dhe të përfaqësojnë aksionet e shqiptarëve kudo në botë.
Në strukturat e organizimeve shqiptare nuk ka pasur ripërtëritje dhe pasqyrim të brezave, duke u ballafaquar në të gjithë rastet me të njejtit njerëz. Kjo praktikë duhet të ndryshojë, duke përcjellë një frymë të re për të punuar jo vetëm për të sotmen, por dhe për të ardhmen, sepse procesi i bashkimit kombëtar mund të shtrihet në kohë të pacaktuar. Gjithpërfshirja e moshave është domosdoshmëri për vazhdimësinë e procesit, duke e përfshirë rininë në strukturat drejtuese. Fidanishtja e çështjes shqiptare duhet të jetë e pashtershme në produktin e saj.
Kreu 80 – Në rrjedhën e realizimit të institucionit kombëtar (Kuvendit), analiza shkencore e situatës gjeopolitike duhet të bind forcat lëvizëse të tij për disa drejtime thelbësore, të cilat e çojnë atë drejt suksesit.
Së pari, cila do të jetë perspektiva e popullit shqiptar, çfarë mund të pranohet si e dobishme dhe çfarë nuk mund të pranohet si e dëmshme në planin shtetëror, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Së dyti, si mund ta garantojë në të ardhmen procesin drejt zgjidhjes së çështjes shqiptare, pa rënë në gabimet e të shkuarës dhe pa iu kundërvënë faktorit ndërkombëtar, që nuk e pranon idenë e bashkimit kombëtar.
Së treti, a janë të mundëshme rrugët drejt mbrojtjes së interesave gjithëshqiptare, të cilat çojnë në unifikimin e filozofisë dhe të shkrirjes së elementeve që e bëjnë fakt të kryer formalizimin e kufijve ndarës mes popullit shqiptar në trojet etnikë?
Pa mbështetjen politikë të qeverive shqiptare dhe institucioneve të tjera kushtetuese, çështja kombëtare nuk ecën përpara. Në rastin e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, qeveritë shqiptare mund të jenë skeptike përballë nismës patriotike. Përballë institucioneve përfaqësuese shtetërore, rëndësi ka përfaqësimi i faktorit patriotik shqiptar, prania e tij unike në mendim dhe qëndrim ndaj politikës dhe çështjes shqiptare, për të qenë i besueshëm, i mbështetur, unik, veprues, ndihmues, mbështetës, bashkërealizues.
Vendi dhe roli parësor u takon Qeverisë në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës si dhe pjesës qeverisëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qeveritë shqiptare qoftë dhe indirekt, e kanë të vështirë të mbështesin hapur idenë e bashkimit kombëtar. Ato mund të mos jenë aktive në këtë çështje, por pa miratimin dhe mbështetjen e shteteve shqiptare, edhe pse idetë janë pozitive, ato nuk mund të funksionojnë pas krahëve të shteteve shqiptare, të cilat do të vazhdojnë të sjellin pengesa në të ardhmen.
Ekzekutivi shqiptar duhet të dijë çdo gjë që zhvillohet në mbështetje të çështjes shqiptare. Ai nuk duhet të ketë frikë prej nismave të tilla. Kjo tendencë shfaqet sot në qëndrimin e kryeministrave shqiptar në Tiranë, Prishtinë dhe pjesën qeverisëse në Shkup. Një arsye bindëse që shtetit shqiptar duhet t’i bëhet e qartë organizimi mbarëkombëtar dhe t’i kërkohet në mënyrë të planifikuar mbështetja për realizimin e tij.
Përvoja ka treguar se, gjithçka që është tentuar në lëvizjen patriotike pa mbështetjen e shteteve shqiptare ka dështuar. Në rastim më të keq, nëse nuk ka funksionuar mbështetja, ka funksionuar kundërvënia dhe dështimi. Institucionet e shtetit shqiptar kanë detyrim kushtetues të mbrojnë interesat shtetërore dhe interesat kombëtare.
Paraqitja institucioneve të shteteve shqiptare të platformës së Kuvendit apo matricës konceptuale dhe strukturore të Strategjisë Kombëtare, i vendos Qeveritë para detyrimit të organizimit, mbështetjes dhe harmonizimit të angazhimeve kombëtare në interes të zgjidhjes së çështjes shqiptare. .
Organizimi mbarëkombëtar duhet të jetë trasparent dhe i sigurtë në përfaqësim, përballë vendit dhe rolit të shteteve shqiptare në zgjidhjen e problemit. Përvoja izraelite është e hapur dhe e kuptueshme, sesi lobi hebre në botë është në harmoni me shtetin izraelit, kur bëhet fjalë për të mbrojtur interesat e tyre në shkallë globale. Aktiviteti i komunitetit hebre në botë është në harmoni me qëndrimet dhe veprimet e qeverisë izraelite në Tel Aviv. Kjo përvojë është e njohur, e vlerësuar, e lavdërueshme për qëllimet e saj. Në realitetin shqiptar gjithçka ka funksionuar në të kundërt për shkak të ndikimit të fuqishëm të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, të cilat i kanë goditur dhe shkatërruar këto nisma që në pikënisjen e tyre. Një përvojë e hidhur, e cila nuk duhet të përsëritet në rastin e Kuvendit Kombëtar.
Sot për sot qeveritë shqiptare janë të papërgatitura për t’u përfshirë apo për t’iu nënshtruar proceseve me karakter kombëtar që kërkojnë zgjidhje. Mendësitë neoliberale dhe këndvështrimet e politikës shfaqen jashtë dimensionit të perceptimit dhe veprimit të idealizmit patriotik dhe në jo pak raste veprimtari të tilla janë cilësuar “të dyshimta”, duke upenguar nga institucionet e sigurisë.
Kombi shqiptar nuk ka strategji të politikës kombëtare. Çështja kombëtare shqiptare në rajon, është një çështje e shtruar për zgjidhje. Kuvendi mbështet subjektet patriotike të nxisin me vetëdije kombëtare vullnetarizmin, me bindje të palëkundura mbi domosdoshmërinë e realizimit të aspiratës shekullore për identitët dhe bashkim kombëtar. Rrugët e korrigjimit kërkojnë vendimmarjen e njerëzve të ditur të kombit, të cilët janë përgjegjës për organizimin mbarëkombëtar dhe respektimin e parimeve të mbrojtjes së interesave kombëtare. Ata duhet të parashtrojnë alternativat ndryshe, të pranuara vullnetarisht brenda planit të veprimit të politikave kombëtare.
Vizioni dhe preambula
Kreu 81 – Bashkimi kombëtar është një kompromis kombëtar, drejt aktit juridik ndërkombëtar të pranuar botërisht. Si domosdsohmëri jetike e kohës, këtij procesi i paraprijnë politikat e unifikuara mbarëshqiptare, për t’i hapur rrugën miratimit ndërkombëtar.
Synimi drejt aktit juridik ka të nevojshme të mbështetet në kulturën politike dhe strategjike, integritetin moral dhe politik të përfaqësimit, duke respektuar vizionin e Kuvendit dhe Strategjisë Kombëtare. Fuqia lobuese, organizative dhe ekonomike e Diasporës dhe Emigracionit Euroatlantike janë faktor dhe urë lidhëse midis popullit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar, duke koordinuar veprimtarinë patriotike përmes Kuvendit me ide dhe programe zhvillimi.
“Kombi shqiptar, i lirë me plot shpresa për të ardhmen, me dëshirën e patundëshme për identitet dhe arritjen e përjetshme të bashkimit kombëtar, për sigurimin e zhvillimit paqësor të Atdheut dhe të së mirës së përgjithëshme të popullit, duke respektuar traditat historike si mbarëvajtje e merituar në rrugë paqësore demokratike, vendos të pranojë paltformën kombëtare të Kuvendit Kombëtar, me bindjen e thellë se; në realizimin e aspiratës së tij shekullore drejt shtetit – komb, drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve në rajon dhe më gjerë, do të respektojnë vullnetin e popullit shqiptar për bashkim, duke përfaqësuar vlerat më të larta të Njerëzimit”.
Kreu 82 – Fuqia kombëtare e popullit shqiptar duhet të shfaqet reale në drejtëpeshimin e gjeopolitikës ballkanike, duke shpallur me vullnet misionin drejt aspiratës shekullore për identitet dhe bashkim kombëtar. Karakteri politik, patriotik, etnokulturor, etiko – moral, ekonomik dhe ushtarak brenda interesave të gjeopolitikës rajonale, janë domosdoshmëri mbi qëllimin dhe arritjen e tij. Ai mbështetet në interesat strategjike të Popullit Shqiptar, politikëbërjet e dobishme dhe kontributin e shqiptarëve në botë për përpmirësimin e jetës, si mundësitë reale të fuqisë kombëtare të kombit shqiptar.
Dobia themelore e Kuvendit Kombëtar (projekt), është nxitja e mekanizmave për ndërtimin e Strategjisë Kombëtare të Popullit Shqiptar, (element thelbësor i munguar dhe i kërkuar), duke respektuar informacionin mbi historinë, traditën dhe elementet demokratikë që realizojnë suksesin.
Baza mbështetëse janë aspirata shekullore, politikëbërja e dobishme, ekonomia, siguria, burimet natyrore, kultura, tradita luftarake, faktorët e brendshëm që sigurojnë atdheun, aleatët strategjikë me përputhje interesash, qëndrimi i palëkundur kundër synimeve shkatërruese të armiqve tradicional, duke i vlerësuar dhe planifikuar këto në balancë me interesat gjeopolitike të rajonit dhe më gjerë.
Baza morale e Kuvendit mbështetet në kontributin e patriotizmit, në opozitën e palëkundur ndaj qëndrimit të dështuar të klasës politike në mbrojtjen e interesave kombëtare. Ai respekton parimet, planet dhe detyrat në harmoni me faktorët brenda kombit dhe në kufijtë e tij.
Baza psikologjike mbështetet mbi themelet e traditës kanunore dhe të demokracisë që respekton personalitetin e njeriut dhe mbizotërimin e ligjit. Për popullin shqiptar nuk do të jetë e largët periudha e rilindjes dhe lirisë së vërtetë!
Disiplina shkencore e ndërtimit dhe veprimit juridik, është detyrim për politikën dhe faktorin patriotik drejt varjanteve të dobishme që mbështesin të vërtetën mbi kombin dhe varjantet e zgjidhjes së çështjes kombëtare në perspektivë.
Institucioneve qëndrore të politikës shqiptare duhet t’i rekomandohet programi kompleks dhe strategjia e zgjidhjes së çështjes shqiptare, me elemente të dobishme, të qëndrueshme dhe të rinovueshme, afatmesëm, afatgjatë, si proces dinamik në zhvillim për ndryshime të mëdha.
Kuvendi mundëson përputhjen e interesave të Popullit Shqiptar me planifikimin afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër, mbi burimet e brendshme dhe aleatët, duke arritur kompromisin social – politik brenda popullit mbi bashkimin kombëtar. E ardhmja ka nevojë për mendimin e organizuar të shqiptarëve kudo në botë, përtej risjelljes së problemeve të përsëritura, me vendimmarje konkrete në interes të shtetit – komb.
Metodologjia
Kreu 83 – Kuvendi Kombëtar si organizim mbarëkombëtar, përfaqëson të drejtën dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve, interesat e tyre në trojet etnike dhe kudo në botë. Si organ legjitim i zgjedhur, mbështetur në legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, ai duhet të marrë përsipër detyrimin e ndërtimit dhe të përsosjes në proces dinamik të Strategjisë Kombëtare në shërbim të shtetit – komb.
Ai duhet të jetëprodukt i bashkveprimit patriotik me institucionet shtetërore shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Si organzëm mbarëshqiptar, ai merr përgjegjësi për monitorimin, organizimin, drejtimin e lëvizjes patriotike sipas objektivave që burojnë nga Strategjia Kombëtare. Ai zhvillon aktivitetin në marrëdhënie me qeveritë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar, duke përfaqësuar unitetin e popullit pa dallime krahinore, ideologjike e fetare, një organizim politikisht të paanshëm.
Ai duhet të shkundë memorien historike, e cila po goditet nga jashtë – brenda për deformimin e të vërtetës historike mbi tragjedinë e kombit. Është detyrim shkencor ndryshimi i mënyrës së menduarit, ideve, programit të veprimit, pikpamjeve politiko – sociale që sigurojnë rrugëzgjidhjet drejt shtetit – komb. Mbi këtë bazë, Preambula e Kuvendit duhet të pranohet dhe vendoset si pjesa më e rëndësishme, e legalizuar ligjërisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Problemi shfaqet i dyzuar në Republikën e Kosovës për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare, ku ende nuk është zgjidhur çështja kombëtare. Kushtetuta aktuale e ndalon bashkimin me Republikën e Shqipërisë.
Orientimi drejt bashkimit kombëtar, mbështetur nga Republika e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, e vendos Kuvendin në prapavijën e fuqishme dhe të sigurtë të zgjidhjes së çështjes kombëtare. Pjesë e aktit të veprimit, është vullneti i popullit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili mbështet shtetformimin me përgjegjësi dhe në interes të popullsisë shqiptare në këtë hapësirë.
Kreu 84 – Proceset dhe planifikimet janë në kohën e tyre, përballë kompromiseve pa lëshime të fuqive vendimmarrëse të politikës globale dhe rajonale. Zgjidhjet përfundimtare me marrëveshjet politike të përfundimit të luftrave çlirimtare nuk janë arritur. Ballkani mbetet i trazuar në heshtjen e tij. Energjitë shqiptare në Botë duhet të bashkohen në mbështetje të planifikimeve për zgjidhje strategjike. Detyra e Strategjisë Kombëtare është përshpejtimi i proceseve të brendshme të mbështetura me vullnetin kombëtar të politikës dhe popullit shqiptar, me patriotizëm, organizim dhe atdhedashuri. Ajo duhet të mbrojë interesat në raport me perceptimin dhe analizën e kontradiktave që shfaqen brenda gjeopolitikës rajonale.
Sot kërkohet organizimi konkret, sepse patriotizmi folklorik nuk ofron rrugëzgjidhje. Ende mungojnë vullneti, fuqia dhe mjetet për të realizuar objektivat strategjikë. Çfarë kërkon dhe kujt do t’ia kërkojë këto populli shqiptar? Atëherë, “ku” – “si” dhe “kur” mund të arrihen zgjidhjet për të siguruar integrimin dhe shkrirjen gjithëshqiptare për arritjen e aspiratës drejt shtetit – komb?
Kreu 85 – Parlamentet në Republikën e Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, të mbështetura fuqimisht dhe me vullnet të lirë nga Lobi Shqiptar Euroatlantik, kanë detyrimin të ndërtojnë dhe miratojnë në rrugë demokratike Strategjinë Kombëtare, duke pranuar në parim rekomandimet e Kuvendit për përcaktimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, kundër diktatit dhe ndikimeve shkurajuese të brendshme dhe të jashtme.
Lufta dhe vendosmëria për të çuar deri në fund Amanetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sot në kohën moderne, mund të realizohet përmes mekanizmave dhe rrugëve të zgjidhjes në kushte të reja, duke zbatuar me çdo çmim programet strategjike kombëtare drejt shtetit – komb.
Si hap i parë, forcimin e dy shteteve shqiptare, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për t’i kthyer ato në shtete moderne, të aftë me fuqi dhe vullnet politik të nisin me frymë demokratike rrugën e bashkimit kombëtar.
Me anë të Kuvendit Kombëtar, populli shqiptar duhet të shpall misionin e tij historik të ngritjes dhe imponimit të vetëdijes kombëtare për mbrojtjen e vlerave të jetës, kulturës, traditës dhe tërësisë së tij territoriale e demografike.
Inteligjenca akademike dhe kërkimi shkencor t’i rekomandojë institucioneve shtetërore dhe politikës programe dhe projekjte shkencore në çështjet e rëndësishme të zhvillimit kombëtar, në mënyrë të organizuar përmes mbështetjes së Qendrës së Studimeve Strategjike. Kundër misionit kombëtar, armiqtë tradicional të popullit shqiptar ia kanë arritur ta përfshijnë politikën shqiptare në luftën e tyre psikologjike dhe ia kanë dalë të godasin interesat kombëtare. Reagimi kundër arrogancës politike, duhet të ngrihet në vlerat e ndriçuara të popullit, në formën më të lartë të ndërgjegjes kombëtare dhe organizimit patriotik mbarëshqiptar.
Kreu 86 – Veprimtaria institucionale drejt bashkimit kombëtar dhe shtetit – komb është një rrugë e gjatë, e vështirë, e cila si ide e filluar dhe në proces, synon krijimin e shtetit kombëtar.
Në kushte të favorshme politike, juridike, sociale, ekonomike dhe ushtarake, bashkimi në perpspektivë i Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë është hapi i parë si proces i pranuar politik dhe juridik ndërkombëtarisht. Ndërtimi i rrugëve dhe shfrytëzimi i mundësive për zgjidhjet drejt procesit të integrimit dhe shkrirjes gjithëshqiptare, kërkojnë institucione të pranuara nga populli dhe të pavarura nga politika.
Shtetet shqiptare nuk duhet të ndërtojnë mes tyre marrëdhënie vartësie, por lidhje shpirtërore bashkëpunimi, duke respektuar në hapësira kohore idetë e zhvillimit kombëtar. Idetë politike mbi strategjinë dhe taktikat që realizojnë integrimin gjithëshqiptar, shkrirjen drejt bashkimit kombëtar, diktojnë prishjen me vullnet qytetar të skemës politike ekzistuese, e cila përfaqësohet nga një klasë politike që nuk e dëshiron bashkimin kombëtar dhe është futur në rrugë pa krye.
Republika e Shqipërisë ka nevojë për një subjekt politik me frymë të re demokratike, të mbështetur fuqishëm nga patriotizmi dhe rinia, e cila i ka të gjitha mundësitë të sfidojë politikën e korruptuar dhe të dështuar 30 vjeçare dhe t’i hapë shoqërisë dhe shtetit një perspektivë të re.
Jeta politike në Republikën e Shqipërisë ka nevojën jetike të formatimit dhe daljes në skenën politike të një subjekti përfaqësues të të djathtës reale tradicionale, e cila të kthehet në faktor qëndrueshmërie dhe balancimi për ta shkëputur përfundimisht jetën shqiptare nga e kaluara, duke respektuar vlerat më të mira të qytetërimit modern. Sot përfaqësimi politik i saj është i deformuar dhe fyes. Në fakt, ndryshimi sapo ka filluar dhe jep shpresa edhe për subjekte të reja politike me programe zhvillimi mbi interesat kombëtare.
Këto ndryshime janë të nevojshme në Republikën e Kosovës, për të flakur tej ndikimet e komunizmit dhe frymës titiste. Me pragmatizëm politik (kundër militantizmit politik vetëvrasës), t’i kthehemi normalitetit, drejt ripërtëritjes morale të kombit me programe gjithëpërfshirëse të edukimit, mbështetur në kriteret filozofike të vlerave historike dhe tradicionale që e bashkojnë popullin në të dy anët e Drinit. Nxitja e ndryshimeve të mëdha i takon Kuvendit Kombëtar.
Kuvendi duhet të shfaqet me programin kombëtar si nevojë jetike për ndikimin e fuqishëm në reformimin e politikës shqiptare, produkt i reagimit të fortë të popullit të nëpërkëmbur për dinjitet kombëtar, zhvillim dhe vetëmbrojtje. Përfaqësimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, me mbështetje dhe legjitimitetin e shqiptarëve kudo ku jetojnë.
Duke mësuar nga metodologjitë shkencore dhe përvojat e kombeve të suksesshëm,arritja e qëllimit organizativ në këtë fazë fillestare, mund të vlerësohet si sukses i jashtëzakonshëm në perspektivën shqiptare. Për herë të parë mund të dëshmohet vullneti i lirë i bashkërendimit të energjive kombëtare në interes të një qëllimi të përbashkët.
Në hapin e dytë merr rëndësi organizimi strukturor mbështetës, i cili duhet të funksionojë mbi bazën e përfaqësimit të popullsisë kompakte dhe komuniteteve shqiptare me njerëz me imunitet të përfaqësuar dhe të ligjshëm kombëtar. Ata mund të bëhen baza e Asamblesë Kombëtare, e cila duhet të ketë vullnetin të miratojë veprimtaritë dhe dokumentet kryesore me vlera fundamentale të Kuvendit Kombëtar.
Përfaqësues të Lobi Shqiptar Euroatlantik (SHBA – BE); të Shoqatave Patriotike (Prishtinë-Shkup); të Komuniteteve Fetare Shqiptare, (Tiranë); të përndjekurve Politikë të pas Luftës së Dytë Botërore, (Tiranë-Shkup); të Shoqërisë Civile dhe Paqes, (Tiranë); të Akademive Alternative të Shkencave (New York); të Rinisë Shqiptare (Tiranë – Prishtinë – SHBA – BE); të Grave Shqiptare në Botë (Tiranë); Fondacioneve dhe Biznesit të Veprimit Kombëtar (Zyrih-Washington – Frqankfurt – Melburn – Tiranë); të Mjekëve Shqiptar në Botë (New York – Gjermani – Itali – Kosovë), etj. mund të jenë zgjedhja më e mirë e krijimit të bazës mbështetëse të Kuvendit Kombëtar, për t’u dhënë legjitimitetin dhe të drejtën e vendimmarjes kombëtare 12 – 15 Misionarëve të Zgjidhjes së Çështjes Shqiptare.
Këta individë me integritet të lartë moral dhe shoqëror, patriotik dhe profesional në takimin e tyre të parë mund të sjellin një moment të suksesit moral historik shumë të rëndësishëm, si përfaqësues të unitetit dhe të pajtimit kombëtar. Takimi i tyre i parë mund të përfaqësojë vlerat e vërteta të besës shqiptare, ku për herë të parë të gjitha shtresat sociale të popullsisë dhe komunitetet shqiptare kudo në Botë, do t’i zgjasin njeri – tjetrit dorën e Pajtimit Kombëtar, duke marrë përgjegjësinë e përfaqësimit legjitim të Interesave Kombëtare të Popullit Shqiptar në jetën e brendshme dhe atë ndërkombëtare.
Këto struktura përfaqësimi mund të ngrihen, rregjistrohen dhe legalizohen sipas legjislacionit kushtetues të vendeve ku mund të kenë qendrën e tyre të veprimit. Çdo individ duhet të ketë çertifikatën e sigurisë të merituar nga njerëzit që do të përfaqësojë.
Nëse kjo nismë i nështrohet metodës “ta provojmë edhe një herë”, është e arsyeshme të rishikohen me përgjegjësi hapësirat dhe mundësitë e tij, sepse çdo individ dhe organizatë patriotike duhet të krijojë bindjen se, nuk mund dhe nuk duhet të guxohet më të dështohet edhe një herë në nisma me karakter kombëtar.
Mbajtja e Kuvendit në vendin dhe kohën më të përshtatshme, ndikon dhe krijon kushte për ngritjen me fuqi kushtetuese të Qendrës së Studimeve Strategjike, (praktika me dosje të plotë ekziston pranë Ministrisë së Mbrojtjes), në funksion të drejtimit me vizion, ndërtimin dhe pranimin e strategjisë së integrimit dhe shkrirjes gjithëshqiptare, si struktura më e lartë këshilluese dhe rekomanduese, si oponenca me e fuqishme politike dhe patriotike në mbrojtje të interesave kombëtare.
Kuvendi Kombëtar në përmbushje të detyrimit kombëtar dhe në mbrojtje të interesave kombëtare të Popullit Shqiptar;
- Ndërton dhe miraton Statutin e Kuvendit;
- Rezolutën Politike për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare;
- Rezolutën drejtuar popullit shqiptar, Parlamenteve dhe Qeverive Shqiptare, institucioneve përgjegjëse në interes të zhvillimit kombëtar;
- Miraton Projekt – programin zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe ndërtimin e Strategjisë Kombëtare të Popullit Shqiptar;
- Orienton organizimin e Kuvendit Pançam për ta furur Çështjen Çame në rrugën e zgjidhjes;
- Shpall botërisht aktin e organizimit të vullnetit të lirë të Popullit Shqiptar në troje dhe kudo në Botë në Kuvendin Kombëtar, si institucioni kombëtar për realizimin hap pas hapi të aspiratës shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar.
(VIJON)
© Pashtriku.org
————————————-
STRATEGJIA KOMBЁTARE E POPULLIT SHQIPTAR (7)
Nga Sulejman Abazi NESHAJ – Tiranë, nëntor 2021
https://pashtriku.org/strategjia-komb%d1%91tare-e-popullit-shqiptar-7/