KOSOVA… PARA VDEKJES KLINIKE!
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Kush do të besonte …..askush
Dita – ditës Kosova po shkërmoçet si shtet , po tkurret si vend , shpresën për një të ardhme më të mirë e ka mbytur edhe si shprehje thjesht : ka rënë në koma shkaku i njerëzve të këqinj që po e ” udhëheqin ” . Shkaku i antikombëtarëve që vetëm veshjen e kanë kombëtare. Shkaku i papunëtorëve që ” punën ” e parë të tyre e kanë bërë në mrizin e institucioneve të zapuara dhe të kapura . Shkaku i hajnave serikë që hajninë e kanë metastazuar në çdo pore të shoqlrisë , në emër të luftimit dhe diskreditimit të ” regjimit të vjetër “. Shkaku i këtyre që nepotizmin dhe klientelizmin e shndërruan në oksigjen për mbajtje të pushtetit , autokrat deri në fund. E kuptoj që lideri duhet të përkrahet mirëpo jo të glorifikohet , deri në nënshtrim , të padenjë dhe të paskrupullt. Se Albin Kurthi ëshë kryetar i LV – së , nuk kundëtshtohet , se ka qenë KM i Kosovës është e vërtetë e pamohueshme. Por se është” baba ” i LV – së , bioligjikisht nuk është e mundur , moralisht dhe tradicionalisht është shkarje mendore , skizofreni imagjinare . Se Dejona Mihali është nëna e LV – së , për trushpëlarët e saj , është gjendje normale. Për normalët është gjendje jonormale , deformim i zinxhirit kombëtar dhe politik që nxjerrë të paditur dhe të nënshtruar serialë . Si pasojë e ngjizjes antikombëtare dhe antishtetërore të ” Albin babës ” dhe ” majka Dejonës ” kemi ” atdhetarë ” si fatonpeca , haxhiavdyla , nezirkrakovina , dimalarsovska , hekuranmurata , laddymatoshka , xhelalsfeçla , besnikbislima , cendyrmusha , lenkahaxhia e shumë ” atdhetarë ” të tjerë. Me shumë pak përjashtime këtu bëjnë pjesë pjesa dërrmuese e LV- së. Mos ta harrojë edhe Laddy Makbeth e Zhabarit , zëdhënëse e LV – së.
E bija e grekut që vranë e kthjellë në Kosovë , Dejona Mihali
Për shumë kënd e panjohur , për mua e dyshimtë që nga dita e parë kur e kam takuar në protestat e LV – së. Si ushujzë lëvizte brenda protestuesve duke fotografuar çdo lëvizje apo moslëvizje dhe duke thithur çdo fjalë apo heshtje të protestuesve . Deri kur Albin Kurthi ra në grazhdin e Florim Kelmendit për çdo gjë konsultohej me Bacë Adem Demaçin dhe mua. Kjo spiunja atdhetare greke asnjëherë nuk ka qenë pjesë e takimeve . Ajo është marrë me indoktrinimin e anëtarësisë së LV – së gjë që e bënë edhe sot. Ndaj të paditurve dhe injorantëve është sjellur si Miladin Popoviqi ndaj Enver Hoxhës në Shqipëri. Kjo ka vepruar si eminenca gri e një diskursi antikombëtar në rritje brenda LV – së. Në Shqipëri nuk ta njohin as barinjtë e Mallakastrës kurse në Greqi ” Nëna ” Dejona dhe Albin Baba janë yjet e gjyshit Dendias kurse Dejona është zgjatje kombëtare , politike dhe operative e babait Aleksandros , grekut me gjene dhe bindje . Kjo është atdhetarja e madhe kombëtare që e lufton hajninë ! Atdhetarinë greke dhe hajninë e Martin Strujës – diplomatit hajn , ortak i Vuk Hamoviqit që babain e ka shef të ushtrisë serbe. Albin Baba dhe Majka Dejona , furnizimin me rrymë për Kosovën që është edhe çështje sigurie kombëtare dhe shtetërore e kanë lënë në duar të Vuk Hamoviqit dhe ushtrisë serbe .! Nëse analizoni situatën në Maqedoni të Veriut , Luginë të Preshevës atëherë i vëreni se sa të keqe kanë bërë në këto raporte tentakulat helmuese greke dhe antikombëtare të kësaj andarteje greke , zgjatje bioligjike , politike dhe kombëtare e Vanizellos , Zervas dhe Metaksait që bënë gjenocid kundër shqiptarëve çamë në Greqi. Shiheni sot gjendjen në RTK – ë , është rezultat i ndërhyrjes brutale të Laddy Mihalidis , që nga zgjedhja e drejtorit gjeneral Perëndim Gërvallës dhe mercenarëve të paepur Adi Krastës dhe Blerim Haxhija , midis të tjerëve . Pastaj gjendja në KEK – ku zonja në fjalë thërret drejtorin në takim për punësime i cili do të identifikohej me kapelë të kuqe dhe brekë rozë , sikur në rrëfimet e babait të pervservitetit dhe jomoralit , Markiz de Sad. Shiheni gjendjen në diplomaci ! Perversitet dhe prostitucion diplomatik. Pastaj , bashkëpunimi me Gjykatën Speciale Raciste në Hagë kundër çlirimtarëve dhe UÇK – së. Kur të hapen letrat do të bindeni se kontribues më të mëdhenj të kësaj Gjykate janë udbashët nga Serbia dhe udbashët nga Kosova . Të parët e bëjnë për shtetin e tyre Serbinë kurse këta të Kosovës e bëjnë për pushtet , për ta eliminuar konkurrencën politike dhe për ta marrë një infuzion ” patriotik ” që as nuk e kanë pasur, as nuk e kanë , si biletë për hyrje në histori e që në shqipe i bie të hyshë dhëndër me koçe të tjetrit . Dikush duhet të japë përgjigje dhe përgjegjësi si u bë që laddy Mihalidis , nga persona non grata u bë person aq i dashur për Kosovën !!! Nga një rrezikuese e sigurisë kombëtare u shndërrua në garantuese të sigurisë kombëtare . Dikush në AKI dhe në pronën e Xhelalit që simbolikisht quhet Ministria për Punë të Brendshme , fort i kanë për – lyer mustaqet. Duhet të japin përgjigje dhe të hetohen Vojsa Osmani , presidente në theqafje , Donika Shvarc dhe Xhelal Sfeqla , mendermethënë ministra se si u pajisë në kohë rekorde andartja greke Dejona Mihalidis me shtetësi dhe dokumente të Kosovës kundër së cilës punon 24 orë. Për ta thjeshtësuar këtë punë , AKI duhet të nxirret nga kurtha e Kurthit dhe Laddy Makbeth nga Zhabari që si sekserë i përdorë Shemsi pasulin dhe Rrugaçin e Parë. Po diçka është fort e sigurtë ; aty ku vjenë era kundër Kosovës dhe shqiptarëve , mbizotërojnë pordhët e Dejonës që dalin nga kanalizimi i sigurimit grek , serb dhe maqedonas! E kjo e pafytyrë pastaj na tregon se kushnë paska luftuar për Kosovën dhe lirinë!
Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Po mbahen në rrethana të një depresioni të madh kombëtar për shkak të përçarjeve të mëdha . Kemi depresion ekonomik . Pasiguri për mbijetesë . Në skenë janë hijenat e moçme dhe të reja që duan , nëse jo krejtë torten , së paku një pjesë të saj. LVV – po hynë në harë me shpresën e mbytur dhe Veriun e ” çliruar ” . Besoj se shpresa është e mbytur pas një dhunimi 5 vjeçar kurse Veriu ishte çliruar në vitin 1999. Aktualisht Veriu më afër është ndarjes se integrimit . LDK po hynë e konsoliduar në zgjedhje. AAK nuk mbetet nën 7.5 përqind. PDK është në gjendje , nëse nuk e menaxhon situatën , më delikate për shkak të Dadës Ra( mi ) zë ! PDK e ka uruar Dadën Razë për fitore në Drenas dhe këtu është dashur të vë një pikë të madhe. Pse të takohet me Dadën Razë kur ajo do t’i thyejë kurrizin PDK – së e jo LVV – ë. Nga ky kënd Dada Razë është më e afërt me Kurthin përmes sekseres Lenka Haxhiu , po i pëlqen kurrizi i Kurthit prandaj nuk do ta thyejë! Dadën Razë duhet lënë në rrugëtimin e saj drejt margjinalizimit politik. Me rastin e Drenasit e shpenzoi xhokerin e viktimës , për zgjedhje nacionale nuk i dhezë viktimizimi . Tash nuk është viktimë , është kryetar i Drenasit. Jam i sigurt se asnjë votues i bindur i PDK – së nuk e voton LVV – ë prandaj ato 80.000 vota që i llogaritë Dada Razë i ngjajnë tregimin me lepurin e zënë ku fatkeqi , duke bërë llogari se sa do të fitojë kur ta stërshesë . Duke luajtur me shifra milunshe , mbetet edhe pa lepur sepse i ikë veshgjati . Për një jam shumë i sigurt : ai që e voton Hashim Thaçin – kurrë nuk e voton Albin Kurthin , ai që e voton Kadri Veselin – kurrë nuk e voton Lenka Haxhiun . Nuk shkonë edhe mbesa e Ahmet Haxhisë edhe e nënshtruara e andartes greka Dejona Mihalis. Ahmet Haxhiu ishte shpirti , mendja , zemra , shtylla kurrizore dhe kuptimi i shqiptarisë. Ishte vet shqiptaria. E njoh fort mirë , shumë kam punuar me te ! Por duket jo edhe aq sa me drekua me mbesën e saj .
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
24 nëntor 2025 – Prishtinë