Një studim i shkurtër dhe një reflektim i hidhur!
ROLI HISTORIK I PELLAZGO – SHQIPTARЁVE …
Nga Dr. Mathieu Aref – Paris, më 11 janar 2026
Ja pesë “themeluesit kryesorë të Republikës Turke” pas rënies së Perandorisë Osmane… Ironikisht: pas pesë shekujsh pushtimi osman të trojeve shqiptare, ishin «Shqiptarët» ata që themeluan Republikën moderne Turke: M.K. Atatürk, F. Çakmak, F. Okyar, A. Renda dhe M.A. Ersoy! Për më tepër, para tyre «shqiptari» Mehmet Ali Pasha u bë “themeluesi i Egjiptit modern”, dhe pas tij, Habib Bourguiba (me origjinë shqiptare, nga Maqedonia aktuale) u bë “themeluesi i Tunizisë moderne”!
Dhe në Antikitet, shumë kohë më parë, kishte perandorë romak të shumtë me origjinë pellazgo-ilire, duke përfshirë Klaudin II, Aurelianin, Probin, Dioklecianin, Kostandinin e Madh (themeluesi i Kostandinopojës, i cili e shndërroi Perandorinë Romake në Krishterim), Galeriusin, Maksimianin, Romulianën, Justinianin … në total, kishte 26 perandorë romakë me origjinë pellazgo – ilire.
Ata ishin një popull i jashtëzakonshëm, nga antikiteti deri në kohët moderne. Përveç roleve të tyre të rëndësishme udhëheqëse, ata janë pararendësit e disa prej gjeneralëve dhe strategëve më të mëdhenj të Antikitetit, që nga Perandoria maqedo-epirote të Aleksandrit të Madh si dhe mbretërisë të Pirro i Epirit (Burri, në shqip) deri në Mesjetë me Gjergj Kastriotin, i njohur si Skënderbeu, i quajtur nga Vatikani “ushtar ose atleti i Krishtit”, i cili, nëpërmjet guximit dhe strategjisë së tij ushtarake, mundi, për 25 vjet, ushtrinë më të fuqishme të asaj kohë prej 100,000 ushtarësh, ndërsa ai vetë kishte vetëm 10,000 ushtarë… një vepër vërtet e jashtëzakonshme, e pakrahasueshme nga asnjë udhëheqës ushtarak që atëherë.
Kjo është arsyeja pse e konsideroj këtë «shqiptar të famshëm» jo vetëm themelues të Shqipërisë moderne i cili i dha emrin SHQIPËRISË (një vend që për fat të keq i janë hequr tre të katërtat e trojave të tij stërgjyshore: nga Adriatiku deri në detin e Zi) por unë sugjeroj që përkrenarja e tij (e ruajtur e paprekur në muzeun e Vjenës) të shfaqet për mbi shqiponjën dykrenare të flamurit kombëtar shqiptar.
Nuk e them këtë sepse unë vetë jam Shqiptar, por e pohoj bazuar në studimet dhe kërkimet e mia shkencore, historike dhe etnolinguistike, dhe veçanërisht në një tezë të paraqitur në Sorbonë/Paris në vitin 2012. Nëse do të kisha qenë kinez, do të kisha thënë saktësisht të njëjtën gjë, pasi të gjitha burimet dhe dokumentacioni kanë qenë të pandryshueshme që nga agimi i shkrimit.
Por unë nuk mburrem për këtë, sepse ndërsa këta njerëz ishin sigurisht trima, besnik, patriotë të famshëm dhe prestigjiozë, ata nuk bënë asgjë për vendin e tyre: ata punuan për të tjerët, duke vënë inteligjencën, cilësitë, besnikërinë, karizmin dhe guximin e tyre në shërbim të të tjerëve! Këtu, unë thjesht po bëj vetëm një konstatim me fakte dhe po rendis bëmat e tyre, të cilat (kjo duhet thënë), asnjë vend tjetër në botë nuk ka prodhuar (për të tjerët) kaq shumë njerëz trima, besnik dhe të famshëm. Është një dëm për Shqiptarët, përndryshe, Shqipëria dhe trojat shqiptare do të ishin midis kombeve më të mëdha në botë.
Edhe sot, shumë Shqiptarë po emigrojnë në numër gjithnjë e në rritje… dhe kështu ky vend i vogël, por ky “popull i madh” (që nga lashtësia), një ditë do të zhduket, i gëlltitur nga armiqtë fqinjë ose i pushtuar nga imigracioni nga popuj të tjerë. Diku tjetër, të vendosur rehat në jetën dhe begatinë e tyre, Shqiptarët që lanë, braktisin ose tradhtuan Atdheun e tyre nuk do t’u mbetet gjë tjetër veçse sytë për të qarë. Është e trishtueshme të shohësh një komb të zhduket para syve tanë! “Historia përsëritet gjithmonë dy herë, herën e parë si tragjedi dhe të dytën si farsë.” (Karl Marks)!






—————————
HUNZAT DHE KALASHЁT – EKZEMPLARЁT E FUNDIT ETNIK PELLAZG
https://pashtriku.org/hunzat-dhe-kalash%d1%91t-ekzemplar%d1%91t-e-fundit-etnik-pellazg/