RINUMRIMI I VOTËS PËR PUSHTET DHE ANKANDI TREGTAR I SHERIFIT!

Më 18 shkurt 2025

Kosova e rrezikuar nga “ankandi i tregtisë” Trump – Putin!

RINUMRIMI I VOTËS PËR PUSHTET DHE ANKANDI TREGTAR I SHERIFIT!

Nga Sheradin Berisha

Për politikanët tanë, me numrimin dhe rinumrimin e votave, duket që pushteti është bërë parësor, e shteti dytësor! “Shefat” e partive politike ende s’e kanë kuptuar se në SHBA ka ardhë në pushtet një Sherif i Ri, i cili vendos pa e përfillur pushtetin dhe shtetin e tyre – republikën e pakos së Ahtisaarit! Dhe si i tillë, me politikën dhe gjeostrategjinë (në pakon e tij), Kosovën mund ta përdori si plaçkë pazari në ankandin e tregtisë që po zhvillohet për Gazën dhe Ukrainën!!!

—–

Analiza për zgjim!

KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË PLAÇKË PËR PAZARET E FUQIVE TË MËDHA!

Veçanërisht tani kur po zhvillohet lufta Rusi – NATO në Ukrainë! Do bëhet si thonë ShBA, BE, Rusi…

Nga Sheradin Berisha, më 13 janar 2023

https://pashtriku.org/kosova-eshte-shnderruar-ne-placke-per-pazaret-e-fuqive-te-medha/

***

PASURITË MILIARDËSHE TË KOSOVËS NË AGJENDËN E FUQIVE TË MËDHA!

Nga Sheradin Berisha, më 2 nëntor 2022

https://pashtriku.org/cka-fshihet-pas-negociatave-kosove-serbi/

***

Një analizë për zgjim!

KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË PLAÇKË PAZARI PËR INTERESA EKONOMIKE!

Nga Sheradin Berisha, më 4 tetor 2023

“E vërteta që nuk thuhet në kohë është më e keqe se gënjeshtra”. Ivan Turgenev (1818 – 1883)

Kosova ka pasuri të mëdha sa i përket arit, argjendit, mineraleve tjera dhe jo vetëm! Kjo është arsyeja kryesore pse Serbia bën një luftë të gjithanshme për të marrë të paktën veriun e Kosovës! Pra, në Kosovë mbi të gjitha është pasuria që nuk heq dorë Serbia!

Gjithashtu nuk duhet të harrohet fakti se, në mars – qershor 1999 edhe bombat e NATO-s (përveç interesit gjeopolitik – gjeostrategjik) ranë mbi Serbi për pasurinë e Kosovës!

Rrjedhimisht të gjitha veprimet që u bënë pas luftës dhe po bëhen në veri të Kosovës, në sipërfaqe janë politike, për të dominuar mbi çështjen ekonomike! Në këtë kuptim del qartë se, s’ka politik pa pas një problem ekonomik!

Edhe pas sulmeve terroriste të Serbisë të datës 24 shtator 2023 në Banjë të Zveçanit, KFOR-it dhe EULEX-it si palë neutrale nuk po iu intereson pavarësia, por siguria, më saktësisht ndërvarësia midis Kosovës dhe Serbisë.

Pse?

Sepse vetëm përmes menaxhimit të sigurisë, faktori politik dominon mbi faktorin ekonomik! Në këtë kontekst interesat gjeopolitike, Kosovën e kanë shndërruar në plaçkë pazari për interesa ekonomike!

________

KRIZA NË VERI MË SHUMË SE POLITIKE ËSHTË EKONOMIKE!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223281367878883&id=1125324528

*

https://www.facebook.com/share/p/1A8ac9dFPQ

***

‘PAVARËSIA’ E MARËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

Nga Sheradin Berisha, më 18 mars 2024

https://pashtriku.org/pavaresia-e-mareveshjeve…

——–

Ilustrime:

1. Donald Trump: “SHBA do të ‘marrë në dorë’ Rripin e Gazës dhe Palestinezët duhet të largohen prej atij vendi”!

2. Çfarë dihet për ‘planin e paqes’ të Donald Trump për Ukrainën? Detajet e zbuluara të planit të paqes të administratës Trump për Ukrainën sugjerojnë se SHBA mund të anashkalojë partnerët e saj evropianë dhe të bëjë lëshime ndaj Rusisë (në territoret lindore të Ukrainës) për t’i marrë 50% të pasurive nga burimet natyrore (dhe jo vetëm) të Ukrainës!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura