KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË PLAÇKË PËR PAZARET E FUQIVE TË MËDHA!

KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË PLAÇKË PËR PAZARET E FUQIVE TË MËDHA!

… Veçanërisht tani kur po zhvillohet lufta Rusi – NATO në Ukrainë! Do bëhet si thonë ShBA, BE, Rusi… Pakoja e Ahtisarit është gjeneratori i krizave!

Nga Sheradin Berisha, Fb 14.12.2022 – Pashtriku 14.01.2023

Para tri ditëve, më 11 dhjetor, prof.Shukri Klinaku ka hapur një temë për diskutim:

RASTI HISTORIK!

Pas shumë shekujve, prej vitit 2008, Kosova dhe Serbia kanë pasur dhe kanë ende mundësi të zgjidhin problemin pa dhunë. Mirëpo, kjo mundësi nuk mund të jetësohet me politikanë që konsideratë pozitive kanë vetëm për një njeri në botë – për veten e vet; që nuk bashkëpunojnë sinqerisht me asnjëri në botë; që kanë zero empati për çdo njeri tjetër në botë. Me të tillë politikanë rrezikohet me shumë sesa kjo mundësi.

***

Në vijim kemi bërë këtë:

BASHKËBISEDIM

Sheradin Berisha

Për fat të keq me Serbinë do të kemi punë vazhdimisht derisa nuk i bëjmë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe jo vetëm, të kësaj republike të shpallur mbi bazën e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare, duke filluar nga rezoluta 1244 e deri te pakoja Ahtisarit…

Serbia edhe pas përfundimit të luftës (qershor 1999) e deri në shpalljen e pavarësisë (më 17 dhkurt 2008) ishte prezent në Kosovë, përmes strukturave paralele kriminale (siç ishin rojat e urës etj), pastaj strukturat policore të MUP-it, të shërbimit sekret BIA, etj.

Rrjedhimisht pas shpalljes së pavarësisë, saktësisht nga vitit 2013 kur u nëshkrua marrëveshja për Zajednicën (më 19 prill) dhe formimit të listës serbe në verë të atij viti, të gjitha strukturat e lartpërmendura serbe u akomoduan në strukturat e shtetit, (të këtij shteti që nuk e pranonin si të tyre) dhe tani nga pozita e pushtetit vepronin për shkatërrimin e kësaj republike ahtisariane. Dhe sot jemi këtu ku jemi.

Në vijim ju ftojë të lexoni:

ËSHTË I ÇUDITSHËM PRESIONI I AMBASADORIT HILL PËR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT, SI NJË KRAHINË AUTONOME E SERBËVE NË KOSOVË!

Edhe këtu

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221611956904652&id=1125324528

***

Shukri Klinaku

Sheradin Berisha, cila është zgjidhja? Nuk kemi nevojë për të ri-zbuluar qëllimet shoveniste serbe! Aq më pak të shtyhemi ndërmjet veti (deri edhe me sharje e fyrje), jo ti me Serbinë, jo ai me Serbinë.

***

Sheradin Berisha

Shukri Klinaku

Jo nuk e akuzoj askënd me epitete të tilla. Çdo zgjidhje është në dëmë të Kosovës. Edhe atë që kërkon LB është një zgjidhje e vogël, edhe pse ndërkombëtarët nuk e pranojnë të bëhet pjesë e këtij pazari. Edhe sikur të bëhet pjesë e pazarit Veriu me Kosovën Lindore, problemet me Serbinë do t’i kemi në vazhdimësi. Pakoja e Ahtisarit është gjeneratori i kësaj krize. Do bëhet si thonë ShBA, BE dhe Rusi. Sepse ne jemi shëndrruar në plaçkë për pazaret e fuqive të madhe, për fat të keq! Shumë faleminderit 🤝

Kliko e dëgjo çfarë kanceri kemi pranuar:

Rreziku nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet serbe

👇👇👇

https://fb.watch/hlXvV-mg3J/

***

Shukri Klinaku

Sheradin Berisha 1. Sigurisht se nuk të thashë ty që shpërndanë epitete të tilla. Kërkoj falje nëse kam lënë vend të keqkuptohem. 2. U mor vesh, pakoja e Ahtisarit ka të meta të mëdha, por na e dha kryefjalën – pavarësinë. 3. Tash, si ta tejkalojmë? Mendoj vetëm me ri-përcaktim të kufirit. 4. Pse mendon se do të kemi probleme nëse arrihet marrëveshja dy-palëshe për ri-përcaktim të kufirit?

***

Sheradin Berisha

Shukri Klinaku më lartë e vura në spikamë idenë e ripërcaktimit të kufirit sipas Lëvizjes për Bashkim (LB), por kjo është një zgjidhje e vogël, ndonëse kjo varet nga fuqitë e mëdha: SHBA – BE – Rusi nëse mund të bëhet pjesë e këtij pazari! Pra nuk them rastësisht Kosova është shndërruar në plaçkë për pazaret e fuqive të mëdha, veçanërisht tani kur po zhvillohet lufta Rusi – NATO në Ukrainë!

Sa i përket kryefjalës së Pakos së Ahtisarit që e theksuat ju, e keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!

ҪFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?!

Nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit:

– që ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse u shpallë si multietnike!!!;

– ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane);

– Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe);

– ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 80 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;

Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:

– ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s;

– ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës; (edhe pse aktualisht janë në dorëheqje)….

Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:

– posta e Serbisë,

– telekomi i Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulantat dhe spitalet e Sebisë,

– arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK-ja në historinë e tyre trajtohet si organizatë terroriste!

Në vazhdën e negociatave Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera.

Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;

– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur “legalisht” përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris:

– postën e Serbisë,

– telekomin e Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulancat dhe spitalet e Sebisë, pastaj

– arsimin, nga qerdhet deri në universitet – me planprogramet e Serbise, …

Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi,  Bruksel dhe jo vetëm, e menaxhon!

RRUGËDALJA!

Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila shkaktohen të gjitha krizat qeveritare dhe jo vetëm!

Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:

– reformë në ligjin për zgjedhjet;

– reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);

– reformë në polici,

– reformë në siguri – AKI, etj.etj.

Pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!

_______________

Shtojcë:

Funksionimi i ‘pushtetit’ serb në Kosovë nuk daton nga shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999! Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)

Më gjerësisht lexoni 👇👇👇

http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm

***

Shukri Klinaku

Sheradin Berisha propozon të ndryshojmë “njëanshëm” kushtetutën? Cili është hapi i parë në drejtim të kësaj dhe cilat do të ishin pasojat?

***

Sheradin Berisha

Shukri Klinaku pse njëanshëm, ku është pengesa dhe ku fle këtu e keqja? Pikërisht te pakoja e Ahtisarit o mik, e cila pa diskutim është shëndrruar në kushtetutë dhe tani pa shumicën e pakicës, rrjedhimisht pa 10 deputetët e listës serbe nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në këtë drejtim! Dhe kjo është kryefjala e pavarësisë me të cilen t’i “mburresh”?!

Kjo pavarësi si e tillë e shpallur bazuar në rezolutë 1244, dhe në një sërë marrëveshjesh tjera ndërkombëtare që u definuan me pakon e Ahtisarit dhe gjashtë pikëshin e Ban Ki Munit si kulmë, janë premisa për kompromise të reja në vazhdimësi të cilat po ndodhin sot.

Pra, plaçkë hesapi! Ntm

***

Shukri Klinaku

Sheradin Berisha pasojat?

***

Sheradin Berisha

Shukri Klinaku si studiues e dini mirëfilli se, çdo lëvizje ka një shkak e cila krijon pastaj një pasojë! Edhe ngjarjet politike dhe jo vetëm zhvillohen sipas parametrave shkak – pasojë!

Ti më pyete për PASOJAT?

Ndërkohë që unë të thash shkakun e këtij problemi që ka prodhuar këto pasoja të cilat po i përjetojmë. Dhe rrjedhimisht prej këtyre pasojave tani po krijohet një shkak i ri, i cili në mënyrë ciklike do të sjellë një pasojë të re! Dhe pasoja e re për të cilën kërkon përgjigjien time, është ajo që e duan fuqitë e mëdha! Dhe ajo ka vëtëm një emërtim PLAÇKË pazari, për interesat gjeopolitike e gjeostrategjike të SHBA – BE – RUSISË në këtë pjesë të Ballkanit!

Kjo duket e dhimbshme por, për mendimin tim këtu fshihet e vërteta! Ntm

***

Sheradin Berisha

Shukri Klinaku përndryshe në këtë drejtim kam kërkuar …

TË HAPET KUTIA E PANDORËS!

Nga Sheradin Berisha

Pashtriku, më 25 shtator 2022

Zajednica (Asociacioni i Komunave me shumicë serbe) në çfardo formati qoftë është i dëmshëm!

Pakoja e Ahtisaarit me 10 komunat etnike serbe, shumica e pakicave në Kuvendin e Kosovës, me 44 zona të mbrojtura eksterritoriale për kishat dhe manastiret “serbe” dhe jo vetëm, është dizajnim i kujdesshëm i Marti Ahtisaarit (2005 – 2007) për ta bërë të pamundur integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike!

Kryeministri Albin Kurti thotë, por edhe gjithë kryeministrat para tij kanë thënë se, Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran!

Kështu si është dizajnuar, ky shtet nuk është as i pavarur as sovran! Mos të gënjehemi?

LVV-ja në vitin 2010 ka hyrë në sistemin politik të Ahtisarit për ta ndryshuar pakon e tij (e cila është shndërruar në kushtetutë më 9 prill 2008), e jo për ta tjetërsuar vetveten. Prandaj puna e parë e qeverisë Kurti ka qenë dashtë të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisaarit, sepse kushtetuta nuk është Bibël as Kuran!

Ligjet dhe kushtetuta nuk janë statike, të pandryshueshme, ato janë dinamike, sepse vetë zhvillimi i shoqërisë dhe i jetës institucionale është dinamike!

Nëse pranohet themelimi i Zajednicës, atëhere ky shtet përfundimisht nuk do të ketë integritet as sovranitet. Si shembull e kemi Bosnjë dhe Hercegovinën!

Çka duhet të bëjmë?

Qysh tani duhet të hapet Kutia e Pandorës, dhe Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Kosovën lindore dhe gjysmën e Maqedonisë shqiptare të kërkojnë bashkim në një shtet federalë me Shqipërinë!

Tani shtrohet pyetja:

A e bëjnë këtë veprim institucionet shqiptare?!

Unë themë jo, e ju …?

________________________

ASOCIACIONI E SHKATËRRON INTEGRITETIN UNITAR TË KOSOVËS!

https://pashtriku.org/asociacioni-e-shkaterron-integritetin-unitar-te-kosoves/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura