Nga arkivi i facebookut, 26. 02. 2025
Të shpëtojmë Shqipërinë nga politikanët!
SHQIPËRIA E PASUR ME BURIME NATYRORE E ZHYTUR NË BORXHE MILIARDËSHE!
„Në qoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: „Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët“. Faik Konica (1875 – 1942)
Nga Sheradin Berisha – më 26 shkurt 2025
Shqipëria është vendi më i pasur në botë me burime të naftës, gazit dhe me minierale: ar, krom, bakër, alumin, hekur, nikel etj. Përveç pasurive nëntokësore Shqipëria është e pasur edhe me burime ujore, vargmale dhe detin…
Burimet e pashterrshme nëntokësore në vend se
të nacionalizohen (shtetëzohen) siç kanë bërë Norvegjia dhe shumë shtete tjera të botës, në vitet 2009 – 2013 Qeveria Berisha – Meta, e futi pasurinë e Shqipërisë Lindore në Listën C të privatizimit, bashkë me Albpetrol-in!

Në vitet në vijim, Qeveria “Rama-1” me president Ilir Metën (2013 – 2017), qeveria “Rama-2″ (2017 – 2021) dhe aktualisht qeveria “Rama-3” (2021 – 2025) e kanë nxjerr Shqipërinë në ankand publik te kompanitë e huaja private, për kërkime dhe shfrytëzim të burimeve të naftës, gazit dhe mineraleve!
Rrjedhimisht naftën, gazin dhe jo vetëm po e shfrytëzojnë dhe grabisin pamëshirshëm korporatat e huaja, në bashkëpunim me qeveritarët e korruptuara shqiptarë. Këto veprime skandaloze të politikanëve: Rama – Berisha – Meta dhe jo vetëm, kanë ndikuar që shqiptarët të varfërohen, dhe për më keq çdo ditë nga ky vend i bekuar të largohen!
Një qeveri që nuk merr kredi, banka i çon shumë shpejt në shpi! Në këtë kuadër qeveria shqiptare është zhytur në borxhe të shtresuara ndër vite!
Në shtresimin e borxheve Edi Rama i shton shqiptarëve 840 milionë euro borxhe në buxhetin e vitit 2022! Ndërkaq me qëllim të shlyerjes së borxheve miliardëshe Edi Rama para 10 ditëve ka marr edhe 650 milionë euro borxh të Ri! …
Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës etj., të cilët u ricikluan për tri dekada e gjysmë në pushtet, tashmë iu ka stërmbushur kupa! …
Shkrimtari, publicisti dhe diplomati ynë i madh, Faik Konica, lidhur me politikanët e këtij tarafi ka një thënie epokale. „Në qoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: „Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët“. ‘ thotë ai.
Prandaj është koha e fundit që ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky taraf i politikanëve!
——–
Mendimi i ekspertëve shqiptare Isuf Tushe dhe Vangjel Kici
Isuf Tushe
Ligji i privatizimit, që u hartua dhe zbatua për herë të parë në vitin 1994 në vendburimin Patos-Marinës dhe në miniera, u bë pa marëveshje me armatën e naftëtarëve dhe minatorëve, etj., që e kundërshtuan atë, kërkuan pezullimin e tij, që këto pasuri natyrore të qëndronin nën administrimin e shtetit. Asgjë nuk morën në konsideratë, as qeveria Meksi dhe as ajo e Nanos. Në vitet 2000, 2001 u dhanë me konҫesion, përkatësisht, minierat e bakrit, kromit Bulqizë, bashkë me uzinat e përpunimit tyre, ndërsa në vitin 2004, u dha vendburimi më i madh i naftës në Europën kontinentale, Patos-Marinës, tek kompania Bankers Petroleum, pasi u largua kompania Premier Oil. Në 2007-tën filloi dhënia me konҫesion e gjithë vendburimeve tjera të naftës, gazit, u parcelizuan dhe u dhanë me konҫesion minierat e kromit, uzinat tyre, etj., u shkatërruan nd/jet e kërkimit naftës ndërsa parku i madh i sondave të shpimit dhe ofiҫnat e tyre, bashkë me dy uzinatë e përpunimit naftës, u dërguan për skarp. Kompania ARMO dhe Uzina Përpunimit Thellë të Naftës Ballsh, u shitën tek privati dhe u mbyllën institutet shkencore të kërkim-prodhimit naftës, etj.
***
Eh ҫfarë nuk i kanë bërë Shqipërisë këta hajdutë. Nuk e lanë me kaq, por në vitin 2000 kur PS kishte pushtetin, minierat e bakërit dhe fabrikat e pasurimit tyre, kur u dhanë me konҫesion, këta i krijuan konҫesionarit mafioz turk, kushte favorizuese duke i hequr detyrimet ndaj shtetit tonë.
Shihni videon: https://www.youtube.com/watch?v=NWkA2gLia4U
Ndërsa më vonë, në vitin 2017 kur këta hajdutë prapë kishin plotësisht në dorë gjithë pushtetet, edhe parlamentin, këtij konҫesioni i kanë shtuar afatin e kontratës në 42 vjet deri në fund të vitit 2043. Mos vallë këta hajdutë janë “aksioner” (bashkëpronarë) në këtë konҫesion bashk me mafiozin turk???
***
Vangjel Kici
Krerët e politikës shqiptare, pas vitit 1990, janë kukulla në shërbim të të huajve. Ata e “privatizuan” (shitën dhe grabitën) të gjithë Shqipërinë. Populli është varfëruar shumë, prandaj shqiptarët po e braktisin Shqipërinë. Vendi po shpopullohet. KM Rama mburret me ndërtimin e rrugve, hoteleve, porteve dhe aeroporteve për zhvillimin e turizmit. Pra, ai po e zbukuron Shqipërinë nga jashtë, por buba është brenda Shqipërisë (papunësia, varfëria, korrupsioni, krimet….). Ai numron sa turistë erdhën në Shqipëri, por turizmi nuk zgjidh problemin e punësimit, nuk zhduk varfërinë. Prandaj Shqipëria po zhytet në borxhe. Cila është zgjidhja? Populli të bllokojë plotësisht zgjedhjet e 11 Majit 2025! Të qërohet kjo klasë politike e korruptuar fund e krye. Nafta, gazi dhe minierat të rishtetëzohen. Perspektiva e Shqipërisë është shumë e madhe.
===========
SHQIPËRIA E RREZIKUAR NGA POLITIKANËT E KORRUPTUAR!
https://pashtriku.org/shqiperia-e-rrezikuar-nga-politikanet-e-korruptuar/