RRUGËT TONA, LITOLOGJI APO KUSARI?
Fytyra e një vendi njihet nga katër gjëra: aeroporti, rrugët, libraritë, pazari. – Dritero Agolli

Nga Ahmet Ҫollaku
Ne nuk jemi ekspertë rrugësh por kemi punuar në një punë që ka lidhje me këtë teknikë. Një gjë është e qartë, shteti ynë është bërë primitiv dhe qesharak edhe në sy të botës.
Rrugët janë artierie.
Konkretisht fjalën e kemi për rrugën Elbasan-Rrajcë (Qafë Thanë) e cila është e gjatë gati 200km, marshutë me formacione të ndryshme gjeologjike, me ndryshime të theksuara litologjike, me tektonike të zhvilluar, me presencen e shkembenjëve rrënjësor.
Për koinçidencë, këtë rrugë, e shoqëron lumi Shkumbin, udhëtar i pa lodhur shumë vjeçar.
Rruga Rrajcë -Elbasan, është album natyror, çfarë nuk shikon? Në këtë ekran të befasojnë malet, gjelbërimi, pamjet piktoreske të shtëpive vendosur në kodra, ura e vogël gati primitive që afrojnë malet, njerëzit, jo anonim, të gjithë me emëra.
Lumi Shkumbin është autokton, ai rrjedh këtu miliona vite, në këtë rrugë hapur me shumë mundim, përshkruar male të tërë për të bërë këtë maratonë, për të arritur këtu si një rrjedhje mistike, që herë merrë vrull dhe herë hapet si i dehur.
Po si të mos dehesh, në gjithë këtë bukuri shqiptare! Ja pra çfarë bënë natyra pranë të cilës ne jetojmë pa vëmëndje.
Pa dyshim vëndet ku ndërtohen rrugët, kërkojnë rilevime gjeologjike të detajuara, të ngjajshme me ato për kërkimin e mineraleve, naftës, floririt e me radhë…
Kjo rrugë kalon gati dorë për dorë me lumin Shkumbin, por siç e dimë pranë lumenjëve mpleksen fenomenet gjeologjike, aluviale, deluviale, rrëshqitje, thyerje e të tjera. Rrugët vendosen në formacione të konsoliduara, që karakterizohen me shpejtësi të lartë e kalimit të valëve sizmike. Të tillë formacione janë shkëmbejtë gëlqerorë, magmatike, metamorfikë.
Studimet inxhinierike në rrugë janë të ngjajshme me punimet gjeofizike dhe ato të ZSHV-ve që bëhen në sizmike për të përcaktuar shkëmbejtë rrënjësor.
Sa më thellë të bëhet studimi, aq më i sigurt do të jetë ndërtimi urave, rrugëve, tuneleve.
Duhet të jemi të kujdeshëm me publikun kur thuhet “rrëshqitje nga shira të shumta” që thuhen për të motivuar prishjen e këtyre ndërtimeve.
Lumi Shkumbin është masakruar me gërrmimet pa kriter. Grabitja e materialeve inerte në basenin e Shkumbinit nga kompanitë private, kanë shpejtuar dëmtimet për rreth. Babëzitja për materiale inerte, gërryerja me thonjë, po e ha lumin Shkumin, po e lë pa taban.
Tani le ta shikojmë problemin më konkretisht. Funksionimi normal për një kohë të gjatë i hekurudhës Elbasan-Pogradec tregon se hekurudha është vendosur në shkembejtë rrënjësor. Rruga automobilistike që kalon nëpër kthesat e Qafë Thanës, nuk ka psuar gjë sepse, është gozhduar në formacione rrënjësore. Edhe më tej.
Gjetja e shkaqeve që krijuan këtë situatë, kërkon një ekspertizë teknike-ekonomike-juridike, me specialist. Ku është studimi gjeologo-inxhinjerik i zonës? Ky studim shpreh pavarësinë, sigurinë dhe dinjitetin e një kombi. KU ЁSHTЁ KY STUDIM?
Në shtyp shkruhet se, ”një inxh., brenda ARRSH-së, preferon të mbetet anonim”. Kjo do të thotë, se ai ose nuk ekziston, ose nuk ka kualifikimin përkatës, do të mbulon abuzimet, siç ndodh rëndomë në Shqiperi.
Populli do të dijë kompanitë reale që kanë bërë këto punime dhe ekspertizën apo oponencën. Përse mos ndiqet eksperienca e huaj?
Ditët e fundit, janë shkatërruar shumë infrastruktura rrugore, ura dhe dy tunelet kryesor, ku qeveria investoi miliarda euro nga taksat e popullit. Kjo katastrofë s’lidhet me klimën, as me reshjet e dëndura, siҫ e justifikon k/ministri Rama. Ato tregojnë mungesën e studimeve gjeologo-inxhinjerike, punimet e dobëta të kryera nga kompanitë e ndërtimit, të zgjedhura nga qeveria.
Edhe njëherë, vlerësimi i shkaqeve që krijuan këtë situatë, kërkon një ekspertizë teknike-ekonomike-juridike, me specialistë, se rindërtimi i rrugëve s’është punë e lehtë, as rutinë, jo fenomen lokal por regjional.
Nuk mundet të quhet e përfunduar një punë që nuk ka një ekspertizë zyrtare. Fjala nuk është për një rrugë fshati, por për rrugë nacionale të gjata.
Në këto raste, disa studio televizive thërrasin disa specialistë gjoja ekstra, për të tërhequar vëmendjen. Ёshtë rasti i një sizmologu, i cili për të shpjeguar këtë fenomen, ekspozon harta gjeologjike shumë larg rrugës kur dihet se këto probleme janë lokale, litologjike.
Edhe një herë, problemet teknike të rrugëve, urave dhe tuneleve t‘i tregohen popullit, nga specialistët, jo të dalë K/ministri, të thotë se “kjo ka ndodhur nga shira… kështu ndodhi edhe në Portugali…”
Rrugët tona, më shumë makuteri se litologji.