SOKOL POGA: VETERANËT E VËRTETË NGA SHQIPËRIA DHE MASHTRUESI SPIRO BUTKA (DOKUMENTE ARKIVORE)

Tiranë, 3 tetor 2018: (Reagim prej Kryetarit të OVL së UÒªK-së, Tiranë) – Kohët e fundit jemi njohur me listat e shpallura nga Prokuroria e Kosovës, për veteranët e konsideruar mashtrues, ku përfshihen edhe ata nga Shqipëria, të cilët, në masën 95 për qind i përkasin zonës së Hasit e të Tropojës. Që në krye të herës, mund të themi se janë bërë edhe gabime, lidhur me përcaktimin e veteranëve të quajtur të rrejshëm, ndërkohë që është bërë një punë e mirë edhe për selektimin e një pjese, që nuk e meritojnë.
Me këtë rast, jemi të detyruar të japim disa shembuj konkretë, bazuar në dokumente e fakte, gjë që mundëson të verifikohen lehtësishtë veteranët e vërtetë nga ata të pavërtetë. Dhe konkretisht:
Alush Xhem Gradica, i cili është poseduesi i bazës së parë të UÒªK-së në Vlahën–Has, e ngritur nga ana jonë, bashkë me Luan Haradinaj, në mars të vitit 1997, me porosi të anëtarit te SH.P. të UÒªK-së, z.Xhavit Haliti. Luani dhe shumë anëtarë të Sh.P., si Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Nuri Behxheti (Hoxha) etj., kanë qëndruar aty, dhe është Alushi ai që i ka përcjellë të shumtën e herës matanë kufirit. Familja tij ka qenë vijimisht e rrezikuar nga materialet për rrezik shpërthimi që deponoheshin atje, përfshi edhe dy dhomat e gjumit. Pas rënies së Luanit, në 6 Maj të 97-ës, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj erdhën mbas dy jave dhe morën në dorëzim materialet që ishin grumbulluar deri atëherë në këtë bazë.
Alushi, deri në fund të 99-ës, ishte aktivë, duke mbetur baza më e madhe në Has. Ai përcolli me dhejtra grupe luftëtarësh në Kosovë – prej fillimit të vitit 1997, ndërsa në vitin 1999, me një grup prej 60 vetësh, të cilët bënë një pushim në shtëpinë e Isuf Gashit, “Bacës“, në Rahovec, dhe më pas vijuan për në Drenicë. Në këtë grup ishte edhe H.Thaçi. Sot, Alushi është i sëmurë psikik, dhe kjo vetëm për faktin se pësoi traum kur u vra Luani, me grupin prej 10 vetësh të kryesuar nga Fehmi Lladrovci. Ky grup në këtë bazë u armatos. Dhe jemi duke përgatitur pllakatën për ta bërë objekt muzeal të asaj lufte.
Me Presidentin e Kosovës, z. Hashim, që e njeh personalisht, kemi biseduar për të mundësuar kurimin e tij në ndonje klinikë të specializuar. Por, çuditërisht, tani del një dorë, që e nxjerr mashtrues këtë kontribues të luftës. Verifikojeni këtë fakt, zotërinjë të Prokurorisë.
Aktiv në ato vite e deri në fund të luftës ishte edhe vëllai tij Demir Gradica, gjithashtu i konsideruar edhe ky, “mashtrues” në lista!
Lah Ajet Lleshi, ka qenë baza e dytë në Pashtrik-Has, lagja Lleshaj. Që në fillim të vitit 1997 edhe kjo bazë u krijua së bashku me Luan Haradinaj. Lah’ja ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës me vëllezërit e kusherijtë e tij. Kanë kaluar kufirin me dhjetra herë gjatë periudhës 1998-1999, për bartjen e armatimit dhe përcjelljen e grupeve të armatosura.
Vëllai tij, Xhevat Lleshi, ra dëshmor në pritat serbe, duke transportuar armatim në thellësi të Kosovës, në vitin 1998. Ky far „dëshmitari“ i Prokurorisë, tashmë i dekonspiruar, (për të cilin do flas me poshtë), deklaroi se „Xhevati ra duke ruajtur lopën“! Dhe për këtë fyerje që ky intrigant i bëri gjakut të këtij dëshmori, Lahi i dha një mësim të mirë, dhe për këtë arsye ky lloj „dëshmitari“, i bie vizë emrit të tij! Gjithë zona e Hasit e din mirë rastin. Të gjithë vëllezër e kusherinjë të tij ishin tepër aktivë, të cilët vijojnë të banojnë në lagjen Lleshaj-Pashtrik.
Besnik Sali Jaku, shtëpia e tyre familjarisht ishte bazë e Luftës, me aktivitet mjaft të lavdrueshëm në atë kohë. Vëllai tij, Përparimi, ish doganier në Portin e Durrësit, bëri gjithçka për nxjerrjen nga tragetet materialet ushtarake që vinin nga Perëndimi, gjatë viteve 1997-1999. Fehmi e Xheva Krasniqi – Lladrovci kanë qenë strehuar në shtëpinë e tyre. Thjesht për kuriozitet, gruaja e Besnikut, Gjyla, mban edhe sot në gishtat e saj, unazën që i fali Xheva Karasniqi, kur ajo u strehua në shtëpinë e tyre, gjë që edhe është treguar edhe në një emision televiziv.
Aty janë bazuar edhe zotërinjtë: Thaçi, Kadri Veseli, A. Grabovci e shumë grupe luftëtarësh, që armatoseshin dhe merrnin bekimin nga nëna e tyre!
Skënder Ismail Poga. Shikoni foton, të cilën e ka bërë vet Daut Haradinaj, me aparatin e Rexhep Selimit, në muajin Maj 1997, në Qafë Mali, disa ditë pasi u vra Luani, të cilët erdhën për të vazhduar punën e për të marrë në dorëzim bazat që kishim ngritur me Luanin. Prandaj dhe ai nuk është rastësisht në këtë foto.

Unë jam vet i pesti vëlla, dhe kam edhe 5 motra. Të gjithë më përkrahën pa hezitimin më të vogël në veprimtarinë time atdhetare, por përveç Skënderit dhe meje, çuditërisht, asnjë prej tyre nuk figuron në lista për aplikime. Në Has, sigurisht që do të ishte vëllai im dhe njerëzit e mi, sepse tek ata do të mbështetesha, sepse dihet që regjimi i asaj kohe na përndiqte. Në atë kohë Skënderi banonte në Krumë, prandaj dhe kishte lidhje të shumta. Me Luanin, pothuajse çdo javë, ishim në shtëpinë e tij.
E kishim mbushur shtëpinë dykatshe plot me armatim, si dhe haurin dy katësh, ku mbante barin e bagëtive. Luftëtarët e LKÇK-se, si Fatmir Humolli (Baci), Nazmi Zuka e Sabit Gashi (Cima) etj., gjithashtu dërgonin materiale ushtarake në këtë bazë. Vajza e Skënderit, Fatbardha 15 vjeçare, u vra si rrjedhojë e ekzistencës së këtyre armëve, duke lozur me ato, me dt. 10 Korrik 1997. Të tillë sakrificë bëri Skënderi, duke sakrifikuar edhe fëmijën për lirinë e Kosovës, dhe ky jezit bën të pamundurën për ta hequr nga listat e veteranëve të vërtetë.
E kategorizova pjesmarrës vellanë tim, dhe jo pjesëtar, vetëm per t’i ikur këtyre lloj gojëve të liga. Por ishte Azem Syla ai që e ndryshoi, pasi Azemi i spjegoi komisionit tragjedinë familjare dhe aktivitetin e tij. Prandaj ai komision e shpalli me të drejtë veteran. Rexha, Dauti, Daja e Zeka, por edhe shume shokë tjerë kanë qenë në këtë bazë pasi ra Luani, dhe është mirë të pyeten.
Shkelzen Mehmet Dollapaj, një djalë trim, nga një familje patriotike e Tropojës, i lidhur me celulat qysh në vitet e para të luftës, i cili është i mirënjohur nga Azem e Hysni Syla dhe shumë shokë të njësiteve të para të UÇK-së. Shtëpia e tij ishte bazë e luftës dhe tepër aktivë në kohën e Luftës.
Hamit Sejfulla Diva, me aktivitet tepër të gjatë në këtë aktivitet atdhetar. Aplikimi i tij për veteran ishte tepër i merituar, futja e tij në listat për mashtrues është e turpshme dhe e papranueshme për ne. Nëse do t‘i referoheshit emrave që ai ka përmendur në aplikacion, me të cilët ka mbajtur lidhje gjatë Luftës, ju kurrë nuk do të merrnit inisiativën për ta shpallur veteran të rremë. Por, për fat të keq, edhe Hamiti njihet nga ky palo dëshmitari xheloz që e ka listuar të rremë.
Ramiz Sadik Aliaj, i përndjekuri nga Sërbia. Haki Hajdari-Derenica, u strehua në shtëpinë e tij. Hakiu e shndërroi këtë shtëpi në bazë për logjistikën në Has. Por, po të mos ishte Ramizi veprimtar dhe mbështetës i kudondodhur për Hakiun, ajo familje nuk do të shërbente kurrë si bazë logjistike. Dhe ky i besuari i fshehtë i Prokurorisë na e shpall kontribues të rremë!
Arian Tahir Boçi, në Prill të vitit 1997 gazetari Milaim Zeka dhe telekronisti i TVSH, Bujar Kore, bënë një inçizim me kamera në banesën e tij, ku ai grumbullonte armët e zonës në Fush Krujë dhe atë armatim ia jepte linjave tona. Ndërkohë, ajo intervistë u dha në Eurovizion, sepse intervista kishte vlera për opinionin ndërkombëtar. Lufta nuk fitohet vetëm me ushtarë në front. Më së shumti lufta fitohet me propagandë, prandaj dhe Milaim Zeka me të drejtë shpallet veteran. Nëse e dëshironi, ne e disponojmë kasetën. Milaimi e Bujari mund të flasin edhe më shumë.
Sanije Abdi Peka. Dihet se komandanti i bazës kryesore të UÒªK-së, për logjistikë, në Shqipëri, ishte Xheladin Gashi, i njohur me pseudonimin “Plaku”. Ai, me gjithë familjen e tij, qëndroi në familjen e Sanies, në Krumë-Has, prej fillimit të vitit 1997 deri në mbarim të luftës. Te kjo shtëpi-bazë kuptohet që do të mbaheshin shumë dokumenta e materiale ushtarake, të cilat ishin mjaft të ndjeshme për eksplodim. Sanija dhe familja e „Plakut“ edhe sot vazhdojnë të jenë si një familje e vetme.
Bedri Zenel Islami, një prej aktivistve të parë nga Shqipëria, në radhët e LPK-së, në Perëndim, i cili në maj të vitit 1998 u zgjodh edhe kryetar i kësaj force politike, inicuese dhe udhëheqëse të asaj lufte, të cilën e udhëhoqi deri në mbarim të asaj lufte çlirimtare. Besoj se është e tepërt të flasësh më shumë për këtë figurë eminente. Më mirë le të flasin për të – anëtarët e kryesisë së LPK-së.
Shkelqim Bujar Sadushi. Vjen nga radhët e komunitetit rom në Elbasan. (Rast unikal te ne). Ky pjestar i UÒªK-së, u rreshtua në Brig.131, në Junik, e komanduar prej Mus Krasniqit. Koha e tij në luftë nuk është e gjatë, sepse mori leje për të shkuar përkohësisht pranë familjes në Elbasan, por me armën e tij vrau pa dashje vëllanë, për çka edhe bëri disa muaj burg.
Isa Adem Demiri Kërçova. Një shok mjaft i zoti nga Kërçova, i cili ka qenë i inkuadruar në celula shumë herët. Bashkëluftëtar me Adem Jasharin prej vitit 1993, (shiko foton).

Së bashku me Agush Bujën kanë sjellë materiale ushtarake me shumicë nga Zvicra, por edhe 24 kamionët e tipit „Saurel“, që u përdorën nga ne me një repart special që furnizonte repartet e UÇK-së, kur vullnetarët luftëtarë stërviteshin në Veri. Shtëpia e tij, në Golem (Kavajë), ka qenë bazë, ku u strehuan qindra luftëtarë dhe prej të cilëve kanë rënë 20 dëshmorë, përfshi heronjtë Fehmi e Xheva Lladrovcin, Ilir Konushevcin, Abedin Rexha, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, Skënder Çeku etj, përvec që ky person është i mirënjohur nga zotërinjtë: K.Veseli, Thaçi, Shaban Muja, Ali Ahmeti etj. Dhe para do kohësh, në këtë bazë u vendos një pllakë përkujtimore. Për këtë gjeni dhe lexoni edhe fjalimin e zotërinjve, Ali Ahmeti e Xhevat Bislimi, mbajur me këtë rast, ku ishin prezent edhe F.Nano e Sabit Brokaj.
Alfred Din Koleci, babai tij, Din Koleci, është dëshmor. Ra matanë kufirit mbi Vlahën gjatë kohës kur transportonte mjetet ushtarake për në Kosovë dhe Alfredi ishte në atë grup transportues municioni e arme, i cili e mbarti në krahë babanë e vrarë për ta sjellë në shtëpi. Dhe ky dëshmitari i rremë bëhet garant për mohimin e asaj veprimtarie!
Grupi Vlahnës: Banorët e Vlahnës kanë qenë të gjithë në Luftë, por megjithatë, janë gjetur të etiketohen rëndë djemtë më aktivë:
Ylli Avdi Sokoli. Me aktivitet intensivë gjatë luftës. Ka përkrahur Luanin dhe organizuan edhe pritje në shtëpinë e tij kur ai ra dëshmor më 6 maj 1997. Ka qenë një nga organizatorët e grupit të Vlahnës për bartjen e armatimit. Mori pjesë aktive në luftën e Kosharës. Aktiviteti tij është i njohur edhe nga vëllezërit Haradinaj.
Miftar Sait Kovaçi. Aktiv me grupet e luftëtarëve. Shtëpia tij ka qenë bazë e materialeve ushtarake dhe vetë ai organizator për dërgimin e materialeve ushtarake deri në Rahovec e më larg.
Astrit Ali Sokoli, i plagosur nga ushtarët serbë gjatë transportimit të furnizimeve brenda në Kosovë, shumë aktivë. Dhe me poshtë po rendis emrat e disa më të spikaturve: Bali Mus Muhadri, Mehmet Islam Kadria Muhadri, Abedin Avdi Karakushi, Bajram Ajdin Muhadri, Asllan Zenun Sokoli, Kujtim Rrahman Sokoli, Vesel Isuf Gocaj, e shumë të tjerë, të nëpërkëmbur në listat e turpit, që neve, dhe shumë drejtues të luftës e ushtarë nga Kosova i njohim personalisht.
Djemtë e Cahanit, që janë njohur edhe në atë kohë si: Grupi Cahanit-Pashtrik (një pjesë e tyre): Qamil Hysni Cahani organizator e në kontakt me „Plakun“, Xh. Gashin, Bedri Sahit Cahani, Agron Elez Cahani, Adriatik Beq Cahani, Asllan Jemin Cahani, Avdi Bajram Cahani, Shani Maksut Cahani, Binak e Halil K. Cahani, Alush Sadik Cahani, Hajredin Besim Cahani e shumë të tjerë meritorë të brezit kufitar, nga lagja Lleshaj e Koleci, e të fshatrave Pogaj, Golaj, Helshan, Letaj, Dobrunë etj., që realisht morën pjesë në Luftë.
***
Nga një vështrim i përgjithshëm, deri tani rezultojnë mbi 200 vetë, të cilët nuk duhet të ishin në këto lista diskredituese. Pa marrë parasysh, se kush futi duart në këto lista të turpërimit të luftëtarëve të vërtetë, por kjo është krejt e pakonceptueshme. Nuk dihet se çfarë kriteresh u përdorën kur u shpallën listat me 2014 e 2015, ku u miratuan 70 përqind e tyre; dhe nuk dimë gjithashtu se çfarë kriteresh u përdorën tash që u mohuan si veteranë, kur i njejti ligj vazhdon të jetë në fuqi.
Më mirë se kushdo tjetër mund të flasin Azem Syla, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Musa Jashari, Hysni Syla, Bislim Zyrapi, veçanërisht koloneli Maliq Doçi, komandanti i qendrës stërvitore në Helshan, por dhe luftëtarët e Batalionit Atlantiku e shumë e shumë luftëtarë të Kosovës, për pjesëmarrjen e përkrahjen masive të Hasit në Luftë. Nëse do të kërkohej, ata do flisnin edhe konkretisht me emër, për njerëz e zona të caktuara që ishin në flakët e zjarrit të Luftës.
A mund të besohet se vërtetë Prokuroria mund ta caktojë saktë kriterin ekzakt se kush e meritoi e kush jo në Has, pa kontaktuar e konsultuar me këta persona dëshmitarë okularë?
Hasi, për arsye politike shtetërore nuk u caktua si një Zonë Operative më vehte e luftës në Kosovë, për të mos u implikuar shteti ynë. A mund të zhvillohet lufta pa logjistikë? Dhe Hasi ishte logjistika kryesore e luftës në Kosovë. Kush e mohon këtë gjë, ka mohuar gjithë luftën për çlirimin e Kosovës.
Edhe sot ne disponojmë listat e Xheladin Gashit -“Plakut “, për njerëzit aktivë në Has. Pikërisht, këta persona janë goditur nga një dorë e njohur tashmë, pas intervistës që dha prokurori Elez Blakaj. Ky person nuk ka asnjë lidhje me Hasin dhe luftën e tyre. Nuk dimë se në çfarë cilësie apo statusi është pyetur ky „dëshmitar“; por, ajo që dimë me siguri, është fakti se ai është mjeshtër i madh i mashtrimit, dhe intrigant kalibri, që manipulimin e ka ngritur në art.
***
Po kush është ky „dëshmitar“ kaq i besuar e kompetent i Prokurorisë?
Po e spjegojmë më poshtë:
Ky person e ka emrin Spiro Butka (Buçka). Pasi u përzu nga TMK-ja, ky Spiro, në muajin qershor 2006, e që të jemi sa më realistë, i ndihmuar edhe nga ana e jonë, hartoi dokumentacionin ligjor për Shoqatën e Veteranëve të UÒªK-së, për Shqipërinë. Dhe, pa bërë ende grumbullimin e anëtarësisë së kësaj shoqate, ai u vetshpallë kryetar i saj, bëri edhe vulën, dhe menjëherë filloi të shkruante gjithçka e kundër gjithkujt që kishte kontribuar në luftën për çlirimin e Kosovës. Për të nxjerrë vetëm veten si kontribuesin më të madh nga Shqipëria për atë luftë çlirimtare, si rrjedhojë e etjes së tij për lavdi e karjerë. Mirëpo, me idetë e tij delirante dhe shpifjet e tij, ai u bë i padurueshëm.
Për këtë arsye, në vitin 2015, kryetari OVL UÒªK për Kosovën, Muharrem Xhemajli, sekretari organizativ i saj Smajl Elezi dhe anëtari i kryesisë Naser Berisha, të autorizuar nga Kryesia, erdhën në Tiranë dhe i komunikuan Spiro Butkës shkarkimin nga detyra e kryetarit të vetzgjedhur, për shkak të shkrimeve të tij skandaloze, të bëra në cilësinë e kryetarit të veteranëve të Shqipërisë.
Ai mendonte se, meqenëse, unë isha anëtar i Kryesisë së Veteranëve në Kosovë, kisha ndikuar në shkarkimin e tij, prandaj filloi të shpifte e të bëhej dëshmitar i fshehtë e i besuar i Prokurorisë, për t’u mohuar të qenët veteranë kontribuesit e vërtetë për atë luftë, që unë u pata vërtetuar aplikimet e tyre. Kësaj i thonë: për inat të sime vjehre, vajta e fleta me mullixhiun.
TMK-ja, me urdhër të Komandës së KFOR-it, Spiron e përzuri me cermoni. Duke qenë njëri tepër hakmarrës dhe intrigant, u hakmorr duke shpifur me shkrime nëpër gazeta dhe media të tjera të Kosovës, se gjoja drejtuesit kryesorë të TMK-së ishin agjentë kroatë etj. Ndoshta për këtë „zbulim“ të madh, Prokuroria pranoi si dëshmitar, pasi nuk ka shpjegim tjetër.
Fushatën shpifse e filloi më pas edhe ndaj meje, duke më veshur disa vrasje të shekullit, duke më bërë një nga më të pasuruarit nga UÒªK-ja, madje duke më bërë edhe pronar me pallate në Shqipëri e në Kosovë. Mirëpo, nuk u mjaftua me kaq, më pas „zbuloi“ se unë dhe babai im, kolonel Ismail Poga, paskeshim qenë të lidhur me UDB-n! Dhe kë? Ismail Pogën, që Serbia e ka dënuar me vdekje në mungesë për atdhetarizmin e tij të shquar, ku, për nder të asaj veprimtarie, sot në Kosovë tre rrugë mbajnë emrin e tij.
Nuk kam denjuar më herët të debatoj asnjëherë me këtë mashtrues, se më dukej rënie në nivelin e tij të turpshëm, për faktin se na njohin të dyve. Por çdo gjë ka një kufi. Për arsye se shpifjet e tij nuk kanë të bëjnë më, për mua dhe familjen time, por ai kërkon të denigroi gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë e mbushi kupën. Nuk thuhet më kot se durimi ka kufi.
OVL e UÇK-së në Kosovë duhet të veprojë per t‘i ndalur hovin këtij mashtruesi sa nuk është vonë, por edhe institucionet në Republikën e Shqipërisë, përfshi TV e media të ndryshme, Org. LANÇ-it, ambasada e Kosovës etj.,ku ai prezantohet çdo ditë si “Kryetar i veteranëve” dhe t‘ia mbyllin këtë lloj rruge dashakeqe kombëtare.
***
Në 2 nëntor 2016 u bënë zgjedhjet e rregullta të OVL për UÒªK-në, në Shqipëri pas shkarkimit të tij nga OVL e Kosovës, ku Spiro nuk u zgjodh as anëtar i kryesisë sonë, dhe Prokuroria e ka pas të lehtë ta verifikonte këtë fakt, pasi disponojmë të gjitha dokumentacionet e nevojshme. Thua që të jetë kaq e pa aftë Prokuroria në Kosovë e të mos e dijë se për t’u zgjedhur kryetar i një shoqate të miratuar me vendim gjykate, nuk paska dokumentacione?! Nuk e besojmë.
Ky Butka (por që mbiemrin e vërtetë e ka Buçka) vazhdon edhe sot të thirret në emër të shoqatës së tij private, duke deklaruar: „shoqata jonë nuk i njeh veteranët e sotëm“, dhe përcakton numra e emra nga shtëpia e tij, për të dhënë të kuptohet se ky paska qenë shef i madh i luftës. Aq i madh është, sa që kur u shkarkua prej drejtuesve kryesore të OVLUÒªK të Kosovës, filloi të qante si ato gratë e liga, dhe u lutej me aman e derman të mos e hiqnin, sepse, sipas tij: „do të më fusin në burg, po nuk qeshë kryetar i kësaj shoqate“. Pse e kishte këtë frikë? Pyeteni, se vetëm ai e di mirë; ndoshta e di edhe Prokuroria e Kosovës, ndryshe nuk kuptohet me ç‘qëllim e kanë përzgjedhur.
Mirëpo, ai e mori vulën e shoqatës me vete dhe nuk e dorzoi kur u shkarkua, dhe për ne të zgjedhurit shkruante se na kishte “përjashtuar“ nga shoqata! Edhe sot, ku mbas vetes së tij ka vetëm katër vetë, manipulon me atë vulë, në emër të “shoqatës” së tij, duke përpiluar lloj-lloj dokumentesh, që si e si të uli sa më shumë vlerat e asaj luftë çlirimtare.
Me këtë vulë, gjoja në emër të shoqatës, i propozoi Presidentit të Shqipërisë dekorimin e tij si luftëtar i madh. Dhe ia arriti qëllimit. Presidenti Topi, pa bërë verifikimet e nevojshme, as këtu e as në Kosovë, ia dha medaljen, dhe atë medalje e merrë dhe e tregon në çdo zyrë që paraqitet si kryetar, pavarësishtë se është i rrejshëm.
Për këtë arsye, ne të zgjedhurve, Kryesia e OVL UÒªK në Kosovë na pajisi me vulë tjetër të njohur zyrtarisht, dhe u detyruam të ndryshojmë edhe stampën, duke e emërtuar jo me „shoqatë“, por OVL UÒªK. Tani ka ardhur koha të ndalohet ky manipulant dhe po përgatisim edhe një padi penale për këtë.
Me ligësinë e tij, ka marrë guximin të futë në këto lista “mashtruese” një nga personalitetet e shquara të Shqipërisë, z. Sabit Brokaj, i cili për meritat e aktivitetin e tij të gjithanshëm në favor të Luftës, nga vetë SHP i UÇK-së, është listuar anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. A nuk e njeh Prokuroria Z. Brokaj? A e dinë ata të Prokurorisë se Ai zotëri ishte Ministër Mbrojtje në fillim të atyre viteve dhe më pas këshilltar i Presidentit Mejdani, i cili na mundësoi në atë kohë gjithçka kërkohej për luftën në Kosovë? Shokët e tjerë të ShP të UÇK, ku janë, pse nuk flasin?
Departamenti Amerikan i Shtetit këtë Buçkën tonë e ka futur në – Listën e Zezë – për shkak të veprimtarisë së tij me AKSH e FBKSH. Ky „patriot” i madh, pasi largohet si i padenjë edhe nga TMK-ja, na shpallë AKSH-në dhe vetëemrohet komandant i saj, me gradën gjeneral-kolonel, me pseudonimin “Vigan Gradica”. Në atë periudhë filloi të kërkonte të holla prej popullsisë nga Kosova, Maqedonia e diaspora për të ndërtuar “armatën” e tij, dhe nxiti për përfitime të tij, Islam Berishën që u vra në Urën e Ibrit, rast i cili është i njohur në Kosovë. Këtë ngjarje duhet ta hetoje Prokuroria.
***
Ky Spiro prej fillimit është mburrur dhe vijon të mburret me operacionin “Shigjeta”. Shikoni aplikimin e tij (foto), ku thotë se, paska qenë emëruar zv.komandant i Operacionit “Shigjeta”, në një kohë që një funksion i tillë nuk ka qenë i përcaktuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Madje i ka vënë edhe datën 1 prill 1999!

Duke qenë se nuk ka qenë në rrjedha të ngjarjeve, ngaqë është mobilizuar javën e fundit të muajit prill 1999, nuk e di se thirrja e SHP dhe e QPK për mobilizim të përgjithshëm është lëshuar në 2 prill. Po ashtu, Spiro nuk e di edhe faktin tjetër se plani luftarak për operacionin “Shigjeta” është filluar të hartohet një javë pasi filluan të grumbullohen në Shqipëri vullnetarët nga diaspora, në 15 prill, dhe ka përfunduar në 26 prill (sikundër dëshmon autori i atij planizimi, Shpëtim Golemi), prandaj dhe vendos emërimin e tij në 1 prill 1999, kur në atë datë as që ka qenë menduar nga SHP planizimi e hartimi i atij plani luftarak për atë operacion. Kështu që, duke vendosur datën 1 prill 1999, në vend që të vendoste vetullat, ka nxjerrë sytë.
Dhe të gjitha këto i bën për t’u hequr shef i madh i asaj lufte. Por faktikisht nuk ka kryer asnjë lloj detyre komanduese për operacionin “Shigjeta”. Kështu që ky zotëri ka qëndruar vetëm në një zyrë, në uzinën mekanike në Kukës, dhe asnjë lloj detyre tjetër nuk i është besuar. Pyesni se ku e ka gjetur këtë trim edhe ish-zv.Ministri i Mbrojtjes, z.Fatmir Limaj, kur mbriti në Kukës për dretimin e atij operacioni. Asnjeherë ky person nuk e ka kaluar kufirin gjatë luftës në Kosovë.
Spirua e ka dorzuar aplikimin e tij në vitin 2013, por Komisioni Qeveritar “Për Veteranët” në Kosovë ia Refuzoi. (Shikoni Listën e shpallur me emrin e tij të refuzuar me nr. e aplikimit të tij 039553). Besoj se ata u bazuan diku për këtë vendim.

Meqenëse e ka të ndaluar të hyjë në Kosovë, pas refuzimit, dërgoi atje Rabien, (gruaja e dëshmorit Teli Koxhaj nga Berati, që ra në Maqedoni) me një tjetër, tek Azem Syla, “Daja”, se ku e ka gjetur këtë trim i cili me vonë ia mundësoi të fitonte statusin e veteranit.
Për këtë arsye, pata një debat me „Dajën“, për vet faktin se ky nuk e meriton këtë status; por pse ia mundësoi Daja statusin, atë e di ai. Por paradoksi ështe se tani, ky edhe pse i refuzuar nga Komisioni Qendror, autorizohet nga Prokuroria të jetë ai verifikuesi i veteranëve të luftës, që vetë ky nuk i dëgjoi as krismat e asaj lufte, e jo më të dijë se kush veproi e luftoi!!!
Për dijeni, ky zotëri është përjashtuar nga ushtria e Shqipërisë, në gjysmën e dytë të viteve ’70, si i padenjë për oficer, për shpifje e thashetheme. Me të njejtin stil vazhdon edhe sot. Zanati nuk harrohet. Pranoi të inkuadrohej në UÒªK thjesht për përfitime personale, madje si një mercenar, duke e përcaktuar edhe pagesën, jo 500, se nuk ishte dakort si gjithë të tjerët, por 1000 marka në muaj. Hasjanët nuk morën rrogë mujore si ky. Shiko listën e pagesës:

A mund të pretendohet se ky tip i sëmurë e pa personalitet, i njeh hasjanët në aktivitetin e tyre, kur vetëm 2 ditë ka shkelur në Has, ditët e tjera, sikundër thamë, ka qenë te uzina mekanike në Kukës, ndërkohë që hasjanët kishin 2-3 vjet që luftonin serbin e furnizonin UÒªK në Kosovë? Dhe paradoksi më i madh, është ky që duhet të përcaktoi se cilët hasjanë kontribuan për atë luftë e luftuan në Kosovë!
Ky është ai personi i besuar sekret i Prokurorisë së Kosovës. Le të na tregojnë zotërinjtë prokurorë se kush ua ka rekomanduar këtë person, se vështirë të besohet se e kanë zgjedhur vetë, pasi Spiro Butkës i është ndaluar nga ish-Presidenti Bush (i vjetri) të hyjë në Kosovë. Kush janë këta zyrtarë kaq të fuqishëm, që dalin edhe mbi presidentin e SHBA?!
Unë i dhashë materiale të bollshme kryetarit të OVL, z.Hysni Gucatit (këto që po i paraqes tani dhe të tjera foto me dosje), për t`ja dhënë Prokurorisë. I dhashë edhe nr. tim të telefonit. Po me ateë rast, i dhashë të shkruar edhe fjalën që mbajta me datë 5 Maj 2017 në Krumë me disa qindra pjesëmarrës edhe nga Kosova, ku u bëra thirrje të ndalonin dhënjen e parave për t’u bërë veteranë, sepse listat do të rishikohen; me ç’rast, me kurajo mora përsipër edhe barrën e reagimeve. Prita që prokuroria të më thërriste dhe t’i ndihmoja me korrektësinë e përkushtimin tim, por kjo nuk ndodhi.
Jemi të ndërgjegjshëm se janë bërë gabime në lista, por ka të tjerë që akoma janë jashtë listave. Konstatoj se ka elemente që janë hequr me të drejtë. Elemente nga zona të ndryshme në Has gjetën “komandnatë” të pas luftës në Kosovë, që pretendonin se e njihnin Hasin dhe me forma të ndryshme arritën të listohen pa merita. Situata doli jashtë kontrollit. Nga ajo zyrë, në prani të Faik Fazliut kam tërhequr rreth 200 aplikacione, të cilat i ruaj akoma në arkivin tim, shumë të tjera i asgjësuam po aty, në zyrat e tyre, por shumë prej tyre edhe sot listohen si të vërtetë.
E njejta situatë, është edhe ndër lista tjera të dala nga prokuroria prej dëshmitarëve që bëjnë fjalë për përcaktimin e elementit në fshatra të ndryshme në Has. Nuk dimë sa të sigurtë e të saktë kanë qenë edhe ata, por mund t’ju them me shqetsim, se me këto veprime mund të krijohet një precedent i rrezikshëm. Ata mund të zbulohen, siç u zbulua nga hasjanet ky tipi (Spiro Butka), dhe mund të kemi pasoja të pa parashikuara, pasi atje, siç jam në dijeni, kanë filluar dyshimet ndaj individëve të caktuar.
Janë hequr persona tepër aktiv në atë Luftë dhe janë konsideruar mashtrues. Nëse je apo jo mashtrues, këtë e përcakton vetëm gjykata, askush tjetër.
Por a nuk u gjetë një term tjetër për të mos i lënduar shokët? Gazeta pro ruse e serbe, mezi pritën për të baltosur Luftën e për t‘i futur edhe veteranët në një thes. Sot ata ndihen të fyer. Trimëria e fisnikria që treguan dje, sot u është nëpërkëmbur. Nuk kontribuan për tu shpërblyer me një pension, këtë askush nuk e dinte atëherë. Hasi ka qenë dhe vazhdon të jetë i varfër, por askush të mos guxojë t’ju ndalojë atyre që e meritojnë, Titullin e Nderit të Veteranit.
Lufta ishte e hapur, jo sekret, përse sot duhen thirrur dëshmitarë të fshehtë (sekret) për të treguar bashkluftëtarët e tyre? Për çfarë kuptimi? Hasi e Tropoja ishin vet në Luftë. Të gjithë e njohin njëri tjetrin në çdo fshat. Edhe sot flitet për aktivitetin e secilit për atë kohë. Ne nuk kishim komandantë në çdo fshat, ashtu si ju në Kosovë, por kishim organizatorë të fshatit. Ata, aty janë edhe sot. Pyesni.
Javën e kaluar dëgjuam në një nga Tv e Kosovës, Kryemisnistrin e nderuar, z.Ramush Haradinaj. Ashtu ka ndodhur edhe tek ne, s’ka evidencë të saktë. Serbët hynë brenda kufirit tonë në shumë pjesë të kufirit shtetëror, Tropojë e Has, deri në 100 apo 300 m në thellësi dhe gjuanin në shtëpitë tona. Të gjithë rrokën armët dhe ruajtën familjet e pronat e tyre. Grupet e fshatarëve tonë, çdo natë kalonin kufirin me 10, 50, apo 120 kafshë ngarkesë me armatim. (Ka filmime për shumë raste). Përcillnin përmes plumbave grupe ushtarësh matanë kufirit. E gjithë lënda e parë e Luftës u bart apo kaloi nëpër Has e Tropojë.
Nga ajo luftë e përbashkët, 34 të vrarë e mbi 20 të plagosur ka Hasi, por dhe Tropoja e cila u la disi pas dore në këtë proces. U bënë dëme materiale në shtëpi e bagti. Janë konstatuar trauma te disa fëmijë nga granatimet. Kush i rregjistroi ata? Ne nuk ishim të inkuadruar në Batalione e Brigada, por ishim realisht baza e logjistikës së luftës. Shteti shqiptar ka bërë pak ose aspak në këtë drejtim. Shumë qeveritarë të sotëm nuk e dinë as çfarë ndodhi në ato zona në kohë të Luftës.
Mbas Luftës, ne nuk kishim se si të regjistroheshim në listat e IOM-it, as në listat e KFOR-it, kur u bë demilitarizimi i UÒªK-s, por as në listat e TMK-s. As komandantët tuaj nuk mbajtën lista për hasjanët, por gjetën përkrahjen e tyre pa kursim.
Sot harruat, e duhet të fshihen nga listat?!
Përse dhe kujt i duken shumë tani?
Gjykoj se nuk duhet të humbisni besimin e vullnetin e kësaj zone, por edhe të Tropojës, ku të gjithë ishin të përfshirë në Luftë. Ai vullnet e besim duhet të mbahet gjallë, sepse nuk i dihet, Ballkani duket i trazuar.
Në vitin 2013 kam dorëzuar listën e saktë të aplikimeve, kush e meriton e kush jo. U caktova në këtë proces nga qeveria e Kosovës. Bëra shënime për secilin, duke bërë edhe kategorizimin e tyre. Në atë kohë, me procesverbal, kam dorëzuar gjithsejt 547 aplikime në rang vendi.
Por politika në Kosovë, pas vitit 2013 e në vazhdim, vet i zhvleftësoi kriteret e ligjit, dhe rifilluan aplikimet. U tha se: Kush ka dhënë bukë e ujë ishte veteranë!! Hasjanët dhanë më shumë se bukë e ujë, por ashtu si në Kosovë, u gjetën rrugë e forma për aplikime pa kritere
Deri më dt. 27 Prill 2017 nga e gjithë Shqipëria kishin fituar Statusin gjithsejt 1042 veteranë. Nga të cilët, nga Hasi 718 vetë, nga Tropoja 160 vetë. Nga zona tjera të vendit 164 vetë. (Lista e siguruar nga zyrat e M.Punës dhe Òªështjeve Sociale, çfarë nënkupton se këta persona kishin hyrë në sistem të pagesave.) Më pas ky numër ka ardhur në rritje dhe situata doli jashtë kontrollit.
Tani dalin lista me emra dhe hiqen të nesërmen nga gazetat e portalet. Fshatarët e Pashtrikut në Has nuk kanë telefona inteligjent e as internet dhe nuk dinë ekzakt se kush u hoq e kush jo. Asnjë nga Kosova nuk kërkon të koordinoje për këtë katraurë, por gjendet ky Spiro, që vendos me postë elektronike, (se nuk besoj ta keni marrë ilegalisht në Kosovë, ngaqë është në listat e zeza)
Prokuroria në Kosovë tani bën thirrje që brenda një afati të shkurtë të bëhen ankesat në gjykatë!!
Çfarë dokumenash mendoni se kanë hasjanët sot mbas 20 vitesh, kur ata me grupe organizoheshin nga fshatrat Vlahën, Dobrun, Golaj, Cahan, Helshan, Kishaj, Pogaj etj., dhe deri në 120 kafshë kalonin malin e Pashtrikut, duke bartur materialet e duke kaluar kufirin disa herë, së bashku me ushtarët e Kosovës. Kush i numroi apo rregjistroi ata? Kafshët e ngarkuara u regjistruan një për një, por jo njerëzit.
Shokët në Kosovë, ata që e njohin mirë Hasin, duhet të prononcohen, e jo të rrinë kaq indiferent ndaj popullsisë së këtyre zonave meritore.
Do të ishte në nderin e tyre dhe të Qeverisë së Kosovës që zona e Hasit, përfshi edhe Tropojën, të kishte kritere me të buta në këto përcaktime, gjithnjë të bazuar në aktivitetin e secilit, sepse ata ishin vërtetë luftëtarë, por jashtë evidencave të „komandantëve“ tuaj.
Nëse dikush ka qëllim që të sfumojë, apo të zbeh vlerat e kontributin që dhanë gjatë asaj Lufte populli Hasit e i Tropojës dhe i gjithë Shqipërisë, gabon rëndë, sepse nuk do t’ja arrije.
Saktësimi i veteranëve nga prokuroria, për mua ishte i gabuar. Ky “dëshmitari”, që përshkruam me lartë, mbase është shembulli me tipik. Në qoftëse komandantët gabun, le t’i korrigjojnë gabimet. Gjithçka duket se mund të korrigjohet. Mendoj se do t‘i duhen shumë vite Gjykatës të zgjidhi këtë problem, dhe përsëri gjykata nuk është rasti më i mirë i zgjidhjes. Jam për ribërjen e Komisioneve, ku të vendosen kritere të rrepta dhe të vihen para përgjegjësisë ligjore komandantët, dhe të ribëhen listat.
***
Sipas të gjitha burimeve të shërbimeve sekrete të huaja, të asaj kohe, por edhe të zbulimit tonë, ku kam shërbyer, deri me 12 Qershor 1999, ushtarë aktiv në UÇK, brenda në Kosovë, ishin rreth 20 mijë ushtarë. Por, përfshi dhe logjistikën ky numër arrinte deri mbi 25000, gjë që u pranua edhe nga OVL UÇK.
Kriteri ishte edhe për kategorizimin “Pjesëmarrës” por nuk duken gjekund të tillë. Numri i sotëm i veteranëve duket pak i tepruar, pasi këtu mendoj se u futën edhe ata që kontribuan me të holla në Perëndim etj.
Ka vend për diskutim kjo shifër, por me Ligjin ekzistues, vështirë të ndahen saktë përcaktimet.
Ju kërkoj ndjesë, por dua të tregoj një fakt: Babai im, Ismail Poga, gjatë LANÇ-it, ishte Komandant i Çetës së Hasit, më pas Komandant i Batalionit të Hasit dhe për një përiudhë Zv Komandant i Brig XXV S. Në vitin 1982, kur ai ndodhej në spitalin e Kukësit, pra 38 vjet pas përfundimit të Luftës, po në spital, ku edhe unë isha i pranishëm, ai lëshoi një vërtetim (deklaratë), për një ish partizan, i cili akoma nuk kishte përfituar Statusin. Por ajo deklaratë u vërtetua edhe nga organet e tjera.
Me këtë rast dua t’ju bëj thirrje të gjithë veteranëve të vërtetë të Hasit e Tropojës, por edhe familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve që të ruajnë qetësinë. Ky mund të jetë një proces i gjatë, por do të shkojë aty ku duhet, secili do marrë atë që meriton. Të pamerituarit nuk do të mund të mbijetojnë gjatë. Të tjerët, të fyer e të nëpërkëmbur padrejtësisht me këto lista, do të fitojnë të drejtën e tyre dhe unë, në cilësinë e kryetarit të veteranëve, do t’i mbështes.
Sokol Poga, Kryetari i OVL të UÒªK-së, Dega Tiranë
Tiranë, 28.9.2018

______________________
KUSH ËSHTË SOKOL POGA
Sokol Poga ka lindur në një familje të njohur për tradita atdhetare në Has në vitin 1955. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme të Kulturës në Tiranë, arsimin e lartë e kreu në Shkollën e Ministrisë së Brendshme. Për 28 vjet ka punuar në detyra të rëndësishme në këtë Ministrinë e Brendshme, 15 vite në Zbulim dhe 13 vite të tjera në Kundërzbulim. Prej vitesh, me gradën e Nënkolonelit, është në rezervë. Familjarisht ka mbështetur që në nisje lëvizjet e para, organizimin e strukturave të UÇK-së dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Është vlerësuar me shumë dekorata e mirënjohje shtetërore si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura