BOSHTI I RI BALLKANIK  …

Boshti i Ri Ballkanik: Fundi i Hegjemonisë dhe Lindja e Ekuilibrit

Nga Adnan Qaka

Aleanca bullgaro-boshjako-shqiptare nuk është thjesht një ide politike, por një domosdoshmëri historike për krijimin e ekuilibrave të rinj dhe për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkan.

Shtetet ortodokse në Ballkan, në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar, kanë ndjekur politika me karakter të qartë imperialist, duke vepruar kundër interesave të muslimanëve të Ballkanit dhe kundër vetë stabilitetit rajonal. Këto politika nuk janë të rastësishme, por janë pjesë e një kontinuiteti të gjatë historik.

Në këtë kuadër, gjatë shekullit XX, nuk mund të anashkalohet as Kroacia, e cila dëshmoi aspiratat e saj për krijimin e një Kroacie të madhe, aspirata që u materializuan dhe u vazhduan edhe në vitet ’90.

Një nga dëshmitë më të forta historike dhe politike është ajo e ish-presidentit kroat Stipe Mesiq, i cili zbuloi marrëveshjen e marsit 1991 në Karađorđevo mes Sllobodan Millosheviçit dhe Franjo Tuxhmanit për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës. Ky takim i fshehtë nuk ishte një episod i zakonshëm diplomatik, por një projekt konkret për copëtimin e një shteti dhe rishkrimin e kufijve me dhunë.

Në atë tryezë u diskutua hapur për dezintegrimin e Jugosllavisë dhe për rindërtimin e saj mbi baza nacionaliste dhe hegjemone. Faktet që dolën prej aty janë të qarta:

– u ra dakord për ndarjen e Bosnjës;

– projekti i “Serbisë së Madhe” ishte strategji konkrete;

– dominimi territorial synohej përmes luftës.

Millosheviçi u bë arkitekt i luftërave më të përgjakshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, duke sulmuar Bosnjën, Kroacinë dhe Kosovën për të imponuar realitete të reja gjeopolitike.

Në vazhdimësi të kësaj logjike, në vitin 2001 u artikulua ideja e “Maqedonisë së Madhe” përmes konceptit të “Maqedonisë gjeografike”, duke vënë në pikëpyetje kufijtë ekzistues. Ndërsa në vitin 2002, Vojislav Koshtunica artikuloi planin për ndarjen e Bosnjës dhe bashkimin e ashtuquajturës “Republika Srpska” me Serbinë.

Sot, i njëjti projekt vazhdon nën emra të rinj si “Bota Serbe”, por me përmbajtje të njëjtë: zgjerim, dominim dhe ndikim përtej kufijve aktualë. Ky koncept ka rrënjë historike dhe mbështetje të jashtme, duke e bërë atë një faktor real destabilizimi në rajon. Si ide i pari që e plasoi këte koncept gjeopolitik shovinist ishte Zharko Llazareviq,  me pastaj Petar Niketiq  në vitin 1881. Projekti “Bota Serbe “, si koncept gjeopolitik,  për her të parë në shek. XXl u përmend  në shtator të vitit 2020 nga ish-ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin. Në raportin vjetor të publikuar me 27 shtator  2021, Agjencia e intelegjences në Kroaci theksonte se ky është një koncept  i mbështetur nga Rusia për ta destabilizuar më shumë Ballkanin Perëndimor.

Në këtë panoramë duhet parë edhe roli i Greqisë, e cila që nga “Megali Idea” e vitit 1844 e ka ndjekur politika ekspansioniste. Ajo vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës dhe të mbajë të pushtuar Çamërinë, duke mos hequr dorë nga aspiratat e saj ndaj territoreve shqiptare.

Në anën tjetër, shqiptarët në Ballkan përballen me një realitet të vështirë: të përçarë, të dobësuar dhe shpesh të lënë pa mbështetje. Në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, ata përballen me diskriminim, apartheid, presion institucional dhe politika që synojnë spastrimin  etnik të tyre.

Pikërisht në këtë kontekst, ish-shefi i CIA-s për Ballkanin, profesori amerikan Stiven Majer, ka propozuar hapur nevojën për një rishikim të kufijve në Ballkan. Ai ka theksuar se pa korrigjimin e padrejtësive historike që iu bënë shqiptarëve që nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, rajoni nuk mund të arrijë stabilitet të qëndrueshëm. Për këtë qëllim, ai ka mbështetur idenë e një konference ndërkombëtare, ku të rishikohen kufijtë politikë dhe të krijohen shtete më të qëndrueshme në bazë të realiteteve etnike dhe historike. Sipas tij, vetëm një korrigjim i tillë do të mund të sillte qetësi afatgjatë në Ballkan.

Në këtë situatë, shqiptarët nuk e kanë luksin të mbeten të paorganizuar. Krijimi i një konfederate shqiptare është një nevojë strategjike dhe një domosdoshmëri për mbijetesë politike dhe kombëtare. Kjo kërkon investim serioz në arsim, shkencë, teknologji, disiplinë dhe organizim, si dhe krijimin e një elite të pastër, me integritet të lartë intelektual dhe kombëtar.

Por përveç forcës politike dhe organizative, kërkohet edhe një forcë morale dhe shpirtërore. Shqiptari musliman duhet të jetë i drejtë, i disiplinuar, besnik ndaj kombit dhe fesë së tij, dhe i palëkundur ndaj tradhtisë.

Allahu i Madhërishëm thotë në Suren El-Enfal (58):

“Vërtet, Allahu nuk i do tradhtarët.”

Ndërsa në Suren El-Maide (51):

“E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre.”

Këto nuk janë vetëm udhëzime fetare, por parime themelore të qëndrimit moral dhe kombëtar. Një shqiptar musliman nuk mund të jetë në shërbim të interesave që dëmtojnë popullin e tij. Ai nuk mund të bashkëpunojë me ata që veprojnë kundër interesave kombëtare dhe fetare, sepse kjo e nxjerr atë jashtë vetë identitetit të tij.

Në këtë rrugë, aleancat janë të domosdoshme, por duhet të jenë të menduara dhe të balancuara. Me Kroacinë mund të ketë bashkëpunim, por jo besim të plotë strategjik.

Ndërsa një aleancë boshnjako-shqiptaro-bullgare paraqet një mundësi reale për krijimin e një boshti të ri gjeopolitik në Ballkan. Boshnjakët kanë qenë dhe mbeten aleatë natyrorë të shqiptarëve, ndërsa me bullgarët ekziston një histori bashkëpunimi dhe potencial për ndërtimin e interesave të përbashkëta.

Krijimi i një Bosnje të Madhe, i një Bullgarie të Madhe dhe i një konfederate shqiptare paraqet të vetmen rrugë reale drejt paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan.

Fuqizimi i këtyre tre popujve do të krijonte një kundërpeshë reale ndaj projekteve hegjemone dhe do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit.

Kjo është një çështje ekzistence, dinjiteti dhe drejtësie historike. Shqiptarët duhet të dalin nga pozita pasive, të organizohen, të forcohen dhe të veprojnë me vendosmëri.

Sepse pa forcë nuk ka paqe, pa unitet nuk ka të ardhme, dhe pa vizion nuk ka shtet.

————–

RIPOZICIONIMI STRATEGJIK I KOSOVЁS PЁRBALLЁ ALEANCAVE ARMIQЁSORE

https://pashtriku.org/ripozicionimi-strategjik-i-kosov%d1%91s-p%d1%91rball%d1%91-aleancave-armiq%d1%91sore/

***

SIGURIA KOMBЁTARE SI DOKTRINЁ E MBIJETESЁS …

https://pashtriku.org/siguria-komb%d1%91tare-si-doktrin%d1%91-e-mbijetes%d1%91s/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura