Ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën Shqipëri duhet ta shpallin dy Kuvendet shqiptare

Ribashkimin e Shqipërisë me Kosovën Shqipëri duhet ta shpallin dy Kuvendet shqiptare

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës 29 Nëntor 2021

Me 28 Nëntor 1912 burrat patriotë shqiptarë u mblodhën në Vlorë në  Kuvendin  gjithkombëtar dhe e Shpallën Pavarësinë e Shqipërisë etnike të të gjitha trojeve shqiptare.

Po kështu edhe Kuvendi i Kosovës me 17 Shkurt 2008 shpalli Pavarësinë e Kosovës shqiptare.

Tashmë i takon që dy kuvendet shqiptare të mblidhen në një Kuvënd të përbashkët në Vlorë ose në Prizren dhe ta shpallin Ribashkimin e Shqipërisë. Për këtë mendoj se pranë dy kuvëndeve shqiptare duhet të fillojnë punën një komision akademikësh, politikanësh, diplomatësh, juristësh dhe  historianësh të spikatur të fushave përkatëse të cilët të parapërgatisin strategjinë dhe arsyetimin e sqarimin se përse duhet bërë Ribashkimi Kombëtar. Unë kam botuar një LIBËR me  Titull: “TRIUMFI I KOMBIT” të cilin disa lexues e kanë cilësuar si Projekt të Bashkimit Kombëtar dhe sot me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës po i dërgoj këtë shkrim mediave kombëtare dhe disa personaliteteve të shquara intelektruale e patriotike të cilët i janë përkushtuar me mish e shpirt Ribashkimit të Shqipërisë.

Unë jam dakord edhe me ata të cilët mendojnë se duhet bërë edhe Referendum për Ribashkimin Kombëtar sepse janë të mirëpritura të gjitha përpjekjet  dhe alternativat të cilat i shërbejnë realizimit të qëllimit të madh, atij të Ribashkimit. Nëse do të mbahej një Referendum për Ribashkim dihet se kundër Ribashkimit janë po ata dhe po ajo frymë antishqiptare që ka qenë kundër shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë  me 28 Nëntor 1912 e që janë: serbo-sllavët, grekët dhe shtetet,kishat, mediat, diplomacia  dhe akademitë e tyre shoviniste dhe antishqiptare; janë kundër Ribashkimi Kombëtar shqipfolësit serbo-sllavo-grekofilë; janë ekstremistët islamofobë që urrejnë muslimanizmin shqiptar; janë edhe  politikanë, qarqe apo edhe ndonjë shtet aleat perendimor i serbo-sllavisë si dhe tradhtia,korrupsioni, hajnija dhe mercenarizmi intelektual, politik e mediatik në Shqipëri që u shërbejnë agjendave antishqiptare.

Por këta janë një pakicë tejet e papërfillshme dhe nuk ka pse të pyeten këta se a jeni apo jo pwr Bashkimin Kombwtar sepse dihet se ata janë kundër. Prandaj Shpalljen e Ribashkimit Kombëtar duhet ta deklarojnë dy kuvëndet Shqiptare në një kuvënd të përbashkët që të mbahet në Vlorë ose Prizren dhe ndoshta kjo të bëhet me rastin e 110 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Më poshtë po paraqes në mënyrë të shkurtër analitike  atë se tashmë ka ardhur koha e Ribashkimit të Shqipërisë:

Nuk ka pse të  bëhet referendum, pasi shqiptarët nuk janë ndarë vetë,por padrejtësish i kanë ndarë e coptuar të tjerët. Referendumin shqiptarët për shtetin e Bashkuar Kombëtar e kanë bërë me 28 Nëntor1912 kur shqiptarët e shpallën Shtetin e Pavarur Gjithkombëtar Shqiptar.

Nëse politika dhe shtetarët e pushtetarët shqiptarë e duan Ribashkimin Kombëtar së pari ata duhet të punojnë për interesat kombëtare, për ndërtimin e shtetit ligjor, për drejtësinë,për luftën kundër krimit,korrupsionit dhe hajdutërisë shtetërore; duhet të punojnë për integrimin brënda kombëtar dhe për atë europian. Nuk  besohet se politika e korrupsionit, e hajdutërisë dhe e krimit; nuk i besohet asaj politike injorante,egoiste dhe e intersuar vetëm për interesa personale,vetëm për vjedhje e pasurim të vetes së saj, pra nuk  besohet se kjo politikë e dëshiron sinqerisht Bashkimin Kombëtar.

Nuk ka shqiptar me shpirt shqiptari që të jetë kundër Bashkimit Kombëtar dhe as   që të jetë kundër historisë, kundër luftrave, gjakut  e sakrificave shekullore të shqiptarëve. 

Shqiptarët janë një komb  që kanë një gjuhë, një traditë, një histori dhe shpirt, gjak e zemër shqiptari. Pavarësia e Shqipërisë u shpall me  28 nëntor 1912, kjo pavarësi është për të gjitha trojet shqiptare, si një shtet për të gjithë shqiptarët. 

Kosova për 100 vite luftoi e sakrifikoi për t’u bashkuar me Shqipërinë. Ribashkimi Kombëtar de fakto  është bërë me 12 Qershor 1999, si rezultat i fitores së Luftës së UÇK së  dhe të SHBA e të NATO-s që rrëzuan murin ndarës shqiptaro-shqiptar ashtu si edhe gjermanët që e rrëzuan murin e Berlinit. Pra nuk është e nevojshme mbajtja e një Referendumi për Bashkim Kombëtar ashtu sikurse edhe nuk bënë Referendum as dy Gjermanitë e ndara nga të tjerët. Për Bashkim Kombëtar të deklarohen dy parlmentet e dy shteteve kombëtare shqiptare,të Shqipërisë e të Kosovës.

Si, do pyetet kombi dhe shqiptarët se a jeni dakord për t’u bashkuar?!

Nuk është e nevojshme që të mbahet Referendum për Bashkim Kombëtar pasi shqiptarët e Shqipërisë e të Kosovës janë një komb që si të tillë këtë  njeh e gjithë Bota. 

SHBA dhe NATO ndërhynë kundër Jugosllavisë për ta cliruar Kosovën shqiptare dhe jo Kosovën kosovare, sepse ish ngrehina sllavo-serbe kishte 100 vite që ushtronin terror, krim, pastrim etnik e gjenocid mbi popullsinë  98% shqiptare të saj. 

Këtyre  që deklarohen për Referendum për Bashkim Kombëtar po u them se Lidhja Shqiptare e Prizrenit  ishte për shtet kombëtar gjithshqiptar, dhe po ashtu edhe Kryengritja e Përgjithshshme Shqiptare e Vitit 1912 që coi në Pavarësinë e Shqipërisë ishte Kryengritje për shtetin kombëtar gjithshqiptar. Po ashtu edhe Lufta heroike e UÇK-së ishtë luftë gjithëkombëtare shqiptare për lirinë e Kosovës shqiptare dhe për Bashkimin e saj me Shqipërinë. Po kështu edhe SHBA e NATO ndërhynë për lirinë e clirimin e Kosovës shqiptare. 

Pra, 12 Qershori i vitit 1999 de fakto është  vendimtare që  ka mundësuar tashmë edhe shpalljen e Bashkimit Kombëtar se si proces ky Bashkim tashmë është bërë por që politika  shqiptare e të dy shteteve shqiptare nuk është interesuar dhe nuk ka treguar përgjegjshmërinë e përkushtimin e duhur për deklarimi dhe realizimin  e këtij Bashkimi.

Ata të cilët mundohet që të propagandojnë për një komb kosovar janë shërbëtorët më të mëdhenj të politikës antishqiptare serbo-sllave. 

Si kanë kurajon e guximin antikombëtar që të deklarohesh për një ndarje mes shqiptarësh, si dy kombe të ndryshëm?! 

Po a nuk ishin shqiptarët e Kosovës vendimtarë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe a nuk ishin shqiptarët e Kosovës që luftuan e sakrifikuan aq shumë për liritë e të drejtat kombëtare shqiptare, për gjuhën, shkollën , për flamurin kombëtar dhe për Bashkimin kombëtar. 

Kush janë këta mercenarë antishqiptarë që duan të fabrikojnë një komb kosovar? 

Më vjen mirë që edhe Kryeministri i Shqipërisë tani shprehet pro Bashkimit Kombëtar, dhe uroj që kjo mos të jetë një simbolikë apo retorikë patriotike momentale e tij.

Mos të thotë se nuk e di se kur të bëhet Bashkimi por së pari ta heqë traun antiKosovë të “Rrugës së Kombit” dhe duhet ta tërheqë deklaratën antishqiptare të tij të mëparshme se nuk ka minishengen shqiptaro-shqiptar para minishengenit të Ballkanit.

Sot politikanët shqiptarë dhe shtetarët e të dy shteteve shqiptare si Rama, Meta, Kurti, Osmani e të tjerë që do vijnë pas tyre e kanë të lehtë që deklarohen pro Bashkimit Kombëtar sepse meritat e sakrificat për Bashkim Kombëtar i kanë bërë herojt dhe brezat e tjerë.  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura