ZVËRRNECI DHE ZGJEDHJET E 7 QERSHORIT

ZVËRRNECI DHE ZGJEDHJET E 7 QERSHORIT

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Internacionalizmi proletar i LV – së kundër imperializmit amerikan të Trump

Po të bëhej një anketë në Kosovë para protestave për Zvërrnecin dhe gjirin e Nartës , del se 99 përqind e kosovarëve tash për herë të parë kanë dëgjuar këta emra.  Edhe këta anarkistët e LV – së , të cilëve para se të shkonin në mision për ” ruajtje të mjedisit ” , dhunuesi brutal i Policisë së Kosovës , Xhelal Sfeqla ua ka mbushur çantat me gurë , topëza të metalit , gaz lotsjellës dhe gjësende të tjera të domosdoshme për një protestë paqësore siç i bënin në Kosovë. Kallashët , gulinovët dhe zolat do t’i dërgonin në kontingjentin e radhës duke i përdorur sipas manualit udhëzues sikur në rastin e sulmit terrorist kundër Kuvendit të Kosovës . Rrugaçërinë kundër Policisë së Kosovës , institucioneve të vendit dhe kundërshtarëve politikë duan ta bartin dhe keqpërdorin kundër Policisë së Shqipërisë , institucioneve të shtetit shqiptar dhe personalisht kundër Edi Ramës . Këtyre as që iu kërcet për Zvërrnecin , gjirin e Nartës , shqiptarët dhe Shqipërinë . Si ” roja të urës ” të andartes dhe spiunes greke në Kosovë , Dejona Mihali këta i mbrojnë interesat e Greqisë duke e dëmtuar zhvillimin e turizmit dhe ate ekonomik të Shqipërisë . Albin ” Baba ” përpiqet t’i bëjë karshillëk Edi Ramës dhe njëkohësisht t’i bëjë favore gjyshit Dendias i cili ia mundëson Kurthit t’i rreshkë herdhet çdo vit në resortet më luksoze të Greqisë . Nëse besoni në përrallat e Kurthit dhe adhurueses së Zoran Gjingjiqit , Fitore Pacollit se ” mbrojtësit ” e Zvërrnecit dhe gjirit të Nartës janë të pasionuar pas natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit mjafton të shihni se çka kanë bërë në Kosovë gjatë mandatit të tyre 6 – vjeçar . Po edhe këtë ndërhyrje të dhunshme në Tiranë dhe vendet tjera po e përdorin në fushatën e zgjedhjeve të 7 qershorit . Në Maqedoni të Veriut si rezultat i bashkëpunimit vëllazëror Mickoski – Kurthi , të drejtat e shqiptarëve përparuan aq shumë saqë lufta po bëhet nëse shqiptarët do të kenë të drejtë të hyjnë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe . Në këtë nivel të drejtave ( kulturore ) i  kanë sjellë Albin Kurthi dhe LV – ë  shqiptarët e këtij shteti hibrid . Së fundi , rregëzina e Kurthit në këtë qeveri antishqiptare , Bekim Koqja , deputet i LV – së , si kryepis doli para publikut , pasi i ka bërë ” vetingun ” Ali Ahmetit , sipas porosisë së Kurthit dhe Mickoskit , duke thënë se nuk ka fakte se Aliu paska bërë krime lufte dhe të tjera por se hetimet nuk janë mbyllur ! VLEN dhe Kurthi janë kontribues të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e botës serbe në Maqedoni të Veriut. Të poshtër !

Në Luginë e kanë shkatërruar trungun kombëtar duke e pëgjysmuar ; me kapterrin e pensionuar politikisht , njerëzisht , kombëtarisht dhe moralisht , Shaipin dhe togeren ideologjike kurthiane , përçarëse , hakmarrëse , Ardita Sinani ndërsa e ka margjinalizuar pjesën e shëndoshë kombëtare . Për çka , mund të pyesni ?  Që ta kenë një adresë banimi ! Maksimumi i të drejtave që e kërkojnë. Si psh. do të dukej kjo adresë : Šaip Kamberi , ulica : Draẓ̌e Mihajlivić , bez broja , opština Preševo .

Në Mal të Zi thuaja nuk ka shqiptarë.

Në Shqipëri nuk i eci me grupin e llaskucëve dhe lehatorëve kundër Edi Ramës dhe Shqipërisë prandaj i ka dërguar falangat e dhunuesit dhe injorantit Sfeqla , jo për ta mbrojtur Zvërrnecin por për ta shembur Ramën të cilin e quajnë vëlla i Vuçiqit kurse nuk e pranojnë se Mimoza është motër e Radoiçiqit . Së paku duhet të keni dokumente nga institucionet e specializuara për shëndet mendor e të besoni se Edi Rama punon kundër shqiptarëve , Shqipërisë , kosovarëve dhe Kosovës . Edi Rama kurrë nuk ka ardhur në Kosovë me marrë pjesë në zgjedhje spo për të mbrojtur natyrën në Brezovicë apo Grykë të Rugovës . Nëse gasi amerikan është jetik për ekonominë dhe sigurinë e Kosovës atëherë edhe Zvërrneci dhe gjiri i Nartës janë të një rëndësie të veçantë për ekonominë dhe sigurinë e Shqipërisë.  Prandaj duhet të realizohen të dy projektet. Rama mund të bëhet përgjegjës për gjëra tjera , jo për këtë ! 

Zgjedhje të korruptuara me para tona

Para zgjedhjeve të kurdisura të 28 dhjetorit 2026 , Albin Kurthi e urdhëroi pisin patamilitar , Hekuran Murati të shpërndajë mbi 300 milionë euro për blerje të votave. Opozita , në vend të bojkotojë zgjedhje hyri në to me një përkushtim patologjik prandaj u nda me ” miza bythëve ..” . Edhe për zgjedhjet e 7 qershorit , Albin Kurthi e detyroi pisin dhe paramilitarin Hekuran Murati të ndajë mbi 200 milionë euro për të blerë votues që ecin këmbë si dhe 2 milionë euro për votuesit – holandezët fluturues . Po të ishte një opozitë përnjëmend , nuk do të moralizonin për zgjedhje të pabarabarta por menjëherë do t’i bojkotonin zgjedhjet sepse Kurthi përsëri po i blenë votat publikisht dhe paturpësisht  . Të besosh se LV – ë dhe Kurthi do t’i përmbahen kodeksit moral në këto zgjedhje është njëjtë sikur të besosh se Rozeta Hajdari do t’i ruaj dhe mbrojë rezervat shtetërore ! Opozita gjatë tërë kohën ka rënë në kurthin e Kurtit sikur që Kurthi tërë kohën ka rënë në kurthin e Vuçiqit . Opozita po vallëzon sipas muzikës së Kurthit prandaj po i ka këto rezultate . Kurthi po manipulon me Veriun e Kosovës ndonëse Veriu asnjëherë nuk ka qenë më i rrezikuar . Mjafton një humbje e barazpeshës strategjike të raportit të forcave ku Rusia do të rikthehej në pozitat e mëparshme të vendimmarrjes dhe Kosova do të gjindej në situatën që e ka sot Ukraina ku Tramp thotë se dy palët duhet të bëjnë kompromis të dhimbshëm . A nuk po e kërkojnë edhe nga ne këtë ndërkombëtarët ? Kush do ta mbrojë Mitrovicën ? Agim analfabeti , Fitore Gjingjiqi , Faton si Peci , xhandar Xhela – dezertori , Dimal Basha , Hekuran pisi , Hajnrullah Çeko me llaskucët e shiqërisë civile nën urdhërat e togerit të Shumadisë , Jeton Qurroi . Do të luftojnë ata që kanë luftuar kundër Serbisë dhe Jugosllavisë. Assesi pjesa dërrmuese e projugosllavëve të LV- së që janë futur brenda pasi pjesa kombëtare e dikurshme e LV – së ishte përzënë nga Kurthi ose ishin larguar vet. Sot në LV – ë ka hoxhallarë , klerikë , të komuntetit LGBTQ , ateistë , ata që janë kundër familjes dhe , për çudi edhe marrin vota , edhe bashkëjetojnë mirë për një bythë karrike. Strategjia e LV – së është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj UÇK – së dhe luftës çlirimtare , kundër vlerave të luftës , udhëheqësve të luftës , nacionalistëve shqiptarë , vlerave morale dhe autoriteteve me rëndësi historike si Isa Boletini , Hasan Prishtina , Kadri Zeka , Idriz Seferi etj. Në luftimin e traditës , historisë ku kanë munguar ( përveç asaj jugosllave ) . Ndonëse për 6 vjet kanë shkatërruar dhe vjedhur çdo gjë sidomos duke shitur rrymë e duke blerë struja ( Martin Struja dhe Vuk Hamoviq ) përfitues kanë qenë ajka politike dhe paramilitare e LV- së që kanë krijuar rezerva për , së paku tre breza të ardhshëm. Çka mendoni se andartja dhe spiunja greke , Dejona Mihali ka ardhur dhe rri në Kosovë për një rrogë 700 – 800 euro !

Opozita ka pritur që Grenelli dhe Trump ta rrëzojnë Kurthin në kohën kur këta i kruajnë koqet ! Pastaj se do ta rrëzojnë sepse nuk po e dërgon draftin e Asociacionit në kohën kur Kurthi e pranojë Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit që është 100 herë më e dëmshme për Kosovën. Tash opozita po luan në kartën që Kurti po e refuzon gasin amerikan kurse jam i sigurt se këtë Kurthi e pranon shumë shpejtë. Pa asnjë problem. Kurthi është supermashtrues për të humbur nga mashtruesit e vogël të opozitës.

Çka tash?

Pasi opozita nuk i ka bojkotuar zgjedhjet ndonëse kushte shumë arsye , pas 7 qershorit nuk ka të drejtë , as morale e as materiale të ankohet në rast se nuk ndahet e kënaqur me rezultate. Është dorëzuar para ” Rregullave të Gotit – Kurthit “. Goti ishte mafioz me koqe , Kurthi është ” mafioz ” pa koqe . Nëse numri i votuesve të vlefshëm është nga 800 deri 850.000 , opozita mund ta formojë qeverinë , gjithashtu nëse merren vesh. Numri mbi 900.000 votues sjellë rezultate si të 28 dhjetorit , plus – minus margjina e gabimit të lejuar. Dalja në votime , elektorati  ” gërrnaçor ” dhe i atyre që janë të papërcaktuar e vulosin rezultatin e zgjedhjeve .

Në rast të rezultatit të përafërt me 28 dhjetorit , opozita duhet ta urojë Kurthin , pa asnjë vonesë dhe pa asnjë kusht ta votojë çdokend që propozohet nga Kurthi për kryetar të Kuvendit , president dhe kryeministër . Duhet t’ia lë pushtetin absolut dhe menjëherë të organizohet për protesta të përditshme deri në kohën kur të krijohen kushte për zgjedhje të lira , të barabarta dhe të pakorruptuara nga taksat tona.  Kurthi , sa më shumë të ketë pushtet aq më tepër do të ketë problem në qeverisje dhe , si pasojë do të përshpejtohet formimi i shpejtë i masës kritike për të protestuar kundër diktaturës , tashmë të vendosur të Neron Kurthit .

Autokracia nuk rrëzohet me vota por përmes protestave , jo kundër Kurthit , në rastin tonë por kundër politikave të tij dhe llaskucëve përcjellës . Orbani është ” vrarë ” politikisht me ” plumba “- vota të votuesve hungarezë por arma ishte e shteteve të BE – së. Si përkrahës i vendosur dhe shumëvjeçar i Albin Kurthit në kohët më të vështira për të , kam të drejtë të mos pajtohem me te . Nuk kam asgjë personale . Nesër , nëse kthehet në rrugë të mbarë , përsëri do ta mbështesë fort . Nuk ia dua fundin e keq por nuk do të ketë fund të mirë politik.  Të gjithë mashtruesit dhe të pabesët këtë fund e kanë . Të gjithë përfituesit e posteve në LV – ë dhe përfituesit e grazhdit janë të varur nga Kurthi në kohën kur Kurthi është peng i tyre dhe varet nga omerta ( mbyllja e gojës ) e hajnave mamut , antikombëtarëve dhe keqbërësve të LV – së. Albin Kurthi mund të kthehet jo duke i mundur kundërshtarët me zgjedhje të blera por duke e përmbajtur veten nga pasioni patologjik për të sunduar , në vend që të qeveris , të respektojë , në vend që të poshtrojë , të tregohet i butë kur ka pushtet me ata që nuk kanë pushtet . Ndryshe , ikën për lesh.

Dhe krejt në fund , mbi patriotizmin e rremë

Të luash patriotin duke e  ” luftuar ” Listën Serbe në kohën kur Mimoza Kusari shkrihet duke biseduar me padre padrinon ( kokën e kokave ) të kësaj liste , Milan Radoiçiq , në kohën kur i votojnë ligjet që i duhen pozitës , për ta zgjedhur presidenten është më së paku paturpësi dhe pafytyrësi . Kjo vlenë edhe për opozitën aktuale që , çdoherë kur ka pasur nevojë për Listën Serbe , si në kuiz , ka përdorur kartën dhe mundësinë : ” po e thërras ndihmën e mikut …”. Leni këto mashtrime për vota dhe patriotizëm të rremë . As nuk bëheni patriotë më të mëdhenj e as tradhëtarë nëse bashkëpunoni me Listën Serbe në kuadër të respektimit të ligjeve aktuale dhe institucionale . Albin Kurthi mund të bëhet si Skenderbeu duke thënë se : ” Listën Serbe nuk ua solla unë , e gjeta në mesin tuaj..”. A po e shihni si koordinohet LV – ë me Listën Serbe para zgjedhjeve ; ne Zoran Gjingjiqin dhe Fitore Pacollin , me Albin Kurtin dhe Milan Radojeviqin , pasues i proserbit të dikurshëm të Atiqit në Mitrovicë të Veriut . Fitorja e qetë në dritë Zoran Gjingjiqin , Milani e mbulon me terr.  Milani kinse e përdhosë  tabelën I love Mitrovica ( Faton si Peci – a e kam shkruar korrekt në gjuhën angleze ) kurse Kurthi e urdhëron xhandar Xhelën ta arrestojë Milanin ! Koordinim i përkryer i patriotizmit të rremë nga jopatriotët .

Të jeni të sigurt se edhe opozita aktuale , nëse ka nevojë për Listën Serbe , njëjtë do të veprojë . Patriotizëm për vota , për pushtet e jo për shtet ! Strehë e përhershme për horra që vallëzojnë sipas muzikës elektorale.

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

5 qershor 2026

Prishtinë

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

NAFTA DHE GAZI …

Nafta/gazi, mineralet gjallërojnë ekonominë, blindojnë mbrojtjen dhe perspektiva e kërkim-zbulimit në vendin tonë! Hazbi M. Shehu – Inxh.…