“POPULLI DHE PARTIA”!

Nga arkivi i FB., 14. 09. 2019

“POPULLI DHE PARTIA”!

Nga Sheradin Berisha – më 14 shtator 2019

Keqpërdorimi i nocionit “popull”

Këto ditë, në vlugun e përgatitjeve për fushatën zgjedhore të 6 tetorit, partitë politike e keqpërdorin pa rreshtur nocionin “popull”.

Gjatë kësaj periudhe, duket se populli për partitë shërben thjesht si zotim, premtim, manipulim, mashtrim, parullë, marketing dhe sllogan.

Pse partitë e konsiderojnë popullin në këtë mënyrë? Sepse partia është vetëm një pjesë (pakica), ndërsa populli është tërësia (shumica).

Kështu, partia (pakica), duke kërkuar sot votën në emër të shumicës (popullit), nesër i shërben vetëm pakicës (vetvetes).

Kapja e Shtetit

Për më shumë se dy dekada pas luftës, partitë politike janë identifikuar me shefat e tyre dhe me strukturat klienteliste. Këto grupe e kanë kapur shtetin dhe, pa u penguar nga askush, kanë krijuar pasuri përrallore dhe privilegje të pakufizuara.

Shumica e harruar

Ndërkohë, populli – që përbën shumicën dërrmuese (70-80%) – jeton me paga minimale, përballet me papunësinë dhe vuan nga mungesa e përkujdesjes së duhur shtetërore, duke mbetur tërësisht nën mëshirën e fatit.

Cikli i Mashtrimit

Nisur nga kjo gjendje, rezultati mbetet gjithmonë i njëjtë: populli zgjedh dhe voton, ndërsa për katër vitet e ardhshme partia e shkelmon.

Presidenti i 16-të amerikan, Abraham Lincoln (1809 – 1865), ka thënë: “Vota është më e fuqishme se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund ta vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu…”

Nëse nuk është kështu, më thoni, si është ndryshe?

—————————-

KRIMI PA PLUMB: KORRUPSIONI, VRASJA KOLEKTIVE DHE ZBRAZJA E TROJEVE TONA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura