Një reagim i domosdoshëm
ORIKU SHQIPTAR APO JERIKO HEBRAIK
Nga Besnik Imeri, Vlorë 11 tetor 2026
Ndonëse ka mbi 3000 vjet që për Orikun shkruhet dhe flitet për një qytet pellazgo-kaon del një akademik nga një akademi që po shterpëzon, i cili pa u skuqur dhe pa u zverdhur, pa ndonjë ndjenjë profesionalizmi dhe atdhedashurie, dhe si një sofist i mjerë, profetizon se Orikun tonë e kanë themeluar hebrenjtë dhe se ai në lashtësi quhej Jeriko. Në këtë rast ky akademik i mesjetës së vonë merr një barrë të rëndë shkencore dhe një guxim të çartur në një veprimtari të pastër antishqiptare, duke dalë para të tjerëve si një Don Kishot që do të kthejë përmbys rrotën e historisë. Ai nuk do t’ia dijë se Herodoti, Tuqididi, Pauzani, Skymni, Plini, Tit Livi, dhe të tjerë studiues të mëvonshëm të antikitetit nuk kanë pohuar një gjë të tillë. Por edhe arkeologët e tjerë të huaj të shekullit të XIX dhe atij të XX, përfshirë edhe Luigji Maria Ugolinin, nuk e kanë pohuar një marri të tillë. Ndërkohë që edhe arkeologët shqiptarë, përfshirë dhe ata që sot janë në krah të tij, nuk kanë pohuar diçka të ngjashme, veç po të hynin në shkencë nëpërmjet rrugës se çmendinës dhe tradhëtisë kombëtare. Por patronazhisti shkencor nuk do t’ia dijë për këta, ai me një zell për t’u admiruar bën atë që thotë partia, ose më saktë atë që do të thotë partia në pushtet pas tij. Dhe vërtet, nuk kaloi shumë kohë, dhe kryeministri ynë demagog me një pompozitet të madh na dha sihariqin qe Oriku në lashtësi është quajtur Jeriko dhe është themeluar nga hebrenjtë.
Straboni Orikun e lashtë e quan Orikia. Ky emërtim, i shndërruar nga shkrimtarët e mesjetës dhe të Bizantit të cilët, me dashje apo padashje, e kanë quajtur me emrin e një qyteti në Lindjen e Afërme në Palestinë, Jeriko, i cili në lashtësi ka qënë pjesë e tokës së Kananit apo të Peleshtëve, parardhësve të Palestinezëve të sotëm; është shfrytëzuar në mënyrë sofiste nga akademiku i mësipërm.
Por këtu përfitojmë nga rasti, duke ju drejtuar Eqerem bej Vlorës, të mësojmë se kush e ka quajtur Orikun-Jeriko. Ndjekim sqarimin e Eqerem Vlorës: “Ky emni i çuditshëm që tingllon si aji i krahinës në Palestinë, nuk qindron i vetmuar në shkrimet e Kohës Mesme. Vjerzhtori i panjohur i “Chanson de Rolandit” ndërlikoj edhe emnin e qytetit Oricum (Shqip: Erikua; Italisht: Porto Raguzeo; Sllavisht: Tyrqisht: Pasha Liman) me atë të një qytetit në Palestinë edhe e quajti “Jeriho”. Njerzit e asaj kohës të errësinës dijetare nuk i dallonin dot emnat e ri që digjonin me ata që kishin mbësuar nga Ungjilli, kurse ju përngjanin.” [1]
Besojmë se me këtë sqarim që bën eruditi i familjes Vlora, nuk ngelet më shteg për sofistët antishqiptarë në shkencë dhe në politikë. Por me durim dhe me përpjekje do mundohemi ta sqarojmë edhe nga ana historike
Prandaj të kthehemi tek Oriku ynë dhe të mos merremi shumë me mbetjet e historisë. I dashur Orik mos u mërzit se të gjithë ata që duan të të përdhosin emrin, origjinën, identitetin dhe fisnikërinë e të parëve të tu, një ditë do të përfundojnë në koshin e historisë.
Një qytet dhe fortifikim i rëndësishme, i ndërtuar në një kohë më të hershme se antikiteti, ka qënë edhe Oriku, i cili së bashku me Aulonën dhe Kaninën (Thronionin) siguronin lidhjen e amantinëve me bregdetin. Po kush e ka themeluar Orikun?
“Arkeologu francez Hezej pat hetuar gjurmë mjaft të rëndësishme fortifikimi në këtë qytet. Ai thotë se qyteti ishte ndërtuar dhe fortifikuar me shumë shije, dhe se traseja e rrethimit kishte një formë ovale, ku muri helenik më i vjetër ishte rindërtuar më vonë me tulla dhe llaç. Një rrethim të veçantë krijonte gjithashtu akropoli, i cili ndodhej në majë të kodrës dhe ndahej në dy pjesë nga një mur i brendshëm… Sipas dëshmisë së Tit Livit, në verë të vitit 214 p.e.s. kur Filipi i V i Maqedonisë sulmoi Orikun, ai e pushtoi atë me lehtësi, “mbasi qyteti ishte në shesh dhe nuk kish as mure, as roje dhe as armë të forta”. Por kur Cezari zbarkoi në Iliri (në vitin 48 p.e.s), Oriku ishte plotësisht i fortifikuar.” [2]
Sqarojmë se muri helenik që përmend Hezej nuk do të thotë se atë e kanë ndërtuar helenët, por që është i të njëtit tip më ato që kanë ndërtuar helenët në qytetet e tyre. Nga përshkrimi i Hezejt dhe gjendja e fortifikimit në kohën e Cezarit, mendojmë se në periudhën e pushtimit romak, pas vitit 168 p.e.s., Oriku, si një qytet me rëndësi strategjike në bregdet është rifortifikuar prej tyre,ku muri helenik më i vjetër ishte rindërtuar më vonë me tulla dhe llaç. Ashtu si në fillim, përsëri ne shtrojmë pyetjen. Kush ka qënë periudha e themelimit të këtij qyteti: antikiteti apo prehistoria? Këtu na vjen në ndihmë Hezej, i cili përmend ekzistencën e akropolit të këtij qyteti, të cilin e vendos në kodër. Atëhere, nga kodra dhe akropoli, nëpërmjet gërmimeve arkeologjike, mund të zbulohet edhe koha fillestare e ndërtimit të këtij qyteti dhe fortifikimit të parë të tij, të cilin ne, pa dyshim, do ta quanin një fortifikim pellazgjik, ashtu siç kemi quajtur dhe ndërtimet në akropolet e qyteteve tona të lashta. Kjo sepse edhe legjendat e afrojnë atë me periudhën e fundit të bronzit, pra me prehistorinë.
Arkeologu Aleks Trushaj tregon se, ky qytet skelë mendohet të jetë themeluar në gjysmën e dytë të shek.VIII p.Kr…Sipas Skymnit (shek.III-II p.Kr)…Orikun, qytet helen në buzë të detit e ndërtuan euebeasit, të cilët i hodhi këtu dallga kur ktheheshin nga Troja…Plini (shek.I m.Kr) thekson…Në bregdet gjendet qyteti Orik, themeluar nga Kolkasit. Prej këtu fillon Epiri, malet Akrokeraune…[3]

Fig.nr.8. Trakte muresh pellazgjik të Jebusias Kanane (Jeruzalemi i sotëm).
Duke qënë se Oriku ishte pjesë e shtetit të amantëve dhe një qytet port i fortifikuar i tyre, ndjekim edhe legjendën e themelimit të Amanties dhe Thronionit: “ Pauzania shkruan se Thronioni ishte një qytet i krahinës së Abantisë dhe se kjo e fundit u përkiste thesprotëve. Qyteti u ngrit nga abantët e Eubesë së bashku me lokrët e Thronionit; pas udhëtimit në det dhe vendosjes së tyre pranë maleve Keraune… Nuk mund ta lidhim Thronionin me Amantinë e vonshme por duhet ta kërkojmë më afër maleve Keraune, më afër detit dhe qytetit Orik. Si vend më i mundshëm për një lokalizim të Thronionit, është kalaja e Kaninës, në muret mesjetare të së cilës janë parë gjurmë ndërtimi antik.” [4]
Na duhet të sqarojmë se Abantët e Eubesë dhe Lokrët e Thronionit nuk ishin helenë, pasi periudha që ata kanë zbarkuar pranë maleve Keraune, pas shekullit të XII p.e.s, ishte pa diskutim një periudhe pellazgjike. Rrjedhimisht, abantët dhe lokrët ishin pellazgë, dhe, detyrimisht, edhe ndërtimet e tyre, fortifikimet dhe qytetet e prej tyre ishin pellazgjike.
Por legjenda na thotë gjithashtu, se abantët dhe lokrët kanë zbarkuar pranë maleve Keraune, pikërisht në zonën e fushë-Dukatit, Orikumit të sotëm, apo Orikut të Lashtë, dhe ajo le të kuptohet, se edhe Orikun e kanë themeluar ata. Dhe në qoftë kështu, Oriku është themeluar rreth fillimit të shekullit të XII p.e.s., me mbarimin e Luftës së Trojës, për datim, i ngjashëm me Buthrotin, në akropolin e të cilit janë evidentuar trakte muresh pellazgjike.
Në të mirë të këtij mendimi, që Oriku është një ndërtim pellazgjik, është edhe fakti, që në qafën e Ravenës, pranë Orikut antik, dhe, me siguri për mbrojtjen e tij nga sulmet e mundshme nga deti Jon nëpërmjet kësaj qafe, gjendet një fortifikim prehistorik i periudhës së bronzit që vendasit e quajnë “Maja e Qytezës”, ndërsa Pukëvili, kur e ka vizituar, muret e saj i ka quajtur pellazgjike: “Pouqueville përmend një fortifikim me mure të tipit “pellazgjik” mbi gjirin e Ariut, “Val d’Orso”…ndodhet në pllajën e Ravenës 300 m mbi nivelin e detit…Ngjashmëria me fortifikimet e bregdetit e datojnë midis fundit të periudhës së bronzit dhe fillimit të periudhës së hekurit. Pranë këtij fortifikimi ndodhen tumat e fushës së Dukatit, çka sugjeron se ndërtues dhe përdorues të tyre janë e njëjta popullsi.” [5]
Nga vrejtja e hollë e arkeologëve të rinj K.Çipa dhe M.Meshi, mund të supozojmë gjithashtu se, kronologjia e tumave të Fushë-Dukatit duhet të jetë e njëjtë me atë të Orikut dhe “Majës së Qytezës” në Ravenë, fundi i periudhës së bronzit.
Gjithashtu, orikasit e lashtë, në ruajtjen e traditës së origjinës së tyre pellazgjike, adhuronin dy perënditë pellazge të Epirit, Zeusin e Dodonës dhe gruan e tij epirote Dionën. Kjo është një e dhënë më shumë që verifikon origjinën pellazgjike të këtij vendbanimi të fortifikuar. Në lidhje me këtë adhurim arkeologu Aleks Trushaj tregon për një mbishkrim të shek.IV p.Kr. të bërë mbi një pllakëz orakullore të Dodonës ku “korkyrasit dhe orikasit pyesin Zeusin Naios dhe Dionën se cilës hyjnie apo heroi duhet t’i bëjnë flijime dhe t’i drejtojnë lutje për të qeverisur në mënyrën më të mirë dhe në siguri të plotë shtetin e tyre” (Harta Arkeologjike e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 218) [6]
Skymni thotë se Orikun e themeluan Euebeasit të kthyer nga Lufta e Trojës pas shekullit të XIII p.e.s, ndërsa Plini futet thellë në histori dhe thotë që atë e themeluan Kolkasit e Kolkidës që ishin vënë në ndjekje të Jasonit dhe Medeas, pra në shek,XVII, XV apo XIII p.e.s. Nuk na thonë që atë e themeluan hebrenjtë. Ku janë hebrenjtë?!!!!
Këtu përmendëm shumë autorë nga më të lashtit deri në kohët e reja dhe të sotme, përfshi edhe arkeologë. Asnjë prej tyre, jo vetëm që nuk thotë se këtë qytet e kanë themeluar hebrenjtë, por as që i përmendin fare ata. Ku janë hebrenjtë?!!!! Herodoti, Tuqitidi, Pauzania, Skymni, Plini, Tit Livi etj as që i zënë në gojë hebrenjtë. Por as mbretër si Filipi i V i Maqedonisë, konsujt romakë Luc Anili, që pushtoi Ilirinë dhe Pal Emili që dogji Epirin, as Jul Qessari, dhe Pompeu nuk thonë se kur kanë pushtuar Orikun janë ndeshur aty me mbrojtësit hebrenj të qytetit. Ku janë hebrenjtë?!!!!
Por ku kanë qënë hebrenjtë në shekujt e XVII, XVI, XV dhe XIII e XII p.e.s kur është themeluar Oriku, qoftë nga Kolkidasit, por qoftë dhe nga Eubasit? Sipas historisë ata ishin një popull nomad të ardhur në Lindjen e Mesme nga territore përtej Tigrit dhe Eufratit, duke u vendosur në fshatra pasi nuk kishin qytete dhe as krijuan apo ndërtuan qytete. Në prehistori territoret e Kananëve, popull pellazg, në Lindjen e Afërme dhe Lindjen e Mesme quheshin edhe me një emër të përgjithshm Sirianët e Palestinës
Në prehistori ka të dhëna se një popull i madh, Sirianët, përfshinin një territor të madh në atë që do të quhej Azia Mesdhetare, duke filluar nga bregdeti jugor i detit Euksin (deti i Zi sot) deri në kufijtë lindor të Egjiptit të lashtë (Palestinën e sotme). Këtu hynin ata që Herodoti i quante Sirianët e Kapadokias, Hititët, ndërsa Straboni i quante Sirianët e Bardhë; në qëndër banonin ata që sot bëjnë pjesë në shtetin e sotëm të Sirisë, dhe, në jug, në pjesën fundore banonin ata sirianë që bënin pjesë në atë që nga të lashtët quhej Siria e Palestinës, ku futen edhe Kananët, që nga helenët quheshin Fenikas për shkak të ngjyrës së purpurt që ata përdornin në veshjet e tyre. Kananët përbëheshin nga disa popuj: Filistinët, apo Peleshtët (Palestinezët e sotëm), Jebusianët, Girgashitët, Amorenët, etj. Eskili, ky dramarturg i madh, në veprën e vet “Lutëset” tregon se Siria e Madhe ishte në kufi me Egjiptin e lashtë: “O Zeus, Hy i lutësve hidh vështrimin dhe përdëlleje këtë grupin tonë (Danaidat). Që vjen në lundrim prej grykës rërërimët të Nilit. Ikëm larg. E lamë dheun tënd (Egjiptin) fqinj me Sirinë“. [7]
Pra hebrenjtë erdhën si një popull nomad në territoret e Sirisë Palestineze, pra në territoret e sotme të Palestinës, Libanit, Jordanisë etj. Por ata nuk patën asnjë shans të vendoseshin në territoret e bregdetit, por u vendosen në zonat malore, të shkreta të ashpra dhe të papërshtatshme për bujqësi dhe frutikulturë. Atëhere si ka mundësi që një popull nomad që nuk ngriti qytete në territoret ku ishte ardhacak të ngrinte qytet në shtetin e Amantëve, madje në perlën e tij bregdetare, Orikun?!!!!
Për ta kuptuar me mirë këtë pamundësi le t’i hedhim një sy qytetërimit të lartë, zanafillor për gjithë qytetërimin botëror, të këtij territori të madh që shtrihej nga bregu jugor i Detit Euksin (detit të zi sot) në veri deri në kufijtë e Egjiptit të lashtë në jug.
“…Frigjianët, Peleshtët, Hititët…Hititët janë siriasit kapadokas të Herodotit, ose siriasit e bardhë të Strabonit….të cilët 3000 vjet p.e.s, sipas mbishkrimeve kunjore asire, formonin një perandori të madhe e të gjerë që shtrihej nga Armenia deri në Siri… Hititët dhe pellazgët nuk janë gjë tjetër veçse i njëjti popull me dy emërtime të ndryshme, gjë që gjithnjë ka qënë e zakonshme, Hetenët (Hititët)[8]
Qytetërimin e këtyre popujve që shtriheshin nga Deti Euksin (Deti i Zi sot) deri në Detin e Kuq e përmend edhe Xhuzepe Katapano: “Arkeologjia bashkëkohore dhe filologjia, me studimin e shkrimit kuneiform, kanë nxjerrë në dritë qytetërimin e madh të perandorisë Hitite, kryeqytetin e saj…
në Çatal Hyjyk (në Turqinë e sotme) një qytet të ndërtuar mbi baza traditash të qëndrueshme (Hattussa), tepër të lashtë, sëpaku sa Tiro dhe Sidoni (7000 vjeçarë)…Hititët arrinin të shtrinin sundimin e tyre, mbi të gjitha, drejt jug/jug-lindjes, përveç vargmaleve të Taurusit, deri në Babiloni dhe poshtë në Palestinë.”[9]
KANANËT (Filistinët ose Peleshtët, Amorenët, Jebusianët, Girgashitët, etj.)
Gaza iu kushtua Zeusit Kretagjen
Kananët apo Kanaenët, siç e përmëndëm më lart përfshijnë një grup popujsh. Të gjithë këta popuj, fillimisht kanë qënë pjesë e perandorisë Hitite; Në Kanan, zotërim hitit, kam gjetur shumë fjalë me origjinë ilirishte.[10]

Fig.nr.13. Tempulli antik i Afërditës në Palestinë.
“…Filistinët, Kanaenët, Jebusianët…Jebusitët, banorët jebusi të Jeruzalemit të lashtë, që përpara Davidit quhej Jebus... Ja si përmenden ata midis popuj vetë tjerë që popullojnë Kananin përpara mbrritjes së izraelitëve në krah të girgashitëve (Gjeneza 15,21)…dhe “Jebusitët vijojnë të banojnë në Jeruzalem bashkë me fëmijët e Judës (ose Bennjaminit) deri në këtë ditë”…gjë që na tregon se jebusitët e mundur as nuk janë shfarosur dhe as nuk janë dëbuar nga qyteti (Jeruzalemi). Së fundmi pushtimi i qytezës së tyre nga Davidi përshkruhet në 2 samuel 5-6. Kjo qytezë (Jeruzalemi) përbëhej nga një fortesë e fuqishme, e ngritur mbi një rafshnaltë. Muret e saj qiklopikë ishin të ngjashëm me muret e qytezave etruske, sikurse e kanë treguar gërmimet e kryera në Jeruzalem…Davidi depërtoi në qytezën e rrethuar (Jebusin) falë një ‘transheje’, tuneli, të ndërtuar nga jebusitët për t’u furnizuar me ujë në burimin e Gihonit…”[11]
Girgashitët,… do të krijojnë një lagje të re në jug të Trojës, me emrin Gergitha…Ata kishin sulmuar Egjiptin e Ramsesit të II në të njëjtën kohë me Likianët, Trojanët (edhe Dardanët) dhe të tjerë “popuj të detit”…Fjalorët e Biblës i paraqesin si “populli i lashtë Kananas”…Girgashitët e Kananit përmënden dy herë në krah të Jebusitëve, dy herë në krah të Hititëve dhe tre herë në krah të Amoritëve…Talmudi ka ruajtur një fakt të çuditshëm: Ata i ishin ankuar Aleksandrit të Madh se qenë dëbuar nga vendi i Kananit prej izraelitëve…Ata nuk do ta kishin bërë këtë në rast se nuk do të kishin ruajtur kujtimin e përkatësisë së tyre nga i njëjti trung me ngadhënjimtarin maqedonas (pra origjinën e njëjtë pellazgjike)..”[12], etj…Në Testamentin e Vjetër (Numrat 13/29) thuhet: Hetenët (Hititët), Jebusianët dhe Amorenët banojnë në mal; Kanaenët banojnë pranë detit dhe përgjatë Jordanit…Në Testamentin e Vjetër, Gjeneza (15/18) thuhet: Atë ditë zoti bëri një besëlidhje me Abrahamin dhe tha: Po të jap këtë vend për pasardhësit, prej lumit të Egjiptit deri tek lumi i madh, lumi i Eufratit, vendin e Kenianëve…, të Amorenëve, të Kananëve, të Girgashtëve dhe të Jebusianëve (Fig.nr.8/2)…”[13]
Nga ky përshkrim del edhe një fakt interesant, që izraelitët janë ardhacakë në territoret ku janë sot, pasi i kanë pushtuar ato. I tillë është edhe Jeruzalemi i sotëm, i cili është ngritur mbi Jebusian e lashtë pellazge, gjë që pasqyrohet edhe në një hartë me toponime dhe emërtime prehistorike. Dhe për t’i justifikuar këto pushtime mijëravjeçare i drejtohen shkrimeve të lashta hebraike, ku këto pushtime paraqiten si urdhnime të zotit të hebrenjve.
Nuk duhet të harojmë se Fenikasit, të quajtur të tillë nga helenët, nuk ishin tjetër, veç Kananët pellazgë që zotëronin tokën e Kananit. Aq të shquar ishin Kananët, sa që, shpesh herë, nën emrin e tyre përfshiheshin edhe popuj të tjerë pellazgë si: Jebusianët, Gergitasit, Pelestët ose Filistinët, të cilët njiheshin ndryshe edhe si Sirianët e Palestinës.
Qytetërimi i lashtë i Kananëve dhe Filistinëve shprehej edhe në ngritjen e qyteteve të fuqishme dhe të zhvilluara, të cilët helenët i kanë quajtur pentapolis (pesë qytetet): Tiro, Sidoni, Ashkalon, Gaza dhe Ashdoti, ku Tiro dhe Sidoni ndodhen në Libanin e sotëm; ndërsa qytetet Filistine Ashkalon, Gaza dhe Ashdodi ndodhen në Palestinën e sotme. Xhuzepe Katapano i përmend Tiron, Sidonin dhe Hatushën si qytete me një moshë 7000 vjeçare,[14] pra qytete të ngritura në mijëvjeçarin e V p.e.s., të cilat, çuditërisht edhe sot e kësaj dite mbajnë po këto emra.
Pentapolis (pesë qytetet) Fenikase apo Kanaene ishin aq qytete të Kananit, sa edhe qytete të Sirianëve Palestinezë. Të parët e Palestinezëve të sotëm, që njiheshin me emrat Filistinë, Pelestë apo Sirianë Palestinezë, etj, ishin me origjinë pellazgjike, adhuronin Zeusin Kretagjen. Madje, vetë qyteti i Gazës i ishte kushtuar Zeusit.
Por jo vetëm në Palestinë, në qytetin e Gazës, por edhe në qytetet e Libanit: Balbek, Biblio, Sidon dhe Tiro, të cilët janë shpallur nga UNESKO në vitin 1979 trashëgimi dhe pasuri e njerëzimit, ka mbetje arkeologjike të jashtëzakonshme, tempuj madhështorë, nekropole, trakte të tëra muresh pellazgjike, odeone, teatro, etj, të cilat, katërcipërisht, provojnë origjinën pellazgjike të banorëve të tyre të lashtë, paraardhësve të libanezëve të sotëm. Kështu në Balbek ndodhet tempulli më i madh i Zeusit për të gjithë Mesdheun, pranë tij ndodhet tempulli madhështor i Hermesit, shoqëruar nga simboli pellazg i organit mashkullor në një statujë elegante 7-8 metra të lartë. Origjinën pellazgjike të këtyre ndërtimeve e provojnë, në rradhë të parë bazamentet e këtyre tempujve, si dhe muret e tyre prej blloqe gurësh megalitikë. Ndërsa në qytetin Biblio nga gjetjet arkeologjike ruhen trakte muresh megalitike të fortifikimit pellazgjik të këtij qyteti në prehistori. Nga të gjitha këto që thamë më lart del se Libani është një ndër vendet më të pasura në Mesdhe me trashëgiminë prehistorike pellazgjike, me dy qytete 7000 vjeçarë, Tiro dhe Sidoni, dhe me një qytet si Baalbeku, me një dëndësi tempujsh dhe monumentesh pellazgjike, sa asnjë qytet i Mesdheut, me dy tempuj madhështorë, si ai i Zeusit dhe Hermesit, gjë që i bëjnë këto qytete të lashta të Libanit të pakrahasueshme me shumë qytete të lashta të Greqisë dhe Italisë.
Afërdita, e cila mbahet për një perëndi helene, para se të ishte e tillë ka qënë një perëndeshë Lindore, Fenikase. Mitologjia tregon se ajo lindi nga shkuma e detit në Qipro, prandaj edhe quhej Afërditë Qiprida. Por Herodoti tregon se Afërdita është një perëndeshë Kananite, apo Siriano-Palestineze dhe Tempulli i parë për të në botë është ngritur në qytetin Filistin-Ashkalon, në Palestinën e sotm dhe, më pas është ngritur tempulli tjetër i Afërditës në Qipro. Pikërisht nga ky tempull është kujtuar se ajo ishte një perëndeshë e Qipros, prandaj edhe quhej Afërditë Qiprida. Madje Herodoti tregon se Fenikasit (Kanaenët) apo Filistinët (Palestinezët) themeluan tempullin e Afërditës edhe në ishullin e Kiterës në juglindje të Peloponezit. Ndjekim Herodotin:
“…Skithët marshuan drejt Egjiptit. Kur mbrritën në Siri Palestinën u doli para Psametiku I (Faraon i dinanstisë XXVI saitike 664-610), mbreti i Egjiptit, i cili me dhurata dhe me lutje i bindi të mos shkonin më tutje dhe ata u kthyen mbrapsht. Gjatë rrugës së kthimit ata arritin në qytetin Askalona, në Siri. Ndërsa pjesa më e madhe e skithëve e anashkaloi qytetin pa bërë asnjë dëm, një grupi vogël që kishte mbetur prapa ushtrisë, plaçkiti tempullin e Afërditës Qiellore (Urania). Sipas njoftimeve që mblodha, ky tempull është tempulli më i vjetëri nga të gjithë tempujt e kësaj hyjneshe. Madje dhe vetë tempulli i Qipros – siç thonë vetë qipriotët – u themelua po prej këtij qyteti (Ashkalonit). Por jo vetëm kaq edhe tempullin e Afërditës të Kiterës (ishull në juglindje të Peloponezit) e ngritën Fenikasit që vinin nga kjo pjesë e Sirisë (Siria-Palestineze). Perëndesha i goditi tërë skithët që plaçkitën tempullin e saj në Askalonë dhe të gjithë pasardhësit e tyre me sëmundjen e hermafroditizmit.”[15]
Gjithashtu Pausania (I, 14) për këtë hyjneshë tregon: “…Duke hyrë në Odeonin e Athinës do të shikoni statuja të shumta…Shumë afër tempullit të Hefestit (në Athinë) është tempulli i Afërditës Urania (Qiellore); kulti i kësaj perëndeshe u përdor nga Fenikasit e Ashkalon-it në Palestinë dhe Qipriotët e Pafos-it; banorët e Kiteres e morën këtë kult nga Fenikasit (e Ashkalonit); ndërsa Egjeu – duke ja veshur inatit të kësaj perëndeshe fatkeqësinë që ishte ende pa fëmijë si dhe fatkeqësinë e motrave të tij – futi në Athinë kultin e saj…” [16]
Duhet të themi dy fjalë dhe për Filistinët Pellazgë, të cilët, edhe ata shfaqën një qytetërim të nivelit të lartë midis popujve të lashtë të Lindjes së Afërme. Filistinët ose Peleshtët (Palestinezët e sotëm) njihen si përpunues të metaleve, dhe me këtë e vendosin veten në rradhën e parë të popujve pellazgjikë të Mesdheut.
Ja çfarë thoshte Gustav Glotz (Historia Greke… Historia e Lashtë, PUF, Paris 1938) për Filistinët: “Gjithmonë njëlloj ata mbillnin vreshta dhe ullinj, bënin tregti nëpërmjet karvaneve me Egjiptin dhe Mesopotaminë, shpërndanin përreth tyre qeramikën e tyre dhe llojin e arkitekturës së tyre, duke u imponuar të mundurve prodhimet e farkave të tyre. Në këtë tokë të largët Gaza iu kushtua Zeusit Kretagjen…Por këta pasardhës tashmë të humbur të Egjeut, mundën të sillnin te fqinjët e tyre një qytetërim të ri dhe të ruanin për një farë kohe supremacinë e tyre…Dhe një mori Egjeasish (Gustav Glotz, Qytetërimi Egjeas – Paris 1923), midis të tjerëve Pelesati...u shfaqën në kufijtë e Egjiptit…Ata kishin ardhur nga toka dhe nga deti…Asnjë popull nuk u kishte bërë ballë atyre. Ramses i III ia doli t’i ndalte në Nagadil, por nuk mund t’i pengonte të vendoseshin në vendin që prej popullit Peleseti mori emrin Palestinë (1193 p.Kr.)…” [17]
Në vijim të pohimit se Palestinezët e sotëm janë me origjinë pellazgjike na vijnë njoftime të hershme: Fjala pellazg tek Eteo-Kretasit shqiptohej edhe në formën pelestë, ndërsa në Palestinë si filistinë ose peleshtë: “Për N.D’Arbois pellazgët janë khamitë, kushitë, filistinë në Palestinë dhe pelestë në Kretë”[18]
Por Filistinët, apo Pelesetët, Peleshtët, apo Siriano-Palestinezët, ashtu si dhe popujt sivllezër të tyre si Karianët, Lidianët dhe të tjerë, zotëronin një qytetërim të lartë. Ata e përhapën qytetërimin e tyre pellazgjik nga Lindja e Afërme, në Lindjen e Mesme, Egjipt dhe në të gjithë Egjeun, nga i cili përfituan edhe izraelitët me në krye Davidin. Mathieu Aref bën një përshkrim të këtij qytetërimi:
“Filistinët ishin farkëtarë të shquar, të cilët mbanin ekskluzivitetin e përdorimit të hekurit…Kjo është vërtetuar tek Bibla tek Samueli (I, 13, 19): Në të gjithë Izraelin nuk gjendej asnjë farkë; për arësye se Filistinët kishin thënë: “U ndalojmë hebrenjve që të prodhojnë shpata ose heshta dhe çdo njeri në Izrael zbriste te Filistinët për të mprehur plorin tij, sëpatën, kazmën dhe lopatën”…Ky episod i historisë biblike të kujton taktikën e mbretit Etrusk Porsena në lidhje me Romakët…H.Buonamici tregon atë që thotë Plini i Ri: “Porsena u imponoi romakëve ta përdornin hekurin vetëm në bujqësi.”…
Filistinët ishin “administratorë” të shkëlqyer. Në fakt për Davidin ata ishin një faktor i fuqishëm qytetërimi dhe ai vetë (Davidi) u frymëzua nga shembulli i tyre për organizimin e ushtrisë, shtetit dhe pushtetit mbretëror. Rregjistrimi i popullsisë (Samul II, 24) i urdhëruar nga Davidi ishte për ata që e rrethonin një veprim jo i zakontë, të cilin ai gjithësesi guxoi që ta kryente. Kjo masë administrative e tij ishte kopjuar prej Filistinëve…Tit Livi pohon se rregjistrimi i popullsisë u vendos në Romë nga mbreti Etrusk Servius Tullius. Në vitin 577 p.Kr. e gjithë ushtria romake ishte bashkuar në Fushën e Marsit dhe u purifikua nëpërmjet një flijimi. Sipas Tit Livit aty kishte pasur 800.000 persona dhe ata u rregjistruan…” [19]
Paralelet që bëhen këtu midis Pellazgëve Filistinë dhe Hebrenjve, nga njëra anë; dhe, Etruskëve Pellazgë dhe Romakëve, nga ana tjetër; tregojnë për qytetërimin e lartë të Pellazgëve Filistinas dhe Etruskë, kundrejt atyre që më vonë, pasi t’i mposhtnin ata, do të hynin në histori: Hebrenjtë dhe Romakët. Por nga parashtrimi i mësipërm del edhe një fakt interesant, që hebrejtë nomad, fillimisht, kur ata ishin thjesht ardhacakë dhe të nënshtruar kundrejt vendasve, banonin në mal, ndërsa vendasit zotëronin bregdetin e begatë, siç tregohet edhe në fotot e ndërtimeve pellazgjike të qyteteve Balbiek, Biblos, Sidon dhe Tiro.
Por origjinën pellazgjike të Filistinëve apo Peleshtëve të lashtë, pararadhësit e Palestinezëve të sotëm, e vërteton edhe një gjetje arkeologjike interesante, e cila i njëjtëson ata me popuj të tjerë pellazgjike si Etruskët, Mikenët, Linkestët (banorët e lashtë përreth liqeneve të Ohrit dhe Prespës), Maqedonasit, etj. Përshkrimim e kësaj gjetje e bën Mathieu Aref:
“Maskat e punuara me fletë ari, të cilat datojnë që nga shek. XI p.Kr., dhe që janë gjetur në varret e Italisë Qëndrore, ngjasojnë aq shumë sa që ngatërrohen me maskat e arta të zbuluara në varret e disa mercenarëve Filistinë të Egjiptianëve. Këto maska gjenden edhe tek ata që i quajnë Mikenë. Këta mercenarë Filistinë ishin të vendosur – shek. XII-X p.Kr. – në Beth Shan (Beit Shean), qytet i garnizonit Filistin…Ilirët antikë dhe Filistinët kishin ruajtur zakonin e atyre që i quajnë Mikenë, pra të mbulonin fytyrën të ndjerit me një maskë të punuar me fletë ari. Këto maska janë gjetur në varret e Filistinëve, të cilët ishin mercenarë të Faraonëve në Beth Shan të Palestinës. Maska të ngjashme janë gjetur në bregun verior të liqenit Lychnid (sot liqeni i Ohrit) në kufirin Shqiptaro-Maqedon. Dy brigjet e liqenit janë të populluara, ende edhe sot, nga i njëjti popull shqip-folës. Janë gjetur maska analoge në Chiusi të Etrurisë. Në një varr të Kornetor, një prej afreskeve tregon qartë vendosjen e maskës së të ndjerit (Zacharie Mayani, Fundi i Misterit Eetrusk, f. 405, 406 – Maloine, Paris 1970)…” [20]
Pas këtyre përshkrime të këtyre popujve vëllezër pellazgjikë: Frigjianët, Likianët, Lidianët, Karianët, Misianët, Jebusianët, Peleshtët (Palestinezët e sotëm), etj, të cilët njëkohësisht kanë pasur edhe një qytetërim të lartë, prej të cilit mësuan Jonianët, Dorianët dhe Eolianët. Fakti që Karianët, Misianët, Lidianët dhe Kananët, Sirianët e Palestinës, Peleshtët, adhuronin Zeusin, të cilit i kishin ngritur tempuj dhe faltore, vërteton pa asnjë kundërshtim rrënjën tyre pellazgjike.
Vetëm nga këto fakte mjaft kuptimplotë mësojmë dhe vërtetojmë se qytetërimin helenët e kanë marrë nga Lindja: Karianët, Lidianët, Hiksosit, Pelestët, Kananët (Fenikasit) kanë qënë promotorët e sjelljes së qytetërimit nga Lindja në Perëndim, rrjedhimisht, edhe promotorë të nxitjes dhe zhvillimit të qytetërimit helenik. Mjafton për këtë të bëjmë një krahasim të vogël lidhur me kulturën dhe teknologjinë e ndërtimit te tempujve. Kështu Kananët e lashtë ngritën në Balbiek të Libanit tempullin më të madh dhe më madhështor të Zeusit në të gjithë Mesdheun. Pranë tij ata ngritën tempullin e Hermesit, një bashkëpërkim ashtu si në mitologji, që nuk e shohim në asnjë nga ndërtimet në vendet e tjera mesdhetare si në Greqi apo Itali. Parthenoni dhe Pantheoni e shikojnë me zili tempullin e Zeusit të Baalbekut. Për këtë mjafton që t’i krahasojmë tempullin e Zeusit dhe të Hermesit në Balbiek me tempullin e Apollonit në qytetin e Korinthit, qyteti më i pasur dhe më i fuqishëm nga të gjithë qytetet shtetet helene, i cili duket mjaft i vogël edhe kundrejt tempullit të Hermesit në Balbiek. Por edhe nëqoftëse krahasojmë tempullin e Segestës në Siçili, tempullin e Gjithëhyjnive, Pantheonin, në Romë, madje edhe me tempullin e Athenës, Parthenonin në Athinë, me tempullin e Hermesit në Balbiek, ai është më i madh dhe më madhështor. Dimë gjithashtu, që nga Lidianët rrodhën Tirrenët që u bënë pjesë e ngjarjeve më të mëdha historike në Itali. Kananët dhe Filistinët (Peleshtët) në Lindjen e Afërme si popuj pellazgjik janë dalluar për ndërtimet e tyre madhështore. Një prej tyre, është tempulli i Zeusit në Balbiek të Libanit, të cilin e përmendëm edhe më lart. Gurët pellazgjikë që janë vendosur në bazamentin e tempullit të Zeusit të ndërtuar nga Filistinët (Peleshtët) në tokën e Kananit (Balbiek të Libanit të sotëm) kanë përmasa 20 m x 5 m x 4 m dhe peshë nga 800 – 1000 ton. Të tilla përmasa madhështore kanë ndërtimet pellazgjike në Mesdhe. Madje edhe tempullin e Solomonit, me porosi të vet Solomonit, e ka projektuar dhe ndërtuar Fenikasi apo Kananiti Hiram.[21]

Bazamenti pellazgjik i një tempulli antik në Lindjen e Afërme.
Kanani Hiram ishte mbreti i Tiros. Ai ndihmoi Solomonin për ndërtimin e tempullit të Solomonit në Jeruzalem. Për këtë ai i dha projektues, mjeshtra, teknikë dhe ustallarë kananas, madje dhe dru kedri për ndërtimin e kubesë së tempullit. Pra tempulli i Solomonit është ndërtuar nga pellazgët Kananë, ashtu si pellazgët Jebusianë ndërtuan muret pellazgjike të kalasë së Jebusias, të cilin hebrejtë dhe Davidi pasi e pushtuan i ndërruan emrin nga Jebusia në Jeruzalem. Sot, ato gurë të mëdhenj të themeleve të kalasë antike në Jeruzalem, që vizitohen nga miliona turistë, nuk janë vendosur nga hebrenjtë, por nga pellazgët e Jebusias.
Përfundimisht, kur hebrenjtë nuk kanë arritur që të ndërtojnë vetë qytete të fortifikuar në Lindjen e Afërme dhe atë të Mesme, si mund të kenë themeluar dhe ndërtuar Orikun tonë legjendar të ndritur në histori.
Zoti ju shpëtoftë shpirtin juve mashtruesve në shkencë dhe politikë, si dhe kudo që të jeni, që doni t’u falni hebrenjve historinë tonë të ndritur, qytetërimin tonë të lashtë, qytetet tona antike si Buthrotin, Apolloninë, Orikun etj. Mallkimi i perëndive tona të lashta do t’ju ndjek deri ne Ferr.
Besnik Imeri 11 tetor 2026
Fig.nr.1. Hartë e Kananëve të lashtë që tregon se Jeruzalemi është ndërtuar mbi Jebusian Kanane, si dhe faktin që qytetet e lashta Kanane, pjesë e pentapolis-it, Gaza, Ashkalon dhe Ashdod, janë pjesë e Palestinës së sotme.
Fig.nr.1/1. Hartë e Kananëve të lashtë që tregon se qytetet e lashta Kanane, pjesë e pentapolis-it, Tiro dhe Sidoni, janë pjesë e Libanit të sotëm.
Fig.nr.2. Trakte muresh pellazgjik të Hatushës, në Anatoli.
Fig.nr.2/1. Porta e Luanit pjesë e murit të fortifikuar pellazgjik e kryeqytetit Hitit, Hatusha, në Anatoli.
Fig.nr.2/2.Trakte muresh pellazgjikë të një bazamenti të një tempulli në Hatusha.
Fig.nr.3.Trakte muresh pellazgjik të qytetit të Trojës (Çanakala-Turqi).
Fig.nr.3/2.Trakte muresh pellazgjik të qytetit Hierapolis në Frigji (Turqi)
Fig.nr.3/3.Trakte muresh ciklopik të qytetit Hierapolis në Frigji (Turqi)
Fig.nr.3/4.Teatër antik në qytetin Hierapolis, Frigji (Turqi)
Fig.nr.3/5. Teatër antik në Basra të Sirisë.
Fig.nr.3/6. Teatëri antik i Efesit pranë Izmirit në Turqi.
Fig.nr.3/7.Teatër prehistorik në Antalia (Turqi).
Fig.nr.4. Balbek Liban. Tempulli i Zeusit në tokën e Kananit më madhështori në të gjithë Mesdheun.
Fig.nr.4/1. Balbek Liban. Gjashtë kollonat e mbetura nga tempulli madhështor i Zeusit dhe pranë tij është tempulli i Hermesit.
Fig.nr.4/2. Balbek Liban. Tempulli madhështor i Zeusit dhe pranë tij është tempulli i Hermesit. Duken shkallët madhështore të ngjitjes për në tempullin e Zeusit, si dhe madhështia e këtyre dy tempujve krahasuar me përmasat njerëzore të vizitorëve të tyre.
Fig.nr.5. Biblio-Liban. Trakt muri pellazgjik.
Fig.nr.6. Sidon-Liban. Trakt muri pellazgjik.
Fig.nr.6/2. Portë dhe trakt muri i fortifikimit pellazgjik të Sidonit.
Fig.nr.7. Tiro-Liban. Trakte muri pellazgjik të një tempulli të lashtë.
Fig.nr.7/1. Tiro. Pasuri trashëgimore e njerëzimit. Liban 1984.
Fig.nr.7/2. Monument pellazgjik i nekropolit të Tiros, qytetit 7000 vjeçar.
Fig.nr.7/3. Tiro-Liban. Harku monumental i nekropolit.
Fig.nr.8. Trakte muresh pellazgjik të Jebusias Kanane (Jeruzalemi i sotëm).
Fig.nr.8/1. Trakt muri pellazgjik i Jebusias Kanane.
Fig.nr.9. Tempulli dorik i Apollonit në qytetin e lashtë të Korinthit.
Fig.nr.10. Tempulli antik i Segestës në Siçili.
Fig.nr.11. Tempulli antik i Olimpit, Pantheoni në Romë.
Fig.nr.12. Tempulli antik i Athinasë, Parthenoni në Athinë.
Bazamenti pellazgjik i një tempulli antik në Lindjen e Afërme.
Fig.nr.13. Tempulli antik i Afërditës në Palestinë.
Besnik Imeri, 11 tetor 2026
[1] Eqerem Vlora, “Historia e Kalasë së Kaninës”, Romë-1961, f. 16
[2] Gjerak Karaiskaj, “5000 vjet Fortifikime në Shqipëri”, Bot.”8 NËNTORI”-1981, f. 90
[3] Aleks Trushaj,“AMANTËT dhe koinoni i tyre”. Bot.Europrint, Vlorë-2020, f. 136
[4] Skënder Anamali, “Kuvendi i I i Studimeve Ilire” 15-21 shtator 1972, “ILIRIA-2”, f. 65, 68
[5] Kriledjan Çipa-Mariglen Meshini, “Të dhëna të reja rreth fortifikimeve paraurbane në Shqipërinë jugperëndimore”, ILIRIA Nr.XL-2016. f. 72-73
[6] Aleks Trushaj,“AMANTËT dhe koinoni i tyre”. Bot.Europrint, Vlorë-2020, f. 138
[7] Eskili, “Lutëset” (Veprat), Bot.ONUFRI-2005, Përkth.Gr.vjet,Shpëtim Çuçka, f, 41
[8] Robert D’Angely, Enigma, Bot.TOENA-1998, Përkth.Frëngj.Xhevat Lloshi, f. 263
[9] Xhuzepe Katapano, “Thot parlava Albanese”, Bot.Bardi Editore-Roma 1984; Bot.shqip. “Thot-I Fliste Shqip”, Botime Enciklopedike, Përkth.Ital. Qemal Velija, Tiranë-2007, f. 198
[10] Xhuzepe Katapano, “Thot parlava Albanese”, Bot.Bardi Editore-Roma 1984; Bot.shqip. “Thot-I Fliste Shqip”, Botime Enciklopedike, Përkth.Ital. Qemal Velija, Tiranë-2007, f. 198
[11] Zacharia Mayani,“Etruskët Fillojnë të Flasin”,Bot.F.Noli-2018,Përkth.K.Hajdëri, f. 497-498
[12] Zacharia Mayani, “Etruskët fillojnë të flasin”, Bot.F.Noli-2018,Përkth.K.Hajdëri, f. 500,
[13] Mathieu Aref, Pellazgët=Mikenët, Bot.PLEJAD-2008,Përkth.Frëngj.Iliriana Angoni, f. 256-257
[14] Xhuzepe Katapano, “Thot parlava Albanese”, Bot.Bardi Editore-Roma 1984; Bot.shqip. “Thot-I Fliste Shqip”, Botime Enciklopedike, Përkth.Ital. Qemal Velija, Tiranë-2007, f. 198
[15] Herodoti, Historitë, Bot.shqip.IDK-2015, Përkth.Gr.Aleko Minga, L. I, 105, f. 63
[16] Mathieu Aref, Pellazgët-pararendësit e qytetërimit greko-romak,Bot.PLEJAD-2021, Përkth.Frëngj.Iliriana Angoni, f. 317
[17] Mathieu Aref, Pellazgët-pararendësit e qytetërimit greko-romak, Bot.PLEJAD-2021, Përkth.Frëngj.Iliriana Angoni, f. 329
[18] Spiro Konda, Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik, Bot.UEGEN-2011, f. 482
[19] Mathieu Aref, Pellazgët-pararendësit e qytetërimit greko-romak,Bot.PLEJAD-2021, Përkth.Frëngj.Iliriana Angoni, f. 330-332
[20] Mathieu Aref, Pellazgët-pararendësit e qytetërimit greko-romak,Bot.PLEJAD-2021, Përkth.Frëngj.Iliriana Angoni, f. 335
[21] Martin Bernal,“Athina e Zezë”,Bot.55-2009,Përk.Dritan Thomollari-Iliriana Angoni, f. 213