Pashtriku.org, 10. 05. 2013 – Në veprat e mëhershme kemi shqyrtuar rolin e rëndësishëm që Masoneria luajti në Revolucionin Francez. Një numër i madh filozofësh të Iluminizmit, posaçërisht ata me pikëpamje më të qarta antifetare, ishin masonë. Jakobinët, të cilët përgatitën skenën e revolucionit dhe që u bënë ndër udhëheqësit, ishin masonë. [1] Roli i luajtur nga masonët në revolucion pranohet nga një “agjent provokator” i quajtur Konti Cagliostro. Cagliostro ishte arrestuar nga inkuizicioni më 1789, dhe ka pranuar disa fakte të rëndësishme gjatë marrjes në pyetje. Ai filloi me deklarimin se masonët përgjatë Europës kanë planifikuar një zingjir revolucionesh. Ai tha se qëllimi kryesor i masonëve ishte që të shkatërrojë papacinë apo që të marrin pushtetin. Në rrëfimin e tij, Cagliostro pranon se bankierët çifutë kanë përkrahur financiarisht të gjitha këto aktivitete revolucionare, dhe se paratë çifute luajtën gjithashtu rol të rëndësishëm në Revolucionin Francez. [2]
REVOLUCIONI FRANCEZ (1789-1799)
http://myourhistory.wordpress.com/2012/06/24/revolucioni-francez/
* * *
Revolucioni Francez ishte në parim një revolucion kundër fesë. Në përpjekjet e caktuara të revolucionarëve që t’a heqin qafe klerin, gjithashtu edhe aristokracinë, shumë klerikë u vranë, u shkatërruan institutet fetare, si dhe vend-adhurimet. Jakobinët dëshironin që të shkatërrojnë krishterizmin në tërësi, dhe që t’a zëvendësojnë me një besim pagan të quajtur “religjion i arsyes”. Por, për një kohë të shkurtër, ata humbën kontrollin mbi revolucion kështu që Franca u gjend në një kaos total. Misioni i Masonerisë në atë vend nuk mbaroi vetëm me revolucion. Kaosi që erdh si rezultat i revolucionit u rregullua kur erdh Napoleoni në pushtet. Por, ky stabilitet nuk zgjati shumë. Ambicjet e Napoleonit për të pushtuar tërë Europën vetëmsa e solli atë në fund të sundimit të tij. Mëpastaj, konflikti në Francë vazhdoi në mes të monarkistëve dhe revolucionistëve. Më 1830, 1848 dhe 1871, ndodhën edhe tri revolucione tjera. Më 1848, u formua “republika e dytë”; më 1871 u themelua “republika tretë”.
Masonët ishin shumë aktivë gjatë kësaj periudhe të trazirave. Qëllimi i tyre kryesor ishte që të dobësohej Kisha dhe institucionet e saja fetare, të zhvleftësojë vlerat e religjionit dhe ndikimin e ligjeve të saja në shoqëri, si dhe të shfuqizojë edukimin fetar. Masonët e quanin antiklerizmin si qendër të aktiviteteve të tyre shoqërore dhe politike. Enciklopedia katolike jap informatë të rëndësishme për misionin antifetar të Grand Orientit, siç njihej masoneria franceze.
Nga dokumentet zyrtare të masonerisë franceze kryesisht nga “Buletini” zyrtar dhe “Compte-rendu” të Grand Orientit është dëshmuar se të gjitha masat antiklerike të aprovuara në parlamentin francez ishin urdhëruar më herët në lozhat masonike dhe ekzekutuar nën udhëheqjen e Grand Orientit, qëllimi i pranuar i të cilit ishte që në Francë të ketë çdo gjë dhe çdo kend nën kontroll. “Thashë në kuvend më 1898”, thotë deputeti Massé, folës i kuvendit më 1903, “se është detyra më e lartë e frankmasonerisë që të ndërhyj çdo ditë shumë e më shumë në luftërat politike dhe laike.” “Suksesi (në luftimet antiklerike) në masë të madhe është për shkak të frankmasonerisë, për shkak të shpirtit, programit, metodave të saj që ka triumfuar.” ”Nëse do të themelohej Blloku, kjo do t’ia kishte borxh frankmasonerisë dhe disciplinës së mësuar në llozha”…” Neve n’a nevojitet syçeltësia dhe mbi të gjitha besimi i ndërsjellë, nëse ende është i pakryer dhe se duhet kryer punën tonë. Kjo punë, e dini… lufta antiklerike, ende vazhdon. Republika duhet t’a largojë vetveten nga kongregacionet fetare, duke i fshirë nga faqja e dheut me një goditje të fuqishme. Sistemi me gjysëm masa çdokund është i rrezikshëm; kundërshtari duhet që të asgjësohet me vetëm një goditje.”[3]
Enciklopedia katolike vazhdon vlerësimin e luftës së masonerisë franceze kundër religjionit: Në të vërtetë të gjitha reformat masonike “antiklerike” u bënë në Francë që nga viti 1877, siç ishte laicizmi i arsimit, masat kundër shkollave private të krishtera dhe shoqatat bëmirëse, shuarje të urdhërave fetare si dhe grabitjen e pronave kishtare, gjoja se ka arritur kulminacioni i një riorganizimi antikrishterë dhe jofetare të shoqërisë njerëzore, jo vetëm në Francë por edhe në tërë botën. Prandaj frankmasoneria franceze, si bartës standard i gjithë frankmasonerisë, pretendon që të hap periudhën e artë të republikës universale masonike, duke përfshirë në vëllazërinë masonike gjithë njerëzit dhe të gjitha kombet. “Triumfi i Galileanit,” tha kryetari i Grand Orientit, senatori Delpech, më 20 shtator 1902, “ka zgjatur që njëzet shekuj. Por tani e ka radhën që të vdes… Kisha katolike, e themeluar sipas mitit të Galileut, filloi të kalbet me të shpejtë pikërisht në ditën kur u themelua Shoqata masonike”[4]
Me fjalën “galilean” masonët mendojnë në Jezunë, pasiqë sipas Ungjillit, Jezuja ishte lindur në qytetin palestinez, Galile. Prandaj, urrejtja e masonëve ndaj kishës është urrejtja e shprehur e tyre ndaj Jezusë dhe të gjitha feve monoteiste. Ata mendojnë se ata kanë shkatërruar efektin e feve hyjnore me filozofitë materialiste, darviniste dhe humaniste që ata i themeluan në shek. e 19-të dhe e kthyen Europën në paganizmin e parakrishterë. Kur janë shqiptuar këto fjalë më 1902, një varg ligjesh miratohen në Francë duke e zgjëruar shtrirjen e kundërshtarëve të fesë. U mbyllën 3.000 shkolla fetare dhe u bë e ndaluar çdo arsimim fetar në shkolla. Shumë klerikë u arrestuan, disa ikën në ekzil dhe njerëzit fetarë filluan të konsideroheshin si qytetarë të rendit të dytë. Për këtë shkak, më 1904, Vatikani prishi të gjitha marrdhëniet diplomatike me Francën por kjo nuk e ndryshoi qëndrimin e këtij vendi. Kjo mori me qindra mijëra jetëra të francezëve në luftë kundër ushtrisë gjermane në Luftën e parë botërore para se arroganca e vendit ishte zbutur dhe filloi sërish që të pranoj rëndësinë e vlerave shpirtërore. Siç pohohet në Enciklopedinë katolike, lufta kundër fesë, që nga Revolucioni francez e deri në shek. 20-të, ishte bërë nga “masat antiklerike që ishin aprovuar në parlamentin francez” që “ishin urdhëruar më herët në llozhat masonike dhe ekzekutuar nën udhëheqjen e Grand Orienti”. [5]
Ky fakt është i qartë nga shkrimet masonike. Për shembull, nga citimi i një botimi turk të “Fjalimit të bërë nga vëllau Gambetta më 8 korrik 1875 në llozhën Clémente Amitié”, shkruan: Kur spektri reaksionar kërcënonte Francën, dhe doktrinat fetare dhe idetë e prapambetura shkuan në ofenzivë kundër parimeve dhe ligjeve moderne, në gjirin e organizatave industriale dhe largpamëse siç ishte masoneria që i përkushtohej parimeve të vëllazërisë, gjetëm forcën dhe shpëtimin në luftën kundër pohimeve ekstravagante të kishës, ekzagjerimeve të saja qesharake dhe teprimeve të rëndomta… duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vazhdojmë luftën. Në mënyrë që të themelojmë idetë e rendit njerëzor dhe të përparojmë, të qëndrojmë në atë mënyrë që mburojat tona mos të thehen.[6]
Do të vërehet se literatura masonike në mënyrë konsistente paraqet idetë e veta si “largpamëse” derisa akuzon njerëzit fetarë se janë “të prapambetur”. Sidoqoftë, kjo është vetëm një lojë me fjalë. Termi “spektri reaksionar” i përmendur në citimin e mësipërm, është diçka që fetarët e sinqertë gjithashtu kundërshtojnë, por masonët e shfrytëzojnë këtë që të bëjnë me gisht në fenë e vërtetë në përpjekjet e tyre për t’i larguar njerëzit nga ajo. Përveç kësaj, duhet sërish që të theksohet se filozofia materialiste – humaniste e përqafuar nga masonët është me të vërtetë paragjykuese, dhe me ide të prapambetura, që vazhdon me civilizimet pagane të Egjiptit të vjetër dhe Greqisë së vjetër.
Prandaj, masonët përdorin shprehjet si ”largpamje” dhe prapambeturi” nuk ka bazë në realitet. Në të vërtetë, është e pabazë për shkak se konflikti në mes masonëve dhe fetarëve nuk është asgjë më tepër se përjetësimi i konfliktit mes dy ideve që kanë ekzistuar edhe më herët në etapat e hershme të historisë. Është religjioni ai që shpall këto ide: se humaniteti ishte krijuar me vullnetin e Zotit dhe se njerëzit janë të obliguar që t’a adhurojnë Atë. Kjo është e vërteta. Ideja e kundërt, se njerëzit nuk janë të krijuar por jetojnë jetë të kotë dhe pa qëllim, është e propozuar nga ata që e mohojnë ekzistencën e Zotit. Kur të kuptohet në mënyrë të drejtë, mund të shihet se përdorimi sipërfaqësor i termeve “prapambeturi” dhe “largpamësi” nuk ka bazë.
Me përdorimin e termit “përparim”, masonët kërkojnë që të shkatërrojnë fenë. Enciklopedia katolike thotë: Këto janë mjetet parimore që mendohet të jenë (për Frankmasonerinë):
– Të shkatërrojnë në mënyrë radikale me persekutim të hapur ndaj Kishës apo me një sistem jo të sinqertë dhe hileqar për ndarjen e Shtetit me Kishën, tërë ndikimin shoqëror të Kishës dhe të fesë, meqë qëllimi i quajtur “klerikalizëm”, dhe, sa është e mundur, të shkatërrojë Kishën dhe çfarë është e vërtetë, dmth një fé mbinjerëzore, që është më shumë se një kult i paqartë i atdheut dhe humanitetit,
2. Të laicizojë, apo shekullarizojë, me një sistem jo të sinqertë dhe hileqar “unsektarianizmin”, në tërë jetën publike dhe private dhe, mbi të gjitha, edukimin dhe këshillat popullore. Siç është kuptuar “unsektarizmi” nga partia e Grand Orientit, është një sektarizëm (fanatizëm) antikatolik e bile edhe antikrishterë, ateist, pozitivist apo edhe agnostik me maskë të unisektarizmit. Liria e mendjes dhe vetëdijës se fëmijëve duhet zhvilluar sistematikisht në fëmijët e shkollës dhe të mbrohet, sa është e mundur, kundër të gjitha ndikimeve turbulluese, jo vetëm nga Kisha dhe nga priftërit, por gjithashtu edhe nga prindërit e vet fëmijëve, nëse është e nevojshme, bile edhe me mjete detyruese morale dhe fizike. Partia e Grand Orientit e konsideron atë si të domosdoshme dhe mënyrë shumë e sigurtë deri tek themelimi përfundimtar i republikës universale shoqërore… [7]
Mund të vërehet se Masoneria e ka aktivizuar një program, nën emrin e “çlirimit të shoqërisë”, qëllimi i së cilit është që të çrrënjosë fenë, një program që ende është duke implementuar. Kjo nuk duhet që të n’a hutojë me modelin që përpiqet që të siguroj mundësi për secilin qytetar që të praktikojë fenë e vet lirshëm, pa marr parasysh përcaktimin fetar. Ose më mirë, modelin të parashikuar nga Masoneria është një model tru-shpërlarës, modeluar për të shuar plotësisht fenë nga shoqëria si dhe nga mendja e individëve dhe, nëse është e nevojshme, t’i persekutoj pasuesit e saj. Në secilin vend ku është themeluar Masoneria përpiqet që t’a aktivizojë këtë program, edhepse në një mënyrë pajtohet me kulturën dhe kushtet që dominojnë në atë vend. Një vend i tillë është Gjermania.
=====================
PROF.EROLL VELIJA: ROLI I ‘QEVERISË BOTËRORE’ NË KOSOVË
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1534