Prof.Adem Gavazaj: Shkolla vend i kohës së lirë dhe vend i çlodhjes!

Prizren, 17 nëntor 2019: Fjala shkollë ka prejardhje nga greqishtja e vjetër që donë të thotë vend ku kalohet koha e lirë, vend ku çlodheshin edhe mësimdhënësit edhe nxënësit.
Grekët e vjetër si paraardhës të qytetërimit perëndimor me termin shkollë kuptonin vendin ku kalohet koha e lirë, vend ku çlodheshin edhe mësimdhënësit edhe nxënësit.
Çlodheshin sepse në shkollë shkonin dhe kalonin kohën e lirë ata që kishin aftësi dhe mundësi që të ecnin pas kureshtjes, pas habisë e tjera. Pra, shkolla ishte vendi ku kalohej koha e lirë, ku çlodheshin dhe kënaqeshin duke debatuar duke menduar për shuarjen e kureshtjeve dhe habive për të cilat preokupoheshin njerëzit e dashuruar pas dijes.
Të tilla shkolla kanë qenë Shkolla e Miletit me Talesin, Shkolla Jonjane me Heraklitin, Sholla Eleate me Parmenidin, Akademia me Platonin, Liceu me Aristotelin e tjera.
Në këto shkolla, të talentuarit, kërkonin të vërteta astronomike, matematike, gjeometrike, politike, shoqërore e tjera.
Të vërtetat e shkollave të lartcekura edhe sot janë referenca për të vërtetat tona.
Në deceniet e para të shekullit XIX revolucioni industrial kërkonte punëtorë më të kualifikuar, e të tillë punëtorë duhej të kualifikoheshin, kjo nevojë e industrialistëve ndikojë në hapjen e shkollave për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha nivelet.

Këto shkolla u bënë fluide, ato ishin të përziera nga nxënës me inteligjenca dhe interesa të ndryshme. Industrialistët kishin nevojë për të gjithë, kjo nevojë e industrialistëve e ka vdekur natyrshëm kuptimin e fjalës shkollë që nga greqishtja do të thotë, vend i kohës së lirë dhe i çlodhjes.
Më nuk është kaluar koha e lirë nëpër shkolla. Më nëpër shkolla nuk janë çlodhur, por janë munduar shumë edhe shpirtërisht edhe fizikisht nxënësit nëpër to.
Më e tmerrshme ka qenë dhe është kërkesa e stafeve mësimdhënëse për njëjtësimin nxënësve, kjo kërkesë ka ngjallë dhe ngjall neveri të madhe tek nxënësit origjinal do të thoshte Adam Grant. Këtë fakt të trishtueshëm e pasqyrojnë me këngë edhe rokerët shumë të njohur të viteve 70-ta Pink floyd me këngën “teacher”.
Shkolla sot po ngecë në shpërndarjen e diturisë. Po e shpërndan shumë ngadalë diturinë. E dihet sa më shpejtë dhe sa më shumë shpërndahet dija aq ma shumë edhe rritet ajo.
Tashti shumë më shpejt, shumë më qartë dhe më mirë, këtë punë po e bëjnë mjetet e tjera të komunikimit.
Ato sot po shpërndajnë aq shumë dije sa po e habitin edhe imagjinatën e njeriut të ditur.
Studiuesi Alfred Toffler për problemin e shkollës dhe mësim nxënien në shekullin të cilin po jetojmë shkruan se, shkathtësia më e madhe e shekullit 21 është si t’i bëjmë nxënësit të aftë që t’i mësojmë, për të mësuar, për të çmësuar dhe për të mësuar përsëri.
Kjo kërkesë siç duket po e çon shkollën si institucion në fillimet e veta, kur nxënësit kënaqeshin duke kërkuar të vërtetën e tyre, nëpër shkolla, ashtu ata menaxhonin kohën e lirë dhe çlodheshin duke vepruar dhe kërkuar atë që donin.
Në fund të fundit njeriu është qenie që kënaqet dhe nuk ndihet kurrë i lodhur nëse kryen veprime që ai i dashuron.
Boll na ka orientua industria deri tashti, teknika teknologjia po na thonë orientohuni.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura