ILJASA SALIHU: KALAJA E GURIT ME VLERËN E GURALECIT

Kumanovë, 16. 05. 2013 – (Ismail Kadareja është një shkrimtar i madh, por një njeri shumë i vogël, – Adem Demaçi!) – Fillimisht më duhet të theksoj faktin se unë jam një guralec kundrejt këtij muri me gurë për sa i përket shkrimit dhe përvojës, por unë si një guralec lumturohem kur kam parasysh udhëzimin tim për sa i përket të kuptuarit dhe të pranuarit të asaj që Krijuesi i gjithësisë është i kënaqur.
Në njërën prej pyetjeve në revistën filozofike franceze “NOOR” se pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane, Kadare shprehet kështu: “Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një dukuri tepër të rëndësishme për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë”.
Nëse do të kishte çmim nobel për nënçmim të popullit të cilit i takon, atëherë ky çmim me plotë meritë do t’i takonte të “madhit vogëlush” Ismail Kadaresë! Ky dikur na thoshte se osmanët ishin primitiv, endacak e të përdalë, ndërkaq tani del se ata paskan qenë të pasur dhe në saje të kësaj, shqiptarët që gjoja mbrojtën qytetërimin evropian qenkan nënshtruar në prehërin e “varfanjakëve osman” për një kafshatë goje. Ky i mëshon vetës me grushtin e vetë dhe pastaj i ankohet grushtit të shokut të vetë për një goditje të pamatur. Ky pranimin e fesë ndër shqiptarët nuk e sheh në dukurinë e bindjes, por në dukurinë e materiales dhe të dhunës. Nga kjo del se shqiptarët ishin vërtetë frikacak kundrejt popujve tjerë, edhe pse nëpër rrëfenjat e tij kemi lexuar se shqiptarët shquheshin për trimëri!

– ISMAIL KADARE – 

Nëse ky përgjatë jetës së vetë ka lakuar edhe kur është dashur të ecë drejtë, atëherë nuk do të thotë se të gjithë shqiptarët janë njësoj sikurse ky. Ky pra, kur ishte në pushtet sistemi komunsit, me afsh trashte ëmbëlsinë e këtij sistemi. Kur Shqipëria gdhiu në portën e sistemit demokratik, me vrap mori stafetën e këtij sistemi. Kur e deshti nevoja, ky ishte edhe kundër hebrenjve, por kur e kërkoi koha, po ky u bë mbrojtësi më i përbetuar i prodhimtarisë së mjerimit dhe gjenocidit të tyre. Për çdo ditë të lume, lexuesi njoftohet me mugullimin e një fytyre të re të Ismal Kadaresë. Ky duket të jetë me aq shumë fytyra, sa shpesh vlerësoj me të drejtë se sa egoist dhe koprrac që është. Duke qenë se ka shumë fytyra, përse vallë nuk bëhet më njerëzor duke ia dhënë ndonjë fytyrë edhe atyre që nuk kanë fare fytyrë? Nuk e di, ndoshta ky vet që paraqitet me një duzinë fytyrash është në kërkim të ndonjë fytyre, për t’i shporrur kështu maskat që vështirë mbahen në kohën e ngrohjes botërore.
Ky shqiptarët musliman më herët i paraqiste si shtresën më të varfër, si shpurën që pranonte t’i shërbente Sulltanit vetëm duke qenë vasal dhe shërbëtor me kokë të ulur deri në barkun e zbrazët. Tani thotë se shqiptarët e ndërruan fenë për asrye ekonomike, argument ky që i bie se shqiptarët musliman paskan qenë shumë më mirë ekonomikisht se sa ishin kur nuk ishin musliman, fakt ky që bie ndesh me gjithë atë tufë shkrimesh e romanesh të cilët jam i sigurtë se i ka shkruar me dorën e vetë, porse tani dyshoj nëse janë pjellë e pastër e mendjes së turbulluar të tij, ngase pohimi i sotëm është edhe vërtetuesi më i saktë i saktësisë së mendimit të djeshëm. Jo rastësisht thuhet se ai që flet të vërtetën, nuk ka nevojë të brengoset nesër për mbajtjen në mend të asaj që sot e thotë ose e shkruan. Ky jo që ka problem me kujtesën në dobësim e sipër, por përshtatja e mendimit kundrejt kohës dhe jo shërbimi i denjtë i mendimit pavarësisht kohës dhe rrethanave, ka bërë që ky të vihet në një lëmsh të bërë strumbullar me zgjidhje të arratisur.
Ky e quan dukuri tepër të rëndësishme mbajtjen e armës, ndaj edhe si një prej aryeseve që shqiptarët ndërruan fenë ishte mundësia e mbajtjes së armës. Fillimisht ky fenë nënvlerëson kundrejt mbajtjes së armës. Për këtë, shqiptarët qenkan aq kokëtul sa më e rëndësishme paska qenë të kishe armë se sa të ishe i krishterë. Sikur të krishterët shqiptar të shihnin pak më çiltër, lehtas do ta kuptonin se ky edhe ata i nënçmon rëndë, gjoja krishterizmi ndër shqiptarër paska pasur më pak vlerë se sa mbajtja dhe paisja me një revolver ndoshta të ndryshkur, pavarësisht mendimit tim rreth kësaj çështjeje. Çështja tjetër që mund të vihet në spikamë është arsye e mbajtjes së armës. Përse shqiptarët të mbanin armë dhe të ishin aq shumë të dhënë pas armëve? Prej kujt ruheshin ata, duke qenë se vetë pushteti osman ia jepte një furnizim të tillë? Nëse mbroheshin ata prej pushtetit dhe ushtarëve osman, atëherë çfarë logjike ka dhënia e armëve atyre që ruheshin për gjah? Nëse shqiptarët ndërruan fenë për t’u mbrojtur prej të krishterëve shqiptar, atëherë ku qëndron logjika e ndërrimit të fesë, duke qenë se mund të ishe i krishterë dhe nuk kishe nevojë të ruheshe prej tyre? Vërtetë mendimet e tij janë të mbushura përplot kundërthënie, aq më tragjike bëhet çështja kur dihet mirëfilli se ky është një mëtues (pretendent) për çmim nobel!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura