DEGJENERIMI I DOKUFEST’it!

Kulmi i antivlerës njerëzore!

DEGJENERIMI I DOKUFEST’it!

Nga Sheradin Berisha, facebook 7 gusht 2023

Globalizimi kulturor shkatërron kulturën e popujve! Ku na çon kjo rrugë? Në totalitarizëm kulturor!

***

Këto pamje pa asnjë vlerë kulturore shfaqen

vetëm nëpër ambiente të shtëpive publike, e jo në një festival ndërkombëtar të filmit dokumentar, siç po pretendohet të jetë “DOKUFEST”, i cili po mbahet këto ditë në Prizren! Sivjet tema kryesore e “dokufestit” është “inteligjenca artificiale”, e cila gjithashtu s’ka të bëjë fare me natyrën e këtij festivali.

Kush po e promovon këtë degjenerim kulturor e trans-human (*) në Prizren?! Fondacioni për “Shoqëri të hapur” i filantropit, George Soros!

_____

(*) Trans-humanizmi është bashkëdyzim apo shkrirje e botës fizike e biologjike me atë digjitale në një inteligjencë artificiale. Sipas elitës globaliste të sojit sorros ky “zhvillim” është “Revolucioni i Katërt Industrial” dhe si i tillë është një kapitull i ri në zhvillimin e teknologjisë në përpjesëtim me revolucionin e parë, të dytë dhe të tretë industrial.

Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror (The World Economic Forum – WEF), Klaus Schwab, në librin e tij të fundit “The Great Reset”, ka deklaruar se revolucioni i katërt industrial është pjesë integrale e projektit të “Rivendosjes së Madhe”. Rrjedhimisht qëllimi final i këtij projekti me pasoja katastrofale  është shkrirja e botës biologjike me atë digjitale dhe krijimi i njeriut të ri Trans-Human …

Prandaj DOKUFEST’i (në krye me drejtorin “artistik” Veton Nurkollari) tashmë është shumë e qartë se, nuk ka të bëjë me promovimin e vlerave të mirëfillta kulturore me “shfaqjen e filmave dokumentarë”, por ka të bëjë me promovimin e degjenerimit kulturor (që nuk i përketë asnjë populli) dhe tjetërsimit të inteligjencës njerëzore në inteligjencë artificiale!

Të zgjimi është shpëtimi 🤝

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura