PASHTRIKU: IBRAHIM KELMENDI, HYRI NË GREVË URIE PËRBALLË BURGUT NË PRISHTINË, PËR T’U SOLIDARIZUAR ME ISH’KOMANDANTËT E UҪK-së

Pashtriku.org, 31. 05. 2013 – Sonte në orën 23:30 min., Ibrahim Kelmendi, njëri nga themeluesit dhe figurat më të njohura të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, hyri në GREVË URIE, përballë Burgut – në Prishtinë, për t’u solidarizuar me shtatë ish pjestarët dhe komandantët e UҪK-së, Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Sahit Jasharin, Jahir Demakun, Zeqir Demakun, Hysni Thaçin dhe Avni Zabelin. Ata nga 25 maji mbaheshin në arrest shtëpiak, ndërsa sot në orët e pasdites me vendim të Gjykatës së Apelit, u arrestuan dhe u parburgosën nga policia e EULEX-it. Lajmin për burgosjen e tyre e ka konfirmuar Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit. “Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim mbi ankesën e prokurorit, me të cilin ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masë të paraburgimit. Paraburgimi do të zgjasë deri më 24 qershor të këtij viti”, – ka bërë të ditur avokati Gashi. (Kryeredaktori i Pashtriku.org)

Prishtinë, 31. 05. 2013: Ibrahim Kelmendi, në grevë urie – përballë burgut…

……………………………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura