Pashtriku.org, 01. 06. 2013 – Qysh se Teuta si kalorëse e përjetshme në atdheun e shqiponjave përkundi shpresat e lirisë e bashkimit ku ne sot djegim shputat nëpër hirin e luftrave shekullore nga bjeshkët e plakura me plagë në trup, do shëroj ofshamën e shqiponjës dykrenare. Kur hodha sytë kah ti se si më ike o atdhe e në gjepin e xhaketës sime qëndisa një copë nga Pashtriku plak. Sot shqipja me flatrat e saj s’mund të ndalet pa i hapur krahët në Korab e Pashtrik…! Ne sot do të flasim me lotin e trazuar o atdhe, me këngë e valle e me lahut krahut si udhëtar i largët, ku – Valbona e Drini të rrejdhin si zëri i këndshëm i fëmijëve në kullën e gurtë të atdheut tim – Kosovë.
Malli është më i madh se mali!
Sot ju flasë në kullën e besës Shqiptare të nënës Shqipëri, ku më 8 qershor 2013 në ora 18:00 së bashku me nxënësit e shkollës shqipe do të mbajmë një manifestim kulturor për nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!
Kemi nderin t’i ftojmë të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrje, për ta shënuar sa më mirë këtë mbrëmje madhështore!
_______________
Manifestimi mbahet në: Winnenden
Rruga: Kelter str.82 71394
Vendi: Në hallën e Sportit – Romelshausen.
Ju dëshirojmë mirëseardhje
Besnik Hoxha – (Numri kontaktues: 01624411002)
=========================
Përgatitjet për kremtimin e 135 vjetorit të LSHP-së,
nga mësuesja e Shkollës shqipe në Winennden, Fehmije Hoxha.
………………………………………………….