Më 17 prill 2009, në Akademi përkujtimore, në ditëlindjen e dëshmorit të kombit, Xhemajli Berisha, Klubi Politik Afrim Zhitia ka propozua që shkolla ku punonte prof. Xhemajli Berisha, e cila atëherë mbante emrin e udhëheqësit Liberal serb – Dimitrije Tucoviq, ndërsa në vitin 1992, iu ndërrua me emrin e patriotit dhe udhëheqësit të Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit – Ymer Prizreni, tani të emërohet me emrin e prof. Xhemajli Berishës. Meqë Kryetari i Komunës së Prizrenit e anashkaloi atë propozim, kërkesa u përsërit edhe një herë në Akademinë Përkujtimore në 23 vjetorin e rënies heroike të prof. Xhemajli Berishës, të mbajtur në Prizren më 06 prill 2012.
________________________________________
Ismet Sylejmani, duke folur në 23 vjetorin e rënies heroike të Prof. Xhemajli Berishës.
________________________________________
Pa u munduar të jemi nacionalist, por realist, dihet mirëfilli se Dimitrije Tucoviqi ishte me ide liberale dhe i kundërshtoi projektet megalomane e shoviniste të Akademisë së shkencave serbe për zhdukjen e shqipëtarëve. Poashtu të gjithë e dijmë se Ymer Prizreni ishte udhëheqës i Lidhjes shqipëtare të Prizrenit, lidhje kjo që i vuri themelet e shtetësisë së shqipërisë etnike dhe krijoi një mentalitet të ri tek shqiptarët për shtet formim dhe identitet kombëtar, Megjithate, duke u nisur nga fakti se:
* Xhemajli Berisha ka qenë nxënës në shkollën e mesme “Dimitrije Tucoviç” në Prizren. Në vitin 1973, pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdon studimet në Unversitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik. Diplomon më 18 maj të vitit 1981. Më 1 shtator të vitit 1982 punësohet si profesor i lëndëve Ekonomike në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.
* Prof. Xhemajli Berisha, nga shtatori i vitit 1987 deri më 3 Prill 1989, punon në shkollën e mesme ekonomik “Dimitrije Tucoviç” në Prizren.
* Prof. Xhemajli Berisha, në vitin 1989, ishte njëri nga udhëheqësit kryesor të lëvizjes atdhetare ilegale – Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës – LPRK.
* Prof. Xhemajli Berisha, arrestohet me 3 prill të vitit 1989 ditë e hënë në ora 15.00, nga inspektorët e sigurimit Jugosllav: Mikica Jovanovic dhe Emin Uka. Atë e dërgojnë në hetuesi në çelinë numër 20 në burgun e Prizrenit ku e mbajnë tri ditë deri sa UDB-ja Jugosllave e mbysin me turtura më ç’njerzore më 6 prill të vitit 1989.
________________________________
* Ditën kur u arrestua nga UDB-ja, ishte profesor i kësaj shkolle dhe me dhunë u nxor gjatë procesit mësimor po në këtë shkollë, për tu dërguar në burgun e Prizrenit, nga i cili nuk doli më i gjallë.
* Për shkak të qëndresës së tij heroike, duke mos i treguar armikut për shokët me të cilët vepronte dhe duke e mbrojtur me vendosmëri programin e LPRK-së për Republikën e Kosovës, ai pas torturave të tmerrshme që përjetoi, vdiq në burgun hetues të Prizrenit.
* Shkolla e mesme Ekonomike ku Xhemajli Berisha ishte nxënës per katër vite dhe ku punoi si Profesor me lëndët Ekonomike prej vitit 1987 deri me datën 3 prill të vitit 1989 kur u arrestua nga inspektorët e Sigurimit Shtetror, mbante emrin “Dimitrije Tucoviç”. Më 1 shtator të vitit 1992, në kohën kur mësimi mbahej nëpër shtëpi – shkolla, u bënë dy propozime për ndërrimin e emrit të shkollës:
1. Prof. Xhemajli Berisha dhe
2. Ymer Prizrenit,
Komosioni i shkollës i asaj kohe ka marrë vendim që shkolla e mesme Ekonomike në Prizren të quhet – Ymer Prizreni.
Duke u nisur nga këto fakte të pa mohueshme dhe të rëndësishme, Klubi Politik ,,Afrim Zhitia“, duke pasur si projekt të saj mbrojtjen e vlerave të vërteta kombëtare, mendon se propozimi i bërë nga njëri prej udhëheqësve të LPRK-së, të viteve 1989 -1990, z. Ismet Sylejmani, në Akademinë Përkujtimore më 17 prill 2009 dhe më 06 prill 2012, është i drejtë dhe duhet të miratohet nga institucionet arsimore e shtetërore të Prizrenit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Vetëm në këtë mënyrë do ti dalim hakut, qëndresës prometheiane të dëshmorit Xhemajli Berisha, dhe do të mund të jemi krenar para familjes, shokëve, kolegëve e nxënësve të tij, si shenjë e nderimit dhe përkushtimit për sakrificën sublime të dëshmorit, në çlirimin e Kosovës dhe qëllimin e amanetin e dëshmoreve të kombit për çlirim e bashkim kombëtar!
Prishtinë, 07 prill 2012,
Klubit Politik ,, Afrim Zhitia” – Mr.sc.Metush Zenuni- Kryetar