Pejë, 13. 07. 2013 – Kur në një shkrim pata shkruar se njerëzit më të afërm të Thaçit, në parti kanë filluar të ia pinë duhanin fshehtë, disi me lexuan me skepsë, por më që tani kanë filluar edhe në qeveri haptas të dalin me programe jashtë projektit qeveritar, dhe me që pa pikë skrupulli i proklamojnë si plane të pushtetit ku edhe janë të pozicionuar, që mos ta cilësoj atë supë boshnjake si tërësi, dëshiroj që sot të merrem vetëm me njërin përbërës të asaj supe, Karotën, që edhe pse i pa shije rreh gjoks si njeri nga përbërësit kryesor të koalicionit, pa të cilin nuk mbahet pushteti, jo që nuk po e pinë më duhanin fshehtë, por për ditën me diell po rrinë me puro të ndezur.
Doli burri i botës me projektin e pa projekt duke simuluar kinse përvojën minerare të tij (me siguri nga përvoja e shteteve aziatike) që në emër të interesit se ky popull e meriton një jetë ma të mirë, dhe duke anatemuar grupe të interesit inekzistente herë në veten e parë e herë në emër të subjektit që kinse participon, zhvillimin e Trepçës e sheh në epjen e participusve që do të ngrenë aq lart nivelin e kapaciteteve shfrytëzuese dhe zhvilluese sa vlera e tij do të ngrihej në shuma marramendëse shumë miliardësh, kurse në fund, kinse zotohet se ai me sakrificën e vet, me që dhembshuria e tij ndaj këtij populli të varfër dhe të mjerë por edhe të padijshëm kalon kufijtë e dhembshurisë së Nënës Terezë, zotohet se ai vet do ti sjell njohësit dhe vullnetarët më të mirë në këtë sferë.
– Behgjet Pacolli dhe Hashi Thaçi –
Çka është më e keqja krejt në fund anatemon të gjithë kundërshtarët e mundshëm që do ta pengonin nëse ata do të dështonin apo nuk do të arrinin në nivelin e megalomanisë së tij.
Fatkeqësisht “duke mos ditur të mirat që i ka ky popull nga ky” por duke i hetuar të mirat që ka përfituar ky nga ky populli dhe disa të tjerë nën krah të tij, me siguri ky popull se din sa i lumtur duhet me qenë nën qeverisjen e këtij dishepulli virgjërin.
Që të mos e degradoj qëllimin duke e lexuar letërnjoftimin kontraverz të këtij aventurieri milioner të gjithëdijshëm po kthehem në termin Trepçë si një ndër nocionet më të vjetra historike dhe gjeografike në këto hapësira.
Aq shumë ka të shkruar për historinë e shfrytëzimit, historinë e interesave dhe luftrave për këtë vend, aq shumë ka të shkruar për kapacitetet e shfrytëzuara dhe resurset e depozituara, aq shumë ka punime shkencore dhe hulumtime për llojet, mënyrat dhe sistemet përcjellëse të shfrytëzimit dhe përpunimit, sa nuk ka vend në botë që është më shumë i studiuar. Aq shumë është keqpërdorë dhe keqmenaxhuar sa po frikohem se fati i njëjtë do ta përcjell që prapë të bie në dorën e kinse të eksperteve ekonomik, siç është Behgjet Pacolli.
Një e dijë se në minierë, kurdo që të revitalizohet, do të hyjë po i njëjti njeri, i biri ose i nipi i minatorit, që me shekuj nxori një kore bukë nga nëntoka.
Ashtu siç te shtetet pozitive në tërë botën që si garancion i fuqisë ekonomike është depozitimi i arit në trezorët ndërkombëtare, ashtu edhe Kosova duhet që me pjesëmarrjen prej 49% te të gjitha aseteve minerare si pronarë të jetë garantues i fuqisë së stabilitetit të shtetit por edhe që populli i Kosovës të jetë pronar legjitim i një pasurie të garantuar me ligj, kurse me 51% t’i garantohet participuesit për lirinë e veprimit ekonomik me të gjitha benificionet e mundshme në përpunimet minerare, me kushtin tjetër që asnjë mineral të mos del nga Kosova si lëndë e parë, pa kaluar bile përmes një procesi industrial.
Por që ti tregojë këtij Pacolli se Kosova nuk është stepë e Sibirit, por ka aq shumë ekspert të kësaj lamije, intelektual dhe njerëz të mençur që fatkeqësisht u ka ra hise që ky tu shes mend, por me që i zoti i shtëpisë e ka leju, lirisht le të shalon dhe lodron, dhe shfrytëzon në mbitokën(që premtoj punësimin e qindra mijëve që veç ishin të punësuar), nëntokën dhe sigurimet e Kosovës, por duke e ditur patriotizmin e tij që nga viti 1980 duke i venë maje në vitin 1998, po e zura në atdheun tim që ende nuk ka emër por shpejt do të ketë kam me ia pagu hotelin si turist.
Prishtinë, 1981 – Restorant `DORA`: UDB’ashi Selim BROSHA (i pari nga e majta) duke ngrënë e pirë me bisnesmenin Behgjet PACOLLI (në mes) – aktualisht zv.kryministër në qeverinë e Kosovës! ( UDB-ashi Selim Brosha gjatë viteve të 70’ta dhe 80’ta ka rrahur e gjymtuar mijëra atdhetarë, të cilët u dergjën burgjeve të ish’jugosllavisë!!!)
* * *
P. S: Me që të gjithë e dimë për pjesën më të madhe të resurseve që posedon ky atdheu i Behgjetit, duket se po shkojmë në drejtimin që të bëhemi koloni e matrapazëve, sado që është një plan i elaboruar mirë për kapacitetet dhe format e revitalizimit, të shfrytëzimit dhe përpunimit të resurseve minerare, një nder ma interesantet në botë po i gropojmë si Inket për një kohë ma të mirë, në dekadën e dytë, gjer sa të ikim, unë si laik dhe Behgjeti si ekspert, sepse duke ditur se njeri ndër participuesit mund të jetë edhe firma e vëllait të Millosheviqit që për vite të tëra ka qenë nënkontraktorë i firmës Mabetex, e cila firmë (Genex) ka përvojë të madhe në privatizimet e resurseve minerare më të paskrupullta, të të gjitha kohërave, në shtetin e Rusisë, që dikush (duke mos guxuar të aludoj në Vëllaun e Millosheviqit por as të Pacollit sepse nuk kam kapital të fitoj gjyqin ashtu siç e humbi kontestin edhe vet Zvicrra) po instalon praktikën e privatizimit të këtyre resurseve me modelin Rus, e sidomos në pasurit minerare të arit që për qytetarin janë tërësisht të pa njohura, kurse për matrapazët një eldorado botërore. Por mjeshtëria e krejt kësaj sot është se kriminelët nuk kanë emër por kanë firma, kurse emrat dikush i din, i din edhe Zoti por jo populli. Dhe krejt në fund, vet marrja e autoritetit për menaxhim nga “vendorët verior” (sepse vendor në veri janë nga Beogradi) në veriun e Kosovës ku depozitat e arit janë të mëdha më shpie në dyshimin që këtu një dreq i madhe i ka përzier penjtë. Zot ruana, ndodhë që edhe vet Millosheviqi është qu lugat.