PASHTRIKU: MË 18. 09. 2013, NË PRISHTINË – BËHET PËRURIMI I LIBRIT ‘ORGANIZATAT EKSTREMISTE SERBE NË KOSOVË’ E AUTORES FETNETE RAMOSAJ

Prishtinë, 16. 09. 2013 – Të nderuar përfaqësues të medieve, Ju njoftojmë se të mërkurën, më 18 shtator 2013, bëhet përurimi i librit “ORGANIZATAT EKSTREMISTE SERBE NË KOSOVË”, i autores Fetnete Ramosaj. Përurimi do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe fillon në orën 12:00. Lutet ekipi i medies tuaj që ta përcjellë këtë aktivitet.
Ju mirëpresim të gjithëve!
Me respekt, Këshilli Organizativ

*  *  *


Recension
Libër i rëndësishëm dhe i kompletuar shkencor

mbi çështjen më sfiduese të sigurisë së Kosovës

Libri me titull “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, i autores mr. Fetnete Ramosaj, i shkruar fillimisht si temë e masterit, zgjoi interesim të madh dhe nxiti diskutime të ndryshme në qarqet shkencore dhe profesionale në Kosovë.
Pyetjet e parashtruara dhe dilemat e ngritura rreth ekzistimit dhe veprimtarisë eventuale të organizatave të ndryshme ekstremiste serbe në Kosovë, ndikuan te autorja që nëpërmjet botimit të këtij libri relativisht voluminoz me 180 faqe tekst dhe të ilustruar me dokumente, në mënyrë shkencore të argumenton kontinuitetin historik të organizimit dhe të veprimit të organizatave ekstremiste serbe në Kosovë.
Autorja me mjaft mjeshtri dhe përgjegjësi shkencore ka arritur t’i argumentojë në mënyrë taksative, të thuktë dhe përmbajtjesore jo vetëm organizatat ekstremiste serbe që kanë vepruar ose veprojnë në Kosovë, por edhe t’i analizojë në kontinuitet historik dhe kohor të gjitha ngjarjet historike që lidhen me zhvillimet kundërthënëse të tyre deri në ditët e sotme.
Libri “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, i autores Mr. Fetnete Ramosaj, paraqet njërin nga librat më të rëndësishëm dhe më të kompletuar shkencorë lidhur me çështjen më sfiduese të sigurisë së Kosovës – veprimtarinë destruktive të organizatave ekstremiste serbe në Kosovë.
Andaj, këtij libri i dëshiroj shumë suksese, ndërsa autoren e përgëzoj për vazhdimin e karrierës së vet shkencore në këtë lëmi.
Prishtinë, më 8 maj 2013 – Dr. Kolë KRASNIQI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura