PASHTRIKU.ORG: SKANDALOZE-RTK’ja NDALON REKLAMËN PËR SENSIBILIZIMIN E PRINDËRVE SHQIPTAR QË T’I DËRGOJNË FËMIJËT E TYRE NË SHKOLLAT E GJUHËS SHQIPE!!

Pashtriku.org, 22. 09. 2013: Sot, Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Gjenevë, Ali Mehmeti, në adresë të pashtriku.org ka dërguar një letër të hapur, të cilën fillimisht – më 16 shtator 2013, ia ka dërguar:Presidentes, znj. Atifete Jahajaga; Kryeministrit, z. Hashim Thaqi; Ministrit të arsimit, z. Ramë Buja; Ministrit të diasporës, z. Ibrahim Makolli; Ministrit të punëve të jashtme, z. Enver Hoxhaj dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë letër z.Mehmeti shkruan:  

“Të nderuar përfaqësues të popullit, 

Duke e ditur se nuk keni shumë kohë për ta lexuar këtë letër, do t’ju informoj në mënyrë telegrafike për sa vijon:
1. Komuniteti Shqiptar i Gjenevës ka financuar dhe prodhuar një reklamë, që do të sensibilizonte prindërit shqiptar në diasporë t’i dërgojnë fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe nëpër kurse të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, që organizohen në diasporë nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar “Naim Frashëri”;

2. Në marrëveshje me ministrin e diasporës z. Ibrahim Makolli kjo reklamë është dashur të transmetohet në RTK nga fundi i muajit gusht gjer në fund të muajit shtator, pra në kohën kur edhe bëhet regjistrimi nëpër shkolla;
3. Transmetimi i reklamës ka filluar nga 22 gushti 2013 gjer më 30 gusht dhe pastaj është ndërprerë pa asnjë sqarim;
4. Pas intervenimit të z. Makolli, pas një jave transmetimi ka rifilluar, por prapë pas një jave është ndërprerë dhe më nuk është transmetuar gjer në ditën e sotme.
Duke e ditur se RTK është transmetues publik dhe se transmetimi i kësaj reklame nuk është çështje private, por pikërisht me interes publik, edhe sipas rregullores së tyre janë të obliguar të transmetojnë reklama të tilla, ju lutemi të ndërmerrni masa adekuate që kjo reklamë të rifilloj të transmetohet urgjentisht, sepse pas disa javësh e humb efektin. Apo e keni humbur kontrollin mbi RTK-në?
Ju lutemi të tregoni minimumin e respektit për përpjekjet titanike të mërgatës për rruajtjen e gjuhës shqipe dhe mos të na shikoni vetëm nëpërmjet dërgesave monetare, sepse me humbjen e gjuhës do humbisni edhe dërgesat. Përshëndetje të sinqerta. Ali Mehmeti, Kryetar i Komunitetit Shqiptar – Gjenevë.”

SHIKONI KËTU SPOTIN E NDALUAR NGA RTK’ja!!!

——————————-

(Kryeredaktori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura