(KK I LPK-së, Maj 2012) – Lufta çlirimtare e UÇK-së nuk ka pasur, as nuk do të ketë qëllim “themelimin e kalifatit ballkanistanik” siç shpifin Beogradi e Shkupi, por luftë çlirimtare kundër shovenizmit dhe hegjemonizmit sllavo serbo-maqedon. Këshilli Kombëtar i LPK-së shprehë shqetsim për heshtjen e autoriteteve qeveritare të Tiranës, Prishtinës dhe subjektit shqiptar në bashkqeverisje të Shkupit ndaj këtij komploti.
Këshilli Kommbëtar i LPK-së – Deklaratë politike
Në takimin e radhës, Këshilli Kombëtar, analizoi situatën politike në trojet shqiptare dhe erdhi në konstatim:
• Terrorizmi shetëror sllavo serbo-maqedon, është duke thurrur komplote kundër çështjes së pasgjidhur shqiptare në ballkan.
• Ata duke sajuar konspiracione po përpiqen për ta komprimituar popullin shqiptar.
• Disa qindra kadet të shkolluar në Akademitë ushtarake të ish -RSFJ, me prejardhje nga shtetet e ish-Lëvizjes së mosinkuadrimit, të mbështetur nga Beogradi dhe Shkupi, po përgatiten për të përgjakur edhe njëherë Ballkanin.
• Vrasja makabre e pesë të rinjëve tek liqeni në Smillkovcë afër Shkupit, është vepër konspirative e Beogradit dhe Shkupit.
• “Rreshtimi” i Beogradit dhe Shkupit në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit, duke i akuzuar shqiptarët për islamist radikal përmes inskenimeve konspirative është e patolerushme.
• Shqipëtarët në Ballkan, me tri fe, janë shembull më i mirë për tolerancë fetare.
• Cështja e pa zgjidhur shqiptare, nuk ështe çështje fetare, por çështje kombëtare e një populli të lashtë Ilir.
• Lufta çlirimtare e UÇK-së nuk ka pasur, as nuk do të ketë qëllim “themelimin e kalifatit ballkanistanik” siç shpifin Beogradi e Shkupi, por luftë çlirimtare kundër shovenizmit dhe hegjemonizmit sllavo serbo-maqedon.
• Përkundrazi LPK do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave dhe koncepteve demokratike perëndimore.
• Këshilli Kombëtar i LPK-së shprehë shqetsim për heshtjen e autoriteteve qeveritare të Tiranës, Prishtinës dhe subjektit shqiptar në bashkqeverisje të Shkupit ndaj këtij komploti.
Këshilli Kommbëtar i LPK-së
Shkup, 13 Maj 2012
Postime të Lidhura
ZAMIRA ÇAVO: NË SHQIPËRI BIZNESI ME FITIMPRURËS ËSHTË POLITIKA!
Tiranë, 26. 09. 2015: Në Shqipëri biznesi më fitimprurës është politika. Hyn pa një kacidhe dhe bëhesh miliarder…
DILAVER GOXHAJ: ZHVILLIMET E SOTME NË KOSOVË
Tiranë, 12 Dhjetor 2019: Jeta shoqërore në Kosovë, si në çdo shoqëri, ka qenë dhe është gjithë kontradita…
PROF.As.DR.VANGJEL KICI: SI DUA TA SHOHË SHQIPËRINË?
Torino (Kanada), 7 Prill 2020: Dua ta shohë një vend të zhvilluar në çdo drejtim: Në bujqësi, industri,…
BEJTULLAH KRASNIQI:NAIT,CILI POPULL PAGUAN MË SHUMË SE NE?
Prizren, 19 tetor 2018: (Përgjigje deputetit Nait Hasani në deklaratën e tij: “Dojm veç me marr e mos…