SHERADIN BERISHA: NGJASHMËRITË E POLITIKANËVE TË SOTËM DHE TË DJESHËM, TË CILËT DËMTUAN INTERSIN KOMBËTAR!

Pashtriku.org, 29. 11. 2013 – Partitë politike PDK-LDK-AAK-AKR dhe institucionet e Kosovës, duke e pranuar PAKON E AHTISAARIT, (e bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila definon qartë sovranitetin e pjesërishëm të Republikës së Serbisë në Kosovë!)… kanë pranuar ndarjen e Kosovës në dy ETNITETE. Ndërkaq me negociatat politike që u zhvilluan në Bruksel (Thaçi – Daçiq), ku u arrit marrëveshja e 19 prillit 2013, ka çimentuar konceptin e ETNITETIT SERB, në formë e përmbajte – përmesë njësisë Autonome të sebëve në Kosovë, që në këtë fazë embrionale po quhet: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Ky “ASOCIACION…” (me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe ato të balotazhit që pritet të mbahen më 1 dhjetor 2013), përmes listës serbe, përfundimisht legjitimon pushtetin ekzekutiv të Serbisë dhe ndarjen e Kosovës brenda saj!


Politikanët e sotëm dhe të djeshëm, që dëmtuan interesin kombëtar!

 * * *
Sot lidershipi partiak e institucional i Kosovës, Hashim Thaçi, Atifete Jahjaga, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli etj., vazhdimisht përsërisin qëndrimin, se:
– “Kosova është vend i të gjitha komuniteteve, vend i paqes dhe stabilitetit në rajon, vend i tolerancës dhe i bashkëjetesës, shtet multietnik dhe i perspektivës për integrim në NATO dhe në Bashkim Europian”…
Ndërsa para 30 vjetësh lidershipi komunist i Kosovës, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Sinan Hasani, Ali Shukriu, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi etj., si papagaj përsëritnin qëndrimin, se:
– “Jugosllavia është vend i të gjitha kombeve dhe kombësive, vend i paqes dhe i stabilitetit në rajon e më gjerë, vend i bashkëjetesës, i vëllazërim – bashkimit, i perspektivës vend’anëtare dhe bashkëthemeluese e shtetetve të painkuadruara” etj.,etj.
Në këtë kuadër mund të nxirret edhe një ngjashmëri tjetër (shumë domethënëse), në rrafshin politik.
Derisa para 30 vjetësh, (pas demonstratave të pranverës 1981) institucionet komuniste të Kosovës me besnikëri zbatonin “Platformën politike të KQ të LKJ’së për zhvillimin e vetëqeverisjes socialiste të vëllazërim-bashkimit dhe të bashkëjetesës në Kosovë” e cila më 17 nëntor 1981 ishte miratuar në Mbledhjen e XXII’të të KQ të LKJ’së në Beograd, sot – (pas 30 vjetësh) institucionet “demokratike” të Kosovës me besnikëri të patundur zbatojnë rezolutën 1244 /rezolutë kjo e theksuar shumëherë në deklaratën e “pavarësisë” së 17 shkurtit 2008/ si dhe platformën politike-juridike të quajtur “Pakoja e Ahtisaarit”, e shndërruar në Kushtetutë, e cila Kosovën e definon si vend multietnik – si një mini’jugosllavi (me 95 % shqiptar!!!) dhe të copëzuar përmes zonave të veçanta eksterritoriale dhe të decentralizimit në baza etnike!
* * *
Për më tepër, partitë politike PDK-LDK-AAK-AKR dhe institucionet e Kosovës, duke e pranuar PAKON E AHTISAARIT, (e bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila definon qartë sovranitetin e pjesërishëm të Republikës së Serbisë në Kosovë!)… kanë pranuar ndarjen e Kosovës në dy ETNITETE. Ndërkaq me negociatat politike që u zhvilluan në Bruksel (Thaçi – Daçiq), ku u arrit marrëveshja e 19 prillit 2013, ka çimentuar konceptin e ETNITETIT SERB, në formë e përmbajte – përmesë njësisë Autonome të sebëve në Kosovë, që në këtë fazë embrionale po quhet: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”!
Ky “ASOCIACION…” (me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe ato të balotazhit që pritet të mbahen më 1 dhjetor 2013), përmes listës serbe të Serbisë, përfundimisht legjitimon pushtetin ekzekutiv të Serbisë dhe ndarjen e Kosovës brenda saj!
Si rrjedhim i kësaj të keqeje, po dëmtohet UNITETI TERRITORIAL I KOSOVËS, dhe kështu po vështirësohet realizimi i vullnetit të shqiptarëve për një SHTET TË VETËM KOMBËTAR, që unë e quaj SHQIPËRI E BASHKUAR!!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura