Pashtriku.org, 08. 12. 2013 – (Përgjithësisht rrethi i Podrimës (sipas këtij regjistrimi) del se ka pasur 3. 485 shtëpi shqiptare (m.) me 25. 272 banorë, 464 shtëpi ortodokse (s.) me 2. 563 banorë dhe 50 shtëpi shqiptare (k.) me 498 banorë dhe gjithsej ishin 3. 999 shtëpi me 28. 336 banorë.)
V
C) RRETHI I PODRIMËS – me qendër në Rahovec kishte 16 komuna si: Komunën e Rahovecit, të Hoqës së Madhe, Bellacerkës, Bratotinit, Ponorit, Grebnikut, Drenikut, Gjurgjevikut, Kijevës, Cernillugut, Zojçit, Banjës, Dragobilit, Krushës së Vogël, Zoçishtit dhe Ostrozupit. Ky rreth përfshinte 92 fshatra.
1. Komuna e Rahovecit, përfshinte këto fshatra: Rahovecin, Potoçanin e Poshtëm, Potoçanin e Epërm dhe Barnjaçën. Rahoveci kishte 611 shtëpi me 3. 478 banorë dhe prej tyre 461 shtëpi shqiptare me 2765 (79, 49%) banorë, ndërsa 150 ortodokse (s.) me 713 (20, 50%) banorë. Potoçani i Poshtëm kishte 15 shtëpi shqiptare me 169 banorë; Potoçani i Epërm 10 shtëpi me 84 banorë; Barnjaça 2 shtëpi shqiptare me 14 banorë dhe 3 ortodokse (s.) me 11 banorë.
2. Komuna e Hoqës së Madhe, përfshinte fshatrat: Hoça e Madhe, Brestovc, Hoça e Vogël dhe Nagavc. Hoqa e Madhe kishte 145 shtëpi me 626 banorë. Prej tyre 127 shtëpi ortodokse (s.) me 544 (86, 90%) banorë dhe 18 shtëpi shqiptare me 82 (13, 09%) banorë. Brestovci kishte 37 shtëpi shqiptare me 314 banorë, Hoça e Vogël 54 shtëpi shqiptare me 297 banorë, dhe Nagavci 25 shtëpi shqiptare me 189 banorë.
3. Komuna e Bellacerkës, përfshinte fshatrat: Bellacërkë, Radostë me lagjen Gexhë, Sopiniq dhe Xërxë. Bellacërka kishte 42 shtëpi shqiptare me 326 banorë; Radosta me Gexhën 45 shtëpi shqiptare me 496 banorë; Sopniqi 28 shtëpi me 197 banorë dhe Xërxa kishte 51 shtëpi shqiptare me 261 banorë.
4. Komuna e Bratotinit, përfshinte fshatrat: Bratotin, Ratkovc, Donjane, Dobidole, Sarosh, Çifllak, Kramovik, Petkoviq, Polluzhë, Koznik, Patokoviq, Pustosello, Asanovc, Drenovc, Vranjan dhe Noshpole. Bratotini ka pasur 10 shtëpi me 97 banorë, prej tyre ishin 9 shtëpi shqiptare (m.) me 80 (82, 47%) banorë dhe 1 ortodokse (s.) me 17 (17, 52%) banorë; Ratkovci kishte 60 shtëpi shqiptare (m.) me 300 banorë; Dobidoli 15 shtëpi shqiptare me 100 banorë, duke qenë 10 shtëpi shqiptare (m.) me 80 banorë dhe 5 të tjera katolike me 20 banorë; Saroshi 8 shtëpi shqiptare me 40 banorë, 6 familje shqiptare (m.) me 30 anëtarë dhe 2 të tjera shqiptare (k.) me 10 anëtarë; Ҫifllaku ka pasur 20 shtëpi shqiptare me 176 banorë, 17 shtëpi shqiptare (m.) me 126 anëtarë dhe 3 shtëpi shqiptare (k.) me 50 anëtarë; Kramoviki kishte 12 shtëpi shqiptare me 111 banorë, 11 familje shqiptare (m.) me 100 anëtarë dhe 1 familje shqiptare (k.) me 11 anetare; Petkoviqi kishte 15 shtëpi shqiptare (m.) me 120 banorë; Donjani dhe Polluzha kishin së bashku 53 shtëpi me 670 banorë; Kozniku 10 shtëpi shqiptare (m.) me 80 banorë; Patkoviqi 4 shtëpi shqiptare (m.) me 25 banorë; Pustosello 20 shtëpi shqiptare (m.) me 130 banorë; Asanovci 18 shtëpi shqiptare (m.) me 110 banorë; Drenovci 55 shtëpi shqiptare (m.) me 400 banorë; Vranjani 12 shtëpi shqiptare (m.) me 140 banorë dhe Noshpole kishte 4 shtëpi shqiptare (m. ) me 30 banorë.
5. Komuna e Ponorit, përfshinte fshatrat: Ponor, Llabuçevë, Buble dhe Zatriq. Ponori ka pasur 35 shtëpi shqiptare (m.) me 152 banorë; Llabuçeva dhe Buble se bashku kishin 29 shtëpi dhe 606 banorë, kurse Zatriqi kishte 45 shtëpi shqiptare (m.) me 316 banorë.
6. Komuna e Grobnikut, përfshinte fshatrat: Grobnik, Dollc, Vollnjakë dh Çupevë. Grobniku kishte 28 shtëpi me 325 banorë, prej tyre 21 shtëpi shqiptare (m.) me 251 (77, 23%) banorë dhe 7 shtëpi ortodokse (s.) me 74 (22, 76%) banorë; Dollci 32 shtëpi me 224 banorë, prej tyre 21 shtëpi ortodokse (s.) me 132 (59,19%) banorë, 6 shtëpi shqiptare (m.) me 37 (16, 59%) banorë dhe 5 shtëpi shqiptare (k.) me 54 (24, 21%) banorë; Vollnjaka kishte 13 shtëpi shqiptare (m.) me 181 banorë dhe Ҫupeva 10 shtëpi shqiptare me 93 banorë.
7. Komuna e Drenikut, përfshinte fshatrat: Drenik, Sverrkë dhe Përçevë. Dreniku kishte 45 shtëpi me 400 banorë dhe prej tyre 36 shtëpi ortodokse (s.) me 314 (78, 50%) banorë, 7 shtëpi shqiptare (k.) me 70 (17, 50%) banorë dhe 2 shtëpi shqiptare (m.) me 16 (4, 00%) banorë, Sverrka kishte 60 shtëpi shqiptare (m.) me 457 banorë dhe Perçeva kishte 30 shtëpi shqiptare (m.) me 268 banorë.
8. Komuna e Gjurgjevikut, përfshinte fshatrat: Gjurgjevik, Ujëmirë dhe Pogragjë. Gjurgjeviku kishte 33 shtëpi me 428 banorë, prej tyre 29 familje shqiptare (m.) me 355 anëtarë dhe 4 familje shqiptare (k.) me 73 anëtarë; Ujëmiri kishte 4 shtëpi shqiptare me 78 anëtarë dhe Pogragja kishte 5 shtëpi me 26 banorë, ku prej tyre ishin 3 familje shqiptare (m.) me 14 (53, 84%) anëtarë dhe 2 familje ortodokse (s.) me 12 (46, 15%) anëtarë.
9. Komuna e Kijevës, përfshinte fshatrat: Kijevë, Bobovc, Llozicë, Maçan, Igllarevë, Dobridol, Zabërgjë, Çabiq, Cerovik, Plloçicë dhe Gollubovc. Kijeva kishte 52 shtëpi me 460 banorë, prej tyre 30 shtëpi shqiptare (m.) me 243 (52, 82%) banorë dhe 22 shtëpi ortodokse (s.) me 217 (47,17%) banorë; Bobovci 31 shtëpi me 317 banorë, 29 shtëpi shqiptare (m.) me306 (96, 52%) banorë dhe 2 shtëpi ortodokse (s.) me 11 (3, 47%) banorë; Llozica 35 shtëpi shqiptare (m.) me 303 banorë; Maçani 41 shtëpi me 239 banorë, prej tyre 34 shtëpi shqiptare (m.) me 201 (84, 10%) banorë dhe 7 shtëpi ortodokse (s.) me 38 (15, 98%) banorë; Igllareva 49 shtëpi shqiptare (m. ) me 406 banorë; Dobridoli 20 shtëpi me 180 banorë, prej tyre 13 shtëpi shqiptare (k.) me113 banorë dhe 7 shtëpi shqiptare (m. ) me 67 banorë; Zabërgja 26 shtëpi shqiptare (m.) me 180 banorë; çabiqi 22 shtëpi me 219 banorë, prej tyre 17 shtëpi shqiptare (m.) me 155 (70, 77%) banorë, 3 shtëpi shqiptare (k.) me 35 (15, 98%) banorë dhe 2 shtëpi ortodokse (s. ) me 29 (13, 24%) banorë; Ceroviku 36 shtëpi me 327 banorë, prej tyre 32 shtepi shqiptare (m.) me 277 banorë dhe 4 shqiptare (k.) me 50 banorë; Plloçica 19 Shtëpi dhe 169 banorë, prej tyre 18 shtëpi shqiptare (m.) me 166 banorë dhe 1 shtëpi shqiptare (k.) me 3 banorë dhe Gollubovci kishte 13 shtëpi shqiptare (m.) me 106 banorë.
10. Komuna e Carallukës, përfshinte fshatrat: Carallukë, Damanek, Negrovc, Llapushnik, Drenovc, Arllat, Ballnicë, Skorashnik, Tërpezë dhe Vërmicë. Caralluka kishte 45 familje shqiptare (m.) me 320 anëtarë; Damaneku 24 shtëpi me 199 banorë, prej tyre 23 shtëpi shqiptare (m.) me 195 (97, 98%) banorë dhe 1 shtëpi ortodokse (s.) me 4 (2,1%) anëtarë; Negrovci 27 shtëpi shqiptare (m.) me 300 banorë; Llapushniku 70 shtëpi shqiptare (m.) me 480 banorë; Drenovci 78 shtepi shqiptare (m.) me 600 banore: Arllati 70 shtepi shqiptare (m.) me 500 banore; Ballnica 24 shtëpi shqiptare (m.) me 190 banorë; Skorashniku 20 shtëpi shqiptare (m.) me 120 banorë; Tërpeza me 30 shtëpi shqiptare (m.) me 300 banorë dhe Vërmica kishte 25 shtëpi shqiptare (m. ) me 190 banorë.
11. Komuna e Zojzit, përfshinte fshatrat: Zojz, Medvec dhe Mamushë. Zojzi kishte 26 shtëpi me 150 banorë, prej tyre14 shtëpi shqiptare (m.) me 77 (51, 33%) banorë dhe 12 shtëpi ortodokse (s. ) me 73 (48, 66%) banorë; Medveci 22 shtëpi shqiptare (m. ) me 128 banorë dhe Mamusha 127 shtëpi myslimane me 805 banorë.
12. Komuna e Banjës, përfshinte-fshatrat Banjë, Bellanicë, Guncat, Lladroviq, Senik, Lladrovc, Javor, Luzhnicë me Karaçicën. Banja kishte 80 shtëpi shqiptare (m.) me 330 banorë; Bellanica 65 shtëpi shqiptare (m.) me 391 banorë; Guncati 58 shtëpi shqiptare (m.) 238 banorë; Lladroviqi 31 shtëpi shqiptare (m.) me 160 banorë; Seniku 25 shtëpi shqiptare (m.) me 145 banorë; Lladrovci 55 shtëpi shqiptare (m.) me225 banorë; Javori 47 shtëpi shqiptare (m.) me 215 banorë dhe Luzhnica me Karaqicën kishte 35 shtëpi shqiptare (m.) me 141 banorë.
13. Komuna e Dragobilit, përfshinte fshatrat: Dragobil, Pagarushë, Goriq, Moran dhe Malishevë. Dragobili kishte 30 shtëpi shqiptare (m.) me 243 banorë; Pagarusha 70 shtëpi shqiptare (m.) me 516 banorë; Goriqi 30 shtëpi shqiptare (m.) me 200 banorë; Morani 41 shtëpi shqiptare (m.) me 266 banorë dhe Malisheva 33 shtëpi me 257 banorë.
14. Komuna e Krushës së Vogël, përfshinte fshatrat: Krushë e Vogël, Krushë e Madhe, Randobravë dhe Celinë. Krusha e Vogël kishte 23 shtëpi me 165 banorë, prej tyre 11 shtëpi shqiptare (m.) me 70 (42, 42%) banorë, 10 shtëpi ortodokse (s.) me 87 (52, 72%) banorë dhe 2 shtëpi shqiptare (k.) me 8 (4, 84%) banorë; Krusha e Madhe 83 shtëpi me 712 banorë, prej tyre 80 shtëpi shqiptare (m.) me 700 (98, 31%) banorë dhe 3 shtëpi ortodokse (s.) me 12 (1,68%) banorë; Randobrava 34 shtëpi me 307 banorë, prej tyre 33 shtëpi shqiptare (m.) me 300 (97, 71%) banorë dhe 1 shtëpi ortodokse (s.) me 7 (2, 28%) banorë dhe Celina kishte 30 shtëpi shqiptare (m.) me 320 banorë.
15. Komuna e Zoçishtit, përfshinte fshatrat: Zoçisht, Opterushë, Retijë dhe Samadrazhë. Zoçishti kishte 50 shtëpi 282 banorë, prej tyre 26 shtëpi shqiptare (m.) me 164 (38,15%) banorë dhe 24 shtëpi artodokse (s.) me 118 (41, 84%) banorë; Opterusha kishte 87 shtëpi me 585 banorë, prej tyre 63 shtëpi shqiptare (m.) me 470 (80, 34%) banorë dhe 24shtëpi ortodokse (s.) me 118 (41, 84%) banorë; Retija 50 shtëpi me 386 banorë, ku prej tyre ishin 40 shtëpi shqiptare (m.) me 341 (88, 34%) banorë dhe 10 shtëpi ortodokse (s.) me 45 (11, 65%) banorë dhe Samadrazha ka pasur 120 shtëpi shqiptare (m.) me 740 banorë.
16. Komuna e Ostrozubit, përfshinte fshatrat: Ostrozub, Millanoviq, Jançishtë, Cernovranë, Turjakë, Lubizhdë dhe Mirushë me lagjen Joviq. Ostrozubi kishte 40 shtëpi me 308 banorë; Millanoviqi 57 shtëpi me 366 banorë; Jançishta 16 shtëpi me 91 banorë; Cërnovrana 40 shtëpi me 310 banorë; Turjaka 30 shtëpi me 297 banorë; Lubizhda 23 shtëpi me 198 banorë dhe Mirusha me lagjen Joviq ka pasur 32 shtëpi me 238 banorë. Banorët e të gjitha këtyre fshatrave ishin shqiptare.
Përgjithësisht rrethi i Podrimës (sipas këtij regjistrimi) del se ka pasur 3. 485 shtëpi shqiptare (m.) me 25. 272 banorë, 464 shtëpi ortodokse (s.) me 2. 563 banorë dhe 50 shtëpi shqiptare (k.) me 498 banorë dhe gjithsej ishin 3. 999 shtëpi me 28. 336 banorë. (23)
VI
D) RRETHI I GORËS, me qendër në Vranishtë përfshinte 16 komuna, si komunën e Brodit, të Vranishtës, të Restelicës, të Borjes, të Krushës, Shishtavecit, Popolanit, Orgonstës, Rapçës, Radeshës, Buçës, Shajnës, Kosavës, Brodosanës, Brrutit dhe të Blaçit.
1. Komuna e Brodit, përfshinte vetëm Brodin (qytezë). Brodi kishte 347 shtëpi myslimane me 1. 260 banorë. (24)
2. Komuna e Vranishtës, përfshinte fshatrat: Vranishtë, Kukolan, Mlikë, Dikancë dhe Baçkë. Vranishta kishte 95 shtëpi myslimane me 416 banorë. Kukolani kishte 45 shtëpi myslimane me 280 banorë; Mlika 49 shtëpi myslimane me 172 banorë; Dikanca 30 shtëpi myslimane me 105 banorë dhe Baçka kishte 22 shtëpi myslimane me 97 banorë. (25)
3. Komuna e Restelices, përfshinte vetëm Restelicën, e cila kishte 123 shtëpi myslimane me 525 banorë. (26)
4. Komuna e Borjes, përfshinte fshatrat: Borje, Cërnalevë dhe Oreshkë. Borje kishte 110 shtëpi myslimane me 391 banorë; Cërnaleva 35 shtëpi myslimane me 170 banorë dhe Oreshka kishte 10 shtëpi myslimane me 74 banorë. (27)
5. Komuna e Krushes, përfshinte: Glloboçicën, Krushevën dhe Zlipotokun. Glloboçica kishte 92 shtëpi myslimane me 267 banorë; Krusheva 15 shtëpi me 87 banorë dhe Zlipotoku kishte 47 shtëpi me 210 banorë. (28)
6. Komuna e Shishtavecit, përfshinte: Shishtavecin, Novosellën, Kollovozin dhe Strezhevën. Shishtaveci ka pasur 113 shtëpi myslimine me 320 banorë; Kollovozi 30 shtëpi myslimane me 134 banorë, Novosella kishte 75 shtëpi myslimane me 320 banorë dhe Strezheva kishte 22 shtëpi myslimane me 110 banorë.
7. Komuna e Popolanit, përfshinte fshatrat: Popolan, Brekinje, Xhafer, Nivçë dhe Lolma. Popolani ka pasur 110 shtëpi myslimane me 430 banorë; Brekinje 50 shtëpi myslimane me 230 banorë; Xhaferi 25 shtëpi myslimane me 95 banorë; Nivça 35 shtëpi myslimane me 140 banorë dhe Lolma 60 shtëpi me 260 banorë myslimane. (29)
8. Komuna e Orgostes, përfshinte fshatrat: Orgostë, Orçushë, Kosharishte, Zapad, Pakishtë, Arçikle dhe Bele. Fshati Orgoste ka pasur 36 shtëpi mylimane me 165 banorë; Orçusha 44 shtëpi me 177 banorë myslimane; Kosharishta 13 shtëpi me 65 banorë myslimane; Zapadi 24 shtëpi me 110 banorë myslimane; Pakisha 27 shtëpi me 131 banorë myslimane; Arçikla 13 shtëpi me 58 banorë myslimane dhe Bele ka pasur 50 shtëpi me 270 banorë myslimanë. (30)
9. Komuna e Rapçës, përfshinte Rapçën dhe Kërstecin. Rapça kishte 110 shtëpi me 473 banorë myslimanë dhe Kërsteci 56 shtëpi me 223 banorë myslimanë.
10. Komuna e Radeshës, përfshinte: Radeshën dhe Leshanin. Radesha kishte 58 shtëpi me 310 banorë myslimanë dhe Leshani kishte 44 shtëpi me 277 banorë myslimanë.
11. Komuna e Buçës, përfshinte Buçen, Brezen dhe Plavën. Buça kishte 39 shtëpi me 113 banorë shqiptar (m.); Brezna 104 shtëpi shqiptare (m.) me 458 banorë dhe Plava 49 shtëpi shqiptare (m.) me 241 banorë.
12. Komuna e Shajnës, përfshinte fshatrat: Shajnë, Lubovishtë dhe Kratkovishtë. Shajna kishte 61 shtëpi shqiptare (m.) me 414 banorë; Lubovishta 40 shtëpi myslimane me 171 banorë dhe Kratkovishta kishte 35 shtëpi myslimane me 161 banorë. (31)
13. Komuna e Kosavës, përfshinte fshatrat: Kosovë, Pllajnik, Kapër, Rrenc dhe Xërxë. Kosova kishte 47 shtëpi shqiptare (m.) me 267 banorë; Pllajniku 33 shtëpi shqiptare (m.) me 165 banorë; Kapra 18 shtëpi shqiptare (m.) me 121 banorë; Rrenci 20 shtëpi shqiptare (m.) me 108 banorë dhe Xërxa kishte 19 shtëpi shqiptare (m.) me 109 banorë.
14. Komuna e Brodosanës, përfshinte fshatrat: Brodosanë, Kuklibeg dhe Kuk. Brodosana kishte 133 shtëpi shqiptare (m.) me 764 banorë; Kuklibegu 24 shtëpi shqiptare (m.) me 145 banorë dhe Kuki kishte 60 shtëpi shqiptare (m.) me 347 banorë.
15. Komuna e Brrutit, përfshinte fshatrat: Brrut, Bellobrad, Zym dhe Buzez. Brruti numronte 56 shtëpi shqiptare (m.) me 261 banorë; Bellobradi 35 shtëpi shqiptare (m.) me 221 banorë; Zymi 22 shtëpi shqiptare (m.) me 118 banorë dhe Buzezi 10 shtëpi shqiptare (m.) me 67 banorë.
16. Komuna e Blaçit, përfshinte fshatrat: Blaç, Zgatar dhe Zaplluzhë. Blaçi kishte 43 shtëpi (m.) me187 banorë; Zgatari 55 shtëpi shqiptare (m.) me 319 banorë dhe Zaplluzha kishte 73 shtëpi shqiptare (m.) me 425 banorë. Fshatrat e komunave të Buçes, Kosovës, Brodosanës, Brrutit dhe të Blaçit shtriheshin në trevën e Opojës.
Sipas këtij regjistrimi (1919) rrethi i Gorës ka pasur gjithsej 2. 987 shtëpi – familje me 14. 154 banorë. (32)
– Prizreni i vjetër –
VII
E) RRETHI I LUMËS – me qendër në Bicaj, përfshinte 8 komuna si: Komunën e Bicajve, të Shtiqnit, Përbregut, Kolesjanit, Ujmishtit, Lusnës, Surroit dhe Vasjatit.
1. Komuna e Bicajve, përfshinte fshatrat: Bicaj dhe Nangë. Bicaj kishte 243 shtëpi shqiptare (m.) me 1400 banorë dhe Nanga 54 shtëpi shqiptare (m.) me 300 banorë.
2. Komuna e Shtiqnit, përfshinte: Shtiqnin, Gostilin dhe Kukësin. Shtiqni numronte 180 shtëpi shqiptare (m.) me 1000 banorë; Gostili 30 shtëpi shqiptare (m.) me 160 banorë dhe Kukësi kishte 30 shtëpi shqiptare (m.) me 150 banorë.
3. Komuna e Përbregut, përfshinte fshatrat: Përbreg, Bardhoc (në dokument është i shenuar si Pardovc) dhe Gjegjen. Përbregu kishte 63 shtëpi shqiptare (m.) me 380 banorë; Bardhoci 60 shtëpi shqiptare (m.) me 360 banorë dhe Gjegjni kishte 40 shtëpi shqiptare (m.) me 200 banorë.
4. Komuna e Kolesjanit, përfshinte vetëm fshatin Kolesjan, i cili ka pasur 80 shtëpi shqiptare (m.) me 500 banorë.
5. Komuna e Ujmishtit, përfshinte vetëm fshatin Ujmisht, i cili numronte 200 shtëpi shqiptare (m.) me 1. 300 banorë.
6. Komuna e Lusnës, përfshinte fshatrat: Lusnë, Vshat, Shisnak, Matranjak dhe Buzmal. Lusna kishte 150 shtëpi shqiptare (m.) me 600 banorë; Vshati 50 shtëpi shqiptare (m.) me 180 banorë; Shisnaku 33 shtëpi shqiptare (m.) me 150 banorë; Matranjaku 40 shtëpi shqiptare (m.) me 300 banorë dhe Buzmali numronte 40 shtëpi shqiptare (m.) me 200 banorë.
7. Komuna e Surroit, përfshinte fshatrat: Surroi, Mamzë, Kolsh dhe Arrën. Surroi numronte 135 shtëpi shqiptare (m.) me 700 banorë; Mamza 55 shtëpi shqiptare (m.) me 300 banorë; Kolshi 35 shtëpi shqiptare (m.) me 130 banorë dhe Arrni kishte 100 shtëpi shqiptare (m. ) me 500 banorë.
8. Komuna e Vasjatit, përfshinte vendbanimet: Vasjat, Bushtericë, Matrangjë, Gjegjën, Talush, Radomir, Shullan, Dodë, Kalis, Ceren, Ploshtan dhe Vilë. Vasjati kishte 20 shtëpi me 120 banorë; Bushterica 45 shtëpi me 300 banorë; Matrangja 15 shtëpi me 100 banorë; Gjegjni 23 shtëpi me 150 banorë; Talushi 25 shtëpi me 160 banorë; Radomiri 220 shtëpi me 1. 300 banorë; Shullani 15 shtëpi me 100 banorë; Doda 15 shtëpi me 80 banorë; Kalisi 240 shtëpi me 1. 400 banorë; Cereni 60 shtëpi me 300 banorë; Ploshtani 55 shtëpi me 280 banorë dhe Vila kishte 90 shtëpi me 500 banorë.
Rrethi Lumës në këto 8 komuna përfshinte 31 fshatra, që numronin 2. 441 shtëpi me 13. 600 banorë. (33)
VIII
F) RRETHI I HASIT – (që përbënte rrethin e fundit të Qarkut të Prizrenit) me qendër në Krumë, përbëhej prej 7 komunave e ato ishin: Komuna e Gjonajt, Zymit, Gorozhupit, Lubizhdës, Demjanit, Letajt dhe Krumës.
1. Komuna Gjonaj, përfshinte fshatrat: Gjonaj, Mazrek, Kajushë dhe Krajk, banorët e të cilave ishin shqiptare (m.). Gjonaj numëronte 101 shtëpi me 1. 001 banorë; Mazreku 31 shtëpi me 183 banorë; Kajusha 13 shtëpi me 83 banorë dhe Krajku kishte 39 shtëpi me 322 banorë.
2. Komuna e Zymit, përfshinte fshatrat: Zym, Karashëngjergj dhe Lukinje. Zymi ka pasur 61 shtëpi me 574 banorë, ku prej tyre ishin 54 shtëpi me 467 banorë shqiptarë (k.) dhe 7 shtëpi me 107 banorë shqiptarë (m.); Karashëngjergji kishte 46 shtëpi me 323 banorë dhe prej tyre ishin: 30 shtëpi me 211 banorë shqiptare (k.) dhe 16 shtëpi me 112 banorë shqiptarë (m.) dhe Lukinja ka pasur 10 shtëpi shqiptarë (m.) me 70 banorë.
3. Komuna e Gorozhupit, përfshinte: Gorozhupin, Planenë, Milen, Kishajn, Domenin dhe Shalqinin. Këto fshatra ishin shqiptare. Gorozhupi kishte 59 shtëpi me 402 banorë; Planeja 37 shtëpi me 181 banorë; Mile 16 shtëpi me 130 banorë; Kishaj 45 shtëpi me 228 banorë; Domeni 14 shtëpi me 113 banorë dhe Shalqini kishte 9 shtëpi me 95 banorë.
4. Komuna e Lubizhdës, përfshinte: Lubizhdën, Dedajn, Kabashin dhe Romajën, të banuar vetëm me shqiptarë. Lubizhda kishte 9 shtëpi me 579 banorë; Dedaj 14 shtëpi me 111 banorë, prej tyre 12 shtëpi shqiptare (m.) me 91 banore dhe 2 shtëpi shqiptare (k.) me 20 banorë;
Kabashi 16 shtëpi me 121 banorë; Kushnini 46 shtëpi me 415 banorë dhe Romaja ka pasur 44 shtëpi me 380 banorë.
5. Komuna e Demjanit, përfshinte fshatrat: Demjan, Gërrçinë, Rogovë, Lipovec, Smaç, Bishtrazhin dhe Ujzi me lagjen Fishaj, të banuar gjithashtu vetëm me shqiptarë. Demjani ka pasur 86 shtëpi me 327 banorë, prej tyre 84 shtëpi shqiptarë (m.) me 301 banorë dhe 2 familje shqiptare (k.) me 26 banorë; Gërrçina 37 shtëpi me (?), Rogova 54 shtëpi me 557 banorë; Lipoveci 23 shtëpi me 233 banorë; Smaçi 19 shtëpi me 139 banorë, prej tyre 15 shtëpi shqiptare (k.) me 115 banorë dhe 4 familje shqiptare (m.) me 24 banorë; Bishtrazhini 19 shtëpime 128 banorë dhe Ujzi me lagjen Fishaj ka pasur 21 shtëpi me 130 banorë, prej tyre 13 shtëpi shqiptare (k.) me 85 banorë dhe 8 shtëpi shqiptare (m.) me 45 banorë.
6. Komuna e Letajës, përfshinte fshatrat: Zulfaj, Letajë, Zogaj, Mekorrëbarë, Kostur, Golaj, Qarr, Vlana, Nikoliq, Dobrunë, Goden, Peroll, Zheç, Peraj dhe Helshan, poashtu të banuar tërësisht me shqiptarë. Zulfaj kishte 22 shtëpi me 136 banorë; Letaja 17 shtëpi me 151 banorë; Zogaj 21 shtëpi me 153 banorë; Mekorrëbari 4 shtëpi me 22 banorë; Kosturi 30 shtëpi me 161 banorë, Golaj 33 shtëpi me 279 banorë; Qarri 8 shtëpi me 96 banorë; Vlana 60 shtëpi me 390 banorë; Nikoliqi 33 shtëpi me 272 banorë; Dobruna 13 shtëpi me 112 banorë; Godeni 8 shtëpi me 120 banorë; Perolli 12 shtëpi me 390 banorë; Zheqi 18 shtëpi me 60 banorë; Peraj 10 shtëpi me 63 banorë dhe Helshani ka pasur 49 shtëpi me 297 banorë.
7. Komuna e Krumës, përfshinte fshatrat: Gjin, Kurigjon, Brrut, Miq, Zarishtë, Vranishtë, Krumë, Likenikuq dhe Trektan. Gjini kishte 29 shtëpi me 169 banorë; Kurigjoni 21 shtëpi me 126 banorë; Brruti 21 shtëpi me 154 banorë; Miqi 14 shtëpi me 112 banorë; Zarishta 11 shtëpi me 106 banorë; Vranishti 43 shtëpi me 331 banorë; Kruma 46 banorë me 459 banorë; Likenikuq 17 shtëpi me 93 banorë dhe Trektani kishte 57 shtëpi me 370 banorë.
Rrethi i Hasit me këto 7 komuna ka pasur gjithsej 1. 547 shtëpi me 12. 033 banorë dhe prej tyre ishin: 1.412 shtëpi shqiptare (m.) me 10. 981 banorë dhe 135 shtëpi shqiptare (k.) me 1. 652 banorë.
* * *
Qarku i Prizrenit ka pasur gjithsej 18. 097 shtëpi – familje me 115. 664 banorë, ku prej tyre ishin: 15. 274 shtëpi shqiptare (m.) me 98. 889 banorë, 2. 293 shtëpi ortodokse (s.) me 13. 491 banorë dhe 450 shtëpi shqiptare (k.) me 2. 987 banorë. (34)
* * *
Ndarja territoriale dhe administrative e Qarkut të Prizrenit dhe qarqeve tjera ku përfshiheshin trevat shqiptare, mbetën në fuqi deri më 6 janar 1929, kur shpallet Diktatura e 6 janarit 1929. Në vjeshtën e atij viti Mbretëria SKS (tani jugosllave) bënë ndarjen territoriale në banovina. Dhe Kosova me viset tjera etnike shqiptare ndahet në tri banovina:
1. Në banovinën e Vardarit,
2. Në banovinën e Zetës dhe
3. Në banovinën e Moravës. Shiko këtu: Hartën
Prizreni me rrethinat e tij do të përfshihet në banovinën e Vardarit, me qendër në Shkup. Kjo ndarje mbetet në fuqi, deri në prill 1941, atëherë kur shpërthen Lufta e dytë botërore.
____________
Referencat:
1 L.Rushiti-Rrethanat poitiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, fq.72 /Projekti për ndarjen administrative të Qarkut të Prizrenit 1912, fq.10. /Popullsia e qarkut të Prizrenit në vitin 1919, Buletini shkencor viti I nr.1 Gjakovë 1977, fq.57.
2. Sapo kapitulloi Bullgaria në Prizren, pushteti u organizua nga paria e vendit, e këta ishin: Shani Llausha, Jahja Aga, Sherif Bajrami-Gjinovci, Brahim Haxhia, Hasan Hysen Budakova, kurse nga serbët qenë paternogiqët, kostiqët e të tjerë. Kjo pari e priti ushtrinë franceze dhe atë serbe, të cilat në Prizren depërtuan nga Tetova nëpër malet e Sharrit.
3. Dr.L.Rushiti – “Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928”, Prishtinë 1981,fq.30.
4. Buletini shkencor-Viti I nr.1 SHLP-“Bajram Curri”,Gjakovë 1977, fq.60/61;/L.Rushiti: Rregullimi administrativo-teritorial i Kosovës gjatë viteve 1918-1929, ”Kosova”, fq.247.
5. L.Rushiti: vepër e cituar, fq.248. /Popullsia e Qarkut të Prizrenit në vitin 1919, buletin i cituar, fq.61.
6. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Pllanjani kishte 910 banorë, 499 (54,83%) shqiptare 201 (22,8%) serbe, 208 (22,85%) myslimane dhe 2(0,21%) të tjerë. (Buletini nr.4/1975).
7. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Gornjesello kishte 173 (38,61%) shqiptare, 208 (46,42%) serbe, 62 (13,83%) myslimane dhe 5(1,11%) të tjerë. Mushnikova kishte 703 (64,79%) shqiptare, 349 (32,16%) serbe, 21 (1,93%) myslimane dhe 12 (1,10%) të tjerë. (Këto shënime jepen në Buletinin nr. 4/1975 të Entit Krahinor të Statistikës me titull: ”Popullsia sipas përbërjes kombëtare, sipas komunave dhe sipas lokaliteteve më 1971, fq.31-32.
8. Sipas regjistrimit te vitit 1971 Verbiqani kishte 195 banorë serbë, Novosella 422 banorë, prej tyre 414 ose 98,10% shqiptarë dhe 8 turq ose 1,89% dhe Gernqari 816 banorë, prej tyre 806 ose 98,77% shqiptare, 1 serb ose 0,12%, 1 malazez ose 0,12% dhe 8 myslimane ose 0,98%. (Marrë nga Buletini nr.4 /1975 të Entit Krahinor të Statistikes me titull: “Popullsia sipas përbërjes kombëtare, komunave… 1971” fq.31/32.)
9. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Lubinja e Poshtme kishte 1238 banorë, prej tyre 1027 (82,95%) shqiptare, 2 (0,08%) serbe, 207 (16,72 %) myslimane dhe 2(0,08%) të tjerë.
10. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Llokvica kishte 666 banorë, 212 (31,83%) shqiptar, 175 (26,27%) serbë, 2 (0,30%) malazez, 255 (38,28%) myslimanë dhe 22 (3,30%) të tjerë. Zhivinjani 113 banorë serbe; Jabllanica 1518 banorë, 1488 (98,02%) shqiptarë dhe 30 (1,97%) myslimanë; Reçani 725 banorë, 434(59,86%) shqiptarë, 3 (0,41%) serbë, 4(0,55%) malazez, 3(0,41) turq, 277 (38,20%) myslimanë dhe 4 (0,55%) banorë të tjerë.
11. Kryetar i komunës së Lybeçevës ishte Tosun Imeri. Sipas regjistrimeve Lybeçeva në v.1948 kishte 636 banorë, në v.53-/653 b./, në v.61-/794 b./,në v.71-/1026 b./, në v.81-/1444/; Lezi në v.48-/172 b./, në v.53-/169 b./, në v.61-/206 b./, në v.71-/280/, në v.81-/373 b./; Leskoveci-në v.48-/437/,në v.53-/465/,në v.61-/518/, në v.71-/628/, në v.81-/609/; Kushnini – në v.48-/127/, në v.53-/173/, në v.61-/207/, në v.71-/243/, në v.81-/227/;
12. Kryetar i komunës së Hoqës së Qytetit fillimisht ishte Ashim Qaushi nga fshati Billushë e pas tij u emrua mulla Hasan Krasniqi. Sipas regjistrimeve Hoqa e Qytetit në v.48 kishte 740 b./, në v.53-/818 b./, në v. 61-/1083/, në v.71-/1510/, në v.81-/2127/; Billusha në v.48-/664 b./, në v.53-/728/, në v.61-/804/, në v.71-/1002/, në v.81-/1241/; Jeshkova – në v.48-/185 b./, në v.53-/202 b./, në v.61-/255/, në v.71-/347/, në v.81-/398/; Poslishti në v.48-/160 b./, në v.53-/118/, në v.61-/177/, në v.71-/333/, në v.81-/719/.
13. Kryetarë të komunës së Zhurit ishin: filimisht – Hysen Aga (Hoxha), pastaj Kasam Ademaj dhe gjatë viteve 1932-1941 ishte Brahim Ahmeti (Ademaj). Sipas regjistrimeve, Zhuri në v.48 kishte 1926 b./, në v.53-/2019 b./, v.61-/2348/, në v.71-/3214/, në v.81-/4353/.
14. Kryetar i komunës së Vërmicës ishte Durmish Aga (Koçinaj). Sipas regjistrimeve Vërmica – në v.48 kishte 678 b./, në v.53-/709/, në v.61-/832/, në v.71-/1168/, në v.81-71352/; Shkoza-në v.48-/141 b./, në v.53-/170/, në v.61-/197/, në v.71-/247/, në v.81-/388/; Dobrushti-në v.48-/165 b./, në v.53-/180/, në v.61-/207/, në v.71-/244/, në v.81-/332/.
15. Në gjysmën e parë të shekullit XIX Billusha kishte 39 shtëpi, Poslishti 11, Zhuri 79, Shkoza 7, Dobrushti 5 dhe Vërmica 17 shtëpi. (Burimi: Luma në gjysmën e parë të shek. XIX, dok.73)
16. Sipas regjistrimeve, Vlashnja në v.48 kishte 205 b/, në v.53-/241/, në v.61-/303/, në v.71-/446/, në v.81-/675/; Nasheci-në v.48-/197 b./, në v.53-/231/, në v.61-/321/, në v.71-/525/, në v.81-/833/; Atmaxha- në v.48-/295/, në v.53-/320/, në v.61-/480/, në v.71-/636/, në v.81-/946/; Grazhdaniku-në v.48-/134/, në v.53-/135 /, në v.61-/135/, në v.71-/234/, në v.81-/345/.
17. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Manastirica kishte 1070 banorë, prej tyre 1004 (93,83%) shqiptarë, 5(0,46%) serbë, 2(0,18%) malazez, 3 (0,28%) turq, 54 (5,04%) myslimanë dhe 2 (0,18%) të tjerë; Struzha 865 shqiptare dhe Nebregoshti 858 (61,54%) shqiptare, 3(0,21%) serbe, 2 (0,14%) malazez, 530 (38,02%) myslimane dhe 1 (0,07%) të tjerë.
18. Buletini shkencor, viti I, nr.1/SHLP: “Bajram Curri” Gjakovë 1977, fq. 63/67.
19. M.Krasniqi: Prizreni, revista “Përparimi”, nr.1-2/1960, Prishtinë, 1960, fq.91/92.
21. Buletini shkencor, vepër e cituar, fq. 80.
22. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Mamusha kishte 2038 banorë, ku prej tyre 1791 ishin turq, 241 shqiptarë, 3 myslimanë dhe 3 të tjerë.
23. Buletini shkencor, vepër e cituar, fq.81.
24. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Brodi kishte 1485 banorë. Prej tyre 821 turq, 552 myslimanë, 25 shqiptarë, 4 serbë, 4 malazez dhe 79 të tjerë. (Buletini nr.4/1975 i Entit Krahinor të Statistikës së Kosovës).
25. Sipas regjistrimit te vitit 1971 Vranishta kishte 884 banorë, prej tyre 861 myslimanë, 10 serbë, 3 turq, 2 shqiptarë, 2 malazez dhe 6 të tjerë; Kukolani 605 banorë dhe prej tyre 573 myslimanë, 20 turq, 3 shqiptarë dhe 9 të tjerë; Mlika 455 banorë dhe prej tyre ishin: 443 myslimanë, 10 turq, 1 shqiptarë dhe 1 të tjerë; Dikanca 392 banorë, prej tyre 378 myslimanë, 5 turq, 2 serbë dhe 7 të tjerë dhe Baçka kishte 311 banorë, prej tyre 310 myslimanë dhe 1 serb. (Buletini
nr.4/1975 i Entit Krahinor të Statistikës së Kosovës.)
26. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Restelica kishte 2576 banorë, prej të cilëve ishin: 2.204 myslimanë, 235 shqiptar, 8 serbë, 4 malazez, 95 turq dhe 30 të tjerë.
27. Fshatrat e komunës së Borjes pas vitit 1922 do të përfshihen nën administrimin e Shqipërisë.
28. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Glloboçica kishte 813 banorë (663 myslimanë, 3 turq dhe 147 të tjerë.); Krusheva 513 banorë (397 myslimanë, 77 shqiptarë, 8 serbë, 7 malazez, 7 turq dhe 17 të tjerë).
29. Fshatrat e komunës së Shishtavecit dhe Popolanit pas vitit 1922 do të përfshihen nën administrimin e Shqipërisë.
30. Fshatrat e komunës së Orgostës (përveç fshatit Orçushë) pas vitit 1922 do të pëshihen nën administrimin e Shqipërisë. Sipas regjistrimit të vitit 1971 Orçusha ka pasur 431 banorë, prej të cilëve 7 veta janë deklaruar turq dhe 424 myslimanë.
31. Fshatrat e komunave të Rapçës, Buçes dhe të Shajnes, sipas regjistrimit të vitit 1971 kishin këtë numër të banorëve: Rapça kishte 1125 banorë (978 myslimanë, 52 shqiptarë, 2 serbë, 1 malazez, 3 turq dhe 85 të tjerë); Kërsteci 562 banorë (447 myslimanë, 111 turq, 3 serbë dhe 1 malazez); Buçja 574 banorë (563 shqiptarë, 9 serbë, 1 turk dhe 1 mysliman); Brezna 1410 (1404 shqiptarë, 4 myslimanë dhe 2 serbë); Plava kishte 690 banorë të gjithë shqiptare. Shajna kishte 921 banorë (918 shqiptarë, 3 myslimanë dhe 2 të tjerë); dhe Lubovishta 541 (540 myslimanë dhe 1 të tjerë).
32. Buletini shkencor – vepër e cituar, fq.74-76.
33. Buletini shkencor, vepër e cituar,fq.76/77/81.
34. Prizreni – revista “Përparimi”, nr.1-2 /1960 Prishtinë 1960, fq. 91/92.
– FUND –
……………………………………..
SHERADIN BERISHA: NDARJA ADMINISTRATIVE DHE REGJISTRIMI
I POPULLSISË NË QARKUN E PRIZRENIT NË VITIN 1919 (Pjesa e parë)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2186