EPIDAMN ZEQO*) PAKETA FISKALE 2014 NË SHQIPËRI – QEVERIA KËRKON 400 MILION’$ NGA FMN’ja PËR TË SHPËTUAR FINANCAT E VENDIT

Londër, 17. 12. 2013 – Një reformë gjithëpërfshirëse fiskale është duke u përgatitur në Shqipëri. Qeveria socialiste, nën udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama, don që të kalojë menjëherë nga sistemi i taksës së sheshtë përsëri në një sistem progresiv. Ky ristrukturim i thellë dhe i shpejtë në arkitekturën fiskale të vendit, e cila përfshin reformat në dogana dhe në institucionet tatimore, është duke u negociuar me FMN-në. Qeveria kërkon rreth 400 milion$ nga FMN-ja për të shpëtuar financat e vendit, për të paguar borxhet ndaj kompanive private që kanë bërë vepra publike, dhe për të ndërmarrë reformën fiskale. Në mënyrë që të sigurojë këtë linjë krediti apo ‘bail out’ nga FMN, me shumë mudësi kjo e fundit do të kondicionojë qeverinë që të ndërmarrë një ‘Terapi Shoku’ për stabilizimin e politikës dhe institucioneve fiskale. E thënë shkurt, këto reforma të thella strukturore do të kalojnë shpejt dhe jo ngadalë.
Kjo është një praktikë e zakonshme e FMN-së e nisur në vitet 1990-të, dhe është e bazuar në supozimin në lidhje me shpërndarjen e kostove dhe përfitimeve nga reforma, e njohur si Kurba J, e paraqitur së pari nga JS Hellman në artikullin e tij ‘Fituesit Marrin të Gjitha’ botuar në 1998. Ai argumentoi se, kostot tranzitore ose kalimtare kanë afat të shkurtër edhe pse janë të qënsishme, prandaj sa më parë të nisë tranzicioni në sistemi e ri aq më mirë. Hellman këshillonte qeveritë e para demokratike për të shfrytëzuar ‘dritaren e mundësisë’ për të kaluar të gjitha reformat në të njëjtën kohë për të shmangur rreziqet e reformave të pjesshme. Shqipëria ka zbatuar më parë ‘Terapi Shoku’ me paketat e stabilizimit: në fillim në vitin 1993 – kur Presidenti Berisha miratoi reformat e stabilizimit, liberalizimit dhe privatizimit njëkohësisht, si dhe në vitin 1997 – kur Kryeministri Nano kaloi me ‘Terapi Shoku’ reformat për stabilizimin monetare.

 Historia ekonomike e Shqipërisë post-komuniste ka treguar se për vendin këto ndryshime strukturore të shpejta dhe të thella kanë sjellur përfitime afatgjata, por kanë ardhur me kosto shumë të lartë. Reformimi i menjëherëshm i sistemit të taksave pritet që t’i bëjë gjërat më keq para se t’i bëjë më të mira. Kështu që, në periudhën afat-shkurtër reforma gjeneron kosto kalimtare të tilla si rrënjë të prodhimit, rritje të inflacionit dhe papunësisë. Megjithatë, ekziston një alternativë për të shmangur apo kufizuar kostot kalimtare të reformës! Reforma strukturore të tilla duhen të miratohet më gradualisht. Për më tepër, idesë së përdorimit e ‘dritares së mundësisë’ për reformat strukturore i ka kaluar koha, sepse është shprehur në periudhën e ‘politikës të jashtëzakonshme’, si në fazat e para të tranzicionit post-komunist kur partitë politike nuk kishin mbështetje. Sot, koalicioni qeverisës ka një shumicën historike në parlament kështu që ka vota të mjaftueshme për të marrë një qasje më graduale.
Debati mbi përmbajtjen e paketës e ristrukturimit fiskal ka qenë i ashpër dhe mediokër. Kjo është edhe për shkak të mungesës kronike të ekspertizës së ekonomisë politike nga elitat mediatike dhe politike Shqipëtare. Për t’ju larguar këtij debati aspak ndihmues dhe me shpresën që të filloj një debat të ri, fokusi i këtij artikulli ka të bëjë me shpejtësinë e reformës dhe jo me përmbajtjen e saj. Unë përdorë terma dhe koncepte nga literatura e pasur e tranzicionit për të argumentuar për një qasje hap pas hapi për reformën. Është e domosdoshme për ekonominë tonë të dobët që të ngadalësohet implementimi i reforma strukturore përcaktues sepse krijon pasigur dhe kosto kalimtare të lartë. Kostot e tranzicionit mund të shkaktojë recension kalimtare për shkak se ekonomisë do t’i duhet të përshtatet ndaj ndryshimeve të jashtëzakonshme dhe politikave të reja institucionale.
Ka dy qasje kryesore për kalimin nga një sistem në tjetrin. Nga njëra anë është qasja e ‘Terapisë së Shokut’, kurse nga ana tjetër, është qasja graduale. Në këtë qasje theksi është vënë në vijimësinë e reformave hap pas hapi, ndërsa korren fitimet. Çdo metodë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta në trajtimin e pasigurisë dhe kostove kalimtare. Pasiguria për reformën mund të shihet në nivelin ideosinkretik dhe agregat. Pasiguria ideosinkretike (individuale) është i lartë dhe i përqendruar, ndërsa pasigurisa agregate ka të bëjë me efektin e përgjithshëm të reformës në ekonomi. Kur pasiguria individuale dhe agregate është e lartë mundësia e realizimit negativ dhe kostot e larta të ndryshimit bëjnë që njerëzit ti mos pranojnë reformat.
Kjo është për shkak se reforma të tilla strukturore janë subjekt i problemit të ‘inkonsistencës kohore’: kërkon që aktorë të pranojnë humbjet në periudhën afat-shkurtër për premtime përfitimi në të ardhmen. Si rrjedhojë krijohet problemi i veprimit kolektiv, si për shembull, opozita nga komuniteti i biznesit. Kjo krijon dy lloje pengesash politike për reformën: nga njëra anë, kemi pengesën e fizibilitetit të reformës e quajtur ex ante kufizime politike që mund të bllokojnë vendim-marrjen. Nga ana tjetër, është kufizimi ex post që kanë të bëjnë me reagim politik njëherë që reforma kalohet, pasi reformat janë zbatuar dhe rezultatet vërejtur. Përsa i përket reformës fiskale në fjalë, kostot e larta e kthimit rrit kufizimet ex ante, por redukton kufizimet ex post.

 ……………………………………………….

Zbardhet paketa e re fiskale 2014:
Ja cilat janë ndryshimet që prekin xhepat e qytetarëve shqiptarë:

PAKETA FISKALE 2014 NË SHQIPËRI

Prandaj, kur pasiguria agregat është e lartë dhe një pjesë e madhe e popullsisë është në ankth dhe pret për të humbur nga reforma, një qasje graduale është më e këshillueshme. Tashmë, opozita ex ante për sistemin e ri tatimor progresiv është e lartë dhe në rritje. Qasje graduale vjen me disavantazhet e veta si për shembull reagim politik (jo një problem për një qeverisje me një këtë shumicë në Parlament), dhe kohë më të gjatë për të korrur përfitimet (por më pak kosto tranzicioni). Çelësi për një qasje të suksesshme gradualiste është renditja optimale e paketës së reformës: së pari, ndërtimin e një pakoje reformash që t’i japin transferta kompensuese për ‘humbësit’, së dyti ,renditja duhet të bëhet si për të bërë procesin e reformës ex ante të pranueshme, dhe së treti, ajo duhet të synojnë për të ndërtuar elektorat dhe vrull.
Për të përmbledhur,
ekonomia politike e reformës duhet të shihet si një çështje se si të miratohen reformat, për këtë arsye, është më shumë si një manual për të kaluar reformat. Qeveria e kushtëzuar nga FMN-ja mund të miratojë nëpërmjet ‘Terapisë së Shokut’ paketën e re fiskale. Por, efektet anësore kalimtare ja të qënsishme për ekonominë tonë si për shëmbull rënje e prodhimit, rritja e inflacionit dhe papunësisë. Një alternativë është qasja graduale që zbut kufizimet politike ex ante, dhe kufizon kostot dhe efektet e recesionit kalimtare.
*) Autori ka një Master të Arteve nga Universiteti Saint Andrews në Skoci, dhe një Master Shkencor nga London School of Economics. Ai jeton dhe punon në Londër. Epidamni është i biri i Dr.Moikom Zeqos.

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

==========

EPIDAMN ZEQO*: BANKA QENDRORE DUHET QË TA ‘USHQEJË’ EKONOMINË ‘ZOMBI’!
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=1808
* * *
EPIDAMN ZEQO: POLITIKAT FINANCIARE TË BANKËS, IDETË E MUNGUARA TË DALJES NGA KRIZA
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=1411

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura