Pashtriku.org. 24. 01. 20145 – Aktivistët e Aleancës Kuqezi sot kanë bllokuar me barrikada urën e Dragotit që çon në drejtim të Manastirit të Këlcyrës, aty ku neo-nazistët grekë kanë paralajmëruar mbajtjen e festimeve për 28 tetor, i cili konsiderohet si dita e çlirimit të Greqisë. Deputetë të organizatës shoviniste ‘Agimi i Artë’ tok me mbështetësit e tyre kanë pritet të bëjnë vizita në varrezat e këtij manastiri, ku pretendohet se paska ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kuqezinjtë gjatë aksionit të tyre kanë vendosur një flamur gjigant në faqen e një kodre në afërsi të Manastirit të Këlcyrës. Ata kanë kërkuar nga Qeveria që të mos lejojë hyrjen e neo-nazistëve grekë në territorin e Shqipërisë. Në të kundërtën, Aleanca Kuqezi ka tërhequr vërejtjen se nëse shteti nuk ndërmerr asgjë, atëherë vetë aktivistët kuqezinj do të ndalojnë hyrjen e provokatorëve grekë.
Postime të Lidhura
REXHEP KASUMAJ: KEQARDHJA E MUSTAFASË!
Berlin, 4 korrik 2018: 1. Ç’është, vallë, kjo bashkëndjesi deri në kufijtë e vuajtjes? Mbetje e internacionalizmit proletar?…
REAGIM I KMDLNJ-së: A ËSHTË RAKIQI NËKRYETAR I QEVERISË SË KOSOVËS APO I SERBISË?!
Prishtinë, 8 korrik 2020: Pas përshkallëzimit të situatës së pandemisë të shkaktuar nga COVID-19, Qeveria e Kosovës riktheu…
ADIL FETAHU: ‘DUHET TA PRANOJMË SE SHQIPËRIA E MADHE DO FORMOHET’ (MILLOVAN DRECUN)
Prishtinë, 10 shkurt 2019: Kështu deklaroi njëri nga propaganduesit më të njohur, malazezi i konvertuar në serb, Millovan…
ZGJEDHJET VENDORE NË MAQEDONI
ZGJEDHJET VENDORE NË MAQEDONI Nga Xhela Zejneli, Shkup 04 tetor 2021 Në zgjedhjet vendore të 17 tetorit të…