Oslo, 30. 01. 2014 – Policia e popullit ka vlera. Ajo ka dashuri. Rrezaton butësi e besim. Policia e kombit duhet e puthet, ajo të afron e të ndihmon. Po, kështu është policia në vendet me demokraci e vlera humane. A kanë shqiptarët POLICI? Jo, shqiptarët, akoma, kanë МИЛИЦИ. Pse e them këtë? МИЛИЦИA po na rrahë. Po na burgosë. E këndë po e burgosë? Studentët! E kënd po e rrahin? Rininë po e dhunojnë. E ku? Para portës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës. A është e mundur kjo? A bëhet kjo, o mendje e shëndoshë? Po po bëhet. Në Kosovën e Hashimit çdo gjë bëhet?!МИЛИЦИA e Qeveria po na paraqiten si institucion me kinse përgjegjësi të madhe!? Por jo, kjo përgjegjësi nuk po shifet në tërë Kosovën. Shiko rebelimin serb në Mitrovicën veriore dhe në enklavat serbe, as МИЛИЦИA e as qeveritarët nuk marrin masa për të futur nën kontrollë bandat serbe!
Sot, МИЛИЦИA e Thaçit paraqitet si e rrezikuar nga studentët dhe, i burgos këta, dhe i grushton këta.
KËSHTU I TRAJTON МИЛИЦИA E HASHIMIT STUDENTËT TANË!
A është Kosova situatë retorike?
Retorika është në shërbim të së keqes dhe të së mirës. Ja një shembull i keq i retorikës me rastin e sulmit dhe dhunës së МИЛИЦИCË së Thaçit kundër qytetarëve (shqiptarë normal) të Kosovës dhe tentimit për të ndaluar e arrestuar studentët: МИЛИЦИA sot, datë 28. 01. 2014, thotë: «…kanë shfaqur shenja të agresivitetit si dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë penguar zyrtarët policor që të ushtrojnë autorizimin dhe kompetencën e tyre. Komunikata e МИЛИЦИCË vazhdon: …»Megjithatë policia me qëllim të neutralizimit të një situate të tillë, ka bërë një reagim duarthatë edhe pse rezistenca e protestuesve ka qenë shumë e shprehur”.
A po ta kujton kjo komunikatë deklaratat e МИЛИЦИCË së Serbisë jugasllave? Mua po!
Argumentimi retorik i МИЛИЦИCË ka edhe elemente të “apelit të frikës”, e që është një ndër strategjitë më të përdorura në argumentimin politik. Sepse argumentimi politik ka të bëjë me ardhmërinë dhe jetën; në këtë strategji retorike folësi – pra në këtë rast МИЛИЦИA – dëshiron dhe pret që populli të mendon, rreth asaj, se çfarë pasojash do të kemi nesër, nëse ky akt do të na përsëritet përsëri. Nëse ky “grup i njerëzve agresiv”, sipas deklaratës, do të protestojnë, fitohet përshtypja e krijohet bindja, se Kosova do të shkatërrohet. Pra rreziku, sipas МИЛИЦИCË, vie nga studentët që sakrifikojnë jetën e tyre për një shoqëri të shëndoshë, e jo nga Doktorët-falsifikatorë, profesori-hajn, intelektuli-gënjeshtarë dhe politikani-mafioz!
Është kjo një strategji e njohur dhe e quajtur strategji e “grupeve” apo strategjia “NE” kundër “ATYRE”. Strategjia retorike kërkon të krijoj bashkimin e anëtarëve kundër një “kundërshtari tjetër” apo “armiku”. E, në këtë rast, sipas deklaratave të МИЛИЦИCË në media, “armiku i demokracisë” është studenti!
МИЛИЦИA e Qeverisë me saktësi dhe kujdes rreshton dhe futë veten në “grupin e engjëjve”, ndërsa studentët i rreshton në “grupin e dreqit”. Krim e tragjedi!
Duke përdorë strategjinë “NE” kundër “ATYRE”, МИЛИЦИA kërkon që të “ndërtoj” një grup që dallohet ndaj “grupit tjetër”. Qëllimi i kësaj strategjie retorike dhe i këtij “grupi të engjëjve” është eliminimi i mendimit, organizimit dhe i filozofisë kritike nga shkenca, kultura, historia dhe politika.
A do ta arrijë këtë МИЛИЦИA e Hashimit, do ta shofim nesër. Vlerat dhe ndryshimin e do koha, e kërkon situata retorike dhe politike.
Demokracinë e do populli!