Oslo, 03. 02. 2014 – Unë e kam përjetuar “hafijen e Serbisë”, Mehmet Loci. Po, po, e kam përjetuar keq, tmerrësisht shumë keq. Dhe jo vetëm unë, por e tërë familja ime u traumatizua dhe helmua nga UDB’ashi Mehmet Loci. Mehmet spiuni ishte i frikshëm, i fortë, i egër, i pjekur në moshë, ishte shtazë e uritur, i pangopshëm dhe i pamposhtur! Spiuni Mehmet Loci e kishte Serbinë atdhe dhe, ajo i qëndronte pranë, e ushqente këtë. E unë isha i dobët, frigohesha shumë, i butë e i thyeshëm. Unë „s’kisha“ atdhe! Atë e kisha larg! Atdheu po ribëhej e nuk po më qëndronte pranë… Unë kisha 18 vjet, isha student e me shpresa shumë, e ai, UDB-ashi pejanë, ishte (ashtu me dukej mua) „Hitleri me prejardhje nga Peja“.
Ato kombe e shoqëri që kan mbetur në “gjysmë të rrugës”, por edhe shoqëritë përparimtare, kanë nevojë për media të shkolluara dhe gazetarë „të lexuar“. Përgjegjësi e mediave është që këto t’i shërbejnë në mënyrë të shëndosh popullit.
Mediat shqipe në Kosovë janë në garë, se kush do të fiton më shumë shiques, dëgjues e lexues. Pra, kush do të ketë më shumë reklama e para.
A e kanë „harruar“ mediat rolin e tyre në shoqëri?
Së voni gazetari i nderuar i KTV-së, Adriatik Kelmendi, ftoj, si musafir në studio, UDB’ashin e Serbisë, Mehmet Loci. Do të jem i drejtëpërdrejtë; Unë mendoj, se kjo ftesë ishte e parakohshme, e ngutshme dhe aspak profesionale.
Mehmet Loci, ky UDB’ashi i Serbisë – “Hitleri me prejardhje nga Peja”!
Gazetaria jonë ka „një problem“: Nuk mund të dalloj „sferën private“ nga „sfera publike“. „Hapësira private“ të takon ty, është e jotja dhe ti je ai që e strukturon dhe e udhëheqë atë. Ndërsa „hapësira publike“ është krejt tjetra; nuk është e jotja, ti nuk ke të drejtë të imponosh dëshirat, qëllimet dhe intereset e tua private. „Hapësira publike“ është e të gjithëve, është interes i përgjithshëm. P.sh. Musafirin e „shtëpisë tënde“ nuk mund ta ftosh si musafir edhe në median publike. Këtu janë shumë faktorë që determinojnë vlerat e një ndodhie, interesi apo një ngjarje, e që kjo të klasifikohet e të shpërthej në hapësirën publike si lajm për interesin publik. Pra, duhet „të sheshohet“, nëse lajmi dëmton, çorienton apo e lehtëson jetën e qytetarëve. E pra, të bëhesh gazetar, duhet të kesh aftësinë dhe ndjenjën intelektuale që „të shohësh edhe pas bregut“.
Spiuni Mehmet Loci dhe gjuha e tij në RUBIKON
Gjuha, fjala e shkruar, si kurrë njëherë më parë, është shndërruar në një mjet të fuqishëm për të ndikuar e drejtuar proceset politike. Ca do të thonë se kjo nuk është asgjë e re. Kjo punë dihet! Por, si as dhe njëherë më parë gjuha, teksti dhe fotografia nuk kanë pasur mjetin dhe mundësinë për të depërtuar edhe atje ku më parë as që mund të ëndërrohej. Duke parë këtë përparësi shumëdimensionale, UDB-ashi e spiuni i Serbisë Mehmet Loci, shfrytëzoj fjalën, pra rrëfimin e tij, për të “ndryshuar” dhe zbukuruar realitetin e jetës dhe të punës së tij si spiun në UDB-në e Serbisë, dega në Pejë.
Më duhet të pranoj, se „gazetaria e luksit“, këto ditë, „më vrau“. Pas plot 29 vitesh mu rikthyen pamjet e rënda; pamje që dëshiroja ti mos i kujtoja asdhenjëherë.
Si ndodhi kjo?
Në këtë gjendje të rëndë, e në këtë zezonë më riktheu fjala, fotografia dhe gjuha e manipuluar e punëtorit të sigurimit jugo’serb, i njohur në Pejë e rrethinë, si UDB-ashi Mehmet Loci. Shqetësimi im ishte i thellë, sepse „po pastrohej“ moralisht e politikisht UDB-ashi famëkeq Mehmet Loci. E kush po e “rehabilitonte?“; Gazetaria e keqe shqipe.
Nuk dua fare të përqëndrohem në ate se çfarë kam dëgjuar për këtë “supovc”. Këtu dua të shprehë zemërimin dhe dëshprimin tim si qytetar. Dua botërisht ta tregoj zhgënjimin tim për rolin jo human e mjegullues të gazetarisë sonë shqipe, dhe rrugën kah po shkon kjo.
Unë e kam përjetuar „hafijen e Serbisë“, Mehmet Loci. Po, po, e kam përjetuar keq, tmerrësisht shumë keq. Dhe jo vetëm unë, por e tërë familja ime u traumatizua dhe helmua nga UDB-ashi Mehmet Loci. Mehmet spiuni ishte i frikshëm, i fortë, i egër, i pjekur në moshë, ishte shtazë e uritur, i pangopshëm dhe i pamposhtur! Spiuni Mehmet Loci e kishte Serbinë atdhe dhe, ajo i qëndronte pranë, e ushqente këtë. E unë isha i dobët, frigohesha shumë, i butë e i thyeshëm. Unë „s’kisha“ atdhe! Atë e kisha larg! Atdheu po ribëhej e nuk po më qëndronte pranë… Unë kisha 18 vjet, isha student e me shpresa shumë, e ai, UDB-ashi pejanë, ishte (ashtu me dukej mua) „Hitleri me prejardhje nga Peja“.
Të gjitha këto përjetime u ringjallën tek mua dhe tek familja ime pasi që pamë në „hapësirën publike“ mbeturinën e SUP-it nga Peja. Fjala e tij e mbështjellur me gënjeshtra e shpifje, sigurija e tij në karrikën e studios, të shqëtësonte e të nervozonte. Gjuha e tij e mbushur me propagandë sllave, dhe lufta e tij speciale, e menduar mirë, dhe e lansuar përmes medias shqipe, „të vriste“. Fotografia e tij, e „pa kohë“, të „pushkatonte“, poashtu.
Ҫoroditja dhe tërbimi pas lakmisë, karierës dhe shkëlqimit të pamerituar, bëri që spiunët dhe torturuesit e rinisë shqiptare, të jenë aktorë politik, dhe fjala e tyre të zë vend në publik. Po, ne jemi të interesuar për debatin dhe lajmin e orientuar mirë, e që i sjellë shëndet e të mira popullit, por nuk jemi për lajmin e debatin e njerëzve që dhunuan, rrahën, torturuan, përgjakën dhe burgosën me qindra mijëra shqiptarë.
Pse?
Sepse besonin në të qenurit shqiptarë. Ja, ky ishte “mëkati“ politik!
„Gazetaria e lakmisë“ më frikësoj, jo për veten time, por më shumë më frikësoj për faktin, se në ç’drejtim po shkon gazetaria jonë, kah po orientohet debati ynë, si po shpërqëndrohet vëmendja e opinionit.
Këtu më duhet të ngrisë një pyetje:
– A ka njohuri gazetaria jonë për fuqinë e fjalës dhe shqetësimin që „fotografia e shëmtuar“ sjellë tek mendja e kujtesa e një populli. Pyes përsëri këta gazetarë, se si do të reagonin hebrenjët, francezët, anglezët, rusët, pra viktimat e Gjermanisë naciste, sikur në televizionet e kohës, do të ftoheshin si „mysafir“ spiunët dhe bashkpunëtorët e „Geheime Staatspolizei“ (policisë sekrete të Gjermanisë Naciste, 1933-1945). A e dini se si do të reagonte populli dhe viktimat e këtij regjimi?
Unë e di!
Sa isha i burgosur dhe në hetuesi, spiuni i Serbisë Mehmet Loci, gjatë hetuesisë agresive për aktivitetin tim politik; “agjitacion dhe propagandë nacionaliste, kundërrevolucion, irredentizëm dhe nacionalizëm shqiptar”, me zë të lartë e me përplasje të grushtave mbi tavolinë, zakonisht në orët e hershme të mengjezit, më çjerrej dhe më ulurinte:
– “A e din ti se Kosova është midisi i Serbisë”,
– “A e din ti, se Beogradi është shpija jonë”.
Me kujtohet, se si më torturonte dhe përsëri vazhdonte:
– “Ti don me shkru kundër Serbisë, more pis, more nacionalist. Ti don Republikë, aaaaaa?”,
– “Ty të ka marrë në qafë familja jote”,
– “Ku e ke famljen tash, hëëëëë?“,
– “Na kemi me ju vjerrë për së gjalli”.
Dhuna që ushtroj spiuni i JugoSerbisë me shokët e tij është «e përshkrueshme», por e papërshkrueshme është pamja vizuele dhe gjuha e tij në mediat shqipe! Në vend se këto „mbeturina të UDB-së“ të izolohen e të gjykohen nga gjykata e gjykatës të pavarur, për krimet ndaj njerëzimit, këta edhe po nderohen dhe po rrespektohen nga gazetaria e keqe. Gazetaria e UNMIK-ut, tanimë, po tregon edhe prodhimet dhe sukseset e saja. Suksesi i kësaj gazetarie është kontrrolli i debatit dhe «sajimi» i «shqiptarëve të ndershëm». (posteni albanci, gj. serbe).
Unë «s’pata kondicion» të kyqem në „debatin“ me UDB’ashin, Mehmet Loci. Sepse nuk pata fuqinë që ta përcjellja propagandën e tij kundër shqiptarëve. Unë nuk pata durimin të shoh një UDB’ash, në median shqipe, i cili prej aty, përsëri dhe pa frikë, në ofanzivë mbronte intereset e çetnikëve të Beogradit.
Pata shumë qefë që ta kujtoj këtë spiun, se çfarë përjetova, sa isha „në dorën e tijë“, gjatë hetuesisë në burgun famkeq të Pejës.
– Tani pata nevojë ti them, se unë jam i fortë, e ti i dobët!
– Pata dëshirë ti them, se tani unë kam Atdhe, e ti je pa të!
– Pata lazëm ti them, se tani unë kam familje, e ti s’ke!
– Pata dëshirë ti them se unë, ideja ime, bindja ime janë të pamposhtura.
Sepse unë dhe populli e ndërtuam Republikën e Kosovës! (E, nuk do të ndalemi deri tek rindërtimi i Shqipërisë së Bashkuar).
Dhe për fund disa fjalë prindërve të mi të mëdhenjë: Babi e Mami, (Ty mami që nuk je më në këtë botë, e që rëndë e përjetove burgosjen time), u jam borxhli e faleminderues për edukatën, kulturën dhe brymosjen me idealet më fisnike që i duhen një njeriu: sinqeritetin, atdhedashurinë, moslakminë dhe guximin.
Qofsha edhe unë si ju!
Pastë Noka fatin tim!
____________
Gëzim Mekuli:
– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1)
—————————–
HALIT KRASNIQI: MEHMET LOCI KA QENË MË BARBARI!