Luzern, 22. 02. 2014 – Shaban Sinani është një ndër analistët më largpamës të çështjes shqiptare në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Me përkushtim të thellë ka ndjekur ndryshimet politike dhe rrugën e proceseve në të cilat kanë kaluar shqiptarët dhe politika shqiptare. “Sfidat e kohërave, – shkruan Dr.Shaban Sinani, – nuk përballohen duke shkulur rrënjët e historisë, por duke u kapur fort pas tyre për të ringritur kryet dhe për të rivënë në vend hijen dhe peshën kombëtare”.
Dr. Shaban Sinani është studiues, etnolog, eseist, publicist, historian i letërsisë dhe autor i disa librave voluminozë me vlerë ndikuese për lexuesit. Shaban Sinani ka përcjellë me shumë kthjelltësi ngjarjet dhe ekuilibret gjeopolitike në Kosovë në të gjitha epokat kohore.
Shqetësimi i tij dhe brenga për fatin e kombit, për fatin e gjysmës së mbetur jashtë kufijve zyrtar të Shqipërisë, ishte në të gjitha analizat e tij, shtytja për ta përparuar dhe emancipuar mendimin politik shqiptar në qëllimin e ndërgjegjes kombëtare.
Prof. Dr. Shaban Sinani, studiues dhe historian i letërsisë,
etnolog, eseist dhe publicist i shquar.
* * *
Dr. Shaban Sinani,
– ka vlerësuar dhe përkrahur demonstratat e vitit 1981,
– ka mbështetur lëvizjet çlirimtare,
– ka qenë i lidhur me Ushtrinë Clirimtare të Kosovës,
– ka pritur e përcjellur në shtëpinë e tij shumë ushtarë të UҪk,
– është njëri ndër intelektualët e paktë që ka ngritur zërin për Mr. Ukshin Hotin në vitin 1999,
– ka ngritur zërin për ish të burgosurit politikë në burgjet serbosllave,
– i ka nderuar Dëshmorët e Kombit.
Shaban Sinani ka mbrojtur denjësisht kauzën e lirisë dhe ka vlerësuar perspektivën e mundshme të bashkimit kombëtar.
Shaban Sinani qysh herët ka shpjeguar “rreziqet e meskohës”, gjeopolitkën globale dhe retorikën politike që shfaqeshin në faktorët politik të meskohës.
Shaban Sinani si njohës i zgjuar për çështjen e Kosovës ka analizuar mjaft mirë rëndësinë gjeopolitike dhe gjeostrategjike në hapësirat e trojeve shqiptare por edhe ndërkombëtare.
Me shumë drejtësi kishte vlerësuar edhe demonstratat e vitit 1981 ku shkruante: “Demonstratat shqiptare të këtyre viteve për herë të parë majorizuan dhe objektivizuan çështjen kombëtare të njërit prej popujve më të lashtë të rajonit, e nxorën në dritë plagën gati e një shekulli padrejtësie”.
Shaban Sinani është një ndër analistët më largpamës të çështjes shqiptare në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Me përkushtim të thellë ka ndjekur ndryshimet politike dhe rrugën e proceseve në të cilat kanë kaluar shqiptarët dhe politika shqiptare.
“Sfidat e kohërave, – shkruan Dr.Shaban Sinani, – nuk përballohen duke shkulur rrënjët e historisë, por duke u kapur fort pas tyre për të ringritur kryet dhe për të rivënë në vend hijen dhe peshën kombëtare”.
Libri “Kosova në syrin e ciklonit” sot aktualizon shumë mendime studiuse, që në vitin 1999, Shaban Sinani i kishte nuhatur problemet me kohë dhe kishte shpjeguar se si do të rrjedhin ngjarjet në trojet shqiptare edhe në vitet në vijim. Ato çështje që i kishte parashtruar në librat e tij, sot janë aktuale dhe ripërsëritje e shumë çështjeve që duan trajtime të veçanta serioze. Kosova edhe sot është në syrin e ciklonit, vetëm se me ndryshime, me status dhe realitete të reja politike, “e ndoshta duke qenë në syrine ciklonit, ndoshta po e thërret të ardhmen e saj të lirë”.
Shaban Sinani me librin e tij, “Kosova në syrin e ciklonit” sot na jep shpjegimin për një Kosovë politike që të flet me një zë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, flet si një dokumet politik për të marrë shembull partitë politike e qeveria, se të gjitha këto ngjarje e zhvillime politike “bëjnë që Kosova të jetë në syrin e një cikloni botëror, ku ngatërrohen e ftillohen procese e zhvillime paralele e të përkundërta, ku maten fuqi të mëdha e të vogla, ku kryqëzohen instrumente tradicionale e të reja të përcjelljes së influencës”.
Librat, “Kosova në syrin e ciklonit” dhe “Kosova në gjeopolitikë”, edhe pse të shkruara në kohë lufte, sot na ripërsërisin shumë debate e marrëveshje, na riaktualizojnë shumë probleme e sjellje të klasës politike, ndoshta në këto sjellje e zhvillime të reja politike, që i shohim sot, mbesim po aq përkushtues tek vetë mendimi i autorit:
– A gjendet Kosova në kurthin e gjeopolitikës?
– A do të mbetemi prapë peng në (mos) dijen e politikës?
– Apo shqiptarët do të dinë të kushtëzojnë me aleanca të fuqishme për të dalë jashtë këtij fati të imponuar?
*****************************************
– FLET STUDIUESI SHABAN SINANI –