Luzern, 27. 02. 2014 – Akademiku dhe mendimtari ynë i shquar, Rexhep Qosja është kudo në universin shqiptar. Është në letërsinë shqipe, është në drejtësinë e çështjes shqiptare, është në strategjinë e bashkimit kombëtar, është në pasurinë e veprave të tij për lexuesit, është në çështjen kombëtare të popullit shqiptar, është prijës shpirtëror dhe politik në vazhdimësinë e Rilindjes Kombëtare, është intelektual i së vërtetës kulturore e çlirimtare, është ligjërues i dijes, kulturës, arsimit kombëtar, është pjesëmarrës i fuqishëm në mbështetjen e rinisë studentore të demonstratave të viti 1981, solidarizues i grevës së minatorëve të Trepçës dhe i grevës së studentëve në vitin 1989, pjesëmarrës direkt në ngritjen e vetëdijes kombëtare, është afirmues i madh i çështjes shqiptare në opinionet europiane e ballkanike, është studiues i udhëpërshkrimeve të historisë së popullit shqiptar nëpër shekuj.
– Akademik Rexhep Qosja –
Është argumentues faktografik për vetëvendosje kombëtare si zgjidhje e çështjes shqiptare, ku edhe thotë: „Bashkimi i shqiptarëve, padyshim është e drejtë legjitime dhe demokratike e popullit shqiptar, e drejtë, mjerisht shumë e vonuar dhe, mjerisht ende e penguar, por, siç u bëhet edhe të tjerëve gjithnjë më e qartë, politikisht dhe moralisht e arsyeshme, kurse historikisht e pashmangshme.“
Në udhëtimet e tij mendore, Rexhep Qosja, asnjëherë nuk e shtroi çështjen shqiptare si çështje të pjesshme, por gjithnjë për qëllim kishte, shtruarjen e tërësishme të çështjes shqiptare. Apo edhe siç e thekson se: „Duke e shtruar çështjen shqiptare vetëm si çështje të Kosovës ne, ndoshta tregojmë maturi politike sot, por bëjmë gabime politike për historinë“.
S’ka vepra të mëdha pa vendosmëri të madhe. Edhe qëllimet e akademikut tonë të shquar ishin dhe janë të një vendosmërie të fortë mendimet gjithëkombëtare për të gjitha viset tona etnike. Mendja e tij kapitale dëshmon vendosmërinë për të vërtetën, të drejtën, lirinë.
“Ta bëjmë shkollën siç duam Ne. Ta bëjmë Universitetin siç duam Ne. Ta fitojmë të drejtën që ta caktojmë fatin tonë. Të jemi të lirë në Kosovën tonë sovrane dhe të pavarur. Të jemi të lirë në të gjitha trojet tona. Të jemi popull i bashkuar në trojet tona, që do ti bashkojmë në shtetin tonë : Shqipërinë.”
Ja ku ishte dhe ku është Akademik Rexhep Qosja. Akademik i shquar, intelektual i pa heshtur, atdhetar i përkushtuar, kapital shkencor e kulturor i intelegjencës kombëtare dhe përkushtues i çështjes së tërësishme shqiptare. Padyshim, këmbëngulës në mospajtueshmërinë e anarkisë antikombëtare.
*********************************
– LEXONI SHKRIMET TJERA TË TEUTA ZYMBERIT –
ADEM DEMAҪI-VLERË UNIVERSALE E KOMBIT TONË
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2457
* * *
KOSOVA NË SYRIN E CIKLONIT – TË DR.SHABAN SINANIT
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2442
* * *
DEMOKRACIA AUTENTIKE E UKSHIN HOTIT
HAPE: https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=2395
* * *
LEGJENDA, QË NUK I NGJANË VDEKJES
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2375