FATLUM KRASNIQI: DEMARKACIONI SHPËRFAQI FYTYRAT E VËRTETA TË UDHËHEQËSVE POLITIKË!

Prishtinë, 23 mars 2018: Çuditërisht ne shqiptarëve historia po na përsëritet.
Me datë 21 mars 2018, në Kuvendin e Kosovës u ratifikua projektligji për Demarkacionin në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo ishte një vazhdimësi e seancës të datës 20 mars 2018 e stërzgjatur deri në orët e vona dhe e karakterizuar nga debatet e kota, që në fund u miratu me 2/3 e deputetëve. Demarkacioni kalon apo thënë ndryshe me 80 vota pro që u arrit nga ana e deputetëve të pozitës e ndihmuar nga ajo e opozitës.

“Zhurmës” tri vjeçare si duket i erdhi fundi edhe atë pas një vargu të dështimeve, bisedimeve dhe tentativave nga faktori ndërkombëtar e ai vendor edhe përkundër vërejtjes së ngritur para shtatë viteve ku në Kuvendin e Kosovës me 25 mars të vitit 2011 u ngrit një shqetësim për një rrezik që po i kanosej vendit në kufirin me Malin e Zi, që nuk u murr parasysh asnjëherë kjo vërejtje e ngritur nga ana e deputetit Gëzim Kelmendit në atë legjislaturë.

Nëse dje u siguruan votat për demarkacion pse mos të nxitohet edhe në formimin e ushtrisë e mos të jemi nën shpresën e votës nga lista serbe?
Kur po them që historia po na përsëritet sigurisht që fjalën e kam në raport me humbjet territoriale dhe t’kurrjet që na janë bërë tokave shqiptare në etapa të ndryshme kohore dhe historike në vazhdimësi të përcjellur me dhunë, gjenocid, përsekutim e shfarosje të popullsisë shqiptare.
Sigurisht përfituesin më të madh që e përcjellë fati e kemi Serbinë dhe Malin e Zi të ndihmuara çdo herë nga fuqitë e mëdha që bënë padrejtësi në kohën e Ymer Prizrenit e Haxhi Zekës, e që këta të fundit po vazhdon t’i përcjellë ky “fat” edhe tani në mëvetësimin e tokave autoktone shqiptare në pjesën e Çakorrit në sipërfaqe prej 8200 ha.
Për dallim nga ata burra që sakrifikuan e luftuan në mbrojtje të tokave shqiptare ne sot me dëshirë iu falëm tokë, me pretendim dhe në emër të lëvizjes së lirë ku më saktësisht në gusht të vitit 2015 në Vienë u nënshkrua marrëveshja nga Hashim Thaçi i ndihmuar nga Isa Mustafa që u finalizua dje nga Ramush Haradinaj. Ky ëshë një tregues dhe dëshmues më i mirë se si jemi shumë larg amanetit të Adem Jasharit e shokëve të tij e aspiratave të Ymer Prizrenit e Haxhi Zekës.
Përveç që këta akter politik kanë përgjegjësi morale ndaj qytetarëve do të duhej të kishin edhe penale ngase është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës ku parashihet mbrojta e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
Nëse Çakorri dhe Kulla u dhanë për liberalizim të vizave kush ma siguron Veriun e Kosovës që nuk do të jetë kusht për pranimin e Kosovës në OKB dhe UNESKO?.
Egoja për pushtet siç duket të bënë të harrosh të kaluarën dhe të ardhmen që të shkelësh parimet karshi idealit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura