OSMAN OSMANI: SOLIDARIZIM ME GREVISTËT – ISH PUNËTORËT E FABRIKËS SË GYPAVE TË FERIZAJT

Bernë, 15. 03. 2014 – Nga 13. 03. 2014, punonjësit e Fabrikës së Gypave të Ferizajt janë në grevë, për shkak se Institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës (Qeveria dhe AKP’ja) nuk po e ekzekutojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. KI 08/09, të 17 dhjetorit 2010, respektivisht refuzojnë të paguajnë borxhin punonjësve të Fabrike. Grevistët kanë shtruar 6 kërkesa dhe ata janë të vendosur që Greva do të përfundon vetëm atëherë kur të realizohen kërkesat e tyre.
Pjesëmarrësit e seminarit të radhës për aktivistët sindikal shqiptar në kuadër të sindikatës Unia, në të cilën aderojnë mbi 15’000 anëtarë me prejardhje shqiptare, unanimisht u pajtuan të shprehin solidaritetin e plotë sindikalist e shoqëror me punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt, të cilët janë duke protestuar tani e disa ditë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Protestat dhe greva e tyre janë të drejta dhe të bazuara edhe në ligj. Për më shumë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bënë tërësisht të ligjshme ketë kërkesë.

 Ne solidarizohemi me këtë organizim të kolegëve e bashkëqytetarëve tanë punëtor, si shprehje e lartë e vetëdijes së tyre politike në përpjekjen e përbashkët për transformime shoqërore.
Institucionet përgjegjëse të Kosovës duhet pa stërzgjatje dhe në mënyrë të përpiktë ta zbatojnë këtë vendim dhe t’i plotësojë të gjitha kërkesat e drejta të këtyre punëtorëve.
Aktivistët shqiptar dhe sekretarët e sindikatës Unia në ditët e ardhshme do të kërkojnë që jo vetëm sindikata Unia, por edhe sindikatat tjera, Unioni i Sindikatave të Zvicrës si dhe shoqatat tjera shqiptare, migrante e vendore të shprehin solidaritetin me punëtorët grevist të ish Fabrikës së Gypave në Ferizaj.
Vetëm të bashkuar do të arrijmë një jetë më të drejtë dhe me më dinjitet!
Jemi deri në fund me punëtorët grevist!
– Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në sindikatën Unia

——————————-

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura