PROTESTA PËR DORËHEQJEN E KRYETARIT RAMADAN MUJA DHE VENDIMI I TIJ PËR ‘PEZULLIMIN

Pashtriku.org, 19. 03. 2014 – Sot në Prizren “Qytetarët aktiv # për Prizrenin” organizuan një Marshim Protestues për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës Ramadan Muja, i cili më 13 mars 2014 nga një trup gjyqësor i EULEX’it në Gjykatën Themelore të Prizrenit, u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet burgim me kusht dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 3 vjet. Qindra qytetarë janë tubuar fillimisht në sheshin “Shatërvan” dhe pastaj kanë marshuar rrugës kryesore për t’u ndalur para “Shtëpisë së Bardhë”. Me këtë rast para masës së tubuar folën përfaqësuesit “#Për Prizrenin”, Kastriot Jahaj dhe Lirim Krasniqi, të cilët kërkuan nga Ramadan Muja, që të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Prizrenit. Protestuesit janë përpjekur të hyjnë brenda rrethojave të oborrit të “Shtëpisë së Bardhë”, por janë penguar nga policia e Kosovës dhe gjatë kësaj përballjeje me policinë janë arresuat katër protestues. Protesta ka përfunduar me thirrjen: “Lironi qytetarët, arrestoni kriminelët”!


 * * *
Një ditë para kësaj proteste, më 18 Mars 2014, me Komunikatën 01-nr.52/14, të lëshuar nga Kabineti i Kryetarit, Ramadan Muja ka marrë vendim të pezullojë postin e kryetarit të Komunës së Prizrenit.
“Duke respektuar vendimet institucionale, integritetin dhe dinjitetin tim si kryetar i zgjedhur i komunës dhe si qytetar i përgjegjshëm i bindur në pafajësinë time, kam vendosur që deri sa Gjykata e Apelit të merrë vendim për ankesën time ndaj vendimit të Gjykatës Themelore, të pezullojë aktivitetin tim në cilësinë e Kryetarit të Komunës” – thuhet në komunikatë. Vendimin për pezullimin e postit të kryetarit të Komunës së Prizrenit , Ramadan Muja, e ka mbështetur edhe Dega e PDK’së në Prizren.
Ҫka thotë ligji për vetëqeverisje lokale?!
Ligji për vetëqeverisje lokale, nuk njeh pezullim të postit të kryetarit të Komunës!
Nenet e ligjit për vetëqeverisje lokale flasin për suspendim apo shkarkim të Kryetarit të Komunës, por në asnjë nen që rregullon këtë çështje nuk bëhet fjalë për “pezullim” të postit!
Sa për ilustrim!
Ta zëmë, Neni 64 pika 1 – i ligjit për vetëqeverisje lokale, parasheh suspendimin e kryetarit të komunës me “vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës brenda afatit prej 30 ditëve, nëse kryetari ka cënuar Kushtetuën dhe ligjet në fuqi”. Ndërkaq Neni 64 pika 2, saktëson: “Nëse konsideron se janë plotësuar kushtet për suspendimin nga detyra të kryetarit të komunës, ministria përgjegjëse për pushtet lokal do t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës suspendimin e atij kryetari. Qeveria e Republikës së Kosovës (brenda 30 ditëve) mund të suspendojë me vendim kryetarin e komunës dhe t’i dorëzojë lëndën gjykatës kushtetuese.”
Ndërsa Neni 64 pika 3 nënvizon qartë: “Nëse gjykata kushtetuese e përkrah vendimin. Qeveria mund shkarkojë nga detyra kryetarin”. Për më tepër, Ligji për vetëqeverisje lokale ka përaparë procedurën për largimin e kryetarit të komunës edhe me kërkesën e 20% të votuesve të regjistruar. Kjo kërkesë sipas nenit 72 pika 3 të LVL duhet të marrë miratimin e “shumicës së votuesve të regjistruar të cilët duhet të votojnë për largimin e kryetarit,” dhe “zgjedhjet e reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet”.

Ramadan Muja dhe Komunikata 01-nr.52/14, datë – 18 Mars 2014.

 ===============================
(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sheradin Berisha)

***********************************

– LEXONI –
SHERADIN BERISHA: GJYKIMI I PARISË SË PRIZRENIT –


* * *
PJESA E PARË:
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2039
* * *
PJESA E DYTË:
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2040
* * *
PJESA E TRETË:
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2041

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura